Lajmet

Shefi i Lojërave Olimpike në Paris thotë se IOC ka ‘fjalën e fundit’ për pjesëmarrjen e atletëve rusë

Kjo për shkak të ndalimit që po u bëhet atyre për shkak të pushtimit rus të Ukrainës.

Publikuar

Kreu i Komitetit Organizativ të Lojërave Olimpike të Parisit, Tony Estanguet, tha në një intervistë se Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) do të kishte “fjalën e fundit” nëse atletët nga Rusia dhe Bjellorusia do të lejohen të konkurrojnë vitin e ardhshëm.

Që kur Rusia filloi pushtimin e Ukrainës, e ndihmuar nga aleati i saj Bjellorusia, ka pasur thirrje nga e gjithë bota sportive ose për të ndaluar atletët e tyre ose për t’i bërë ata të garojnë nën një flamur neutral.

Megjithatë, javën e kaluar, Federata Ndërkombëtare e Skermës (FIE) u bë sporti i parë olimpik që rihapi aktivitetet për atletët nga të dy kombet kur vendosi të lejojë gardianët të garojnë në garat kualifikuese olimpike, duke shkaktuar zemërim në Ukrainë.

“Federatat ndërkombëtare po përpunojnë aktualisht kualifikimet e tyre, për të ditur nëse atletët rusë apo bjellorusë do të lejohen të marrin pjesë në këto gara kualifikuese”, tha Estanguet për AFP.

Dhe pastaj IOC, në varësi të asaj që kanë bërë federatat ndërkombëtare, edhe nëse atletët rusë apo bjellorusë janë kualifikuar, do të jetë në gjendje të thotë nëse do t’i lejojë ata të marrin pjesë në këto lojëra apo jo.

“Ky vendim nuk është marrë. Dhe Parisi 2024 nuk është në gjendje të vendosë”, tha ai./UBTNews/

Lajmet

Qeveria ndan mbi 7.2 milionë euro për subvencionim të tarifave të rrymës

Mjetet janë ndarë për masën e zbatimit 3.7 – Mbështetje në tejkalimin e krizës energjike të Pakos Ringjallja Ekonomike.

Publikuar

nga

Qeveria e Kosovës ka mbajtur një mbledhje elektronike të hënën ku ka ndarë 7 milionë e 278 mijë euro për subvencionim të tarifave të energjisë elektrike.

Mjetet janë ndarë për masën e zbatimit 3.7 – Mbështetje në tejkalimin e krizës energjike të Pakos Ringjallja Ekonomike.

“Mjetet e ndara do të përdoren për subvencionimin e energjisë elektrike për konsumatorët fundorë, me qëllim të uljes së ndikimit të tarifave të energjisë, që reflektojnë në faturat e konsumatorëve. Kushtet dhe kriteret e shfrytëzimit të këtyre mjeteve përcaktohen me vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës Nr. 21/94 të datës 24 gusht 2022”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit. 

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Kurti takoi ambasadorët e akredituar: Kosova ka votat e nevojshme për anëtarësim në KiE

Ai i informoi ata për ecurinë e bisedimeve që u zhvilluan të shtunën në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Publikuar

nga

Me ftesë të tij, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me zëvendëskryeministrin e parë, Besnik Bislimi, priti ambasadorët, të ngarkuarit me punë, shefat e misioneve diplomatike dhe zëvendësambasadorët e akredituar në Kosovë.

Sipas një komunikate të Qeverisë, në këtë takim të gjerë e të përbashkët, ai i informoi ata për ecurinë e bisedimeve të shtunën në Ohër të Maqedonisë së Veriut, dhe për rezultatin e arritur aty me rastin e dakordimit publik për aneksin e zbatimit të Marrëveshjes Bazë.

“Në tekst të Aneksit të dakorduar në Ohër thuhet që Kosova dhe Serbia angazhohen plotësisht për t’i respektuar të gjitha nenet e Marrëveshjes dhe Aneksit, dhe për t’i zbatuar të gjitha detyrimet e tyre përkatëse – që rrjedhin nga Marrëveshja dhe Aneksi – në mënyrë të përshtatshme dhe në mirëbesim. Aty po ashtu thuhet se Kosova dhe Serbia pajtohen që të gjitha nenet të zbatohen në mënyrë të pavarur nga njëra-tjetra”, thuhet në komunikatën e Qeverisë.

Kryeministri Kurti theksoi se delegacioni i Republikës së Kosovës kanë qenë maksimalisht të përkushtuar dhe konstruktiv, por edhe kreativ me oferta e propozime që u refuzuan nga pala tjetër, e cila, sikurse në Bruksel me 27 shkurt, përsëri refuzon të nënshkruajë.

“Rruga për procedimin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe në Bashkimin Evropian është e hapur. Sa i përket anëtarësimit në Këshillin e Evropës, Kosova tashmë ka numrin e nevojshëm të votave të shteteve anëtare, ndërkohë që departamenti ligjor i Këshillit ka konfirmuar se nuk ka asnjë pengesë juridike për anëtarësimin e plotë të Republikës së Kosovës në këtë organizatë të rëndësishme”, tha ai.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Erdogan: 104 miliardë dollarë dëme nga tërmeti shkatërrues në Turqi

Erdogan deklaroi kështu në Konferencën e Donatorëve Turqi – Siri.

Publikuar

nga

104 miliardë dollarë, pra 97 miliardë euro, janë dëmet e shkaktuara në Turqi nga tërmeti katastrofik që shkaktoi vdekjen e më shumë se 50 mijë njerëzve, tha Recep Tayyip Erdogan.

“Pavarësisht situatës së tij ekonomike, është e pamundur për çdo vend të luftojë vetëm një fatkeqësi të kësaj shkalle”, tha presidenti turk, duke folur në Konferencën e Donatorëve Turqi – Siri.

“Ne nuk do ta harrojmë kurrë solidaritetin e treguar në këto ditë të vështira nga të gjithë miqtë tanë, BE së bashku me instrumentet termike, shtetet anëtare, vendet kandidate, OKB dhe organizata të tjera ndërkombëtare”, tha ai.

Megjithatë, ai ka bërë të qartë se ka ende shumë për të bërë.

“Kontributet do të na ndihmojnë në përpjekjet tona për tu shëruar nga tërmetet dhe për të fshirë gjurmët e fatkeqësisë. Kjo sepse lufta jonë e vërtetë fillon tani”, tha ai.

Sipas presidentit turk, synimi është ndërtimi i strukturave të sigurta me cilësi të lartë për të plotësuar nevojat e banimit brenda zonës sizmike.

Shefja e Komisionit, Ursula von der Leyen njoftoi se krahu ekzekutiv i BE-së do të japë 1 miliard euro për të ndihmuar në rindërtimin e Turqisë.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Lirohen gazetari francez dhe punonjësi amerikan i ndihmës që ishin rrëmbyer në Sahel

Dubois, 48 vjeç, ishte rrëmbyer në Mali në vitin 2021, ndërsa Woodke u zhduk në Niger në 2016.

Publikuar

nga

Një gazetar francez dhe një punonjës amerikan i ndihmave që ishin rrëmbyer nga xhihadistët në Sahel janë liruar, sipas një gazetari të AFP.

Përkthyesi i pavarur francez Olivier Dubois dhe punonjësi amerikan i ndihmës, Jeffery Woodke dolën nga një aeroplan që u ul në një aeroport në Niamey, kryeqyteti i Nigerit.

Dubois, 48 vjeç, ishte rrëmbyer në Mali në vitin 2021, ndërsa Woodke u zhduk në Niger në 2016.

“Ndihem i lodhur, por jam mirë”, tha Dubois, i buzëqeshur, por dukshëm i tronditur.

“Është e mrekullueshme për mua të jem këtu, të jem i lirë”, tha ai, duke folur para një grupi të vogël gazetarësh.

“Dua t’i bëj homazhe Nigerit për aftësitë e tij në këtë mision delikat dhe t’i bëj homazhe Francës, të gjithë atyre që më kanë ndihmuar të jem këtu sot”.

Ministri i Brendshëm i Nigerit, Hamadou Souley, i cili ishte në aeroport, tha se “pengjet u kapën shëndoshë e mirë nga autoritetet nigeriane përpara se t’u dorëzoheshin autoriteteve franceze dhe amerikane”./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara