Aktualitet

Shefi i inteligjencës britanike paralajmëron për rreziqet e ekstremizmit online

Published

on

Për sigurinë kombëtare britanike, ekstremizmi në mediat sociale paraqet rrezik po aq sa terrorizmi nga Afganistani ose Siria, ka paralajmëruar kreu i agjencisë së inteligjencës në Mbretërinë e Bashkuar.

“Terroristët me vetë-iniciativë” apo siç njihen ndryshe “ujqërit e vetmuar” mbeten një kërcënim më i madh sesa komplotet e kategorisë së 11 shtatorit ose sulmet “7/7” të korrikut 2005 në Londër, tha shefi i Shërbimit të Inteligjencës MI5, Ken McCallum në një intervistë për Times Radio.

Sipas tij, vetëm në katër vitet e fundit, MI5 dhe komanda e Policisë Metropolitane e Londrës kundër terrorizmit kanë shkatërruar 29 komplote të cilat ishin në fazat e fundit, përfshirë 10 nga ekstremistët e bardhë të ekstremit të djathtë.

Të dyshuarit kanë qenë kryesisht ata që janë radikalizuar online dhe në mesin e tyre ka pasur edhe të moshës 13 vjeçare, tha ai.

Ai kritikoi në veçanti Facebook-un për rregullat e enkriptimit duke thënë se “vendimet që merren në sallat e bordeve të Kalifornisë janë gjithnjë e më shumë të rëndësishme për aftësinë tonë për të bërë punët tona, sikurse vendimet e marra në Afganistan ose Siri”.

“Kjo përbën një rrezik real për ne”, tha ai.

“Puna jonë është që përshembull të merremi me një në një milion rast, ku dhoma e ndenjes është një dhomë e gjallë terroriste.Ata mund të jenë duke prodhuar një bombë, ose duke filmuar një video para komplotit shkatërrues që mund të jetë duke planifikuar”, tha McCallum.

Megjithatë, ai tha se pajtohet me dëshirën e shefit të Facebook-ut për të “mbrojtur privatësinë”.

“Absolutisht ne nuk duam të jetojmë në një shoqëri ku shteti ka një aparat fotografik në dhomën e ndenjes së të gjithëve”, tha ai.

Continue Reading

Lajmet

Tërmet në Greqi, lëkundjet u ndjenë edhe në Maqedoninë e Veriut

Published

on

By

Një tërmet me intensitet prej III gradësh sipas Shkallës Evropiane të Makroseizmikës është ndier mbrëmë rreth orës 22:18 në Manastir, Resnjë dhe zonat përreth.

Sipas Observatorit Sizmologjik në Shkup, epiqendra e lëkundjeve ishte në Greqi, rreth 120 kilometra në jugperëndim të Shkupit.

Deri më tani nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar nga ky tërmet.

Continue Reading

Lajmet

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, kryeministri Rama mban sot fjalimin

Published

on

By

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, kryeministri Rama mban sot fjalimin e tij në hapje të debatit

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të marrë pjesë në Asamblenë e Partishme të OKB.

Sot, në rreth 17:00, sipas orës lokale, ai pritet të mbajë fjalimin në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Rama pritet të flasë në hapje të debatit të Asamblesë së Përgjithshme. Gjatë qëndrimit në SHBA, kryeministri ka zhvilluar një takim me komunitetin shqiptar në Michigan.

Në axhendën e tij janë parashikuar gjithashtu takime me përfaqësues të politikës, ekonomisë dhe organizatave ndërkombtare.

Punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së zhvillohen nga 22 deri më 28 shtator. Në këtë vizitë, kryeministri Rama shoqërohet nga bashkëshortja e tij, Linda Rama, si dhe nga delegacioni zyrtar.

Gjatë qëndrimit në SHBA një grup shqiptarët kanë protestuar në momentin që kalonte delegacioni shqiptar. Autoritetet amerikane qe garantonin sigurinë e kryeministrit dhe të pranishmeve te tjerë; kane ndaluar një prej protestuesve, i cili hodhi veze në drejtim të delegacionit.

 

Continue Reading

Lajmet

Kanosje me thikë në Prishtinë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka intervistuar dy persona të dyshuar në lidhje me një rast të kanosjes, ndërsa në vendin e ngjarjes ka konfiskuar një thikë.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër është liruar dhe rasti ndaj tij do të vazhdojë në procedurë të rregullt. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Mot me diell, vranësira dhe mundësi për reshje të dobëta shiu

Published

on

By

Sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK).

Sipas parashikimit, gjatë ditës vranësirat vende-vende mund të shoqërohen me reshje lokale të dobëta shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2 dhe 5°C, ndërsa ato maksimale të ditës do të arrijnë nga 20 deri në 24°C.

Do të fryjë erë nga e lehtë deri në mesatare nga drejtimi i jugperëndimit, me shpejtësi prej 1 deri në 5 m/s.

Continue Reading

Të kërkuara