Të pesëdhjetat janë një sfidë e madhe për një grua. Në këtë moshë, gruaja kalon në menopauzë, por ky nuk është ndryshimi i vetëm që përjeton ajo në këtë moshë. Sipas ekspertëve, pas kësaj moshe, gruaja është ndjeshëm më e rrezikuar nga problemet me zemrën.
Kardiologët kanë shpjeguar shumë qartë çfarë ndodh me zemrën e një gruaje pas të pesëdhjetave.
Rreziku i Problemeve me Zemrën Rritet Më shumë se gjysma e grave në botë nuk e kanë të qartë se sëmundjet e zemrës janë rreziku më i madh për shëndetin e tyre. Pjesa më e madhe i druhen kancerit të gjirit por jo zemrës. Në fakt të dhënat e INSTAT tregojnë se numri i grave shqiptare që vdesin nga sëmundjet e zemrës është më i lartë se ai i burrave siç mund ta shikoni edhe në këtë grafikë. Këto të dhëna tregojnë se qytetet e Tiranës, Fierit, Shkodrës, Korçës dhe Elbasanit kanë nivelet më të larta të vdekshmërisë së grave nga sëmundjet e zemrës.
Zemra Bëhet Më E Ngurtë Pas të pesëdhjetave, muskujt e zemrës nisin të bëhen më të ngurtë dhe kësisoj vështirësojnë pompimin e gjakut dhe qarkullimin e tij. Ky problem përkeqësohet më shumë tek gratë për shkak të ndryshimeve hormonale. Nivelet e ulëta të estrogjenit ndikojnë ndjeshëm në shëndetin e zemrës, sidomos në moshën nga 50 deri në 54 vjeç.
Çrregullimi i Rrahjeve të Zemrës Pas të pesëdhjetave, rreziku i çrregullimit të rrahjeve të zemrës, ose siç njihet ndryshe aritmia, rritet ndjeshëm. Për pasojë, ekspertët këshillojnë që gratë që kanë probleme të tilla të jenë të vëmendshme e të këshillohen shpesh me mjekun.
Grave u Thyhet Zemra Në këtë moshë, lajmet e këqija janë më të shpeshta dhe stresi më i lartë. Për pasojë, gratë përballen me atë që njihet ndryshe si ‘zemra e thyer.’ Nuk kemi të bëjmë me një term figurativ. Ajo që ndodh është se hormonet e stresit ndërpresin rrahjet e zemrës në një zonë të veçantë të muskulit të saj. Sindroma e zemrës së thyer përgjithësisht nuk është fatale, megjithatë, shoqërohet me dhimbje në kraharor dhe vështirësi në frymëmarrje. Këto simptoma janë të ngjashme me ato të një ataku në zemër. Më shumë se 90% e rasteve të sindromës së zemrës së thyer regjistrohen në grupmoshat nga 58 në 70 vjeç.
Mbipesha Dhe Zemra Metabolizmi ngadalësohet me kalimin e moshës. Rreziku për mbipeshë është tepër i lartë, duke u kthyer në faktor rreziku për sëmundjet e zemrës. Gratë shëndoshen më lehtë për faj të mungesës së estrogjenit, duke u bërë kështu më të ndjeshme ndaj problemeve të zemrës. Për më tepër, mungesa e estrogjenit, shoqërohet me rritjen e nivelit të kolesterolit të keq. Ky i fundit është një tjetër faktor rreziku për sëmundjet e zemrës. Pas të pesëdhjetave, gratë vuajnë më shumë nga ngurtësimi i enëve të gjakut, tensioni i lartë i gjakut, ngushtimi i enëve të gjakut por edhe diabeti. Pas kësaj moshe, struktura e gjumit ndryshon tek gratë dhe ato flenë më pak. Problemi qëndron se gjumi është shumë i rëndësishëm për shëndetin e zemrës dhe vështirësojnë punën e saj./AgroWeb
Një tjetër talent shqiptar po tërheq vëmendje në muzikën ndërkombëtare. Bëhet fjalë për Lionella Jakajn, 15-vjeçaren nga Fshaj i Gjakovës, e cila jeton në Vjenë të Austrisë.
