Lajmet

Shfaqet një lloj i ri i virusit mpox në Kongo

Published

on

Një lloj i ri i virusit mpox që përhapet me shpejtësi përgjatë kufirit lindor të Republikës Demokratike të Kongos është “tepër shqetësues”, thonë zyrtarët shëndetësorë që monitorojnë përhapjen e tij.

Virusi mund të shkaktojë plagë në të gjithë trupin dhe në shumë raste mund të jetë edhe vdekjeprurës.

Përhapja aktuale është nxitur nga transmetimi seksual, por ka prova që ky lloj mund të transmetohet edhe përmes kontaktit të ngushtë lëkurë me lëkurë.

Ekspertët globalë të shëndetit thonë se varianti i ri rrezikon përhapjen ndërkufitare dhe ndërkombëtare të virusit. Madje konsiderohet si “lloji më i rrezikshëm” i përhapur ndonjëherë./UBTNews/

Lajmet

Starmer: Putini nuk është serioz sa i takon paqes, po i tërheq gjërat zvarrë

Published

on

By

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer deklaroi sot nga Tirana se “Putini nuk është serioz sa i takon paqes dhe po i tërheq gjërat zvarrë”.

Në një prononcim për mediet pas pritjes nga Kryeministri Edi Rama në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian që mbahet sot në Tiranë, i pyetur lidhur me agresionin rus në Ukrainë, Starmer tha se “ajo çfarë pamë dje është një tjetër provë që vërteton se Putini nuk është serioz sa i takon paqes dhe po tërheq gjërat zvarrë”.

Është e nevojshme për rrjedhojë që ne të kemi unitet absolut me aleatët tanë dhe do ta diskutojmë edhe sot për të qenë të qartë që të ketë një armëpushim. Për të qenë të qartë gjithashtu nëse nuk veprojmë së bashku për sansksionet nuk do të ketë armëpushim”, deklaroi ai.

Starmer u shpreh se “sot është një mundësi e rëndësishme, e vërtetë, për të punuar me kolegët që të jemi të bashkuar tërësisht, presidenti Zelensky do të jetë këtu do ta diskutojmë me të”.

I pyetur lidhur si po shkojnë bisedimet lidhur me rivendosjen e Brexit, kryeministri britanik u shpreh se “në fakt keni parë dy javët e fundit një marrëveshje tregtare me Indinë me SHBA, që është shumë e rëndësishme, mendoj që do të vazhdojë. Të hënën do të ketë diçka do të jetë një moment shumë i rëndësishëm për të përmirësuar jetën e njerëzve që punojnë. Kjo është shumë pozitive për të pritur edhe Samitin e të hënës”./atsh

Continue Reading

Lajmet

Kancelari gjerman Merz: Bashkëpunim më i ngushtë mes të gjitha shteteve të pranishme në Tiranë

Published

on

By

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz foli sot përpara fillimit të Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë.

Jam i lumtur që jam këtu për herë të parë për këtë takim. Pres të takohem me shumë liderë evropianë dhe pres të thellojmë bashkëpunimin mes nesh. Qëllimi im është të kemi një bashkëpunim më të ngushtë mes vendeve të Bashkimit Evropian dhe përtej mes të gjitha shteteve që janë të pranishme në këtë takim. Jam shumë i lumtur që jam këtu”, tha Merz në një prononcim për mediet.

Merz po viziton Shqipërinë për herë të parë në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Europian që po mbahet në Tiranë./atsh

Continue Reading

Lajmet

Osmani nga Samiti i Tiranës, kërkon heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës

Published

on

By

Presidentja Vjosa Osmani, në Samitin e Komunitetit Politik Evropian në Tiranë, ka kërkuar heqjen e masave të BE-së karshi Kosovës.

Një samit jashtëzakonisht i rëndësishëm për të gjithë ne që aspirojmë të anëtarësohemi. Uroj Shqipërinë dhe kryeministrin është me rëndësi të dalim me një plan konkret si do të ecet përpara”, tha Osmani.

Ajo, tutje shpreh shpresën që BE të heqë masat ndaj Kosovës në mënyrë që në tryezën e bisedimeve të jenë të gjithë të barabartë.

Ka një bllokadë totale, nga BE nuk vlerësohen reformat tona, fakti që jemi 100 % në politikat e BE po jepet një shembull jo i mirë që po i jepet më shumë mundësi atyre që shkojnë në Moskë”.

Continue Reading

Lajmet

Kallas: Shqipëria progres të shkëlqyer për procesin e anëtarësimit në BE

Published

on

By

Në një prononcim për mediet pas pritjes nga Kryeministri Edi Rama në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Europian që mbahet sot në Tiranë, e pyetur nëse Shqipëria do të jetë pjesë e BE-në në 2030, Kallas tha se “nga ana e Evropës duhen bërë hapat e duhura”.

Ju duhet të bëni reformat në sundimin e ligjit, perspektivën e kështu me radhë, por ka një moment politik ku të gjithë duan që procesi i zgjerimit të ndodhë, gjë që nuk ka qenë më parë”, deklaroi ajo.

Ndërkohë kjo nuk është e nevojshme vetëm për vendet e Ballkanit Perëndimor, por edhe për Bashkimin Europian, sa i përket fuqisë së vet ekonomike dhe gjeopolitike”.

E pyetur se çfarë pret nga dita e sotme, Kallas tha se “në fakt kemi paketën po mendojmë edhe për paketën tjetër. Kemi sanksione për energjinë që kemi vendosur për Rusinë, gjithashtu kemi edhe një udhërrëfyes të cilin e kemi propozuar javën e kaluar bashkë me paketën e sanksioneve sepse është tejet e rëndësishme që të shkurtojmë fondet, financimet për të vazhduar këtë luftë”.

Në këtë drejtim jemi të gjithë të bashkuar sepse shohim qartësisht se Rusia nuk do paqe”, theksoi Kallas.

Sa i përket bisedimeve në Turqi, Kallas tha se “mendoj që është një propozim shumë i mirë. Sigurisht që ka procedura të tjera por është rëndësishme edhe si mesazh që amerikanët janë për t’i ushtruar trysni Rusisë, kemi edhe ne mjete, kanë edhe amerikanët e mira është ti përdorim bashkë. Kur të kthehem do të takohem me kryeministrin është e rëndësishme edhe për rajonin të shikojmë si po ecën”./atsh

Continue Reading

Të kërkuara