Shëndet

Shkaqet e një gjumi jo të qetë

Një nga arsyet krysore të një gjumi jo të mirë, është stili i jetesës.

Published

on

Mungesa e gjumit e bën më të vështirë të mendosh dhe më të lehtë të jesh në ankth dhe i irrituar. Ne terma afatgjatë, mungesa e gjumit rrit riskun për obezitet, tension të lartë të gjakut, diabet dhe madje dhe vdekje të parakohshme. Këto e bëjnë të rëndësishme që të zbulosh se çfarë nuk shkon me gjumin tuaj.

Ndonjëherë të rriturit në moshë më të madhe zgjohen herët në mëngjes, edhe pse mendojnë se u duhet të flenë më shumë. Cikli i gjumit mund t’ju ndryshojë në mënyrë dramatike kur jeni më të vjetër, duke ju shkaktuar që t’ju vijë gjumë më herët. Kështu, nëse ju vjen gjumë nga ora 8 të darkës, atëherë do zgjoheni në 4 të mëngjesit.

Një nga arsyet krysore të një gjumi jo të mirë, është stili i jetesës, ku përfshihen: Konsumimi i alkoolit brenda 4 orëve para gjumit – ndoshta mund t’ju ndihmojë që të bini më lehtë në gjumë, por mund t’jua prishë gjumin gjatë natës. Ngrënia pak orë para gjumit – shtrirja me barkun plot mund të shkaktojë refluks, gjë që e bën më të vështirë rënien dhe qëndrimin në gjumë. Fjetja gjatë ditës – gjumi pasdite ose më vonë mund ta bëjë më të vështirë që të flini natën

Kafeina – kafeina (në kafe, çaj dhe pije me gaz) bllokon një substancë të trurit që quhet adenozinë dhe ju ndihmon të flini. Disa ilaçe ju shkaktojnë pagjumësi. Disa shembuj janë:Bllokuesit beta për të trajtuar tensionin e lartë të gjakut. Shumë probleme kronike të shëndetit mund të kenë efekte negative në gjumin tuaj. Disa nga më të shpeshtat janë:

Gjëndra e zmadhuar e prostatës – nevoja për të urinuar gjatë natës mund të zgjojë personat me këtë problem. Dhimbja kronike – është e vështirë të flesh kur ke dhimbje. Neuropatia – therjet, mpirja apo dhimbja në duar dhe këmbë mund të bëjë që të zgjoheni shpesh natën.

Ndryshoni ato pjesë të stilit të jetesës që mund të jenë duke ju shkaktuar pagjumësi. Zgjohuni në të njëjtën kohë çdo ditë. Shmangni pajisjet elektronike rreth dy orë para gjumit. Flini në një dhomë të freskët, të qetë dhe të errët.

Shëndet

Sa është i dëmshëm ndryshimi i orës? Ja çfarë thonë studimet e reja

Published

on

Një studim i publikuar në Proceedings of the National Academy of Sciences zbulon se ruajtja e përhershme e kohës standarde të dimrit është më e favorshme për trupin e njeriut, krahasuar me kohën e përhershme të verës ose me sistemin aktual të ndërrimit sezonal të orës.

Studiuesit analizuan ekspozimin ndaj dritës në 48 shtete të SHBA-së dhe e krahasuan me të dhëna shëndetësore, duke përdorur modele matematikore për të matur “ngarkesën cirkadiane” stresin që ora biologjike e trupit përjeton nën skenarë të ndryshëm kohorë.

Përfundimi ishte i qartë: koha e dimrit shkakton më pak stres dhe është më e shëndetshme.

Dr. Karin Johnson, neurologe, thekson se trupi rregullohet nga dielli dhe sa më shumë të përputhemi me kohën natyrore, aq më i mirë është gjumi, funksioni i trurit dhe mirëqenia.

Ajo paralajmëron se ora e përhershme e verës mund të shkaktojë mungesë dritë në mëngjes, duke ndikuar negativisht tek shëndeti, veçanërisht për fëmijët dhe ata që punojnë herët.

Sondazhet tregojnë një ndarje të opinionit publik: sipas Gallup 2024, 48% mbështesin kohën e dimrit, ndërsa 24% preferojnë kohën e verës.

Një sondazh YouGov 2023 tregoi të kundërtën, me 50% që favorizonin kohën e përhershme të verës.

Mbështetësit e kohës së verës përmendin përfitime si më shumë dritë pasdite, kursim energjie dhe më pak aksidente, por Akademia Amerikane e Mjekësisë së Gjumit e konsideron atë opsionin më të dëmshëm nga tre alternativat.

Dr. Johnson thotë se ndryshimi është i vështirë, por studime si ky mund të ndihmojnë gradualisht në zhvendosjen e opinionit publik drejt kohës së përhershme të dimrit, duke përmirësuar shëndetin dhe ritmet natyrale të trupit. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Si të trajtoni një ndrydhje të kyçit të këmbës?

Published

on

Është e rëndësishme të dini se si të kujdeseni në mënyrë të duhur për një dëmtim akut të indeve të buta në kyçin e këmbës.

Dikur, trajtimi konsistonte në vendosjen e akullit dhe pushim disa ditë. Sot, kërkimet tregojnë se ndrydhja është një proces që kërkon trajtim në disa faza.

Faza akute e ndrydhjes

ënjtje

mavijosje

gjakderdhje të lehtë

inflamacion

Në këtë fazë është e rëndësishme të:

Mbroni vendin e lënduar: Pushoni dhe përdorni suport (paterica ose fashë mbështetëse) nëse është e nevojshme. Mbani këmbën të ngritur: Përdorni jastëkë për ta mbajtur kyçin lart e për të reduktuar ënjtjen. Shmangni ilaçet anti-inflamatore: Inflamacioni ndihmon në shërimin e indeve. Marrja e këtyre ilaçeve mund të vonojë procesin e natyrshëm të shërimit.

Edukohuni: Pasi simptomat të jenë qetësuar, mësoni si të trajtoni dëmtimin për të përmirësuar rikuperimin.

Pas fazës akute:

Kur faza ka kaluar, është koha për të filluar ushtrimet, me mbikëqyrjen e një mjeku. Ai do të vendosë nëse duhet të filloni me ushtrime me peshën e trupit ose të kaloni në ushtrime me rezistencë. Rëndësi ka të ndiqni rendin e kohën e përshtatshme, për të forcuar përsëri kyçin.

Qëndrimi pozitiv ndihmon në rikuperim. Personat optimistë shërohen më shpejt dhe më mirë se ata që kanë frikë ose janë të shqetësuar.

Edhe gjatë rikuperimit, është e rëndësishme të ruani shëndetin kardiovaskular. Nëse nuk ka shumë ënjtje, mund të përdorni biçikletën për të përmirësuar qarkullimin e gjakut dhe aftësinë fizike, duke ndihmuar procesin e shërimit.

Ushtrime për rikuperim dhe parandalim:

Ushtrimet e forcës

Ushtrimet e ekuilibrit

Ushtrimet dinamike

Duke ndjekur hapat e duke ruajtur qëndrim pozitiv, rikuperimi nga një ndrydhje e kyçit do të jetë më i shpejtë dhe i qëndrueshëm. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Po e rrezikoni shëndetin, zgjatuesit nuk e përballojnë fuqinë e këtyre pajisjeve!

Published

on

Charanjit Mannu, ekspert i fushës elektrike dhe drejtues në Elec Training, ka lëshuar një paralajmërim të fortë mbi rreziqet që lidhen me përdorimin e zgjatuesve elektrikë për disa pajisje shtëpiake.

Ai zbuloi se çdo vit ndodhin shumë zjarre në banesa për shkak të mbingarkesës së zgjatuesve nga pajisjet me konsum të lartë energjie.

“Statistikat janë shqetësuese. Përjetojmë shumë raste ku zjarret shkaktohen nga zgjatuesit, sepse njerëzit nuk kuptojnë se cilat pajisje janë shumë të fuqishme për t’u përdorur me ta,” tha ai.

Mannu theksoi se pajisje si çajnikët elektrikë, ngrohësit dhe tosterët duhet të lidhen gjithmonë direkt në prizë, jo në zgjatues.

“Këto pajisje tërheqin sasi të mëdha rryme, më tepër se sa mund të përballojë në mënyrë të sigurt një zgjatues i zakonshëm. Një çajnik konsumon rreth 3000 vat, ngrohësit elektrikë përdorin 3000 vat ose më shumë, ndërsa një toster 800 deri në 1500 vat,” shpjegoi ai.

