Aktualitet

Shënohet Dita e Tokës, ministri Aliu kërkon vetëdijesim për ta ruajtur ambientin

“E vetmja shpresë jeni ju të dashur fëmijë”, theksoi Aliu.

Published

on

Me rastin e 22 prillit, “Ditës Ndërkombëtare të Tokës”, Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në bashkëorganizim me MASHT-in, UNDP-në, OJQ- të: Ecokos Women, Pamkos dhe shoqërinë civile shënuan disa aktivitete në sheshin “Zahir Pajaziti”, në Prishtinë.

Disa nxënës të shkollave të Prishtinës, Lipjanit dhe Fushë Kosovës kanë mbjellë disa bimë në katër muret vertikale të ndërtuara për pastrimin e ajrit.

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu theksoi se ambienti është ndotur dhe po vazhdon të ndotet në masë të madhe, por ai ngjalli shpresën tek fëmijët për përmirësimin e ambientit në të ardhmen.

Ministri Aliu tha po ashtu se për ndotjen që është shkaktuar dhe që po vazhdon ende, fëmijët e kanë të drejtën që kur të rriten t’i padisin keqbërësit.

“Për ndotjen që kemi shkaktuar dhe po e shkaktojmë ne çdo ditë, këta fëmijë e kanë të drejtën që të na padisin kur të rriten dhe të bëhen të vetëdijshëm për ambientin të cilin e kemi dëmtuar ne. Pra, të dashur fëmijë këto bimë që po i mbjellim sot në këtë mur, këto do të ndikojnë që të pastrohet ky ajër. Ndërsa, ky ajër është i ndotur sot për shkak se ne e ndotim. Gjithë ushqimin, ujin, dhe ajrin që e thithim janë të ndërlidhura me njëra-tjetrën. Këto shishe sot po na helmojnë çdo ditë, sepse ne i kemi helmuar së pari ato. Ne e kemi helmuar tokën me këto shishe të plastikës, e kemi helmuar tokën çdo ditë me mbeturina dhe vazhdojmë me e helmu. Nuk është e lehtë me i bindë njerëzit që të mos e dëmtojnë më ambientin, të mos hedhin më shishe, e të mos e helmojnë më tokën, sepse ashtu janë pjekur. Por, s’mund të vetëdijesohen sot ata? E vetmja shpresë jeni ju të dashur fëmijë”, theksoi Aliu.

Në kuadër të shënimit të kësaj dite, edhe komuna e Prishtinës ka organizuar disa aktivitete për pastrimin e ambientit në kryeqytet.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama tha se pastërtia e Prishtinës është përgjegjësi e të gjithë qytetarëve.

“Jemi duke bërë agjendën për vetëdijesimin e qytetarëve për mirëmbajtjen dhe pastërtinë e qytetit, për arsye se kjo është përgjegjësi e gjithë neve, fillon nga fëmijët se si mundet një qytet me qenë shumë më i mirë dhe më i shëndetshëm për qytetarët e Prishtinës, sepse të gjithë e dëshirojmë, e çmojmë dhe e ruajmë”, theksoi Rama.

Riga Rudari nxënëse e shkollës “Hasan Prishtina”, tha se gjeneratat e reja do ta ruajnë dhe rregullojnë ambientin, i cili tash nuk është i mirë.

“Ambienti në Kosovë nuk është i mirë, por besoj që me kalimin e kohës gjeneratat e ardhshme, pra ne do ta rregullojmë atë dhe gjithmonë do të bëjmë përpjekje që të bëjmë më të mirën, sepse jo kot themi që ‘mjeku udhëzon, kurse natyra shëron’”, u shpreh ajo.

Edhe Ela Menxhiqi nxënëse nga shkolla “Mehmet Xhevori” në Prishtinë tha se pastërtia është gjysma e shëndetit, kështu edhe kërkoi nga të gjithë që të kujdesen për ambientin dhe ta mirëmbajnë atë.

Aktivitetet për shënimin e “Ditës së Tokës”, kanë organizuar edhe komuna të tjera në mënyra të ndryshme, organizata dhe Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë.

Aktualitet

Papa Leoni XIV në Francë: Mbi 500 mijë besimtarë priten në meshën e Parisit

Published

on

By

Papa Leoni XIV e nis të premten një vizitë katërditore në Francë, e para e një pape në këtë vend në 18 vjet, ndërsa momenti kryesor do të jetë mesha e madhe të shtunën në qendër të Parisit, ku pritet të marrin pjesë më shumë se gjysmë milioni njerëz.

Presidenti Emmanuel Macron e priti Papën në aeroportin “Orly” të premten në mëngjes. Më vonë, ai pritet të zhvillojë bisedime me të në Pallatin Élysée për çështje gjeopolitike dhe inteligjencën artificiale. Macron dhe Papa do të mbajnë gjithashtu një fjalim të përbashkët në Metz, raporton BBC.

Megjithatë, presidenti nuk do të marrë pjesë në asnjë nga meshat e Papës, kryesisht për të respektuar ndarjen e rreptë të shtetit nga feja në Francë. Në meshën në Champs-Élysées do të marrin pjesë bashkëshortja e tij, Brigitte Macron, dhe kryeministri Sébastien Lecornu. Aty pritet të jenë edhe disa kandidatë për zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm, mes tyre Marine Le Pen, Edouard Philippe, Gabriel Attal dhe Bruno Retailleau.

Vizita është shoqëruar edhe me raportime për tensione mes Macronit dhe ekipit të Vatikanit që u angazhua për organizimin e saj. Sipas këtyre raportimeve, presidenti francez ishte i pakënaqur me kufizimin e karakterit ceremonial të vizitës. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Ambasada e SHBA-së: Presim të punojmë me Qeverinë dhe Kuvendin për paqen e stabilitetin rajonal

Published

on

By

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka konfirmuar gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin me institucionet kryesore të vendit.

Përmes një deklarate, nga ambasada amerikane kanë bërë të ditur se mezi presin të punojnë me Qeverinë dhe Kuvendin për të çuar përpara prioritetet e përbashkëta.

Sipas deklaratës, në fokus të këtij bashkëpunimi do të jenë forcimi i paqes rajonale, stabiliteti si dhe prosperiteti i ndërsjellë. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Tërmet në Greqi, lëkundjet u ndjenë edhe në Maqedoninë e Veriut

Published

on

By

Një tërmet me intensitet prej III gradësh sipas Shkallës Evropiane të Makroseizmikës është ndier mbrëmë rreth orës 22:18 në Manastir, Resnjë dhe zonat përreth.

Sipas Observatorit Sizmologjik në Shkup, epiqendra e lëkundjeve ishte në Greqi, rreth 120 kilometra në jugperëndim të Shkupit.

Deri më tani nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar nga ky tërmet.

Continue Reading

Lajmet

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, kryeministri Rama mban sot fjalimin

Published

on

By

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, kryeministri Rama mban sot fjalimin e tij në hapje të debatit

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të marrë pjesë në Asamblenë e Partishme të OKB.

Sot, në rreth 17:00, sipas orës lokale, ai pritet të mbajë fjalimin në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Rama pritet të flasë në hapje të debatit të Asamblesë së Përgjithshme. Gjatë qëndrimit në SHBA, kryeministri ka zhvilluar një takim me komunitetin shqiptar në Michigan.

Në axhendën e tij janë parashikuar gjithashtu takime me përfaqësues të politikës, ekonomisë dhe organizatave ndërkombtare.

Punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së zhvillohen nga 22 deri më 28 shtator. Në këtë vizitë, kryeministri Rama shoqërohet nga bashkëshortja e tij, Linda Rama, si dhe nga delegacioni zyrtar.

Gjatë qëndrimit në SHBA një grup shqiptarët kanë protestuar në momentin që kalonte delegacioni shqiptar. Autoritetet amerikane qe garantonin sigurinë e kryeministrit dhe të pranishmeve te tjerë; kane ndaluar një prej protestuesve, i cili hodhi veze në drejtim të delegacionit.

 

Continue Reading

Të kërkuara