Lajmet

Shkak pagat, RTK vazhdon grevën e përgjithshme

Published

on

Punëtorët e Radiotelevizionit të Kosovës do vazhdojnë grevën e përgjithshme edhe gjatë ditës së sotme, si shkak i mosmarrjes së pagave.

Sipas Sindikatës së Punëtorëve të RTK-së, çdo ditë nga ora 11:00 deri në 13:00 do të ketë ndërprerje totale të punës në të gjitha departamentet e transmetuesit publik.

Edhe Shoqata Sindikale e Radio Kosovës i ka njoftuar punonjësit se prej sot do të mbahen greva dyorëshe para objektit të radios, duke kërkuar zgjidhje urgjente nga institucionet kompetente.

Ata theksojnë se të drejtat e punëtorëve janë të garantuara me ligj dhe se mungesa e pagesave po e vë në rrezik funksionimin normal të institucionit.

“Sindikata mbetet e hapur për dialog të sinqertë e të përgjegjshëm, duke kërkuar nga menaxhmenti dhe institucionet relevante të ndërmarrin hapa urgjentë për të garantuar stabilitet financiar, kushte të dinjitetshme pune dhe respektim të të drejtave të punëtorëve të RTK-së”, thuhet në njoftimin e Sindikatës./EO

Lajmet

Sekretari gjerman i Mbrojtjes vlerëson lart përkushtimin dhe profesionalizmin e ushtarëve të KFOR-it

Published

on

By

Sekretari i Ministrisë së Mbrojtjes së Gjermanisë, Jan Stoss, e ka realizuar një vizitë në Kosovë ku ka takuar ushtarët gjermanë që veprojnë në kuadër të KFOR-it.

Pas pritjes dhe informacioneve të ofruara nga i Ngarkuari me Punë, Christian Böttcher, ai vizitoi Kampin Film City, ku u prit nga Koloneli Müller, Komandanti i kontingjentit gjerman.

Gjatë vizitë aty, sekretari i Ministrisë gjermane të Mbrojtjes, shprehu mirënjohjen e tij për përkushtimin dhe profesionalizmin e burrave dhe grave që shërbejnë në KFOR, duke theksuar rëndësinë e kontributit të tyre për paqen dhe stabilitetin në rajon.

Ai gjithashtu mori njohuri të vlefshme mbi operacionet e përditshme të trupave dhe sfidat me të cilat ata përballen në terren.

Continue Reading

Lajmet

Andrew Gordon zyrtarizohet te Vëllaznimi

Published

on

KB Vëllaznimi ka prezantuar përforcimin më të ri në radhët e saj, ku Andrew Gordon, është rikthyer në basketbollin kosovar, kësaj radhe për të veshur fanellën kuqezi të skuadrës gjakovare.

Gordon është emër i njohur për adhuruesit e basketbollit në Kosovë, falë paraqitjeve të shkëlqyera me Trepçën, me të cilën u aktivizua për dy edicione dhe arriti të fitojë trofe në basketbollin vendor.

Përvoja e tij profesionale është e pasur, pasi përveç Kosovës ka luajtur edhe në Bullgari, Uruguai, si dhe së fundmi në Britaninë e Madhe me skuadrën Caledonia Gladiators.

Në karrierën e tij, Gordon ka qenë pjesë e dy universiteteve të njohura amerikane, West Virginia Mountaineers dhe Louisiana Tech Bulldogs, duke ndërtuar një profil të fortë si lojtar i pozitës së qendrës.

Me ardhjen e Gordonit, Vëllaznimi synon të forcojë repartin e brendshëm dhe të rrisë ambiciet për objektivat e sezonit. Klubi i ka uruar mirëseardhje lojtarit amerikan, me shpresën për suksese dhe trofe të përbashkëta./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin Bonifacio VIII në Anagni

Published

on

By

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, u nderua mbrëmë në Anagni, qytetin e Papëve, me Çmimin Bonifacio VIII, i ndarë nga Akademia Bonifaciana, në vlerësim të angazhimit të saj institucional për paqen, si dhe kontributit të vazhdueshëm në forcimin e bashkëpunimit ndërkulturor dhe ndërfetar.

Ky vlerësim i lartë pasqyron frymën dhe misionin e Akademisë Bonifaciana, një institucion prestigjioz që vendos në themel të veprimtarisë së tij drejtësinë, dinjitetin njerëzor dhe paqen. Çmimi Bonifacio VIII u është ndarë më herët personaliteteve të shquara botërore, përfshirë edhe Shenjtërinë e Tij, Papa Gjon Palin II.

Me këtë rast, Presidentja Osmani theksoi se ky çmim përforcon më tej përkushtimin e saj ndaj këtyre vlerave universale dhe të përhershme, të cilat udhëheqin vizionin dhe veprimin institucional të Republikës së Kosovës në ndërtimin e paqes, dialogut dhe mirëkuptimit ndërmjet popujve.

Continue Reading

Lajmet

​Kurti: Bruto produkti vendor vitin e ardhshëm do të jetë 12 miliardë euro

Published

on

By

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti tha se Kosova është më e sigurt dhe më e fortë ekonomikisht se pesë vjet më parë.

Para përfaqësuesve të më shumë se 200 bizneseve, Kurti premtoi se do të vazhdojnë me mbështetje dhe më pak burokraci për bizneset.

Borxhi jonë publik është më i vogli në rajon. Rritja ekonomike mbi 4 për qind, sektori bankar përgjithësisht i kanalizuar mirë, këto nuk janë vetëm numra por edhe garanci për juve, ky stabilitet nuk janë llukës politik por themeli mbi të cilin ka zhvillim ekonomik. Ky progres është për të gjithë shqiptarët dhe komunitetet tjera. Në këtë kontekst, roli i sektorit privat është kyç. Bruto produkti vendor ka kaluar për herë të parë pragun prej 10 miliardë euro, sivjet është 11 miliardë euro, vitin e ardhshëm 12 miliardë euro“, u shpreh ai.

Kështu u shpreh ai në konferencën vjetore të Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), ku do të prezantohen Performanca Industriale 2025 dhe Planet për Mbështetjen e NVM-ve në vitin 2026.

Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari tha mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar mbetet sfidë.

Continue Reading

Të kërkuara