Eksperti nga Wolverhampton shtoi se pajisjet me fuqi të lartë mund të shkaktojnë ngrohje të tepërt të zgjatuesve.

“Kur zgjatuesit mbinxehën, plastika mbështjellëse mund të shkrihet dhe të ndezë materialet përreth. Shumë njerëz përkeqësojnë situatën duke i mbështjellë zgjatuesit gjatë përdorimit, gjë që përqendron nxehtësinë në një zonë të vogël,” paralajmëroi ai.

Ai theksoi gjithashtu se rreziku rritet kur në të njëjtin zgjatues lidhen disa pajisje të fuqishme njëkohësisht.

“Kam parë raste ku njerëzit lidhnin një çajnik, një mikrovalë dhe një toster në të njëjtin zgjatues në kuzhinë. Kjo është e rrezikshme, pasi fuqia totale që kërkojnë këto pajisje tejkalon ndjeshëm kapacitetin e sigurt të çdo zgjatësi shtëpiak,” përfundoi ai. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Muaji Rozë – Kujdesi dhe ndërgjegjësimi për kancerin e gjirit

Published

on

Tetori njihet si Muaji Rozë, periudhë kur vëmendja i kushtohet ndërgjegjësimit dhe parandalimit të kancerit të gjirit.

Informimi i saktë është fuqi – sa më shumë të dini, aq më të afta jeni të merrni vendime të kujdesshme për shëndetin tuaj.

Kontrolli dhe mamografia

Rekomandohet që gratë mbi 40 vjeç të kryejnë mamografi çdo vit. Në shumë raste, kjo është e mbuluar nga sigurimet shëndetësore ose ofrohet falas nga organizata të ndryshme për ato që nuk kanë sigurim. Kujdesi për shëndetin nuk duhet të ndalet për shkak të arsyeve financiare.

Mos e lini frikën t’ju ndalojë

Edhe pse për disa gra procesi i mamografisë mund të jetë i pakëndshëm apo i dhimbshëm, ai është i sigurt dhe i shpejtë. Për ta lehtësuar, mund ta planifikoni vizitën pas përfundimit të ciklit menstrual, kur gjoksi është më pak i ndjeshëm. Gjithashtu, një qetësues i thjeshtë si ibuprofeni, aspirina apo acetaminofeni, i marrë një orë para vizitës, mund të ndihmojë.

Jo çdo kancer gjiri është i dukshëm

Nuk duhet të prisni të ndjeni një “gungë” për ta kuptuar. Disa forma të kancerit të gjirit nuk shfaqin masa të prekshme. Shenja si ënjtje, dhimbje apo skuqje që zgjat më shumë se cikli menstrual, duhet të jenë sinjal për të kryer një kontroll.

Mund të prekë çdo moshë – edhe burrat

Edhe pse më shpesh prek gratë mbi 40 vjeç, rreth 11% e rasteve ndodhin tek gratë nën 45 vjeç. Po ashtu, edhe burrat nuk janë të përjashtuar – 1 në 830 burra diagnostikohen me këtë sëmundje.

Faktorët gjenetikë

Historia familjare është tregues i rëndësishëm. Gratë që kanë familjarë me kancer gjiri, vezorësh, pankreasi apo koloni, duhet të jenë më të kujdesshme. Megjithatë, një lajm inkurajues është se 90% e rasteve nuk lidhen drejtpërdrejt me gjenetikën.

Kanceri i gjirit është i trajtueshëm

Falë diagnostikimit të hershëm e përparimeve mjekësore, shanset për mbijetesë janë rritur ndjeshëm. Sipas Fondacionit Kombëtar të Kancerit të Gjirit, 62% e rasteve zbulohen në fazë të hershme, kur trajtimi është më efektiv.

Çka mund të bëni vetë?

Stili i jetesës ka një ndikim të madh në uljen e rrezikut:

Ushqehuni shëndetshëm, me shumë fruta dhe perime.

Kufizoni mishin dhe shmangni ushqimet e përpunuara.

Ushtrohuni rregullisht.

Shmangni ose ndaloni duhanin – një nga faktorët më të rrezikshëm për shëndetin. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara