Aktualitet

Shembet ura e Darëzezës, dy makina të tonazhit të rëndë përfundojnë në lumë

Published

on

Ura e Darëzezës në Fier është shembur, dhe dy makina të tonazhit të rëndë përfundojnë në lumë.

Shkak për shembjen e urës është bërë një kamion i tonazhit të rëndë që ka kaluar në urë, e cila kishte një tonazh të përcaktuar.

Shembja e urës ndërpret komunikimin e banorëve të fshatit me fshatrat e tjerë të zonës dhe vjen vetëm pak ditë pas çeljes së sezonit turistik. Si pasojë, do të dëmtojë shumë edhe bizneset që ka kjo zonë bregdetare, shkruan A2.

Continue Reading

Aktualitet

18 dhjetori – Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve

Published

on

18 dhjetori shënon Ditën Ndërkombëtare të emigrantëve, vendosur në vitin 2000 nga Organizata e Kombeve të Bashkuara.

Më 4 dhjetor 2000 Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, duke pasur parasysh numrin gjithnjë e më të madh të emigrantëve mbarë botën, e caktoi këtë datë si Ditën ndërkombëtare të emigrantëve. Në këtë ditë më 1990 Asambleja miratoi Konventën ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të të gjithë emigrantëve dhe anëtarëve të familjeve të tyre.

“Në Ditën Ndërkombëtare të Emigrantëve, le të riafirmojmë përkushtimin për t’i dhënë formë shoqërive të ndryshme dhe të hapura, duke siguruar mundësi dhe jetë me dinjitet për të gjithë emigrantët”, ky është mesazhi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-moon.

132 vende anëtare që morën pjesë në Dialogun e nivelit të lartë për emigracionin dhe zhvillimin ndërkombëtar, që u realizua nga Asambleja e Përgjithshme në 14-15 shtator të vitit 2006, konfirmuan një sërë mesash të rëndësishme.

Ata theksuan se emigracioni ndërkombëtar është një dukuri që rritet çdo ditë e më shumë dhe se duhet dhënë një kontribut pozitiv për zhvillimin e vendeve nga vijnë dha to që janë destinacion i emigrantëve, me kusht që kjo të mbështetet me politika të vërteta.

Respektimi i të drejtave e lirive themelore të të gjithë emigrantëve ka rëndësi qenësore për përfitimet nga emigracioni ndërkombëtar, ata e njohën rëndësinë e përforcimit të bashkëpunimit për emigracion bilateral, por edhe në rrafsh rajonal dhe global.

Në 19 shtator të vitit 2016, Asambleja e Përgjithshme miratoi një sërë detyrimesh gjatë samit të parë për lëvizjet e mëdha të emigrantëve e refugjatëve për përmirësimin e mbrojtjes së emigrantëve dhe refugjatëve. Këto detyrime njihen edhe si Deklarata e Nju Jorkut për emigrantët dhe refugjatët. Kjo e vërteton rëndësinë e mbrojtjes ndërkombëtare dhe paraqet një përkushtim nga ana e vendeve anëtare për përforcimin e mekanizmave për mbrojtjen e njerëzve në lëvizje.

Continue Reading

Bota

Rebelët formojnë policinë në Siri, imunitet policëve të Assad

Published

on

By

Grupi rebel Hajat Tahrir al Sham vazhdon të konsolidojë pushtetin e tij në Siri. Fraksioni tani ka marrë nën kontroll policinë e Damaskut.

Aktualisht ai po punon me kapacitete të kufizuara, pasi nuk ka asnjë model ligjor mbi të cilin të punojë, apo ligje për të zbatuar.

HTS thuhet se po punon për hartimin e ligjeve të reja kombëtare, por në të njëjtën kohë, policia e kryeqytetit është në gjendje vetëm të marrë ankesa publike me shkrim.

Ish-kreu i provincës së Idlibit, bastioni i rebelëve në pushtet, është ngarkuar me detyrën e mbikëqyrjes së stacioneve të Damaskut.

Ndërkohë, në qytetin bregdetar perëndimor të Latakias, qeveria e përkohshme po organizon një program pajtimi për ish-ushtarët.

Ushtarët dhe oficerët e policisë nën regjimin e Assad janë ftuar të paraqiten në një qendër dhe të regjistrohen për një kartë identiteti të posaçme.

Kartat janë të vlefshme për tre muaj dhe u garantojnë poseduesve të tyre liri pune dhe lëvizjeje në vend.

Qeveria e përkohshme ka deklaruar se të gjithë anëtarët e personelit të sigurisë që nuk kanë marrë pjesë në torturimet e civilëve do t’u garantohet imunitet.

Ata thanë se programi i ri është një shans që ata të kërkojnë rehabilitim dhe t’i përshtaten jetës në një Siri të sigurt e të bashkuar.

Continue Reading

Bota

Inteligjenca daneze: Një konflikt ushtarak mund të ndodh në Polin e Veriut

Published

on

By

Danimarka, e cila mbikëqyr sigurinë në dhe përreth Grenlandës, pretendon se ekziston një rrezik në rritje i një konflikti ushtarak në Polin e Veriut për shkak të sjelljes “agresive dhe kërcënuese” të Rusisë.

Në raportin e rregullt vjetor të Shërbimit Informativ të Mbrojtjes Daneze, thuhej se tensionet e sigurisë po zgjerohen në Arktik, për shkak të sjelljes së rrezikshme të Rusisë dhe bashkëpunimit minimal ndërkombëtar, raporton Reuters.

Rusia po i jep përparësi rajonit dhe do të tregojë forcën e saj me sjellje agresive dhe kërcënuese që do të sjellë një rrezik më të madh përshkallëzimi sesa është parë më parë në Arktik”, thuhet në raport.

Kopenhagen deklaron se pritet që Moska me ngurrim t’i lejojë Kinës një akses më të madh në Arktik dhe se Pekini do ta përdorë këtë për të forcuar rolin e tij në rajon dhe për të vazhduar me planet e tij për të krijuar një bazë ushtarake atje.

Arktiku konsiderohet një zonë me rëndësi strategjike për vendosjen e nëndetëseve bërthamore që mund të fshihen nën akull dhe të cilat, në rast të një konflikti ushtarak, mund të nisin sulme në të gjithë Amerikën e Veriut, Evropën dhe Rusinë.

Rruga përtej Polit të Veriut është gjithashtu rruga më e shkurtër nga Rusia në SHBA, gjë që rrit mundësinë e përdorimit të raketave që do të lëshoheshin në një skenar të mundshëm lufte, shpjegon agjencia britanike.

Groenlanda ndodhet gjithashtu në rajonin e Arktikut, i cili është një territor vetëqeverisës brenda Mbretërisë së Danimarkës dhe ku ndodhet baza ushtarake amerikane Pitufik.

Continue Reading

Bota

Ligjbërësit iranianë kërkojnë ndryshimin e projektligjit të rreptë për hixhabin

Published

on

By

Ligjbërësit iranianë kanë kërkuar ndryshimin e një projektligji që parasheh ndëshkime më të ashpra ndaj grave që refuzojnë të bartin shaminë e obligueshme të kokës, apo hixhabin, raportuan mediat lokale iraniane, të mërkurën.

Projektligji, tashmë i aprovuar në Parlament, por i cili ende nuk i është dërguar Qeverisë për konfirmim përfundimtar, ka nxitur një debat të nxehtë në Iran, më shumë se dy vjet pas shpërthimit të protestave mbarëkombëtare, pjesërisht për shkak të kodit të rreptë të veshjes për gratë në republikën islamike.

Shahram Dabiri, nënkryetar për çështje parlamentare i Iranit, ka kërkuar të shtyhet dërgimi i projektligjit për aprovim final, sipas agjencisë së lajmeve ISNA.

Kemi kërkuar që ligji për pastërtinë dhe hixhabin të mos i shkojë qeverisë”, është cituar të ketë thënë Dabiri, i cili ka shtuar se “kryetari i Parlamentit ka kërkuar një ndryshim të projektligjit”, raporton AFP.

Dabiri nuk ka specifikuar natyrën e ndryshimit, e as nuk ka dhënë një afat për procesin.

Ligjbërësit në shtatorin e 2023-tës kishin aprovuar projektligjin, të quajtur zyrtarisht “Ligji për Mbështetjen e Familjes përmes Promovimit të Kulturës së Pastërtisë dhe Hixhabit”.

Që atëherë, ai ka marrë aprovimin e Këshillit të Gardës, një organizëm me kompetenca për shqyrtim ligjesh.

Projektligji fillimisht pritej t’i dërgohej presidentit Masoud Pezeshkian në dhjetor.

Pezeshkian, i cili mund ta nënshkruajë atë dhe ta bëjë ligj, ka shprehur “rezerva” për tekstin, duke përmendur “paqartësi” të shumta.

Projektligji prej 74 nenesh ashpërson kufizimet ndaj veshjes publike të grave, dhe kërcënon me masa kundër bizneseve që nuk e zbatojnë kodin e veshjes, sipas tekstit të tij që e kanë publikuar mediat iraniane.

Ai, po ashtu, parasheh ndëshkime të ashpra me burgim deri në 10 vjet, apo gjoba me vlerë prej mbi 6.000 dollarësh për promovimin e “lakuriqësisë” apo “paturpësisë”.

Që nga vitet e hershme të republikës, pas Revolucionit Islamik të vitit 1979, gratë në Iran janë detyruar me ligj që të mbulojnë kokën dhe qafën.

Në fund të vitit 2022, një valë protestash shpërthyen pas vdekjes gjatë mbajtjes nga Policia të iraniano-kurdes 22-vjeçare, Mahsa Amini, e cila ishte arrestuar për gjoja shkeljen e kodit islamik të veshjes.

Gjatë trazirave, që zgjatën me muaj, qindra njerëz, përfshirë dhjetëra pjesëtarë të shërbimeve të sigurisë, u vranë. Mijëra demonstrues u arrestuan./REL/

Continue Reading

Të kërkuara