Ajo u bë e njohur pas paraqitjes në finalen e “The Voice Kids”, ndërsa sot po fiton gjithnjë e më shumë ndjekës me performancat e saj në repin gjerman. Lionella merret me muzikë prej shtatë vitesh dhe frymëzohet edhe nga artistë shqiptarë si Tayna, Don Xhoni, Mozzik, Getinjo dhe Unikkatil.
Më 24 korrik, ajo publikon projektin e saj të parë muzikor, një këngë të realizuar nga vetë ajo, duke nisur kështu rrugëtimin e saj profesional në muzikë./A.K/
Në kuadër të vazhdimit të Prizrenfest, mbrëmë u shfaq kryevepra e Aristofanit, komedia klasike “Lysistrata”, e sjellë në skenë nga Teatri Shtetëror i Stambollit. Kjo ngjarje e veçantë kulturore u realizua në bashkëpunim me PrizrenFEST, për të nderuar 75-vjetorin e Shoqatës Kulturore Artistike Turke “Doğru Yol”.
Shfaqja 85-minutëshe u mbajt në orën 21:30 në skenën “Bekim Fehmiu” pranë Shtëpisë së Kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren. Nën regjinë e Barış Erdenk, publiku pati mundësinë të ndiqte interpretimin e aktorëve Fulya Ülvan, Ebru Aytürk, Sevi Demirçivi, Melodi Özkazanç dhe Göksu Girişken./E.A/
Në amfiteatrin e Teatrit Kombëtar të Kosovës u mbajt dje mbledhja komemorative në nderim të Beqir Beqirit, i cili për më shumë se katër dekada ia kushtoi punën dhe përkushtimin e tij këtij institucioni.
Në ceremoni morën pjesë presidentja në detyrë, Albulena Haxhiu, ministrja e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, familjarë, miq, kolegë dhe punëtorë të Teatrit Kombëtar të Kosovës, të cilët kujtuan me respekt jetën dhe kontributin e tij.
Ministria e Kulturës dhe Turizmit vlerësoi se Beqir Beqiri ishte një nga ata njerëz që, edhe pse larg skenës, me punën e palodhur, profesionalizmin dhe përkushtimin e tij, dha një kontribut të çmuar në funksionimin dhe zhvillimin e Teatrit Kombëtar të Kosovës.
Sipas Ministrisë, kujtimi për Beqir Beqirin do të mbetet pjesë e historisë së institucionit dhe e të gjithë atyre që patën privilegjin ta njohin dhe të punojnë me të./A.K/
Galeria “Apollo” në Muzen e Louvre-it është rihapur të mërkurën për publikun, për herë të parë që nga vjedhja e bizhuterive mbretërore vitin e kaluar.
Koleksionet dhe bizhuteritë e çmuara që dikur ekspozoheshin aty janë hequr, pasi muzeu ka njoftuar se galeria po i rikthehet funksionit të saj origjinal ceremonial të shekullit të 17-të.
Masat e sigurisë në muzeun e Parisit janë forcuar përmes instalimit të kamerave të reja të vëzhgimit dhe sistemeve kundër hyrjeve të paautorizuara.
Ditën e vjedhjes, hajdutëve iu deshën më pak se tetë minuta për të hyrë me forcë përmes një dritareje në Galerinë Apollo dhe për të vjedhur stolitë mbretërore të Louvre-it me vlerë 88 milionë euro, një operacion i kryer gjatë fundjavës që ka tronditur vizitorët dhe ka nxjerrë në pah dobësi të theksuara të sigurisë.
Përmirësimi i sigurisë është një prioritet i planit dhjetëvjeçar “Rilindja e Re e Louvre-it (Louvre New Renaissance), i nisur vitin e kaluar, me një kosto të vlerësuar deri në 800 milionë euro, që synon modernizimin e infrastrukturës, lehtësimin e mbipopullimit dhe krijimin e një galerie të dedikuar për “Mona Lizën” deri në vitin 2031./A.K/