Shëndet

Shenjat dalluese të qarkullimit të dobët të gjakut në organizëm

Këtu janë 5 shenjat më të dallueshme të qarkullimit të dobët të gjakut në organizmin njerëzor:

Published

on

Qarkullimi i dobët i gjakut do të thotë se pjesët e trupit, sidomos duart dhe këmbët tuaja, marrin një sasi të pamjaftueshme të gjakut. Ndërtimi i pllakave bllokuese në arteriet dhe venat tuaja arrin të ngadalësojë rrjedhën e gjakut dhe ta bëjë më të vështirë qarkullimin e shëndetshëm në organizëm.

Qarkullimi i mirë i gjakut është thelbësor për shëndet të mirë. Ju kujtojmë se gjaku juaj ndihmon në transportimin e lëndëve ushqyese dhe oksigjenit në çdo pjesë të trupit tuaj. Çdo problem me sistemin tuaj të qarkullimit të gjakut mund të çojë në lloje të ndryshme të problemeve shëndetësore.

Nëse nuk trajtohet, mund të shkaktojë dëme serioze në tru, në zemër, në mëlçi, në veshka dhe në organe të tjera jetësore. Ju mund të vuani nga qarkullimi i dobët i gjakut për shumë arsye. Këtu përfshihet arterioskleroza ose ngurtësimi i arterieve dhe sëmundjes arteriale periferike.

Këtu janë 5 shenjat më të dallueshme të qarkullimit të dobët të gjakut në organizmin njerëzor:
• Duar dhe këmbë të ftohta
Rrjedha e duhur e gjakut ndihmon në mbajtjen e një temperature të shëndetshme të trupit. Ekspertët e AgroWeb.org tregojnë se kur rrjedha e gjakut vështirësohet, atëherë trupi nuk mund të mbajë temperaturën normale, gjë që rezulton me duar dhe këmbë të ftohta. Mjekët specialistë buzëqeshin kur ndeshen me opinionin popullor se duart e ftohta tregojnë sinqeritet, pasi për mjekësinë kjo shenjë është treguese e një problemi që mund të rezultojë serioz.

• Këmbët e fryra
Për shkak të mungesës së qarkullimit të mirë të gjakut, veshkat nuk janë në rregull. Ato nuk janë në gjendje të përfundojnë procesin e mbajtjes së lëngjeve në enët e gjakut aty ku duhet të jetë. Kjo lejon nxjerrjen e lëngjeve nga indet ngjitur dhe graviteti tërheq lëngun drejt këmbëve. Në raste ekstreme, qarkullimi i keq mund të shkaktojë të ashtuquajtura ulcera në këmbë. Këto dallohen si hapje plagësh të cilat nuk arrijnë të mbyllen si plagët e tjera të zakonshme.

• Funksione nervore dhe konjitive të dëmtuara
Rrjedha e keqe e gjakut gjithashtu mund të ndikojë në funksionimin e trurit tuaj. Për shkak të kësaj mund të shkaktohet humbja e kujtesës, vështirësi në përqëndrim dhe humbje vëmendje dhe hallakatje. Truri juaj kërkon një rrjedhje të vazhdueshme të gjakut për të funksionuar siç duhet.

• Lodhje e vazhdueshme
Muskujt tuaj kërkojnë gjak të mjaftueshëm për të punuar si duhet dhe për të parandaluar lodhjen e trupit. Fluksi i ngadalshëm i gjakut në organizëm, ndikon në nivelin tuaj të energjisë dhe ndiheni të lodhur aq shumë sa zemra juaj duhet të punojë më tepër se ç’duhet për të pompuar vazhdimisht gjakun.

• Zbehja e lëkurës
Ju mund ta dalloni edhe vetë kur keni lëkurë të verdhë ose të zbehtë. Kjo ndodh kur indet tuaja nuk marrin gjak të mjaftueshëm. Nuk janë vetëm këmbët ose duart tuaja që mund të ndryshojnë ngjyrën e lëkurës. Mjekët thonë se qarkullimi i dobët i gjakut mund të ndikojë në hundën tuaj, buzët, madje edhe veshët./AgroWeb

Shëndet

Varianti K: Mutacioni më infektues që po përhapet shpejt në botë

Published

on

Virusi i gripit AH3N2 ka pësuar mutacion dhe transmetueshmëria e tij është më e lartë.

Varianti K i këtij virusi ka rritur numrin e të shtruarve në spitale në vende të tjera të botës.

Në Shqipëri nuk ka vend për panik, thonë ekspertët, pasi ky virus ka qarkulluar në vendin tonë edhe më parë, dhe edhe pse ka një ndryshim, mbetet brenda të njëjtës familje.

Viruset e gripit pësojnë ndryshime për variantin e ri K nuk duhet të ketë panik, dhe pse nuk është në përbërjen e vaksinës për 2025–2026.

Vaksina na mbron gjithsesi duke rritur imunitetin. Në vende të ndryshme, varianti K i AH3N2 ka rritur numrin e të shtruarve në spitale dhe të atyre që rendin për t’u vaksinuar. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Kombinimet e rrezikshme të suplementeve! Çfarë nuk duhet marrë kurrë bashkë?

Published

on

Përdorimi i pakontrolluar i suplementeve mund të sjellë më shumë dëm sesa përfitim, paralajmërojnë mjekët.

Ata theksojnë se suplementet duhet të merren vetëm kur vërtetohet mungesa e një vitamine apo minerali dhe nën këshillim profesional.

Kombinimet e gabuara mund të zvogëlojnë efektin e njëri-tjetrit ose të shkaktojnë mungesa të rëndësishme ushqyese.

P.sh., konsumimi i kafesë me suplemente hekuri ul ndjeshëm përthithjen. Dr. Karan Rajan shpjegon se edhe marrja e sasive të mëdha të kalciumit ndikon negativisht në përthithjen e hekurit. Po ashtu, disa kombinime të suplementeve mund të shkaktojnë komplikime.

Kombinimet që duhet shmangur:

Kalcium dhe hekur – Nuk rekomandohet të merren njëkohësisht; duhet një interval prej së paku dy orësh. Hekuri përthithet më mirë me vitaminë C, ndërsa kalciumi nuk duhet marrë me ushqime të pasura me hekur.

Zink dhe kalcium – Konkurojnë për përthithje në zorrë, ndaj duhet të merren të ndara me të paktën dy orë diferencë.

Zink dhe hekur – Dozat e larta të hekurit (mbi 25 mg) ulin përthithjen e zinkut. Zinku duhet marrë pas disa orësh.

Çaji jeshil dhe hekuri – Ulin përthithjen e hekurit. Konsumimi i tepruar i çajit jeshil mund të çojë në mungesë hekuri.

Vitamina C dhe vitamina B12 – Vitamina C në doza të larta zvogëlon përthithjen e B12. Duhet të merren të ndara me disa orë.

Zink dhe magnez – Zinku në doza të larta pengon përthithjen e magnezit, prandaj rekomandohet marrja në kohë të ndryshme të ditës.

Mjekët këshillojnë që suplementet të përdoren me kujdes dhe vetëm kur janë të nevojshme, për të shmangur probleme shëndetësore të panevojshme. /A.Z/UBT News/

 

Continue Reading

Shëndet

Uleni temperaturën pa ilaçe, këshilla të thjeshta dhe efektive

Published

on

Virozat e ndryshme shkaktojnë temperaturë të lartë trupore, e cila mund të shkaktojë lodhje dhe ndjesi jo komode.

Ekzistojnë disa mënyra për të ulur temperaturën pa përdorur ilaçe, por është e rëndësishme të mbani mend se nëse zgjat për disa ditë, duhet të konsultoheni me mjekun.

Kjo sepse trupi mund të jetë duke luftuar ndonjë infeksion më serioz.

Ja dy metoda të thjeshta dhe efektive që mund t’ju ndihmojnë:

1. Patate:

Merrni një patate dhe pritini në rrathë të hollë. Vendosini rrathët brenda çorapeve dhe vishni, duke i mbajtur derisa të ndjeni se temperatura ka rënë. Patatja ndihmon në ftohjen e trupit në mënyrë natyrale. Kujdes: mos e mbani shumë gjatë, pasi mund të ulë temperaturën në nivele të tepërta.

2. Dush me ujë të vakët:

Kur keni temperaturë, dush me ujë të vakët ndihmon në uljen e saj. Mos përdorni ujë të ftohtë, sepse kjo shkakton të dridhura dhe të përkeqësojë gjendjen tuaj. Një dush i vakët ndihmon trupin të freskohet pa stres dhe rrit komoditetin gjatë shërimit.

Përveç këtyre, është e rëndësishme të qëndroni të hidratuar, të pushoni, të hani ushqime të lehta.

Kujdesi natyral dhe pushimi janë çelësi për rikuperim më të shpejtë. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Keni ngrënë aksidentalisht disa fara molle? Ja çfarë duhet të dini

Published

on

Nëse keni ngrënë disa fara molle pa dashje, zakonisht nuk ka arsye për shqetësim.

Lëvozhga e fortë e jashtme i mbron substancat e tyre të dëmshme, prandaj shumica e njerëzve nuk përjetojnë efekte anësore.

Por, nëse farat përtypen, shtypen ose konsumohen në sasi të mëdha, ato mund të bëhen toksike.

Rreziqet kryesore:

Mbytja: Farat e vogla mund të bllokojnë rrugët e frymëmarrjes, veçanërisht tek fëmijët ose personat me vështirësi në gëlltitje. Për këtë arsye, është më e sigurt të hiqni bërthamën para se të hani.

Helmimi: Farat përmbajnë amigdalinë, që në trup mund të shndërrohet në cianur hidrogjeni, një substancë toksike. Gëlltitja e farave të plota zakonisht nuk është e rrezikshme, por përtypja rrit rrezikun. Simptomat mund të përfshijnë dhimbje koke, të përziera, marramendje, rrahje të shpejta të zemrës dhe në raste të rënda humbje të vetëdijes.

Probleme tretjeje: Përtypja e një numri të madh farash shkakton fryrje ose dhimbje barku, sidomos tek personat me probleme të tretjes.

Alergjitë: Rrallë, disa persona mund të kenë reaksione alergjike ndaj farave, duke përfshirë skuqje, ënjtje ose vështirësi në frymëmarrje. Në këtë rast, kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore.

Sa është e rrezikshme?

Ekspertët vlerësojnë se një dozë toksike për një të rritur është rreth 150–200 fara të përtypura, varësisht nga pesha dhe lloji i mollës. Pra, ngrënia aksidentale e disa farave nuk paraqet rrezik.

Hiqni gjithmonë bërthamën dhe farat para konsumimit, veçanërisht për fëmijët.

Mos përtypni farat e mëdha ose të shumta rregullisht. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara