Lajmet

Shkencëtarët identifikojnë temperaturën në të cilën trupi i njeriut nuk mund të mbijetojë

Mbi 61 mijë njerëz vlerësohet të kenë vdekur për shkak të nxehtësisë verën e kaluar në Evropë.

Published

on

Shkencëtarët kanë identifikuar përzierjen maksimale të nxehtësisë dhe lagështisë që një trup i njeriut mund të mbijetojë.

Edhe një i ri i shëndetshëm do të vdesë pasi të durojë gjashtë orë ngrohtësi 35 gradë Celsius (95 Fahrenheit) kur shoqërohet me lagështinë 100 për qind, por hulumtimet e reja tregojnë se pragu mund të jetë dukshëm më i ulët.

Në këtë pikë djersa – mjeti kryesor i trupit për të ulur temperaturën e tij bazë – nuk avullohet më nga lëkura, duke çuar përfundimisht në kaplim të nxehtësisë, dështim të organeve dhe vdekje.

Ky kufi kritik është shkelur vetëm disa herë, kryesisht në Azinë Jugore dhe Gjirin Persik, i tha AFP-së Colin Raymond i Laboratorit të Propulsionit Jet të NASA-s.

Nxehtësia ekstreme nuk duhet të jetë diku afër atij niveli për të vrarë njerëz, dhe të gjithë kanë një prag të ndryshëm në varësi të moshës, shëndetit dhe faktorëve të tjerë socialë dhe ekonomikë, thonë ekspertët.

Për shembull, më shumë se 61,000 njerëz vlerësohet të kenë vdekur për shkak të nxehtësisë verën e kaluar në Evropë, ku rrallë ka lagështi të mjaftueshme për të krijuar temperatura të rrezikshme.

Por ndërsa temperaturat globale rriten shkencëtarët paralajmërojnë se këto situata do të bëhen më të zakonshme./UBTNews/

Lajmet

Skema piramidale dhe bixhoz ilegal në Vushtrri, Policia bastis një lokal

Published

on

Policia e Kosovës ka ndërmarrë një aksion në qytetin e Vushtrrisë, duke zbuluar një lokal ku zhvillohej veprimtari e jashtëligjshme e bixhozit dhe skemave piramidale.

Sipas njoftimit zyrtar, hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve, në bashkëpunim me Njësinë për Reagim të Shpejtë (NJRSh), kanë realizuar bastisjen në rrugën “Blerim Zuqaku”, gjatë së cilës janë gjetur dhe sekuestruar mjete të ndryshme që përdoreshin për lojëra fati dhe bixhoz.

“Nën dyshimin e bazuar për veprimtari të dyshimta, hetuesit e Sektorit Rajonal te Hetimeve në mbështetje të Njësisë për Reagim të Shpejtë (NJRSh) në orët e mbrëmjes se datës 23 tetor 2025, në rrugën “Blerim Zuqaku“ në Vushtrri , kanë realizuar bastisje në një lokal ku zhvillohej veprimtari e kundërligjshme ‘Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’, thuhet në njoftim.

Gjatë kontrollit në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe janë sekuestruar aparate dhe mjete të ndryshme që shërbejnë për lojëra fati e bixhozi. Gjësendet e sekuestruara do të shërbejnë si dëshmi materiale dhe janë proceduar në rastin në fjalë.

Lidhur me rastin në cilësi të të dyshuarit është intervistuar pronari i lokalit i cili pas intervistimit është liruar ne procedurë te rregullt.

Ndaj të dyshuarit është iniciuari rasti për dyshimin e kryerjes së veprës penale ’’Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”, thuhet më tej./S.K/PK/

Continue Reading

Lajmet

Policia shqipton rreth 2 mijë e 400 gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit

Published

on

Policia e Kosovës ka shqiptuar 2394 gjoba për kundërvajtësit e trafikut brenda 24 orëve të fundit.

Vetëm në 24 orët e fundit janë raportuar 34 aksidente trafiku me dëme materiale, ku 16 nga këto aksidente trafiku kanë përfunduar me të lënduar.

Policia e Kosovës ka arrestuar 21 persona, 10 janë dërguar në mbajtje, kurse 2 persona janë në vuajtje të dënimit./S.K/PK/

 

 

Continue Reading

Lajmet

Dita Botërore e Informimit për Zhvillim

Published

on

24 Tetori është Dita Botërore e Informacionit për Zhvillim, duke u konsideruar si një pjesë thelbësore e punës për zhvillimin e cila konsiston në mobilizimin e opinionit publik në mbështetje të objektivave dhe politikave të përcaktuara.

Në vitin 1972, Asambleja e Përgjithshme krijoi Ditën Botërore të Informacionit për Zhvillimin për të tërhequr vëmendjen e botës ndaj problemeve të zhvillimit dhe nevojës për të forcuar bashkëpunimin ndërkombëtar për zgjidhjen e tyre.

Asambleja vendosi që data e Ditës të përkojë me Ditën e Kombeve të Bashkuara, 24 tetor, e cila ishte edhe data e miratimit, në vitin 1970, të Strategjisë Ndërkombëtare të Zhvillimit për Dekadën e Dytë të Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara.

Qeveritë e vendeve më të përparuara duhet të vazhdojnë dhe të intensifikojnë përpjekjet e tyre për të thelluar kuptimin publik të natyrës së ndërvarur të përpjekjeve për zhvillim dhe të nevojës për të ndihmuar vendet në zhvillim në përshpejtimin e progresit të tyre ekonomik dhe social.

Në mënyrë të ngjashme, qeveritë e vendeve në zhvillim duhet të vazhdojnë të ndërgjegjësojnë njerëzit në të gjitha nivelet për përfitimet dhe sakrificat e përfshira, dhe të marrin pjesë të plotë të tyre në arritjen e qëllimeve dhe objektivave të zhvillimit.

Mobilizimi i opinionit publik duhet të jetë kryesisht përgjegjësi e organeve kombëtare.

Qeveritë mund të marrin në konsideratë krijimin e organeve të reja kombëtare ose forcimin e atyre ekzistuese të krijuara për të mobilizuar opinionin publik, si një masë afatgjatë, për t’i dhënë një orientim zhvillimor në rritje kurrikulave arsimore.

Duke pasur parasysh se lidershipi mund të japë një kontribut të rëndësishëm në mobilizimin e opinionit publik, formulimi i synimeve konkrete nga autoritetet kompetente është i domosdoshëm.

Roli i organizatës së Kombeve të Bashkuara ka qenë të ndihmojë mediat e ndryshme kombëtare të informacionit, në veçanti duke ofruar informacion adekuat bazë nga i cili këto media mund të marrin substancë dhe frymëzim për punën e tyre.

Teknologjitë e informacionit dhe komunikimit kanë potencialin për të ofruar zgjidhje të reja për sfidat e zhvillimit, veçanërisht në kontekstin e globalizimit./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet i dyshuari për vrasje në Podujevë

Published

on

Zyrtarë të Stacionit Policor Veriu në Prishtinë kanë lokalizuar dhe arrestuar një person i dyshuar i kërkuar për vrasje, në rastin e ndodhur më 6 shtator, në Llapashticë e Epërme e Podujevës.

Njësitet policore kanë ndërmarrë këtë operacion në Prishtinë, i cili ka rezultuar me arrestimin e A.H., (31).

I dyshuari është shtetas i Kosovës, i shpallur në kërkim nën dyshimin e bazuar për përfshirje në veprën në fjalë.

“Veprimet e mëtejme lidhur me personin e dyshuar do të merren në koordinim me Prokurorin e Shtetit”, thuhet në njoftim nga Policia e Kosovës./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara