Lajmet

Shefi i financave të Gjermanisë kritikon Rusinë për përdorimin e energjisë si armë

Rusia nxori një dekret qeveritar të mërkurën duke vendosur sanksione ndaj 31 firmave energjetike të BE-së, ShBA-së dhe Singaporit.

Published

on

Ministri gjerman i Ekonomisë, Robert Habeck akuzoi Rusinë të enjten se po përdor energjinë si armë, pasi Moska njoftoi sanksione ndaj firmave perëndimore të energjisë dhe një tubacion kyç përsëri pa dërgesa më të ulëta të gazit në Evropë.

“Duhet thënë se situata po vjen në krye, në një mënyrë të tillë që përdorimi i energjisë si armë tani po realizohet në disa fusha”, tha Habeck në një konferencë për shtyp.

Rusia nxori një dekret qeveritar të mërkurën duke vendosur sanksione ndaj 31 firmave energjetike të BE-së, ShBA-së dhe Singaporit si hakmarrje për ndëshkimet e Perëndimit për pushtimin e Ukrainës.

Shumica e kompanive i përkasin grupit Gazprom Germania të filialeve të gjigantit rus të energjisë Gazprom.

Sanksionet përfshijnë një ndalim të transaksioneve dhe hyrjen në portet ruse të anijeve që lidhen me kompanitë e prekura.

Ndërkohë, operatorët të enjten raportuan një rënie të furnizimeve me gaz nga Rusia nëpërmjet një tubacioni kryesor ukrainas drejt Evropës për të dytën ditë radhazi.

Gjermania, e cila varet shumë nga energjia ruse, tha se mungesa prej 25 përqind e së mërkurës u mbulua nga importet e gazit nga Norvegjia dhe Holanda.

Ekonomia më e madhe e Evropës është në garë për t’u larguar nga energjia ruse dhe tashmë pothuajse tërësisht e ka hequr qymyrin rus por heqja dorë nga nafta dhe gazi rus do të jetë më e vështirë.

Me frikën në rritje se Rusia mund të mbyllë papritur rubinetat e energjisë, Habeck tha se Gjermania po fokusohej në ndërtimin e rezervave të gazit për t’u përgatitur për dimër.

“Deponimet e gazit duhet të mbushen deri në dimër, përndryshe do të jemi në një situatë ku mund të shantazhohemi lehtësisht”, paralajmëroi ai./UBTNews/

Lajmet

Studentët e UBT-së në vizitë studimore në Presidencën e Republikës së Kosovës

Published

on

By

Profesorët e UBT-së, Prof. Dr. Avni H. Alidemaj (Fakulteti i Shkencave Politike dhe Juridike) dhe Prof. Dr. Alban Maliqi (Studimet e Sigurisë), organizuan një vizitë studimore për studentët e Shkencave Politike dhe Studimeve të Sigurisë, në kuadër të lëndëve E Drejta Administrative, Politikat e Shtetit të Mirëqenies Sociale dhe Hyrje në Drejtësi.

Qëllimi i kësaj vizite ishte pajisja e studentëve me njohuri të drejtpërdrejta mbi aktivitetet, strukturën organizative dhe kompetencat kushtetuese e ligjore të Institucionit të Presidentit të Republikës së Kosovës, si dhe rolin e tij në funksionimin e sistemit shtetëror.

Studentët u mirëpritën nga zyrtarë të lartë të Presidencës (Fehmi Mehmeti – Sekretar i Zyrës së Presidentës,  Besim Kajtazi – Drejtor i Departamentit për Çështje Juridike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare, Dafina Syla – Drejtoreshë e Departamentit për Shërbime të Përbashkët), të cilët prezantuan detyrat kryesore, përgjegjësitë institucionale dhe sfidat me të cilat përballet ky institucion gjatë ushtrimit të kompetencave të tij kushtetuese dhe ligjore.

UBT vazhdon me përkushtim të veçantë zbatimin e metodave bashkëkohore të mësimdhënies, me synim rritjen e cilësisë së mësimnxënies dhe ndërlidhjen e teorisë me praktikën. Vizitat studimore, hulumtimet e përbashkëta profesor-student, analizat e rasteve studimore dhe atyre hipotetike mbeten pjesë përbërëse e qasjes pedagogjike bashkëkohore që karakterizon këtë institucion të arsimit të lartë.

Continue Reading

Lajmet

Sorensen konfirmon nisjen e punës së Komisionit të përbashkët për të pagjeturit

Published

on

By

Një ditë pas takimeve të kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut në Bruksel i dërguari i posaçëm për dialog Peter Sorensen ka lëshuar një komunikatë ku konfirmon zhvillimin e parë të takimit trepalësh të Komisionit të përbashkët për të pagjeturit.

Ky komision ishte formuar si rezultat i marrëveshjes mes Kryeministrit të Kosovës Alban Kurti dhe Presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq në maj të vitit 2023 gjatë një takimi në nivel të lartë.

Në deklaratën e Sorensenit thuhet se qëllimi i këtij komisionit është të mbikëqyr zbatimin e Deklaratës për të pagjeturit që do të kontribuonte në zbardhjen e fatit të personave të pagjetur që përfshin edhe personat e zhdukur me dhunë, të ofroj të të vërtetën për familjet dhe të ndihmoj paqen dhe pajtimin e qëndrueshëm.

Ky Komision do të mbështes Grupin punues për personat e pagjetur, që udhëhiqet nga Kryqi i Kuq ndërkombëtarë, duke lehtësuar aktivitetet e palëve në implementim dhe zgjidhjen e mospajtimeve gjatë procesit.

Fasilituesi i BE-së, Kosova, Serbia dhe Kryqi i kuq ndërkombëtarë mund ti drejtohen Komisionit me çfarëdo pyetje lidhur me implementimin, aplikimin apo interpretimin e Deklaratës” thuhet në prononcimin e të dërguarit të posaçëm për dialog.

“BE ka pritje të mëdha nga Komisioni i përbashkët për të dhënë kontribut në zbardhjen e fatit të personave të zhdukur dhe për të ndihmuar në mbylljen e një kapitulli të dhimbshëm për familjet të cilat kanë pritur aq shumë për përgjigje2 thuhet më tej në këtë komunikatë.

Continue Reading

Lajmet

KEK realizon 97% të Planit Vjetor të Prodhimit të Energjisë Elektrike për vitin 2025

Published

on

By

Korporata Energjetike e Kosovës – KEK Sh.A. njofton se, bazuar në Bilancin Vjetor Energjetik të aprovuar nga Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE), ka realizuar 97% të planit vjetor të prodhimit të energjisë elektrike për vitin 2025, pavarësisht sfidave teknike dhe ndërhyrjeve kapitale për modernizimin e njësive gjeneruese.

Ky rezultat është arritur gjatë një periudhe intensive pune, e cila ka përfshirë modernizimin e turbinave në njësinë B2, realizimin e remonteve të rregullta vjetore si dhe zbatimin e projekteve kapitale në njësitë B1, B2 dhe A3, duke siguruar funksionim të qëndrueshëm dhe të sigurt të sistemit energjetik kombëtar.

Analiza e të dhënave mujore të prodhimit dëshmon se, në disa muaj kyç, prodhimi ka tejkaluar planifikimin deri në 110%. Krahasimisht, në dhjetor 2024 realizimi i prodhimit ishte 76.5%, ndërsa në dhjetor 2025, falë përfundimit me sukses të remonteve vjetore dhe ndërhyrjeve modernizuese, si dhe me rënien e temperaturave dhe operimin paralel të pesë njësive gjeneruese, KEK ka tejkaluar planin e prodhimit me 102%. Periudhat me realizim më të ulët lidhen drejtpërdrejt me fazat intensive të modernizimit dhe remonteve të planifikuara. Megjithatë, në nivel vjetor, KEK ka ruajtur stabilitetin e sistemit energjetik kombëtar dhe ka përmbushur objektivat strategjike të prodhimit.

Realizimi vjetor prej 97% nuk përfaqëson vetëm një tregues statistikor, por është mbi të gjitha dëshmi konkrete e përkushtimit, profesionalizmit dhe përgjegjësisë së lartë të stafit teknik dhe të të gjithë punonjësve të KEK-ut, të cilët, përmes punës së palodhshme dhe angazhimit në terren, kanë garantuar funksionimin stabil dhe të sigurt të sistemit prodhues edhe në kushte jashtëzakonisht sfiduese. Ky rezultat është mbështetur dhe koordinuar nga strukturat menaxheriale, në funksion të krijimit të kushteve të nevojshme për realizimin e kësaj performance.

Ky rezultat konfirmon se KEK jo vetëm që po kalon nëpër një proces të thellë transformimi, por po e realizon këtë transformim duke garantuar njëkohësisht qëndrueshmërinë dhe stabilitetin e sistemit energjetik të Republikës së Kosovës, si dhe duke ndërtuar themelet e një sistemi energjetik modern, të sigurt dhe të qëndrueshëm për të ardhmen.

Continue Reading

Lajmet

Kurti për “Shtëpinë e Kosovës” në Davos: Prezantojmë kulturën, identitetin se kush jemi por edhe mundësitë për investime

Published

on

By

Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka thënë se në Davos të Zvicrës edhe këtë vit është “Shtëpia e Kosovës”, e që është në mesin e 25 shteteve, ani pse në Forumin e Davos gjenden thuajse të gjitha shtetet e globit.

Ai nëpërmjet një video ka thënë se aty prezantohet kultura, identitet se kush janë shqiptarët, por edhe prezantohen mundësinë për investime ekonomike, e shkëmbime tregtare.

Jemi shumë të gëzuar që ‘Shtëpia e Kosovës’ në Davos të Zvicrës tashmë është hapur për herën e dytë dhe nëse viti i parë ka qenë vit i ngjarjes, e hera e dytë e Shtëpisë së Kosovë është hapi i parë i fillimit të një tradite. Në njërën anë prezantojmë kulturën, identitetin se kush jemi, por në anën tjetër prezantojmë dhe mundësitë për investime ekonomike, për shkëmbime tregtare, për bashkëpunime të të gjitha llojeve. Tregojmë dhe atë se ka mund të bëjmë bashkë përveçse kush jemi”, ka thënë ai në një video që publikuar në rrjetin social “Facebook”.

Ai foli edhe për rolin e rinisë duke thënë se rinia dhe mërgata.

Në qendër të Shtëpisë së Kosovës në Davos janë bashkë rinia dhe mërgata e shpeshherë këto të dyja janë tek personat e njëjtët. Djemtë e vajzat e rinj në shtëpinë e Kosovës po mirëpresin si një vatër e talentit shumë ndërmarrës prestigjioz dhe po iu tregojnë për mundësitë që ata të vijnë në Kosovë ku ekziston një rini e talentuar, energjike dhe e cila është njohëse e shumë gjuhëve të huaja. Mosha mesatare në Kosovë është 35 vjeç që është shumë e re për Evropën dhe me gjerë por është nëj rini e familjarizuar me trande e teknologjisë bashkëkohore dhe gjithashtu që e ka dëshmu veten në sektorin e teknologjisë së informacionit dhe kombinimit. Prandaj ne i ftojmë të tjerët të cijnë në Kosovë sepse kështu fiton dhe Kosova por edhe të gjithë atë që vijnë për investim”, tha ai.

Ai ka përmend të veçantën e këtij viti në “Shtëpinë e Kosovës” në Davos.

Ne duhet të vazhdojmë të mbetemi interesant dhe besoj që të veçantë në Davos sivjet na bënë fakti që në mesin e të gjitha shteteve që janë këtu, Kosova është në mesin e 25 shteteve që kanë shtëpinë këtu. Është e vështirë të gjesh një shtet nga mbarë globi që nuk është i  pranishëm në Davos por vetëm 25 sosh, përafërsisht 1/8 e kanë shtëpinë e tyre, e aty bën pjesë Kosova”, tha Kurti.

Continue Reading

Të kërkuara