Lajmet

Shërbimi i kardiologjisë në Prizren, pacientëve nuk do t’iu duhet të vijnë më në Prishtinë

Published

on

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se me përurimin ditë më parë të Shërbimit të ri të Kardiologjisë Intervente në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit, pacientët nuk kanë nevojë të vijnë në Prishtinë për t`i marrë këto shërbime. 

Në një postim në rrjetin social Facebook, Vitia shkruan se deri tani për këtë intervenim pacientët duhej të vinin në Prishtinë, ‘andaj është i lumtur që prej 5 ditësh shumë pacientë tashmë e kanë marrë këtë shërbim falë punës dhe profesionalizmit të mjekëve dhe infermierëve tanë’.

Ai shkruan se gjithashtu kursehet koha e buxheti, por mbi të gjitha shpëtohet jeta e qytetarëve.

Lajmet

​Osmani e quan arkitekt të pavarësisë ish-presidentin Rugova

Published

on

By

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka quajtur arkitekt të pavarësisë, ish presidentin, Ibrahim Rugova.

Në 19 vjetorin e vdekjes së tij, Osmani tha se rugovoizmi është një frymë që sjell bashkim, derisa nënvizoi se i njëjti e ka vendosur Kosovën në tryezën e diplomacisë ndërkombëtare si dhe krijoi miqësi me aleatë, veçmas me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

E para e vendit, në ceremoninë përkujtimore për nder të 19 vjetorit të vdekjes së Rugovës, tha se ai ka qenë një politikan vizionar që Kosovën e ka parë si një amanet historik të një populli që ka luftuar për liri.

Pas përfundimit të ceremonisë përkujtimore do të hapet edhe ekspozita e fotografive të presidentit Rugova.

Continue Reading

Kulturë

100-vjetori i shpalljes së Republikës parlamentare të Shqipërisë

Published

on

Shqipëria u shpall për herë të parë Republikë parlamentare më 21 janar të vitit 1925, një ngjarje e rëndësishme në historinë e shtetit shqiptar, që shënonte kalimin nga një sistem monarkik në një sistem qeverisjeje demokratike, edhe pse i kufizuar nga koha dhe mundësitë e momentit.

Forma e re e qeverisjes u bë e mundur pas miratimit të Statutit të Republikës Shqiptare nga Asambleja Kushtetuese, e cila u mblodh në mars të vitit 1925, pesë vjet pas Kongresit të Lushnjës (21 janar 1920), një ngjarje e rëndësishme që kishte vendosur themelet e pavarësisë së Shqipërisë. Shpallja e Republikës Parlamentare ishte një hap i madh përpara në konsolidimin e shtetit shqiptar dhe përpjekjet për krijimin e një rendi të brendshëm të qëndrueshëm.

Këtë vit, kujtohet figura e Ahmet Zogut, i cili u zgjodh për të ushtruar detyrën e kreut të shtetit, një pozicion që i dha mundësinë të drejtonte politikën dhe administratën e shtetit. Një ndër vendimet më të rëndësishme të këtij periudhe ishte shfuqizimi i Këshillit të Lartë, një organ që kishte pasur ndikim në administratën shtetërore, dhe në vend të tij, formimi i institucioneve të tjera, sipas frymës së Kushtetutës.

Në këtë periudhë, Statuti i Republikës Shqiptare sanksionoi konsolidimin e pavarësisë së vendit dhe ndihmoi në jetësimin e parimeve demokratike kushtetuese, të cilat ishin thelbësore për një shtet të ri dhe të paqëndrueshëm si Shqipëria. Në këtë dokument ligjor, u miratuan dhe u ligjëruan parimet themelore të sistemit demokratik, duke përfshirë ndarjen e pushteteve, liritë dhe të drejtat e njeriut, që ishin hap pas hapi për krijimin e një shoqërie të drejtë dhe të barabartë.

Një ndër arritjet më të mëdha të kohës ishte miratimi i Kodit Penal, një instrument i rëndësishëm për rregullimin e jetës shoqërore dhe për parandalimin e veprave kriminale. Ky kod i dha shtetit shqiptar mjetet ligjore për të ndëshkuar veprimet që e kërcënonin rendin e brendshëm dhe stabilitetin e tij.

Mandati i presidentit të Republikës ishte i përcaktuar për 7 vjet, një periudhë që synonte krijimin e stabilitetit dhe zhvillimin e institucioneve shtetërore. Sidoqoftë, ky sistem republikan i qeverisjes do të kishte jetëshkurtër, pasi në shtator të vitit 1928, Ahmet Zogu shpalli veten si mbret të shqiptarëve, duke i dhënë fund kësaj forme qeverisjeje dhe duke e zëvendësuar me një monarki.

Në këtë 100-vjetor të shpalljes së Republikës parlamentare të Shqipërisë, është e rëndësishme të vlerësojmë përpjekjet e atij periudhe për ndërtimin e institucioneve shtetërore dhe konsolidimin e pavarësisë, të cilat i dhanë shtetit shqiptar mundësinë të përballej me sfidat e kohës./UBTNews/

 

Continue Reading

Lajmet

Haradinaj për Rugovën: Model i politikanit të urtë e vizionar, figurë e ndritur e kombit

Published

on

By

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka përkujtuar presidentin Ibrahim Rugova në përvjetorin e vdekjes së tij.

Haradinaj thotë se ai gjithmonë mbetet model i politikanit të urtë e vizionar dhe një figurë e ndritur e kombit.

“Sot në përvjetorin e tij, e kujtojmë me shumë respekt Presidentin Ibrahim Rugova. Ai gjithmonë mbetet model i politikanit të urtë e vizionar dhe një figurë e ndritur e kombit.Nderim i përjetshëm emrit dhe veprës së tij!”, shkruan ai.

Continue Reading

Lajmet

Abdixhiku: Rugova, shqiptari më i madh i të gjitha kohërave

Published

on

By

Kreu i LDK-së dhe kandidati i kësaj partie për kryeministër, Lumir Abdixhiku ka bërë homazhe te varri i Presidentit Ibrahim Rugova, në përvjetorin e 19 të vdekjes.

Abdixhiku tha se në këtë 19 vjetor kujtojmë që rrugëtimi për liri dhe pavarësi e demokraci të një Kosove të pavarur dhe sovrane të anëtarësuar në NATO, BE e miqësi të përhershme me SHBA është domosdoshmëri e kohës.

“Atit themeltar të Republikës së Kosovës njeriu që më urtësi, kokëfortësi me mburrje i priu popullësisë së Kosovës në një periudhë të vështirë ,krijoi aleanca ndërkombëtare dhe arriti që çështjen e Kosovës dhe kauzën e  popullit të Kosovës ta bëjë çështje ndërkombëtare drejt lirisë, demokracisë, pavarësisë. Në këtë 19 vjetor kujtojmë që rrugëtimi për liri dhe pavarësi e demokraci të një Kosove të pavarur dhe sovrane të anëtarësuar në NATO, BE e miqësi të përhershme me SHBA është domosdoshmëri e kohës e Kosovës”, tha ai.

Abdixhiku tha se Ibrahim Rugova është shqiptari më i madh i të gjitha kohërave, ai priu me dinjiteti, arriti të krijoj shtetin e Kosovës, si dhe arriti të krijoj një ëndërr pas të cilës rreshtohemi të gjithë pa asnjë dallim.

Continue Reading

Të kërkuara