Kuriozitete

Shkenca hedh dritë mbi vlerën e dëgjimit

Published

on

Shkenca për degjimin është një fushë mjaft e gjerë që përfshin si funksionon veshët, përpunimin e tingujve nga truri, dhe faktorët që ndikojnë në dëgjim.

Truri nuk e regjistron vetëm tingullin, por edhe intenzitetin, frekuencën dhe drejtimin nga vjen zëri.

Degjimi ndihmon në komunikim, orientim në hapësirë, dhe përvojën emocionale të muzikës.

Ajo dobësohet pas të 50-ave dhe shkenca spjegon se veshët nuk pushojnë kurrë – Edhe kur flemë, janë aktivë dhe truri përpunon tingujt, si zhurmën e ambientit ose zërin e dikujt që thërret emrin tonë.

Zëri i majtë shpesh ndikon më shumë në perceptimin e muzikës, ndërsa zëri i djathtë ndihmon në lokalizimin e zërit në hapësirë.

Për shembull, vetëm 15 minuta në një koncert të zhurmshëm mund të shkaktojë lodhje të veshëve.

Disa njerëz e “shohin” tingullin – Fenomeni i quajtur sinestezia lejon disa individë të lidhin tingujt me ngjyra ose forma.

Per fund, studimet lidhin humbjen e dëgjimit me rritjen e stresit, izolimin social dhe rrezikun për demencë tek të moshuarit.

Përgatiti: A.Z. /UBT News/

Kuriozitete

Astronomët zbulojnë prova të reja për një planet të fshehur në sistemin tonë diellor

Published

on

Një planet i mundshëm i fshehur mund të jetë pjesë e sistemimit tonë diellor, dhe studiuesit kanë identifikuar prova të reja që sugjerojnë ekzistencën e tij.

Ky planet, i quajtur Planeti Y, mendohet të ndodhet në skajet më të largëta të sistemit tonë diellor, rreth 100–200 herë më larg se Toka. Ai supozohet të jetë më i vogël se Toka, por më i madh se Mërkuri.

Hipoteza e astronomëve mbështetet në anomalitë orbitale të objekteve të largëta në Rripin Kuiper, një rajon përtej Neptunit i mbushur me trupa akullnajorë.

Shumë prej këtyre objekteve shfaqin pjerrësi orbitale të papritura dhe orbita shumë të zgjatura e eliptike, që i çojnë larg vetë Rripit.

Këto karakteristika sugjerojnë ndikimin gravitacional të një planeti të fshehur, i cili shpjegon pse disa objekte konsiderohen “të shkëputura” nga Neptuni. Megjithëse Planeti Y nuk është vëzhguar drejtpërdrejt, ekzistenca mbetet objekt debatesh brenda komunitetit shkencor.

Ideja e planetëve të fshehur përtej Neptunit nuk është e re. Koncepti i daton që nga fillimi i shekullit të 20, pas zbulimit të Neptunit në 1846.

Plutoni, i zbuluar në 1930, u konsiderua si Planet X, por më vonë u riklasifikua si planet xhuxh për shkak të madhësisë së tij të vogël.

Planeti Y rihap mundësinë e ekzistencës së shumë planetëve të panjohur në zonat e jashtme të sistemit tonë diellor, duke zgjeruar horizontet e kërkimeve astronomike. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Kuriozitete

Zhytësi rus thyen rekordin botëror, 126 metra pa frymë

Published

on

Zhytësi rus Alexey Molchanov ka vendosur një rekord të ri botëror me një zhytje 126 metra pa frymë gjatë Kampionatit Botëror të zhytjes së lirë në Limassol, Qipro.

Ai arriti thellësinë ekstreme në detin Mesdhe duke përdorur vetëm një drite koke, dy pendë dhe një litari si udhërrëfyes, duke realizuar një arritje që konsiderohet ndër më sfidueset dhe më tekniket në botën e zhytjes së lirë.

Kjo kategori kërkon jo vetëm aftësi fizike dhe teknikë të lartë, por edhe kontroll të jashtëzakonshëm mbi frymëmarrjen dhe presionin e ujit në thellësi.

Molchanov theu rekordin e mëparshëm, të vendosur më 2024, kur ishte zhytur 125 metra duke mbajtur frymën për 4 minuta e 32 sekonda.

Kjo zhytje e re, 126 metra, shënon një moment historik në sportin e zhytjes së lirë dhe rrit standardet për të gjithë zhytësit profesionistë.

Ekspertët e zhytjes e përshkruajnë arritjen e Molchanov si një kombinim të jashtëzakonshëm të forcës, fokusit mendor dhe teknikës, duke e bërë atë një prej performancave më impresionuese në këtë sport ekstrem. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Kuriozitete

Shah Rukh Khan bëhet miliarder, mes yjeve më të pasur në botë

Published

on

Ylli i njohur i kinemasë indiane, Shah Rukh Khan, është futur zyrtarisht në klubin e miliarderëve.

Sipas listës më të fundit të Hurun India Rich List 2025, të cituar nga BBC, pasuria e aktorit 59-vjeçar është vlerësuar në 1.4 miliardë dollarë amerikanë.

Kjo e vendos atë në të njëjtën ligë me emra të mëdhenj të botës së famës si Arnold Schwarzenegger, Rihanna, Tiger Woods dhe Taylor Swift, pasuria e të cilëve vlerësohet nga revista Forbes rreth 1.6 miliardë dollarë.

Në listën e më të pasurve nga Bollywood figurojnë aktorja Juhi Chawla, aktorët Hrithik Roshan dhe Amitabh Bachchan, si dhe regjisori i njohur Karan Johar.

I njohur shpesh si “mbreti i romancës”, Khan ka kaluar mbi tri dekada në industrinë e filmit, ku përveç aktrimit ka ndërtuar edhe një perandori biznesi.

Ai është themelues dhe drejtues i kompanisë së produksionit Red Chillies Entertainment, si dhe bashkëpronar i ekipit të kriketit Knight Rider Sports – burimet kryesore që e kanë futur në rangun e miliarderëve.

Përveç këtyre, pasuria e tij rritet nga filmat, kontratat reklamuese dhe investimet në prona të paluajtshme në mbarë botën.

Sipas Anas Rahman Junaid, themelues i Hurun India, ngjitja e Khanit në këtë nivel pasurie reflekton transformimin ekonomik që po ndodh në Indi.  Ai e krahason këtë me zhvillimet në SHBA, ku miliarderët nuk vijnë më vetëm nga industria tradicionale apo bankingu, por edhe nga sporti, mediat dhe argëtimi – ashtu si Michael Jackson, LeBron James, Oprah Winfrey dhe Beyoncé.

Sipas Forbes, edhe pse shumë të famshëm arrijnë pasuri marramendëse, është ende e rrallë që ajo të kalojë në shifra dhjetëshifrore, pasi numri i miliarderëve të tillë mbetet i kufizuar në mbarë botën. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Kuriozitete

Sekretet e njerëzve me dorën e djathtë, ja tiparet magjike

Published

on

Në pamje të parë mund të duket se nuk ka ndryshim midis një personi që shkruan me dorën e djathtë dhe një personi me dorën e majtë, por kërkimet tregojnë se ekzistojnë dallime të rëndësishme, secila me avantazhet e veta.

Ja disa arsye të pazakonta dhe interesante pse partnerët me dorën e djathtë mund të kenë disa “truke ekstra” nën mëngë.

E rëndësishme është të mbani mend se marrëdhëniet e forta ndërtohen mbi lidhje të vërteta, vlera të përbashkëta e respekt reciprok.

6 tipare të veçanta të njerëzve me dorën e djathtë:

Fitojnë më shumë para

Sipas një studimi të vitit 2012, mëngjarashët fitojnë 10–12% më pak se djathtakët. Kjo lidhet me punët më fizike që ata ushtrojnë. Sot, ambicia e aftësitë janë më të rëndësishme se dora që përdoret, por statistikat tregojnë një avantazh të vogël financiar për djathtakët.

Kanë kujtesë më të mirë

Partnerët me dorën e djathtë kanë më shumë gjasa të mbajnë mend datat e rëndësishme, vendet që doni të vizitoni, apo edhe ku keni lënë çelësat. Edhe pse kujtesa ndryshon nga personi te personi, studimet sugjerojnë një avantazh të lehtë për djathtakët.

Janë më pak të frikësuar

Mëngjarashët mund të jenë më të ndjeshëm ndaj frikës e stresit emocional, ndërsa djathtakët duken më të qëndrueshëm dhe më pak të ndikuar nga situatat frikësuese.

Janë të qetë dhe të arsyeshëm

Në situata stresuese, partnerët me dorën e djathtë tregojnë qetësi dhe vetëkontroll më të mirë. Kjo lidhet me mënyrën se si hemisferat e trurit komunikojnë dhe përpunojnë emocionet.

Pinë më pak alkool

Djathtakët kanë tendencë të konsumojnë më pak alkool sesa mëngjarashët. Nëse preferoni netë të qeta e aktivitetet pa shumë ekses, një partner me dorën e djathtë mund të jetë më i përshtatshëm.

Janë më pak të predispozuar ndaj çrregullimeve mendore

Mëngjarashët kanë probabilitet më të lartë të zhvillimit të disa sëmundjeve mendore, përfshirë skizofreninë, depresionin e çrregullimet bipolare. Rreth 10% e popullsisë amerikane është mëngjarashe, por një përqindje më e madhe e personave me çrregullime mendore janë mëngjarashë, duke treguar një lidhje statistike të rëndësishme. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara