Lajmet

Shefi më ​​i mirë i vitit 2021 s’është Zuckerberg

Zuckerberg nuk është më shefi më i mirë në botë!

Published

on

Për herë të parë që nga viti 2013, Mark Zuckerberg është jashtë renditjes së ”Glassdoor” të 100 shefave më të mirë në botë dhe kjo për shkak të vlerësimit të punonjësve.

Ai kishte 89% të pëlqimeve, shumë më lart se mesatarja e 73% në të gjithë botën, por jo aq sa të sigurohej të mbetej në listën e 100 më të mirëve.

Përqindja e Zuckerberg ra nga 94% në 2019 në 89% në 2021.

Në përgjithësi, sipas renditjes, shefi më ​​i votuar i 2021 ishte Rich Lesser i ”Boston Consulting Group”, me një vlerësim 99% të miratimit.

Për të kryer hulumtimin e saj, ”Glassdoor” intervistoi 700 punonjës në Facebook, vetëm një pjesë e vogël e më shumë se 60 000 punonjësve në zyra të ndryshme, por, sipas analistëve, mjafton të përfshijë një përfaqësim të roleve të ndryshme të atyre që punojnë për gjigantin e teknologjisë.

Në vitin 2013, kur ”Glassdoor” filloi përpilimin e listës, Zuckerberg u rendit i pari, me një vlerësim miratimi prej 99%.

Në fushën e teknologjisë, Satya Nadella e ”Microsoft” u rendit e gjashta, me një rezultat miratimi prej 97%, ndërsa Tim Cook i ”Apple” doli në vendin e 32, me një vlerësim 95%.

Lajmet

Emiratet Arabe investojnë 25 milionë euro për ndërtimin e spitalit të ri të Gjinekologjisë në Prishtinë

Published

on

By

Ambasadori i Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe, Xhabir Hamiti, ka bërë të ditur një lajm të rëndësishëm për sektorin e shëndetësisë në Kosovë, duke njoftuar për investime në vlerë totale 32.5 milionë euro nga shteti i Emirateve të Bashkuara Arabe.

Përmes një njoftimi nga Abu Dhabi, Hamiti ka bërë të ditur se gjatë kësaj jave, i shoqëruar nga këshilltari Melhin Mahmuti, është pritur nga zëvendëssekretarja e Departamentit të Shëndetësisë në Abu Dhabi, Dr. Noura Al-Gauthi. Gjatë takimit, ai është informuar se, në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë së Kosovës, kanë nisur përgatitjet fillestare për përzgjedhjen e lokacionit për implementimin e donacionit prej 25 milionë euro, të ndarë për ndërtimin e Spitalit të Ri të Gjinekologjisë në Prishtinë.

Po ashtu, gjatë këtij viti pritet të fillojë edhe procesi i rinovimit dhe pajisjes me teknologji moderne mjekësore të Spitalit Sheikh Zayed në Vushtrri, projekt ky që do të financohet me 7.5 milionë euro nga Departamenti i Shëndetësisë i Abu Dhabit.

Continue Reading

Lajmet

Rektori Edmond Hajrizi pjesëmarrës në Experience Fest California – Virtual Campus Edition 2026

Published

on

By

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, mori pjesë në ngjarjen ndërkombëtare Experience Fest California – Virtual Campus Edition, e cila po mbahet në Kaliforni, në format virtual.

Në kuadër të këtij eventi dyditor, Rektori Hajrizi mbajti prezantimin me temën “Coastal Academy: From One Campus to Global Reach”, prezantimi trajtoi gjithashtu procesin e modernizimit dhe rigjallërimit të sistemit arsimor, përmes integrimit të inovacionit, teknologjisë immersive dhe bashkëpunimeve strategjike që synojnë përgatitjen e studentëve për tregun global të punës.

Pjesëmarrja e Rektorit Hajrizi në këtë ngjarje të organizuar nga EON Reality përforcon angazhimin e UBT-së për ndërkombëtarizim, inovacion akademik dhe rol aktiv në transformimin global të arsimit.

UBT ka një bashkëpunim të vazhdueshëm dhe strategjik me EON Reality, kompani globale lidere në zhvillimin e teknologjive immersive për edukim dhe trajnim profesional. Ky bashkëpunim përfaqëson një model inovativ të integrimit të teknologjive të avancuara në arsimin e lartë, duke krijuar mundësi të reja për zhvillimin e kampuseve virtuale, ofrimin e mësimdhënies interaktive dhe aplikimin praktik të njohurive akademike.

Continue Reading

Lajmet

​Iu gjet pistoletë me fishekë në veturë, arrestohet prizrenasi

Published

on

By

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prizren, pasi gjatë kontrollit në veturën e tij i është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri.

Sipas raportit 24-orësh, rasti ka ndodhur më 22 janar rreth orës 20:00, në rrugën “Enver Hadri”, ku te i dyshuari mashkull kosovar është gjetur një pistoletë dhe katër fishekë të llojit të panjohur.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po trajtohet nga organet kompetente.

Continue Reading

Lajmet

Hetuesit zbarkojnë në tri stacione: Së shpejti nis intervistimi masiv për manipulimin e votave në Prizren

Published

on

By

Hetimet për dyshimet e manipulimeve në procesin e votimit kanë hyrë në fazën më serioze, pasi që së shpejti pritet të nisë një operacion i gjerë intervistimesh ndaj personave të dyshuar për keqpërdorime gjatë numërimit të votave.

Burime të Sinjalit bëjnë të ditur se intervistimet do të zhvillohen në tri stacione policore, përkatësisht në “ALFA”, Lubizhdë dhe Suharekë, ku ekipet e hetuesve janë shpërndarë sipas planit operativ.

Sipas informacioneve, shumica e të ftuarve janë paraparë të paraqiten në orën 08:00, ndërsa një pjesë tjetër do të intervistohet në orën 10:00, në varësi të ndarjes së rasteve dhe përfshirjes së tyre në proces.

Burimet thonë se disa prej të dyshuarve tashmë kanë angazhuar edhe mbrojtës, ndërsa hetuesit do t’i ballafaqojnë me prova dhe materiale që dyshohet se dokumentojnë manipulimet, përfshirë edhe elemente të procesit të rinumërimit.

Hetimet lidhen me dyshimet për një skemë të keqpërdorimeve në numërimin e votave, ku është ngritur dyshimi se mijëra vota janë transferuar nga një kandidat për deputet te një tjetër, dukuri që ka shkaktuar reagime gjithandej dhe dyshime se ndërhyrjet kanë qenë të orkestruara.

Në këtë fazë të zhvillimeve, burimet paralajmërojnë se nuk përjashtohet mundësia që disa persona të ndalohen për 48 orë, nëse gjatë intervistimit rezulton se ekzistojnë dyshime të bazuara për përfshirje të drejtpërdrejtë në keqpërdorime.

Sinjali do t’ju mbajë të informuar me detaje të reja nga ky operacion dhe zhvillimet e ditës.

Continue Reading

Të kërkuara