Shëndet

Shkaqet pse ndiheni vazhdimisht të lodhur

Anemia mund të jetë një nga shkaqet.

Published

on

A mendoni që më nuk mund të arrini aq gjëra sa keni mundur më herët? A ndiheni vazhdimisht të lodhur dhe të rraskapitur, madje edhe kur keni fjetur mjaftueshëm? A e fajësoni punën tuaj dhe vitet për shkak të kësaj? A mendoni që nuk mund të arrini aq gjëra sa keni menduar më herët? A e dini se nga vjen e gjithë kjo lodhje të cilën e ndjeni?

Njerëzit shpesh ndihen kështu sikurse edhe ju. Sot ekziston madje edhe sëmundja e cila quhet lodhje kronike. Ka shumë shpjegime të ndryshme mjekësore për atë se çfarë ndjeni.

Nëse flini mjaftueshëm natën, respektivisht, nëse flini në mes shtatë dhe nëntë orë, por ende jeni të lodhur, atëherë është koha ta vizitoni mjekun tuaj dhe të bëni disa analiza për të zbuluar shkakun e lodhjes suaj.

Ndonjëherë lodhja është simptomë e sëmundjes serioze, edhe pse në shumicën e rasteve bëhet fjalë për diçka të lehtë që mund të largohet dhe shërohet lehtë.

Anemia mund të jetë një nga këto arsye. Anemia është shkaku kryesor i lodhjes te femrat. Deri tek ajo vjen kur gjatë ciklit menstrual femra humb shumë gjak, dhe kështu edhe shumë hemoglobinë. Hemoglobina është proteinë e pasur me hekur e cila bart oksigjenin nga mushkëritë në pjesët tjera të trupit.

Kështu nëse keni mungesë të hemoglobinës në organizëm, organet dhe indet tuaja nuk marrin mjaft oksigjen për ç’arsye ju ndiheni të lodhur. Shkaqet tjera mund të jenë gjakderdhja e brendshme, mungesa e hekurit, acidit folik ose vitaminës B12. Për të përcaktuar nëse keni anemi, mjafton të bëni analizat e gjakut.

Nëse e keni mundeni që ta zgjidhni këtë problem lehtë. Mjafton të merrni disa shtesa dhe përmes ushqimit të konsumoni mjaftueshëm vitamina dhe minerale. Me terapi adekuate, lodhja do të zhduket për më së shumti një muaj.

Arsyeja e dytë me radhë e lodhjes është hipotireoza. Nëse ndiheni të lodhur, dembel dhe pak depresivë, kjo mund të jetë shenjë e funksionit të reduktuar të gjëndrës tiroide. Gjëndra tiroide është gjëndër e vogël në formë fluture e cila gjendet në pjesën e poshtme të qafës tonë dhe kontrollon metabolizmin tonë.

Deri në moshën gjashtëdhjetëvjeçare të jetës gati çdo e pesta femër sëmuret nga hipotireoza, ndërsa më së shpeshti është në pyetje ndonjë sëmundje autoimune. Ajo shpesh është e pranishme me vite dhe nuk shërohet sepse simptomat e hipotireozës i shpjegojmë në mënyra tjera. Atë në fakt mund ta zbulojmë lehtë, vetëm duhet të kontrollohet niveli i hormoneve T3 dhe T4 në gjak. Aplikimi i hormoneve sintetike do të na e zgjidhë shpejt problemin dhe lodhja do të zhduket si me magji.

Infeksionet e traktit urinar po ashtu janë një nga shkaqet kryesore të lodhjes kronike. Në fakt, ndonjëherë lodhja është edhe simptoma e vetme e kësaj sëmundje. Këtë sëmundje e shkaktojnë bakteret që i marrim nga ndonjë sipërfaqe e ndotur si kapaku i tualetit ose nga duart e ndotura. Marrëdhënia seksuale po ashtu mund të jetë arsye e shfaqjes së kësaj sëmundje sepse në këtë mënyrë bakteret arrijnë deri tek uretra. Aplikimi i antibiotikëve mund të përmirësojë gjendjen shpejt.

Sa i përket sëmundjeve tjera, apnea si edhe sëmundjet e ndryshme të zëmrës mund të çojnë deri te shfaqja e lodhjes. Shumë kanë apne në gjumë dhe nuk e dinë këtë gjë. Nëse keni apne, gjumi juaj është i ndërprerë, çka do të thotë që nuk pushoni mjaftueshëm gjatë natës. Atë e shkakton pengimi i sistemi respirator, kështu që përveç se nuk flini edhe nuk merrni mjaft oksigjen gjatë natës. Nëse nuk e shëroni apnenë rreziku nga sulmi në tru ose zemër rritet. Terapia adekuate si dhe ndryshimi i stilit të jetesës dhe ndërprerja e duhanit mund t’ju ndihmojë tek kjo sëmundje.

Po ashtu, nëse keni ndonjë sëmundje të zemrës, me siguri do të ndjeni lodhje si dhe dhimbje në gjoks. Më së miri është të kontaktoni mjekun tuaj për të vërtetuar se për çka bëhet fjalë. Secila sëmundje e zemrës, nëse nuk shërohet mund të ketë pasoja fatale.

Përveç këtyre, konsumimi i sasisë së madhe të kafeinës si dhe ushqimi i keq mund të jenë një nga shkaqet e lodhjes kronike. Nëse keni testuar gjithçka dhe keni kuptuar që organizmi juaj funksionin si duhet, por ende jeni të lodhur, kjo është shenjë që duhet të ndërroni shprehitë tuaja dhe t’i ktheheni stilit më të shëndetshëm të jetesës. Nuk është e rëndësishme se sa gjatë flini, por kur shkoni në shtrat.

Reduktoni konsumimin e kafeinës, ndaleni duhanin, ushqehuni më shëndetshëm, merruni me ndonjë aktivitet fizik dhe do të keni mjaft energji për çdo punë ose detyrë që ju pret.

Shëndet

Hurmat, fruti që ushqen trupin dhe mbron shëndetin

Published

on

Hurmat e Arabisë janë një nga frutat më të shëndetshme dhe ushqyese, të cilat dietologët i quajnë “minierë vitaminash”.

Ato përmbajnë kalcium, hekur, magnez, natrium, squfur, klor, si dhe vitamina A, B1, B2 dhe D.

Sheqeri natyral në hurma tretet lehtë dhe nuk është i dëmshëm për shëndetin.

Përfitimet shëndetësore të hurmave përfshijnë:

Forcojnë mëlçinë dhe përmirësojnë funksionin e saj.

Luftojnë stresin nervor dhe rregullojnë punën e gjëndrave tiroide dhe enëve të gjakut.

Zbutin irritimin e fytit dhe largojnë sekrecionet.

Konsumi i tyre esëll ndihmon në eliminimin e parazitëve (askaridet).

Forcojnë muskujt dhe nervat, duke vonuar plakjen.

Freskojnë zorrët dhe i mbrojnë nga infeksionet.

Përmirësojnë funksionet e trurit, lehtësojnë marramendjen dhe luftojnë vëngërinë e syve dhe plogështinë.

Pastrojnë veshkat dhe normalizojnë urinimin.

Hurmat janë të sigurta edhe për fëmijët, pasi sheqeri natyral thithet dhe tretet lehtë, duke mbështetur stomakun dhe zorrët. Lëngu i hurmave i përzier me qumësht ka vlera ushqyese dhe rregulluese për të gjithë moshat.

Gjithashtu, masa e bërë nga hurmat e shtypura dhe mjalti përdoret për trajtimin e dizenterisë tek fëmijët dhe ndihmon në forcimin e mishrave të dhëmbëve gjatë daljes së dhëmbëve, duke lehtësuar procesin. /A.Z/UBT News/

 

 

 

 

Continue Reading

Shëndet

Ja pse ndiheni të lodhur edhe pas gjumit

Published

on

Continue Reading

Shëndet

Sekretet natyrale për të luftuar kollën tek fëmijët

Published

on

Edhe pse kollitjet nuk duhet lënë pa u trajtuar, se përkeqësohen ose shkaktojnë shqetësime të mëtejshme, ekzistojnë disa ilaçe shtëpiake natyrale që mund të ndihmojnë në lehtësimin e tyre dhe në përmirësimin e gjendjes së fëmijëve.

Mjalti

Njihet për vetitë antibakteriale e qetësuese, ndaj konsiderohet një alternativë e mirë natyrale për lehtësimin e kollës. Për fëmijët, mund të përgatitet një solucion: dy lugë gjelle mjaltë të tretura në një gotë qumësht të ngrohtë. Ky kombinim ndihmon në qetësimin e fytit dhe përmirëson gjumin. Për rezultate më të mira, rekomandohet që fëmijët ta pinë këtë përzierje çdo mbrëmje para gjumit për pesë ditë rresht.

Banja e ngrohtë

Një banjë ndihmon fëmijët të djersijnë dhe të pastrojnë rrugët e frymëmarrjes, duke lehtësuar simptomat e kollës dhe ngushtimin e hundës. Banjat e ngrohta bëhen dy herë në ditë, në mëngjes dhe në mbrëmje, për të përmirësuar qarkullimin e gjakut dhe për të relaksuar fëmijët.

Hidratimi i duhur

Uji është një nga mjetet më të thjeshta, por efektive për lehtësimin e kollës tek fëmijët. Ai mban fytin të lagur e ndihmon në hollimin e sekrecioneve, duke lehtësuar gulçimin. Fëmijët duhet të pinë rreth 6–8 gota ujë në ditë, sipas moshës së tyre. Përveç ujit, çajrat e ngrohtë, sidomos çaji me xhinxher ose me kamomil, mund të qetësojnë fytin dhe të ndihmojnë në reduktimin e kollës.

Këshilla shtesë:

Mbani ajrin e dhomës së fëmijëve të lagësht, sidomos gjatë dimrit ose kur përdoret ngrohja. Një lagështues ajri mund të ndihmojë shumë.

Shmangni ekspozimin ndaj tymit të duhanit ose ndotjes së ajrit, pasi ato irritojnë fytin dhe e përkeqësojnë kollën.

Sigurohuni që fëmija të pushojë mjaftueshëm dhe të marrë ushqim të shëndetshëm, i cili forcon sistemin imunitar.

Me këto metoda natyrale e kujdes të thjeshtë në shtëpi, kollitja e fëmijëve mund të lehtësohet ndjeshëm. Nëse kollitja zgjat më shumë se një javë, shoqërohet me temperaturë të lartë, vështirësi në frymëmarrje, duhet të kontaktoni menjëherë mjekun pediatër. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Sa ujë duhet të pimë çdo ditë? Ja çfarë thonë ekspertët

Published

on

Gjithmonë dëgjojmë këshilla për të pirë sa më shumë ujë për të qëndruar të hidratuar dhe të shëndetshëm.

Ka pasur shumë debate mbi sasinë e duhur të ujit që duhet të konsumojmë çdo ditë. CNN publikon një artikull që sqaron këtë çështje.

Sipas Akademisë Mjekësore Amerikane, konsumimi i ujit ndryshon bazuar në gjini.

Meshkujt rekomandohet të pinë 3.7 litra ujë në ditë, rreth 16 gota, ndërsa gratë 2.7 litra, ose rreth 12 gota.

Dehidratimi mund të shkaktojë lodhje të tepërt, mungesë motivimi dhe vështirësi për të kryer ushtrimet në mënyrën e duhur.

Ai gjithashtu ndikon në përqendrim, kujtesë dhe mund të shkaktojë nervozizëm dhe ankth.

Dy shenja kryesore që tregojnë hidratimin janë etja dhe ngjyra e urinës. Nëse nuk ndjen etje të shpeshtë dhe urina është e verdhë e hapur, kjo tregon që je i hidratuar mirë. Në të kundërtën, tregon se je i dehidratuar.

Dehidratimi ndikon edhe në qarkullimin e gjakut, mënyrën se si pompon zemra dhe mund të shkaktojë dhimbje koke.

Po ashtu, kripa dhe mineralet që grumbullohen në trup formojnë kristale të vogla në traktin urinar, duke shkaktuar dhimbje.

Personat që vuajnë nga migrena mund të përjetojnë dhimbje më të shpeshta në rast dehidratimi. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara