Lajmet

Kjo është mënyra se si shkencëtarët do të tentojnë të pastrojnë ajrin në Nju Dehli

Publikuar

Shkencëtarët e Indisë planifikojnë të ‘mbjellin re’ për herë të parë për të shkaktuar shira të dendur në pjesë të Nju Delhit, duke shpresuar të reduktojnë problemin e smogut që po mbyt kryeqytetin më të populluar në botë.

Cilësia e ajrit në Delhi bie çdo vit në prag të dimrit, pasi ajri i ftohtë bllokon grimcat nga shkarkimet e makinave dhe oxhaqet e fabrikës, pluhurin nga kantieret e ndërtimit dhe hirin nga djegia e mbetjeve bujqësore.

Rreth datës 20 nëntorit, shkencëtarët presin një re të trashë mbi qytet dhe planifikojnë të ‘mbjellin’ kripë në të për të shkaktuar shi të dendur, tha Manindra Agrawal, një eksperte nga Instituti i Teknologjisë në Kanpur.

Projekti, i cili kushton 120.000 dollarë për 100 kilometra katrorë, konsiston në spërkatjen e reve me një përzierje kripërash, duke përfshirë jodur argjendi.

Autoritetet në qytetin prej 1500 kilometrash katrorë me 20 milionë banorë kanë mbyllur në të kaluarën shkollat, kanë ndaluar punimet e ndërtimit dhe kanë kufizuar numrin e makinave në rrugë për të kontrolluar ndotjen.

Indeksi i cilësisë së ajrit ishte 506 të enjten, duke e bërë atë “të rrezikshëm”, njoftoi grupi zviceran IQAir.

Disa vende kanë përdorur ‘mbjelljen e reve’ për të nxitur shiun, për të pastruar ajrin dhe të korrat ujore në kohë thatësire, duke përfshirë Meksikën, SHBA-në, Kinën, Indonezinë dhe Malajzinë.

Por në vitin 2021, një plan për të përdorur teknologjinë për të rritur reshjet e borës mbi malet në Nju Meksikës (SHBA) u ndal pas kritikave se mund të helmonte njerëzit dhe tokën.

Lajmet

​Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit për ngacmim të vazhdueshëm seksual

Publikuar

nga

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka marrë aktvendim për fillimin e hetimeve dhe ka paraqitur kërkesë, në Gjykatën Themelore në Gjakovë, për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh ndaj të pandehurit me inicialet A.D.

Sipas kërkesës së Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri nga muaji dhjetor i vitit 2023 e deri me datën 08 maj 2024, në Gjakovë, e ka ngacmuar seksualisht në vazhdimësi një të mitur.

“Sipas kërkesës së Prokurorisë, ndër të tjera ceket se ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri me inicialet A.D., nga muaji Dhjetor i vitit 2023 e deri me dt.08.05.2024, në Gjakovë, e ngacmon seksualisht në vazhdimësi personin e dobët të dëmtuarën/e mitur, në formë të sjelljes së padëshiruar verbale dhe jo verbale të natyrës seksuale me qellim të cenimit të dinjitetit, në atë mënyre që pasi që i pandehuri dhe e dëmtuara/e mitur ishin njoftuar përmes rrjeteve sociale, i dërgon mesazhe të natyrës seksuale, me të cilat veprime të dëmtuarës ia cenon dinjitetin dhe tek e njëjta krijon një mjedis i cili objektivisht është frikësues, degradues dhe poshtërues”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Tutje sipas njoftimit me këto veprime formohet dyshimi i bazuar se i pandehuri ka kryer veprën penale, ngacmim seksual në vazhdimësi.

Vazhdo të lexosh

Kulturë, Lifestyle

Televizioni belg ndërpret transmetimin e Eurovisionit

Publikuar

nga

Televizioni i Belgjikës, VRT ndërpreu transmetimin e kompeticionit të këngës, Eurovision, të enjten mbrëma, për të dhënë një mesazh përmes së cilit dënon luftën e Izraelit në Gaza dhe shtypjen e lirisë së shtypit.

“Ne dënojmë shkeljet e të drejtave të njeriut nga shteti izraelit. Përveç kësaj, Izraeli po shkatërron lirinë e shtypit”, thuhet në mesazhin e transmetuar. “Prandaj, ne po bëjmë një pushim të përkohshëm nga transmetimi ynë. Tani, armëpushim”.

Thirrjet ndaj Eurovisionit për t’ia ndaluar pjesëmarrjen Izraelit, i cili tashmë ka rezervuar biletën për finalen e madhe të konkursit, janë rritur në mes të luftës në Gaza.

Eurovision i rezistoi thirrjeve për të larguar Izraelin, por i kërkoi vendit të modifikojë tekstin e këngës së tij origjinale, “October Rain”, e cila dukej se i referohej sulmit të 7 tetorit të Hamasit./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Kulturë, Lifestyle

Izraeli rezervon vendin në finale të Eurovisionit

Publikuar

nga

Izraeli është kualifikuar në finalen e madhe të Eurovisionit të kësaj fundjave, duke sfiduar mijëra protestues që marshonin në vendin nikoqir të Eurovisionit, Suedi, për luftën në Gaza.

Këngëtarja Eden Golan performoi këngën e saj “Hurricane” në gjysmëfinalen e dytë të së enjtes para 9 mijë shikuesve në Malmo Arena dhe rezervoi vendin e saj në finale falë votave të shikuesve./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Gjermania dënon protestat e dhunshme ndaj UNRWA-s

Publikuar

nga

Ministria e Jashtme gjermane ka dënuar protestat e dhunshme ndaj agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë në Jerusalemin Lindor.

“Izraeli duhet të ofrojë mbrojtje ndaj objekteve të OKB-së dhe personelit. OKB-ja duhet t’i shërbejë mandatit të rëndësishëm në Gaza, Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin lindor”, shkroi Ministria në platformën “X”.

UNRWA mbylli të enjten selinë e saj në Jerusalemin Lindor pasi izraelitët i vunë zjarrin zonave në skaj të kompleksit të saj.

Philippe Lazzarini, kreu i UNRWA, tha se ky ishte incidenti i dytë i dhunshëm në më pak se një javë./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara