Lajmet

Shenjat që trupi jep kur sheqeri në gjak është në nivele të larta

Simptomat e sheqerit të lartë në gjak mund të variojnë nga ato të lehtat e deri te shenjat të cilat nuk mund t’i injoroni dot.

Published

on

Sheqeri është burimi kryesor i energjisë së trupit tuaj, prandaj ju nuk mund të mbijetoni dot pa të. Ai luan një pjesë të rëndësishme në mirëqenien e përgjithshme dhe kur pëson luhatje, shëndeti juaj rrezikohet të preket nga sëmundjet e zemrës, veshkave dhe goditjet në tru.

Simptomat e sheqerit të lartë në gjak mund të variojnë nga ato të lehtat e deri te shenjat të cilat nuk mund t’i injoroni dot.

AgroWeb.org në këtë artikull shpjegon se çfarë duhet të keni kujdes dhe pse.

Çfarë duhet të dini për sheqerin në gjak?

Hiperglicemia, ose niveli i lartë i glukozës në gjak, shkaktohet kur ka shumë sheqer në gjak. Kjo ndodh kur trupi juaj ka shumë pak insulinë (hormoni që transporton glukozën në gjak) ose nuk e përdor insulinën siç duhet. Gjendja lidhet më shpesh me diabetin.

Kur sheqeri në gjak konsiderohet shumë i lartë?

Niveli i sheqerit në gjak më i madh se 180, një deri në dy orë pas ngrënies konsiderohet si shumë i lartë.

Dhe për një shifër nga 100 në 125, sheqeri në gjak konsiderohet shumë i lartë nëse nuk keni ngrënë për të paktën 8 orë.

Rreziqet e mundshme nëse gjendja nuk trajtohet

Nëse nivelet e sheqerit qëndrojnë të larta për një kohë të gjatë, enët tuaja të gjakut përgjegjëse për dërgimin e gjakut në organe të tilla si zemra dhe veshka, do të dëmtohen.

Pse disa njerëz nuk e dinë se kanë sheqer të lartë në gjak?

Jo të gjithë do të vërejnë shenja të sheqerit të lartë në gjak. Disa nga simptomat si lodhja ose shtimi i etjes, mund të zhvillohen ngadalë dhe ju të mos i kuptoni.

Cilat janë shenjat e sheqerit të lartë në gjak?

Ndjeheni i lodhur

Trupi nuk është në gjendje të përdorë sheqerin e tepërt për të ushqyer atë që trupi juaj ka nevojë për aktivitet shtesë.”

Urinim/Etje e shtuar

Kjo shenjë shfaqet sepse veshkat nuk janë në gjendje të filtrojnë sheqerin e tepërt në gjak.

Për këtë arsye rritet shpeshtia e urinimit dhe ju rrezikoni të dehidratoheni.

Humbje peshe

Kjo ndodh sepse nuk ka insulinë të mjaftueshme për t’iu përgjigjur glukozës së tepërt në trup. Në këtë pikë trupi përdor yndyrën e ruajtur dhe muskujt për tu furnizuar me energji.

Ndryshimet në shikim

Nivelet e larta të glukozës mund të rrisin sasinë e enëve të gjakut që formohen pas syrit (retinës). Kjo është e dëmshme dhe mund të rrisë rrezikun për t’u verbëruar.

Mpirje dhe ndjesi shpimi

Mund të ndodhë dëmtimi nervor i njohur edhe si neuropati, i cili mund të shfaqet me mpirje ose ndjesi shpimi nga gjilpërat në gishtat e duarve dhe këmbëve. /AgroWeb.org

Lajmet

Qeveria italiane dërgon 500 ushtarë në Milano pas trazirave të dhunshme

Published

on

By

Qeveria e Italisë ka vendosur të dërgojë 500 trupa ushtarake për të përforcuar sigurinë në Milano, pas dy ditësh përleshjesh të dhunshme mes demonstruesve dhe policisë. Vendimi u konfirmua nga zëvendëskryeministri Matteo Salvini dhe pritet të zyrtarizohet në paketën e re të masave të sigurisë nga kabineti qeveritar.

Trazirat shpërthyen gjatë fundjavës pas një proteste që fillimisht nisi paqësisht kundër rritjes së kostos së jetesës dhe shërbimeve të dobëta publike. Situata eskaloi kur qindra të rinj me kapuçë dëmtuan prona, i dhanë flakë koshave të mbeturinave dhe plaçkitën dyqane në qendër të kryeqendrës financiare.

Si pasojë e pasigurisë, bizneset në zonat më luksoze, përfshirë Via Montenapoleone dhe galerinë Vittorio Emanuele, mbyllën dyert para kohe, zbrazën vitrinat nga produktet me vlerë dhe mbuluan xhamat me dërrasa mbrojtëse.

Kryeministrja Giorgia Meloni dënoi ashpër dhunën dhe zhvilloi takime urgjente me drejtuesit e sigurisë. Qeveria po shqyrton masa të rrepta ligjore, përfshirë zgjatjen e paraburgimit parandalues për të miturit dhe veprime më të ashpra kundër bandave të të rinjve.

Sipas të dhënave zyrtare, policia italiane ka shoqëruar 271 persona gjatë trazirave, prej të cilëve 32 janë arrestuar — ku 23 prej tyre janë të mitur.

 

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person në Vushtrri për armëmbajtje pa leje

Published

on

Një burrë është arrestuar në fshatin Prelluzhë të Vushtrrisë, pasi dyshohet se posedonte armë pa leje.

Sipas Policisë, më 18 tetor, ai kishte raportuar se nga shtëpia e tij i ishte vjedhur një pushkë gjuetie, me ç’rast ishte iniciuar rast për vjedhje të rëndë.

Gjatë verifikimeve të kryera më 19 tetor, njësia e hetimeve ka konstatuar se personi posedonte vetëm një dokument që dëshmonte se kishte aplikuar për armë, por jo leje përkatëse.

Me vendim të prokurorit, ai është arrestuar dhe intervistuar në cilësinë e të dyshuarit. Më pas, është liruar në procedurë të rregullt./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Katër raste të dhunës në familje brenda një dite në Kosovë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar katër raste të dhunës në familje në qytete të ndryshme të vendit.

Në Kaçanik një person ka shkaktuar dhunë psiqike në familjen e tij, pasi nuk u pëlqente rekomandimeve mjekësore për përdorimin e barnave. I dyshuari është dërguar për kontroll në repartin e psikiatrisë.

Ndërsa në Prishtinë një grua ka raportuar se është kanosur përmes mesazheve telefonike nga ish-bashkëjetuesi i saj. I dyshuari është intervistuar nga policia dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Në Gjakovë është arrestuar një person i dyshuar për ushtrim të vazhdueshëm të dhunës fizike dhe psikike ndaj një gruaje. Me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje.

Edhe në Mitrovicë e Jugut është arrestuar një person ku pas një mosmarrëveshjeje, një person ka ofenduar dhe sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. I dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Shtetasi turk sulmon fizikisht dy policë në Prishtinë, dërgohet në mbajtje

Published

on

Një shtetas i Turqisë është arrestuar në Prishtinë, pasi dyshohet se nën ndikimin e alkoolit ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë.

Rasti ka ndodhur më 19 tetor, në rrugën “Bajram Kelmendi”.

Sipas Policisë, si dy zyrtarët policorë, ashtu edhe i dyshuari kanë pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara