Lajmet

Shkarkimi i Rashit Qalajt dhe shuarja e Task-Forcës, Veliu nuk i përgjigjet ftesës për raportim në Komisionin për Çështje të Sigurisë

Published

on

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, nuk i është përgjigjur ftesës për raportim lidhur me shkarkimin e ish-drejtorit të policisë së Kosovës, Rashit Qalaj dhe shuarjen e Task-Forcës, në Komisionin për Çështje të Sigurisë.

Kryetarja e komisionit, Fatmire Kollçaku-Mulhaxha e ka konsideruar papërgjegjësi mosardhjen e Veliut. Ajo propozoi hetim parlamentar duke krijuar komision hetimor për shuarjen e Task-Forcës anti korrupsion.

Dy javë më parë, Qeveria e Kosovës e ka shkarkuar Rashit Qalajn nga detyra e drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës. Samedin Mehmeti është emëruar ushtrues detyre i drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës.

Lajmet

Javier Bardem nderohet me “Çmimin për Arritje Jetësore” në Festivalin e Filmit në Romë

Published

on

Aktori i njohur spanjoll, Javier Bardem, do të nderohet me “Çmimin për Arritje Jetësore” në Festivalin e Filmit në Romë, një nga ngjarjet e rëndësishme kinematografike në Itali. Çmimi do t’i dorëzohet nga regjisori i njohur italian, Paolo Sorrentino.

Festivali do të mbahet nga 13 deri më 25 tetor, ndërsa Bardem do të prezantojë edhe filmin “The Beloved”, me regji të Rodrigo Sorogoyen.

Filmi, i cili pati premierën botërore në Festivalin e Filmit në Kanë, rrëfen historinë e regjisorit Esteban Martinez, të interpretuar nga Bardem, i cili pas shumë vitesh ribashkohet me vajzën e tij, një aktore në ngritje.

Bardem së fundmi ishte pjesë edhe e Festivalit të Filmit në Venecia, ku prezantoi filmin “Bunker”, me regji të Florian Zeller.

Aktori spanjoll pritet të rikthehet në ekran në rolin e Stilgarit në filmin e shumëpritur “Dune: Part Three”, me regji të Denis Villeneuve.

Ndërkohë, Bardem ka përfunduar edhe xhirimet e filmit “Hello & Paris” të Amazon MGM Studios, ku interpreton përkrah aktores Kate Hudson./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Mbahet gjykimi në mungesë ndaj 53 të akuzuarve për Masakrën e Mejës

Published

on

By

Sot, me fillim nga ora 09:00, në Gjykatën Themelore të Prishtinës mbahet seanca e gjykimit në mungesë ndaj 53 të akuzuarve për Masakrën e Mejës, një prej krimit më të rënda të kryera gjatë luftës në Kosovë.

Më 27 prill 1999, në fshatin Mejë të Gjakovës u vranë 376 persona brenda pak orëve, në atë që konsiderohet si ekzekutimi më makabër dhe masakra më e madhe e luftës së viteve 1998-1999.

Gjatë këtij operacioni të planifikuar, forcat serbe bllokuan të gjitha rrugët dytësore duke lënë të hapura vetëm dy akse në drejtim të Mejës. Në orët e hershme të mëngjesit, njësitet e ushtrisë serbe, policia, “beretat e kuqe”, paramilitarët dhe personat e maskuar rrethuan zonën dhe grumbulluan djemtë e burrat e moshave 15 deri në 60 vjeç.

Në këtë sulm u goditën 15 fshatra të rrethit të Gjakovës, ku forcat serbe ekzekutuan shtëpi për shtëpi të gjithë meshkujt e ndalur. Asnjë nga të ndaluarit atë ditë nuk arriti të dilte i gjallë nga Meja.

Pas përfundimit të luftës, një pjesë e trupave të masakruar u gjetën nëpër varreza masive në Kosovë dhe Serbi, ndërsa një pjesë e tyre vazhdojnë të mbeten ende të zhdukur. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Bekim Sejdiu tërhiqet nga kandidatura për President të Kosovës

Published

on

By

Bekim Sejdiu është tërhequr zyrtarisht nga kandidatura për president të Republikës së Kosovës. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ku ka njoftuar se për këtë vendim ka informuar paraprakisht përfaqësuesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Lëvizjes Vetëvendosje (LVV).

Sipas Sejdiut, vendimi për tëheqje ka ardhur si rezultat i mungesës së mbështetjes së nevojshme parlamentare dhe devijimit të procesit për shkak të përplasjeve politike.

Përmes një mesazhi drejtuar qytetarëve, Sejdiu ka sqaruar se propozimi për kandidaturën e tij si emër jopartiak kishte ardhur pas një procesi bisedimesh mes LDK-së dhe LVV-së.

“Para dy javësh u kontaktova nga përfaqësues të Lidhjes Demokratike të Kosovës, nga të cilët u ftova në një takim të përbashkët me delegacionet e kryesuara nga liderët e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe të Lëvizjes Vetëvendosje. Aty u njoftova se, pas një procesi shterues bisedimesh, këto dy parti kanë arritur pajtueshmëri që emri im të propozohet si kandidat jopartiak për President të Republikës së Kosovës”, shkruan Sejdiu.

Sejdiu ka theksuar se pranimi i kandidaturës nuk buronte nga ambiciet personale, por nga dëshira për të ndihmuar në tejkalimin e krizës institucionale:

“Komoditetin personal dhe indiferencën intelektuale nuk i kam konsideruar asnjëherë opsione kundruall nevojës për t’i shërbyer vendit, sidomos në situata krizash… motivi im i parë dhe i vetëm për ta pranuar propozimin për postin e Presidentit të shtetit ka qenë që të vihem në shërbim të zhbllokimit të ngërçit institucional”, sipas Sejdiut.

Megjithatë, duke parë ecurinë e ngjarjeve politike dhe manovrimet e brendshme partiake, ai njoftoi përfundimisht tërheqjen nga garë.

“Në rrethanat e krijuara, të karakterizuara nga mungesa e mbështetjes së nevojshme parlamentare për zgjedhjen time si Presidentit dhe nga devijimi i tërë procesit në vorbullën e dinamikave dhe përplasjeve të brendshme politike, kam vendosur të tërhiqem nga kandidatura për President të Republikës së Kosovës”.

Në përmbyllje të reagimit të tij, Bekim Sejdiu ka falënderuar qytetarët, shoqërinë civile dhe mërgatën shqiptare në SHBA për mbështetjen e ofruar, ndërsa u ka bërë thirrje subjekteve politike për maturi dhe bashkim:

“Republika e Kosovës dhe qytetarët e saj nuk kanë nevojë për drama politike dhe thellim të polarizimit, por për maturi dhe bashkim në funksion të forcimit të shtetit tonë. Prandaj, me sinqeritetin më të madh shpresoj se partitë politike do të gjejnë rrugëdalje nga ky rreth vicioz… Kosova qëndron mbi çdonjërin prej nesh, ndaj, së bashku, ia kemi borxh t’i shërbejmë me devotshmëri, gjithmonë, kurdo dhe pa asnjë kusht”, përmbyll shkrimin e tij Sejdiu.

 

Continue Reading

Lajmet

United Hospital me Pakon Mikrobiologjike për Fëmijë: Niseni vitin shkollor me më shumë kujdes dhe siguri për shëndetin Avatar photo RajoniPress

Published

on

Prishtinë – Fillimi i vitit të ri shkollor sjell emocione, energji dhe ritëm të ri për fëmijët, por njëkohësisht shton edhe ekspozimin ndaj virozave dhe infeksioneve, për shkak të qëndrimit në ambiente të përbashkëta dhe kontaktit të vazhdueshëm me bashkëmoshatarët.

Për t’u ardhur në ndihmë prindërve dhe për të kontribuar në një fillim sa më të shëndetshëm të vitit shkollor, United Hospital ka prezantuar një ofertë të veçantë: Pakon Mikrobiologjike për Fëmijë, e dedikuar për kontrolle bazë dhe vlerësimin e disa infeksioneve të zakonshme te fëmijët.

Pakoja përfshin tri analiza:

Strisho të fytit
Strisho të hundës
Analizë të fecesit për parazitë – një herë
E gjithë pakoja ofrohet me çmim promocional prej vetëm 11 euro, duke u mundësuar prindërve një mënyrë praktike dhe të përballueshme për t’i kushtuar vëmendje shëndetit të fëmijëve në prag të sezonit shkollor.

Në një periudhë kur virozat dhe infeksionet mund të përhapen më lehtë në mjediset kolektive, kujdesi i hershëm dhe konsultimi me profesionistët shëndetësorë mbeten pjesë e rëndësishme e përgjegjësisë prindërore.

Me këtë ofertë, United Hospital synon të jetë pranë familjeve në një nga periudhat më të rëndësishme të vitit për fëmijët, duke e vendosur shëndetin dhe mirëqenien e tyre në qendër të vëmendjes.

📞 Rezervoni terminin në: 046 60 70 70
📍 United Hospital, M2 Prishtinë–Ferizaj, Km 7, Prishtinë, Kosovë

United Hospital – sepse një vit shkollor i mbarë nis me kujdesin për shëndetin./rajonipress/

Continue Reading

Të kërkuara