Lajmet

Shkeljet e rënda u bënë rutinë në luftën në Ukrainë, thotë shefi i OKB-së për të drejtat e njeriut

Kështu paralajmëroi të premten ai.

Publikuar

Si pasojë e luftës së Rusisë në Ukrainë janë bërë shkelje të rënda të të drejtave të njeriut dhe po e shpërqendron njerëzimin nga luftimi i kërcënimeve ekzistenciale për mbijetesë, paralajmëroi të premten shefi i të drejtave të OKB-së.

“Në një kohë kur njerëzimi po përballet me sfida dërrmuese ekzistenciale, kjo luftë shkatërruese po na largon nga gjetja e zgjidhjeve, puna për të siguruar mbijetesën tonë”, i tha Volker Turk Këshillit të të Drejtave të Njeriut të OKB-së./UBTNews/

Lajmet

QUINT: Kosova të mos ndërmarrë masa të reja për hyrje me forcë në ndërtesat komunale

QUINT përësriti deklaratën e 26 majit, kur dënoi vendimin e Kosovës “për të hyrë me forcë në ndërtesat komunale në veri, pavarësisht thirrjeve tona për përmbajtje”.

Publikuar

nga

Shtetet e QUINT-it dhe Bashkimi Evropian thanë se presin që Qeveria e Kosovës të mos ndërmarrë asnjë masë të re “për hyrje me forcë në ndërtesat” komunale në veri të Kosovës.

QUINT përësriti deklaratën e 26 majit, kur dënoi vendimin e Kosovës “për të hyrë me forcë në ndërtesat komunale në veri, pavarësisht thirrjeve tona për përmbajtje”.

“Në këtë kontekst, QUINT-i dhe BE-ja presin që Qeveria e Kosovës nuk do të ndërmarrë asnjë masë të re për hyrje me forcë në ndërtesat e Komunës së Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Zveçanit. Kryetarët e zgjedhur duhet po ashtu të tregojnë përmbajtje dhe të ndërmarrin veprime të menjëhershme për të treguar përkushtimin e tyre dhe përgjegjësinë për të përfaqësuar dhe për t’iu shërbyer të gjithë anëtarëve të komuniteteve të tyre”, thuhet në deklaratën e përbashkët të Shteteve të Bashkuara, Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Bashkimit Evropian të lëshuar më 28 maj.

Më 26 maj, grupe të serbëve lokalë kundërshtuan shkuarjen në zyra të kryetarëve të rinj shqiptarë të Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit.

Kryetarët e rinj u shoqëruan nga Policia e Kosovës, e cila u përlesh me grupet e serbëve. Gjatë përleshjeve, forcat policore përdorën shok-bomba dhe gaz lotsjellës, ndërkaq serbët lokalë hodhën gurë në drejtim të forcave të rendit.

Të paktën pesë policë u lënduan, ndërkaq disa vetura policore u dogjën.

QUINT tha po ashtu se u bën thirrje të gjitha palëve që të jenë të kujdesshme ndaj kërcënimeve të tjera apo veprimeve që mund të kenë ndikim në një mjedis të sigurt “përfshirë edhe lirinë e lëvizjes, që mund të ndezë tensionet dhe të prodhojë konflikt.

“Ne veçanërisht jemi të shqetësuar lidhur me sigurinë dhe mirëqenien e civilëve, zyrtarëve policorë, pjesëtarëve të EULEX-it dhe KFOR-it. Çdo veprimi i ri i njëanshëm do të ketë ndikim negativ në raportet me shtetet e QUINT-it dhe BE-së”, u tha në deklaratë.

Shtetet e QUINT-it po ashtu theksuan se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian, është “rruga që çon drejt normalizimit” të raporteve “dhe anëtarësimit në BE”. Në deklaratë iu bë thirrje palëve që të punojnë për zbatimin e Marrëveshjes drejt normalizimit, që Kosova dhe Serbia arritën në shkurt, dhe aneksit të saj, por edhe marrëveshjes për themelimin e Asociacionit.

Shkuarjen e kryetarëve të rinj të komunave në veri në zyrat komunale e kanë dënuar ashpër edhe Shtetet e Bashkuara, që i kanë bërë thirrje Kosovës që të heqë dorë “nga masat e dhunshme”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se i kupton shqetësimet e partnerëve ndërkombëtarë, por ai ka thënë se çdo opsion tjetër do të ishte mospërmbushje e obligimeve kushtetuese.

Në katër komunat në veri të Kosovës, në zgjedhjet lokale të 23 prillit u zgjodhën katër kryetarë të rinj shqiptarë, pasi në këto zgjedhje të jashtëzakonshme nuk morën pjesë partitë serbe.

Zgjedhjet u mbajtën pas dorëheqjes së kryetarëve nga radhët e Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve të Kosovës – në nëntor të vitit të kaluar.

Kjo parti i braktisi të gjitha institucionet e Kosovës, për shkak të vendimit të Qeverisë në Prishtinë për të kryer procesin e riregjistrimit të makinave me targa ilegale serbe.

Zgjedhjet u bojkotuan nga popullata shumicë serbe në atë zonë, e cila tani nuk i pranon rezultatet, përkatësisht kryetarët e rinj.

Pjesëmarrja në zgjedhjet e prillit ishte 3.47 për qind e numrit të përgjithshëm të votuesve të regjistruar./REL

Vazhdo të lexosh

Lajmet

​Erdogan shpall fitoren në zgjedhjet presidenciale në Turqi

Erdogan para simpatizantëve të tij ka thënë se sot ka fituar populli i Turqisë.

Publikuar

nga

Edhe pse janë numëruar vetëm 70 përqind të votave, presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka shpallur fitoren në balotazhin për zgjedhjet presidenciale, të mbajtura sot në Turqi. Erdogan kishte kundër-kandidat Kemal Kilicdaroglun.

Erdogan para simpatizantëve të tij ka thënë se sot ka fituar populli i Turqisë.

Udhëheqësit e Katarit, Hungarisë, Somalisë dhe Pakistanit, Azejbergjanit, ishin ndër krerët e parë të shteteve dhe qeverive që uruan Presidentin Rexhep Tajip Erdogan, i cili kryeson në balotazhin e zgjedhjeve presidenciale.

Votimi filloi në orën 8 të mëngjesit me orën lokale dhe përfundoi në orën 17:00.

Më shumë se 64.1 milionë njerëz kishin të drejt vote, duke përfshirë mbi 1.92 milion votues jashtë shtetit që kanë hedhur tashmë votat e tyre dhe 4.9 milionë votues për herë të parë.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Borrell për situatën në veri: Kosova mos të ndërmarrë hapa të njëanshëm dhe destabilizues

Borrell ka shkruar në Twitter se ata pajtohen që Prishtina duhet të depërshkallëzojë dhe mos të ndërmarrë hapa të njëanshëm dhe destabilizues.

Publikuar

nga

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka diskutuar me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg lidhur me situatën në veri të Kosovës. 

Borrell ka shkruar në Twitter se ata pajtohen që Prishtina duhet të depërshkallëzojë dhe mos të ndërmarrë hapa të njëanshëm dhe destabilizues. 

Ai gjithashtu ka vlerësuar koordinimin e mirë të vazhdueshëm ndërmjet EULEX-it dhe KFOR-it në sigurimin e një mjedisi të sigurt dhe të qetë.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Numërohen 54.6% të votave në Turqi

Votimi filloi në orën 8 të mëngjesit me orën lokale dhe përfundoi në orën 17:00.

Publikuar

nga

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan kryeson balotazhin e zgjedhjeve të së dielës me 54.47% të votave, ndërsa kandidati i opozitës, Kemal Kilicdaroglu ka 45.53%, nga 54.6% të votave të numëruara në mbarë vendin.

Ahmet Yener, kryetari i Këshillit të Lartë Zgjedhor (YSK), dha rezultatet zyrtare në numërimin e votave deri më tani për gazetarët në kryeqytetin Ankara. 

Votimi filloi në orën 8 të mëngjesit me orën lokale dhe përfundoi në orën 17:00.

Më shumë se 64.1 milionë njerëz kishin të drejt vote, duke përfshirë mbi 1.92 milion votues jashtë shtetit që kanë hedhur tashmë votat e tyre dhe 4.9 milionë votues për herë të parë.

Votuesit kanë vendosur midis Erdoganit, i cili kërkon rizgjedhjen, dhe kandidatit kryesor të opozitës Kemal Kilicdaroglu.

Zgjedhjet presidenciale janë mbajtur fillimisht më 14 maj, ku Erdogan mori 49.52% të votave, ndërsa Kilicdaroglu doli i dyti me 44.88% dhe Sinan Ogan i Aleancës ATA mori 5.17%, derisa sot është zhvilluar edhe votimi në balotazh, ku ai që merr shumicën e plotë, më shumë se gjysmën e totalit të votave, do të jetë presidenti i ardhshëm.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara