Lajmet

Shefi i të drejtave të OKB-së thotë se Izraeli dhe Hamasi kanë kryer krime lufte

Published

on

Si Hamasi ashtu edhe Izraeli kanë kryer krime lufte muajin e kaluar, tha shefi i të drejtave të njeriut të Kombeve të Bashkuara, teksa mijëra palestinezë u larguan nga jugu në mes të ofensivës në rritje të Izraelit kundër grupit militant islamik.

“Mizoritë e kryera nga grupet e armatosura palestineze më 7 tetor ishin të neveritshme, brutale dhe tronditëse, ato ishin krime lufte – siç është mbajtja e vazhdueshme e pengjeve”, tha Volker Türk, Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut.

“Dënimi kolektiv nga Izraeli i civilëve palestinezë përbën gjithashtu një krim lufte, siç bën edhe evakuimi i paligjshëm me forcë i civilëve”, shtoi ai.

Sulmet e Izraelit kanë vrarë të paktën 10,515 njerëz dhe kanë plagosur më shumë se 26,000 të tjerë në Gaza që nga fillimi i luftës, sipas një raporti nga Ministria palestineze e Shëndetësisë në Ramallah, bazuar nga burime në enklavën e kontrolluar nga Hamasi.

Gratë, fëmijët dhe të moshuarit përbëjnë rreth 74% të atyre vdekjeve, shtoi raporti./UBTNews/

Vendi

Filmi “Dua” i Blerta Bashollit fiton çmimin kryesor në Festivalin e Filmit në Selanik

Published

on

Filmi “Dua”, me regji të Blerta Bashollit, është nderuar me çmimin “Golden Alexander – Michel Demopoulos” për filmin më të mirë artistik në konkursin “Meet the Neighbors+”, në kuadër të edicionit të 67-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Selanik.

Ky vlerësim shënon një tjetër sukses ndërkombëtar për filmin, i cili sjell në ekran një rrëfim intim për rritjen dhe përjetimin e fëmijërisë në Kosovën e pragluftës.

Juria e festivalit e ka vlerësuar filmin për vërtetësinë emocionale dhe vizionin personal mbi një periudhë përcaktuese të historisë së Kosovës.

Në komunikatën e publikuar nga krijuesit e filmit bëhet e ditur se juria veçoi mënyrën se si Basholli e ndjek personazhin kryesor, Duan 13-vjeçare, në Prishtinën e fundit të viteve 1990, kur ajo përballet me ndryshimet e adoleshencës, ndërsa lufta po afrohet.

Juria vlerësoi vendimin e regjisores për ta mbajtur kamerën pranë personazhit, duke theksuar ndershmërinë, humanizmin dhe përmbajtjen me të cilën rrëfehet historia e saj./A.K/

Continue Reading

Magazinë

RAYE kryeson nominimet për Grammy 2027 me 11 kandidatura

Published

on

Këngëtarja britanike RAYE është artistja me më së shumti nominime për edicionin e vitit 2027 të çmimeve Grammy, duke siguruar gjithsej 11 kandidatura.

Ajo kryeson listën e nominimeve, duke lënë pas emra të njohur të industrisë muzikore, si ROSALÍA, Taylor Swift dhe Olivia Rodrigo.

RAYE është në garë për çmimin Albumi i Vitit (Album of the Year), me albumin e saj “THIS MUSIC MAY CONTAIN HOPE”, si dhe për dy nga kategoritë kryesore të ceremonisë: Kënga e Vitit (Song of the Year) dhe Incizimi i Vitit (Record of the Year), me këngën “WHERE IS MY HUSBAND!”.

Përveç këtyre, këngëtarja ka marrë nominime edhe në kategori të tjera, përfshirë Best Pop Vocal Album, Best Dance Pop Recording dhe Songwriter of the Year.

Me 11 kandidatura, RAYE ka barazuar rekordin e Beyoncé-s për numrin më të madh të nominimeve të marra nga një artiste femër në një edicion të vetëm të Grammy Awards./A.K/

Continue Reading

Vendi

Thaçi, Smakaj, Kilaj, Kuçi dhe Fazliu presin sot vendimin e Speciales

Published

on

By

Ish-presidenti Hashim Thaçi, së bashku me katër të akuzuar të tjerë, presin sot shpalljen e aktgjykimit në Dhomat e Specializuara në Hagë, lidhur me akuzat për pengim të drejtësisë, të cilat mbrojtja i ka kundërshtuar si të paprovuara dhe juridikisht të gabuara.

Seanca për shpalljen e vendimit është caktuar në orën 10:00 nga gjykatësi Christopher Gosnell, i cili ka urdhëruar paraqitjen e të pesë të akuzuarve. Krahas Thaçit, vendimin do ta dëgjojnë edhe ish-drejtori i AKI-së, Bashkim Smakaj, ish-kryetari i Malishevës, Isni Kilaj, ish-ministri Hajredin Kuçi dhe Fadil Fazliu.

Në qendër të këtij procesi gjyqësor janë bisedat e regjistruara gjatë vizitave në qendrën e paraburgimit. Në fjalën përmbyllëse, prokurori Joshua Hafetz përmendi rreth 28 orë incizime të realizuara gjatë nëntë vizitave përgjatë katër muajve, të cilat Prokuroria i interpreton si dëshmi të përpjekjeve për ndërhyrje te dëshmitarët. Për këtë, ajo mbështetet te incizimet, dokumentet përcjellëse dhe verifikimet e njësisë gjuhësore të gjykatës.

Nga ana tjetër, ekipi mbrojtës i Thaçit ka kundërshtuar ashpër si interpretimin e Prokurorisë, ashtu edhe besueshmërinë e transkripteve. Sipas avokatëve, hetimet nuk kanë siguruar prova për kontakte të papërshtatshme me dëshmitarët, pjesë të bisedave kanë qenë të pakuptueshme, ndërsa transkriptimi nga personeli i Prokurorisë rrezikonte të ndikohej nga pritshmëritë e hetuesve. Po ashtu, mbrojtja ka kontestuar trajtimin si konfidencial të informacioneve që ishin publike ose kujtime të përbashkëta, duke argumentuar se dispozitat penale janë interpretuar përtej praktikës gjyqësore të Kosovës.

Për besueshmërinë e transkripteve në gjykatë dëshmoi edhe ekspertja e thirrur nga mbrojtja, Helen Fraser, e cila e vlerësoi të ulët besueshmërinë e tyre për shkak të metodës së përdorur dhe mungesës së garancive të mjaftueshme për saktësi, ndonëse sqaroi se nuk mund të pohonte që ato ishin të gabuara, duke pranuar edhe kufizimin nga mosnjohja e gjuhës shqipe. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Tre të vdekur nga një aksident në Gjermani, dy janë të rinj nga Rahoveci

Published

on

By

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur të dielën pasdite në Gjermani, duke lënë të vdekur tre persona, mes të cilëve edhe dy të rinj nga Komuna e Rahovecit.

Ngjarja tragjike është regjistruar në rrugën B311, pranë qytetit Erbach në landin Baden-Württemberg, ku në një përplasje zinxhirorë janë përfshirë gjithsej nëntë automjete.

Viktimat nga Kosova janë identifikuar si Leart Morina nga fshati Sopniq dhe Berhan Zeka nga fshati Pataqan i Poshtëm i Komunës së Rahovecit. Lajmin për vdekjen e tyre e ka konfirmuar kryetari i kësaj komune, Smajl Latifi, i cili u ka shprehur ngushëllime familjeve Morina dhe Zeka.

Sipas raportimeve të mediave gjermane, dy drejtues të automjeteve, të moshës 18 dhe 19 vjeç, kanë ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa një pasagjer 26-vjeçar ka vdekur disa orë më vonë në spital, pasi nuk u ka mbijetuar plagëve të marra. Nga ky aksident kanë mbetur të lënduar edhe tre persona të tjerë, përfshirë një 26-vjeçare e cila ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara