Lajmet

Shërbimi për Fertilizim të Asistuar Mjekësor do të fillojë gjatë këtij viti

Kështu kanë deklaruar sot presidentja dhe ministri i Shëndetësisë.

Published

on

Gjatë këtij viti në Gjinekologji do të fillojë ofrimi i shërbimit për Fertilizim të Asistuar Mjekësor (FAM). Kështu kanë deklaruar sot presidentja dhe ministri i Shëndetësisë, të cilët kanë potencuar deri më tani qytetarët kanë shpenzuar me miliona euro edhe jashtë vendit për tu bërë prindër. Ministri Arben Vitia ka njoftuar se kanë ndarë mbi 1 milion euro për blerjen e aparaturave të nevojshme.

Pas vizitës në këtë Klinikën e Gjinekologjisë, presidentja Vjosa Osmani ka thënë se kjo klinikë do të fillojë të ofrojë shërbime të Fertilizimit të Asistuar Mjekësor, me ç’rast ka potencuar se për dekada të tëra u kanë munguar dhe kushtuar shumë qytetarëve në vend.

”Një shërbim që çifteve në republikën tonë deri më tani u ka kushtuar diku rreth 5 milionë euro dhe që tani e tutje pas procedimit edhe me blerjen e aparaturës, e cila siç diskutuam edhe me ministrin, pritet të përfundojë gjatë këtij viti. Do të jenë shërbime që do të ofrohen edhe në institucionet publike shëndetësore, në një repart i cili ishte i rinovuar dhe është tërësisht i ri dhe do të mund të ofrojë shërbime jashtëzakonisht cilësore për çiftet e reja që dëshirojnë të bëhen prindër”, ka thënë Osmani.

Në takimin me ministrin dhe stafin mjekësor, Osmani ka deklaruar se kanë diskutuar edhe për mundësinë që sa më parë të trajtohet ndryshimin e Ligjit për Prokurim Publik. Sepse, siç ka thënë ajo, vonesat që bëhen në procedurat e prokurimit shkaktojnë vonesa të paarsyeshme për furnizim.

Edhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka deklaruar se për këtë shërbim, qytetarët deri më tani kanë shpenzuar me miliona euro.

Ai ka njoftuar se MSh ka ndarë mbi 1 milion euro për kompletimin e aparaturave.

“Një investim, i cili ka filluar para një kohe dhe ka mbaruar tash para një muaji apo dy dhe në të njëjtën kohë janë bërë edhe trajnime të stafit shëndetësor edhe do të vazhdojnë ato trajnime. Në të njëjtën kohë nga Ministria e Shëndetësisë janë ndarë mbi 1 milion e gjysmë euro për kompletimin e aparaturave që gjatë këtij viti, pacientet, çiftet nga Republika e Kosovës të kenë mundësi që këtë shërbim kaq të domosdoshëm, për të cilin janë hargjuar 5 milionë euro në Kosovë dhe miliona të tjera jashtë Kosovës të kenë mundësinë ta marrin pa pare edhe në Klinikën e Gjinekologjisë”, ka njoftuar Vitia.

E drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë, Zef Ndrejaj ka folur për rëndësinë e këtij shërbimi, për të cilin ka thënë se qytetarët do të kursejnë buxhetin e tyre familjar.

“Reparti nga ana infrastrukturore është i përfunduar, presim vetëm investimet ose sjelljen e aparaturave dhe të fillojmë punën. Ne ju premtuam që nga ana jonë puna do të fillojë sa më shpejt dhe jemi të gatshëm, ndërsa edhe këta na premtuan edhe besojmë me aktivitetet që po shihen janë shumë aktiv në funksionalizimin e këtij reparti të fillojë puna sa më shpejt. Mos të themi me muaj apo me vit, por brenda këtij viti besoj që do të fillojmë punën”, ka përfunduar ai.

lajme

Përzgjedhësi i Izraelit, Ben Shimon: Kosova ka ekip të mirë, jemi në nivel të përafërt

Published

on

By

Përzgjedhësi i Kombëtares së Izraelit, Ran Ben Shimon, ka vlerësuar lart përfaqësuesen e Kosovës në konferencën për media para përballjes së nesërme ndërmjet dy kombëtareve, duke deklaruar se të dyja ekipet kanë nivel të përafërt.

Tekniku izraelit e cilësoi Kosovën si një kundërshtar cilësor, ndërsa shtoi se bilanci i takimeve të kaluara nuk do të luajë rol përcaktues në këtë sfidë.

“Mendoj që Kosova dhe Izraeli pak a shumë e kanë nivelin e njëjtë. Mund të them që të dyja janë ekipe relativisht të vogla. Sa i përket rezultateve të së kaluarës, nuk bazohemi te historia. Kosova me të vërtetë ka një ekip të mirë, por do të shohim se çfarë do të ndodhë”, tha Ben Shimon.

Ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Izraelit zhvillohet nesër, ku të dyja përfaqësueset synojnë rezultat pozitiv. Deri më tani, nga tri përballjet e ndërsjella, Kosova ka arritur të shënojë një fitore. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Kuvendi ratifikon me 81 vota marrëveshjen me Suedinë për transferimin e të dënuarve

Published

on

By

Kuvendi i Kosovës ka miratuar me 81 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Suedisë për Transferimin e Personave të Dënuar.
Gjatë prezantimit të projektligjit para deputetëve, ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, theksoi se marrëveshje të tilla përbëjnë një hap të rëndësishëm në bashkëpunimin evropian dhe forcimin e kapaciteteve shtetërore për zbatimin efektiv të ligjit.
Ajo sqaroi se, meqë marrëveshja ndërlidhet me të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, ratifikimi i saj nga Kuvendi është i domosdoshëm në bazë të nenit 18 të Kushtetutës.
Përkrahje për këtë marrëveshje ndërkombëtare kanë dhënë edhe grupet parlamentare opozitare, përfshirë PDK-në, LDK-në dhe AAK-në, duke mundësuar kalimin e saj me konsensus të plotë në seancën plenare. /E.A/

Continue Reading

lajme

Shtyhet sërish seanca ndaj Xhevat Krasniqit, mungojnë prokurori dhe e dëmtuara

Published

on

By

Ka dështuar të mbahet seanca fillestare në rastin e ish-profesorit të Universitetit të Prishtinës, Xhevat Krasniqi, i akuzuar për ngacmim seksual ndaj studenteve të Fakultetit të Mjekësisë. Seanca e radhës është caktuar për datën 24 dhjetor, në orën 09:30.

Gjykatësi i rastit, Bujar Ahmeti, ka bërë të ditur se shkak për shtyrjen ka qenë mungesa e prokurorit të Shtetit, e cila nuk ishte e arsyetuar, si dhe mungesa e njërës prej të dëmtuarave, Donika Veseli. Sipas tij, në mungesë të palëve kryesore, nuk ishin plotësuar kushtet ligjore për zhvillimin e seancës.

Kjo shënon vonesën e radhës në këtë proces gjyqësor, pasi më parë janë shtyrë edhe nëntë seanca të tjera të planifikuara gjatë muajve shtator dhe tetor, për shkak të kërkesave të ndryshme të palëve në procedurë.

Krasniqi ishte denoncuar nga 27 studente të Fakultetit të Mjekësisë për ngacmim seksual. Sipas aktakuzës së Prokurorisë së Prishtinës, ngacmimet e pretenduara kanë ndodhur përgjatë periudhës janar 2022 – dhjetor 2023, brenda hapësirave të Fakultetit të Mjekësisë.

Prokuroria pretendon se profesori Krasniqi është përfshirë në sjellje joverbale joetike të natyrës së ngacmimit seksual, me qëllim cenimin e dinjitetit të studenteve, duke shfrytëzuar pozitën e tij si profesor universitar. Në aktakuzë janë listuar katër të dëmtuara.

Krasniqi aktualisht ndodhet nën masën e pezullimit nga puna në Universitetin e Prishtinës, me vendim të rektorit Arben Hajrullahu, deri në përfundimin e hetimeve nga Prokuroria. /Ekonomia Online/

Continue Reading

Lajmet

Rrahje mes katër personave në Vushtrri: Arrestohen dy të dyshuar, dy të tjerë në arrati

Published

on

By

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës në Vushtrri nën dyshimin për përfshirje në veprat penale “Sulm” dhe “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë së luajtshme”, pas një rrahjeje mes katër personave të ndodhur në rrugën “Ismajl Qemali”.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, njësitë policore kanë ndërhyrë në vendin e ngjarjes ku kanë arritur të ndalojnë dy prej të dyshuarve, ndërsa dy të tjerët janë larguar në drejtim të panjohur.

Pas ofrimit të tretmanit mjekësor dhe intervistimit në stacionin policor, me vendim të prokurorit kompetent, dy të arrestuarve u është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh. Ndërkohë, policia bën të ditur se ka identifikuar edhe dy personat e arratisur dhe të njëjtit ndodhen në kërkim policor. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara