Lajmet

Shefi i OKB-së bën thirrje për zgjidhje politike të luftës civile siriane 11-vjeçare

Guterres kërkoi veprim kolektiv për t’i dhënë fund praktikës së ndalimit arbitrar dhe zhdukjes me forcë të dhjetëra mijëra njerëzve.

Published

on

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres bëri thirrje të premten për një zgjidhje politike për luftën civile në Siri, e cila filloi 11 vjet më parë dhe ka shkatërruar vendin dhe popullin e tij. Lufta civile filloi kur regjimi i Bashar al-Assad goditi protestuesit pro-demokracisë. Qindra mijëra njerëz janë vrarë dhe miliona të tjerë janë zhvendosur, sipas vlerësimeve të OKB-së.

“Ne nuk mund ta zhgënjejmë popullin sirian. Konflikti duhet të pushojë. E drejta ndërkombëtare humanitare duhet të respektohet”, tha Guterres në një deklaratë.

“Unë u bëj thirrje të gjitha palëve që të angazhohen në mënyrë kuptimplote në procesin politik të lehtësuar nga OKB-ja dhe apeloj për mbështetje të mëtejshme për të rritur reagimin humanitar. Ne duhet të zgjedhim paqen”, shtoi ai.

Guterres tha se 11 vitet e fundit të konfliktit brutal kanë shkaktuar një kosto njerëzore të pandërgjegjshme dhe miliona të zhvendosur brenda vendit dhe refugjatë luftojnë për të mbijetuar në rrethanat më të vështira.

Gjithashtu shtoi se ne nuk duhet të humbasim shpresën, të lëvizim përtej angazhimeve retorike për paqen dhe të bëjmë gjithçka që është e nevojshme për të arritur një zgjidhje politike të negociuar në përputhje me rezolutën 2254 (2015) të Këshillit të Sigurimit. Kjo është rruga drejt një zgjidhjeje që plotëson aspiratat e të gjithë sirianëve tha ai.

Shefi i OKB-së bëri thirrje për sigurimin e aksesit më të madh humanitar për të adresuar nevojat e njerëzve anembanë vendit, dorëzimi i linjës ndërkufitare është thelbësor për të arritur miliona njerëz në nevojë.

Guterres kërkoi veprim kolektiv për t’i dhënë fund praktikës së ndalimit arbitrar dhe zhdukjes me forcë të dhjetëra mijëra njerëzve.

“Është koha për t’iu përgjigjur thirrjeve urgjente të familjeve anembanë Sirisë, të cilët po kërkojnë të sqarojnë fatin dhe vendndodhjen e të dashurve të tyre të zhdukur. Ndërsa familjet kërkojnë të vërtetën për të dashurit e tyre, mijëra vazhdojnë të vuajnë në burgje në kushte të paimagjinueshme”, tha ai.

Ndërkohë, zyra e të dërguarit special të OKB-së për Sirinë tha se një raund i ri bisedimesh që përfshin një komitet kushtetues që kërkon një zgjidhje për luftën në vazhdim do të rifillojë në Gjenevë nga 21 marsi./UBTNews/

Lajmet

Kurti: Zgjedhjet nuk janë zgjidhje, ose “Kurti 2.5”, ose “Konjufca 1”

Published

on

By

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka deklaruar para mediave se nuk i rekomandon zgjedhjet e reja.

Kurti tha se duhet ketë Kurti 2.5 deri në dhjetor ose Glauk Konjufca 1 deri në prill.

Ka ngelur edhe 10 ditë, mandati i është dhënë nga presidentja Osmani Konjufcës, ne urojmë për më të mirën. Ritheksojmë se nuk mendojmë që është punë e meçme të shkojmë të zgjedhje në dhjetor dhe sërish në prill, deputetët janë para përzgjedhje ose Kurti 2.5 deri dhjetor ose Konjufca 1 deri në prill, por pa asnjërën prej tyre duhet të përcaktohet prej njërën prej tyre”, tha Kurti.

Continue Reading

Lajmet

Kreshnik Uka merr çmimin ‘Ylli i javës’

Published

on

Federata e Futbollit e Kosovës, në bashkëpunim me sponsorin zyrtar të Superligës, Albi Mall, vazhdon ndarjen e çmimit tradicional “Ylli i Javës”, i cili i dedikohet futbollistit më të dalluar të javës në Superligën e futbollit kosovar.

Për javën e trembëdhjetë të këtij edicioni, ky çmim i është ndarë futbollistit të FC Drenica, Kreshnik Uka, i cili pati një paraqitje individuale shumë të mirë për skuadrën e tij për 90 minuta të ndeshjes duke e shënuar edhe golin e dytë në fitoren e rëndësishme të skudrës së tij kunër FC Ballkanit 2:0.

Vlerësimi është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit në përbërje të Avni Shala, Blerim Haxholli dhe Raif Nasufi.

Pasi mori këtë çmim, Uka u shpreh i lumtur që u vlerësua si lojtari më i mirë i javës:

“Ndeshjen e kemi përgatitur shumë mirë, duke pasur parasysh që kemi pasur një kundërshtar të fortë si FC Ballkani. Gjatë gjithë javës terreni ka qenë me shi dhe i rënduar, dhe njësoj ishte gjendja edhe gjatë ndeshjes, prandaj e kishim shumë të vështirë. Falënderoj bashkëlojtarët për punën që po bëjnë dhe tifozët “Shqiponjat e Zeza” për mbështetjen e vazhdueshme”, tha ai për faqen zyrtare të FFK-së./S.K/UBTNews/

Continue Reading

Lajmet

Dimal Basha takon sindikalistët e RTK-së: Thirrje deputetëve për mbështetje të Komisionit për Buxhet

Published

on

By

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, ka pritur përfaqësuesit e Sindikatës së Pavarur të RTK-së dhe Shoqatës Sindikale të Radios së Kosovës, pas protestës së mbajtur nga ta.

Ai tha se qëllimi i takimit ishte gjetja e një zgjidhjeje të drejtë për pagat e punëtorëve të RTK-së dhe për stabilitetin financiar të transmetuesit publik.

Sot, gjatë protestës së Sindikatës së Pavarur të RTK-së dhe Shoqatës Sindikale të Radios së Kosovës, dola për t’i takuar nga afër protestuesit dhe më pas i mirëprita në takim përfaqësuesit e tyre në Kuvend. Biseda jonë u zhvillua me përkushtim dhe mirëkuptim, me synimin për të gjetur zgjidhje të drejtë për pagat e merituara të punëtorëve të RTK-së dhe për funksionimin e qëndrueshëm financiar të institucionit publik të transmetimit”, ka shkruar Basha në Facebook.

Ai ka theksuar se si kryetar i Kuvendit ka dhënë mbështetje të plotë për tejkalimin e kësaj situate dhe ka kërkuar funksionalizimin e trupave parlamentare për të mundësuar miratimin e raportit të RTK-së.

Si Kryetar i Kuvendit, kam dhënë mbështetjen time të plotë për zgjidhjen e kësaj situate, pasi tashmë kemi një Kuvend funksional dhe ekziston mundësia ligjore për të vepruar në këtë drejtim. Të njëjtën qasje e kam mbajtur edhe në mbledhjen e parë të Kryesisë së Kuvendit, ku kam kërkuar formimin e trupave parlamentare, në mënyrë që të hapet rruga për Komisionin përkatës për Buxhet, i cili më pas do të mund të miratonte Raportin e Shpenzimeve të RTK-së dhe të mundësonte procedimin e mjeteve përmes Thesarit të Republikës së Kosovës”, tha ai.

Basha u ka bërë thirrje të gjithë deputetëve dhe subjekteve parlamentare që të mbështesin themelimin e Komisionit për Buxhet, duke theksuar se kjo nuk është çështje politike, por institucionale dhe humane.

Prandaj, në frymë bashkëpunimi e mirëkuptimi, u bëj thirrje të gjithë deputetëve dhe subjekteve të tjera parlamentare që ta mbështesin këtë iniciativë, sepse votimi për komisione nuk është çështje politike, por çështje e funksionalizimit të institucionit publik të transmetimit dhe mirëqenies së rreth 700 familjeve që jetojnë nga puna dhe pagat e punëtorëve të RTK-së”, shtoi Basha./EO

Continue Reading

Lajmet

​Sali Berisha përjashtohet 10 ditë nga Kuvendi

Published

on

By

Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën u mblodh sot për të shqyrtuar kërkesat e grupit të PD për masë disiplinore ndaj Taulant Ballës dhe kërkesën e PS për masë disiplinore ndaj Sali Berishës.

Është vendosur që Sali Berisha të përjashtohet 10 ditë nga punimet e Kuvendit, pas deklaratës që kreu i PD bëri për qëndrimin e ambasadorit Silvio Gonzato ndaj ligjit për barazinë gjinore, raporton tch.

Ndërsa kërkesa e PD për Taulant Ballën është rrëzuar. PD kërkoi përjashtimin e tij me argumentin se ka përdorur gjuhë fyese dhe kërcënuese ndaj deputetëve të opozitës./KP

Continue Reading

Të kërkuara