Aktualitet

Sherr me thika në Korçë, dy të plagosur

Published

on

Një konflikt i dhunshëm mes dy grupeve ka përfunduar me plagosjen e dy personave mbrëmjen e së dielës në qytetin e Korçës.

Ngjarja ka ndodhur në një lokal pranë parkut të qytetit. Sipas informacioneve paraprake, gjatë përplasjes janë përdorur mjete të forta dhe thika, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona.

Të lënduarit janë transportuar menjëherë drejt spitalit të Korçës për ndihmë mjekësore, ndërsa një prej tyre raportohet se ka marrë plagë në pjesën e barkut.

Mësohet se konflikti ka nisur për motive banale dhe më pas ka degjeneruar në dhunë fizike.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për identifikimin dhe shoqërimin e personave të përfshirë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Continue Reading

Aktualitet

Osmani takon Gheit nga Liga Arabe, kërkon njohjen e Kosovës nga shtetet anëtare

Published

on

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar Sekretarin e Përgjithshëm të Ligës Arabe, Ahmed Aboul Gheit.

Përmes një postimi në Facebook, Osmani tha se në takim me Sekreatin e Përgjithshëm të Ligës Arabe ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Ligës Arabe duke potencuar nevojën për mbështetje në procesin e njohjes së Kosovës nga shtetet anëtare të kësaj organizate të cilat ende nuk e kanë ndërmarrë këtë hap.

“Në New York, zhvillova një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Ligës Arabe, Ahmed Aboul Gheit.Theksova rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Ligës Arabe, si dhe nevojën për mbështetje në procesin e njohjes së Kosovës nga shtetet anëtare të kësaj organizate që ende nuk e kanë ndërmarrë këtë hap”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Kujtojmë se Osmani ka udhëtuar në New York për të marrë pjesë në fillimin e punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara./S.K/KP/

Continue Reading

Aktualitet

Sot vazhdon seanca e radhës në rastin e Liridona Ademajt

Published

on

E përditësuar:

08:20

Sot pritet të vazhdojë gjykimi në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt. Kështu ka bërë të ditur vëllai i të ndjeres, Leonard Ademaj, i cili tha se seanca do të nisë nga ora 09:00, teksa i ka ftuar mediat që të jenë prezente.

Seanca e fundit në rastin e Liridona Ademajt ishte mbajtur më 14 korrik të këtij viti, ku pati dëshmuar pikërisht Leonard Ademaj, vëllai i të ndjerës.

Në fjalën e fundit me të përmbyllur dëshminë e tij, në rastin e vrasjes së motrës së tij Liridonës, ai kërkoi para trupit gjykues dënim kapital për dorasin.

Liridona Ademaj u vra më 29 nëntor të vitit 2023, në Bërnicë të Prishtinës.

Në mesin e të dyshuarve është edhe ish-bashkëshorti i saj, Naim Murseli. Ai akuzohet se i kishte premtuar Granit Plavës 30 mijë euro për ta kryer krimin e rëndë, ndërsa, i akuzuar tjetër për këtë rast është edhe Kushtrim Kokalla./S.K/EO/

Continue Reading

Aktualitet

Sot nis dëshminë në Hagë dëshmitari i tretë nga mbrojtja e Thaçit

Published

on

E përditësuar:

08:10

Pas dëshmisë së ish-ndihmëssekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin dhe ish-këshilltarit ligjor të delegacionit të Kosovës gjatë negociatave në Rambuje, Paul Williams  sot do të dëgjohet edhe dëshmitari i tretë.

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë do të dëgjohet dëshmia e një britaniku, dëshmitar ky i thirrur nga mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi.

Seanca do të nis me fillim nga ora 09:00.

Mbrojtja e Thaçit dhe ish-krerëve të UÇK-së ka thirrur gjithsej 11 dëshmitarë përpara Dhomave të Specializuara në Hagë, të cilët do të paraqiten gjatë javëve në vijim.

Ndërsa dy të tjerë janë nga mbrojtja e Jakup Krasniqit, ndërsa mbrojtja e Kadri Veselit dhe Rexhep Selimti nuk ka ende të paraqitur dëshmitar./S.K/EO/

Continue Reading

Aktualitet

Parashikimi i motit

Published

on

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të pjesshme prezente.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të sillen mes 7 dhe 11 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale ndërmjet 26 dhe 31 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi, e lehtë deri mesatare./S.K/KP/

 

Continue Reading

Të kërkuara