Botë

Shefi i inteligjencës finlandeze bën thirrje për rritje të vigjilencës për shkak të Rusisë

Published

on

Reformat e planifikuara në ushtrinë ruse, përkatësisht rritja e numrit të ushtarëve për 30 për qind, paraqesin kërcënim për NATO-n dhe për këtë duhet të rritet vigjilenca. Kështu tha më 16 janar shefi i shërbimit të inteligjencës ushtarake të Finlandës, Pekka Turunen.

Finlanda, që ndan kufirin më të gjatë që Bashkimi Evropian ka me Rusinë, iu bashkua aleancës ushtarake perëndimore të NATO-s më 2023.

Pas saj, edhe Suedia fqinje iu bashkua aleancës në mars 2024. Që të dy shtetet nordike bënë këtë hap në përgjigje të nisjes së pushtimit rus të Ukrainës.

Shërbimi i inteligjencës ushtarake, që udhëhiqet nga Turunen, në rishikimin vjetor të publikuar të enjten, tha se Moska ka njoftuar se planifikon të bëjë reforma në ushtrinë e saj në fund të vitit 2026.

Po, ky është kërcënim për NATO-n, veçmas nëse ky plan zbatohet”, tha Turunen për Reuters, duke shtuar se ai mendon se Rusia ka gjasa reale që të arrijë qëllimet e saj deri në vitin 2030.

Ne duhet të reagojmë, në kuptimin që ne na duhet të jemi më vigjilentë”.

Ministria e Mbrojtjes së Rusisë tha dhjetorin e vitit të kaluar se Moska duhet të jetë e gatshme që të luftojë me NATO-n në Evropë në dekadën e ardhshme. Presidenti rus, Vladimir Putin, duke folur në të njëjtin takim, deklaroi se udhëheqësit perëndimorë “thjesht po e frikësojnë popullatën e tyre se ne do të sulmojmë dikë, duke përdorur pretekstin e kërcënimit mitik rus”.

Turunen tha se Rusia synon të rrisë për 30 për qind numrin e trupave të saj, që do të bënte që numri i përgjithshëm i ushtarëve të arrinte në 1.5 milion.

Numri i ushtarëve rusë të vendosur në afërsi të Finlandës mund të dyfishohet apo trefishohet krahasuar me periudhën para nisjes së luftës në Ukrainë, tha Turunen./REL/

Botë

Shtetet me më së shumti viktima në Luftën e Dytë Botërore

Published

on

By

Luftërat marrin gjithmonë shumë jetë njerëzish. Edhe sot. Por, disa luftëra viktimat i kanë me miliona. E tillë ishte Lufta e Dytë Botërore. Mizoritë e saj, lutemi të mos përsëriten e as të mos kalohen kurrë.

Le të shohim cilat shtete humbën më shumë njerëz dhe cili ishte numri i përafërt i viktimave:

1. Rusia: 25.285.000 viktima

2. Gjermania: 8.800.000

3. Kina: 7.850.000

4. Polonia: 5.800.000

5. India lindore: 4.000

6. Japonia: 3.100.000

7. India (nën britanikët): 2.500.000

8. Vietnami: 1.500.000

9. Jugosllavia: 1.000.000

10. Filipinet: 1.000.000

11. Rumania: 833.000

12. Greqia: 800.000

13. Hungaria: 580.000

14. Franca: 567.600

15. Koreja: 473.000

16. Italia: 457.000

17. Anglia: 450.700

18. SHBA: 418.500

19. Austria: 384.700

20. Çekosllovakia: 345.000

21. Holanda: 301.000

22. Malajzia: 100.000

23. Etiopia: 100.000

24. Finlanda: 97.000

25. Belgjika: 86.100

Continue Reading

Botë

Rastet më të rënda të vrasjeve (2015-2025)

Published

on

By

Jo vetëm në luftë ndodhin vrasja e krime të tjera makabre. Ndodhin edhe në rrethana të tjera, sulme terroriste, vrasës të çmendur që shtinë në këdo munden.

E raste të tilla nuk janë të pakta. Le të shohim cilat janë rastet më të rënda të kësaj natyre në periudhën midis viteve 2015-2025:

1. Las Vegas – SHBA (2017): 60 viktima

2. Zelandë e Re (2019) – 51 viktima

3. Orlando – SHBA (2016) – 49 viktima

4. Tajlandë (2020) – 30 viktima

5. Kanadë (2022) – 22 viktima

6. Shkolla Uvalde – SHBA (2022) – 21 viktima

7. Universiteti i Pragës (2023) – 14 viktima

8. Australi (2025) – 16 viktima

9. Hanau – Gjermani (2020) – 11 viktima

10. Bafallo – SHBA (2022) – 10 viktima

Continue Reading

Botë

​Trump: Mund të përdorim trupat ushtarake për të ndaluar protestat në Mineapolis

Published

on

By

Presidenti amerikan, Donald Trump po kërcënon të përdorë ushtrinë kundër protestuesve në qytetin amerikan të Mineapolis pas përleshjeve atje, ndërsa raportohet për përleshje mes protestuesve dhe oficerëve të zbatimit të ligjit.

”Agjitatorë profesionistë dhe kryengritës ndodhen pas trazirave në qytet, në shtetin qendror të Minesotës. Unë do të miratoj aktin e kryengritjes, të cilin shumë presidentë e kanë bërë para meje, dhe do t’i jap shpejt fund absurditetit që po ndodh në atë shtet dikur të madh”, shkroi Trump në platformën “Truth Social”.

Trump doli sërish krah zyrtarëve të imigracionit, të cilët janë përballur me rezistencë në shumë qytete të kontrolluara nga demokratët për shkak të kontrolleve të tyre kundër migrantëve.

Ligji i kryengritjes autorizon presidentin të vendosë ushtrinë brenda vendit në rrethana të jashtëzakonshme për të shtypur trazirat dhe për të marrë pjesë në masat e zbatimit të ligjit, shkruajnë mediat amerikane, transmeton KosovaPress.

Tensionet janë ende të larta në Minesota.

Një javë pas të shtënave fatale ndaj një gruaje nga një oficer i zbatimit të ligjit për imigracionin dhe doganat (ICE), një tjetër oficer federal kohët e fundit qëlloi me armë dhe plagosi një burrë në qytet.

Departamenti i Sigurisë Kombëtare raportoi në X se incidenti ndodhi gjatë një “kontrolli të synuar të trafikut”, të mërkurën në mbrëmje.

Continue Reading

Botë

Fituesja e Çmimit Nobel për Paqen nga Venezuela ia dorëzon medaljen e saj Trumpit

Published

on

By

Udhëheqësja e opozitës venezueliane, Maria Corina Machado, thotë se ia ka dhënë medaljen e saj të Çmimit Nobel për Paqen presidentit Donald Trump gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë, duke thënë se kjo ishte një njohje e angazhimit të tij për lirinë e vendit të saj.

“Mendoj se sot është një ditë historike për ne venezuelasit”, tha ajo pasi u takua personalisht me Trumpin për herë të parë, disa javë pasi forcat amerikane kapën presidentin venezuelian Nicolas Maduro në Karakas dhe e akuzuan atë për trafiku droge, shkruan BBC.

Trump shprehu mirënjohjen e tij në një postim në mediat sociale, duke thënë se ky veprim ishte “një gjest i mrekullueshëm respekti të ndërsjellë”.

Megjithatë, presidenti amerikan ka refuzuar të mbështesë Machadon si udhëheqësen e re të Venezuelës, pavarësisht se lëvizja e saj pretendoi fitoren në zgjedhjet e kontestuara gjerësisht të vitit 2024.

Continue Reading

Të kërkuara