Lajmet

Shefja e UNMIK-ut në Këshill të Sigurimit: Marrëveshja Kosovë-Serbi të zbatohet

Në seancën për Kosovën do të marrë fjalën edhe kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla.

Published

on

Shefja e UNMIK-ut në Kosovë, Caroline Ziadeh, ka kërkuar zbatimin e marrëveshjes bazë Kosovë-Serbi të arritur gjatë këtij viti.

Në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ku po mbahet seanca për Kosovën, Ziadeh tha se marrëveshja e 27 shkurtit në Bruksel dhe pajtueshmëria për aneksin e zbatimit të saj më 18 mars në Ohër duhet të reflektojnë me udhëheqje dhe veprime të guximshme që të normalizohen raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Pa një mekanizëm për bisedime të vazhdueshme situata mund të rëndohet akoma më shumë në Kosovë me pasoja edhe për stabilitetin në rajon. Prandaj një vëmendje dhe fokus i vazhdueshëm tek parimet e pohuar në mënyrë të përbashkët më 27 shkurt në Bruksel dhe të cilat janë shtjelluar më tutje më 18 mars në Ohër duhet të përputhen me veprime të guximshme lidershipi. Zotimet specifike janë bërë nga dy palët lidhur me rrugëtimin për normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Duhet të ndërmerren hapa të menjëhershme për krijimin e vullnetit të mirë në teren, kjo është e rëndësishme që të shtohet besimi sa i përket normalizimit dhe përmirësimit të gjendjes në teren”, tha ajo.

Duke raportuar në Këshillin e Sigurisë, ajo përmendi edhe mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në katër komunat veriore, derisa tha se pret që në takimin e radhës të nivelit të lartë të dialogut më 2 maj në Bruksel të nënshkruhet deklarata për të pagjeturit dhe të fillohet diskutimi për formimin e Asociacionit.

“Zgjedhjet e jashtëzakonshme të muajit prill kanë qenë të rregullta dhe të qeta. Në të njëjtën kohë duhet të trajtohen edhe çështjet e përfaqësimit si pjesë e një procesi më të gjerë politik, i cili është duke ndodhur. Liderët e zgjedhur dhe autoritete e tjera duhet të reflektojnë dhe përmbushin interesat e zgjedhësve. Me datën 2 maj zotimet e dy palëve në lidhje me personat e zhdukur ka potencial për rifillimin e bashkëpunimit ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës për personat e zhdukur. Të dy palët duhet të japin mundësi për dhënien e përgjigjeve për më të dashurit e tyre. Përfaqësimi i ekipit menaxhues i hartimit të draft-statutit të asociacionit të komunave me shumicë serbe duhet të qojë direkt tek konsideratat e drejta dhe të mirëfillta”, shtoi ajo.

Në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, në seancën për Kosovën do të marrë fjalën edhe kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla.

lajme

UBT International Smart Schools shënon Ditën Botërore të Shëndetit Mendor në bashkëpunim me organizatën SIT

Published

on

By

Nxënësit e UBT International Smart Schools kanë shënuar Ditën Botërore të Shëndetit Mendor përmes një aktiviteti të organizuar në bashkëpunim me organizatën SIT, me qëllim të promovimit të mirëqenies emocionale, ndërgjegjësimit dhe rëndësisë së kujdesit për shëndetin mendor.

Përmes këtij aktiviteti, nxënësit patën mundësinë të angazhohen në iniciativa ndërgjegjësuese që theksojnë rëndësinë e shprehjes së emocioneve, komunikimit të hapur dhe mbështetjes së ndërsjellë. Aktiviteti synoi gjithashtu të kontribuojë në krijimin e një mjedisi shkollor ku mirëqenia emocionale dhe shëndeti mendor trajtohen me kujdes, respekt dhe pa paragjykime.

Continue Reading

Rajoni

Fakulteti i Psikologjisë në UBT shënon Ditën Botërore të Shëndetit Mendor në bashkëpunim me organizatën SIT

Published

on

By

Studentët e vitit të parë të Fakultetit të Psikologjisë në UBT, në bashkëpunim me organizatën SIT, kanë zhvilluar aktivitete me rastin e Ditës Botërore të Shëndetit Mendor, me qëllim të promovimit të mirëqenies psikologjike, ndërgjegjësimit dhe rëndësisë së kujdesit për shëndetin mendor.

Aktiviteti shërbeu si mundësi për studentët që të angazhohen në diskutime dhe aktivitete ndërgjegjësuese, duke theksuar rëndësinë e komunikimit të hapur, mbështetjes sociale dhe krijimit të një mjedisi ku shëndeti mendor trajtohet pa paragjykime.

Përmes aktiviteteve të tilla, Fakulteti i Psikologjisë në UBT synon të nxisë te studentët jo vetëm zhvillimin e njohurive profesionale, por edhe ndjeshmërinë sociale, përgjegjësinë dhe angazhimin për çështjet që ndikojnë në mirëqenien e individit dhe të shoqërisë.

Bashkëpunimi me organizatën SIT përbën një mundësi për të afruar studentët me iniciativa ndërgjegjësuese dhe për të promovuar një qasje më të hapur dhe gjithëpërfshirëse ndaj shëndetit mendor.

Continue Reading

Vendi

Ngrihet aktakuzë për krime lufte në Zveçan ndaj ish-komandantit të policisë serbe

Published

on

By

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit M.Gj., i cili akuzohet për kryerjen e veprës penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”.

Sipas aktakuzës, gjatë viteve 1998–1999 në Komunën e Zveçanit, i pandehuri në cilësinë e Komandantit të Repartit Policor (përbërja rezerve) ka kryer vrasje, trajtim çnjerëzor, frikësim, shkatërrim të pasurisë, dëbim masiv si dhe spastrim etnik të popullatës civile.

Prokuroria bën të ditur se veprat penale janë kryer në bashkëkryerje me pjesëtarë të tjerë të forcave policore serbe, si në kuadër të përgjegjësisë individuale, ashtu edhe asaj komanduese. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

IKShPK: Në Kosovë janë regjistruar 203 raste me fruth, mbi 95% e të prekurve të pavaksinuar

Published

on

By

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka bërë të ditur se gjatë periudhës 16 prill – 11 tetor 2026 janë konfirmuar 203 raste me fruth, prej të cilave 17 raste u regjistruan gjatë javës së fundit.

Sipas të dhënave zyrtare, mbi 95 për qind e personave të prekur janë të pavaksinuar me vaksinën MMR. Për të parandaluar përhapjen e sëmundjes, IKShPK ka intensifikuar fushatën e vaksinimit të vonuar (catch-up), me ç’rast gjatë këtij viti janë vaksinuar mbi 3,265 fëmijë të grupmoshës 2 deri në 5 vjeç.

Instituti u ka bërë thirrje prindërve të vazhdojnë vaksinimin e rregullt të fëmijëve sipas kalendarit kombëtar, duke e vlerësuar vaksinimin si masën më të sigurt dhe më efikase për mbrojtjen e shëndetit publik. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara