Lajmet

Hapet UBT me kampus dhe qendër të inovacionit dhe teknologjisë në ITP në Prizren

Qendra do të lidh rininë me ndërmarrësinë e këtij qyteti përmes teknologjisë dhe inovacionit.

Published

on

Qytetit historik të Prizrenit sot iu shtua qendra “UBT Innovation and Technology Hub Prizren”, e cila është pozicionuar në Parkun e Inovacionit dhe Trajnimeve (ITP), dhe e cila do të lidh rininë me ndërmarrësinë e këtij qyteti përmes teknologjisë dhe inovacionit, duke i kontribuar jashtëzakonisht shumë edhe trashëgimisë kulturore që ka ky qytet i bukur e historik.

Rektori i UBT-së, prof. dr. Edmond Hajrizi, në hapje të kësaj qendre ka bërë një prezantim para pjesëmarrësve, duke treguar idenë dhe vizionin e qartë që ka institucioni që ai udhëheq për shtrirjen e qendrave teknologjike dhe inovative, e që tashmë një e tillë do të jetë edhe në Prizren.

“Ne jemi të fokusuar më tepër në inovacion dhe kreativitet, prandaj dhe kemi dëshirë të kontribuojmë më shumë në ekosistemin e edukimit, inovacionit dhe në sistemin Smart. Strategjia jonë deri në vitin 2025 parasheh kontributin më të madh në këto fusha, për të krijuar sa më shumë vende të reja të punës dhe për t’i dhënë mundësi të rinjve që të studiojnë dhe punojnë në vendin e tyre”, ka thënë rektori Hajrizi.

Në hapje të kësaj qendre, rektori i UBT-së, prof. dr. Edmond Hajrizi zhvilloi një diskutim, lidhur me rolin dhe kontributin e institucioneve akademike në këtë ekosistem dhe sinergjinë që këto të fundit mund t’a sjellin në Parkun e Inovacionit dhe Trajnimeve (ITP), së bashku me panelistët: drejtorin e Parkut të Inovacionit dhe Trajnimeve, Hans Juergen Cassens, përfaqësueses nga Ambasada Gjermane, Vera Bauman, përfaqësueses nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Laura Zherka si dhe drejtorit për planifikim strategjik në zyrën e kryeministrit, Vedat Sogojeva.

Nga ky diskutim u ngritën shumë çështje që kanë të bëjnë me inovacionin dhe edukimin, duke vlerësuar nevojën për të  bashkëpunuar ndërmjet institucioneve dhe industrive të ndryshme për të krijuar sa më shumë hapësirë për kreativitet nga studentët.

“Ky është një parakusht i mirë për ta ndërtuar një zhvillim dhe besojmë tek koncepti i projektit të përbashkët kosovaro-gjerman. Ne e kemi të qartë si UBT që nuk është e mjaftueshme vetëm edukimi, por edhe ndërlidhja me qeveritë dhe industritë. Ne jemi të interesuar që industrinë kreative ta sjellim në Prizren, dhe në kuadër të kësaj do të organizojmë këtë verë një festival, sepse është vendi ideal për ta zhvilluar industrinë kreative dhe kjo do t’i jepte gjallëri dhe prosperitet”, ka thënë rektori Hajrizi.

Nga Qeveria e Republikës së Kosovës, u shprehën të lumtur që një projekt i tillë po finalizohet, dhe se kjo sipas tyre është në përputhje me vizionin e qeverisë dhe shoqërisë për zhvillimin tutje në këtë aspekt.

“Është në përputhje me vizionin e qeverisë dhe shoqërisë sonë për të ecur në hap me kohën dhe për t’i zhvilluar shkathtësitë e nevojshme që në kohën e tashme janë shumë të nevojshme. Kjo është e rëndësishme për faktin se kur shikojmë në këtë aspekt, bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe sektorit privat në Kosovë nuk është mjaftueshëm i zhvilluar dhe kjo do të jetë më e dobishme në të ardhmen. Ne jemi të interesuar që të sjellim sa më shumë investitorë të huaj. Digjitalizimi është fokus i qeverisë, ndaj ITP dhe UBT janë shembuj që mundësojnë zhvillimin e industrisë”, ka thënë drejtori për planifikim strategjik në zyrën e kryeministrit, Vedat Sogojeva.

Nga Ambasada Gjermane është mirëpritur zhvillimi i një qendre të tillë, e cila do të jetë lider në këtë regjion, e që do të jetë mbështetja kryesore e të rinjve për fushën e teknologjisë dhe inovacionit.

“Do t’i kërkoja studentëve të shfrytëzojnë rastin dhe të lidhin kontakte me kompani të ndryshmë që janë prezente këtu. Ata kanë këtu rrjete të ndryshme dhe kjo do t’i ndihmonte në ndërtimin e karrierës së tyre”, ka thënë përfaqësuesja e Ambasadës Gjermane në Kosovë, Vera Baumann.

Drejtori i Parkut të Inovacionit dhe Trajnimeve, Hans Juergen Cassens, ka thënë se UBT është një partner serioz në ndërtimin e një ekosistemi të mirëfilltë në Parkun e Inovacionit dhe Trajnimeve (ITP), teksa nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Laura Zherka, ka thënë se projekti i ITP-së, është i fokusuar në shfrytëzimin e potencialit që kanë të rinjtë e Kosovës.

Hapja e qendrës teknologjike dhe inovative në Prizren u bë edhe më madhështore me prezencën e bendit të UBT-së dhe studentëve të Fakultetit Muzikë Moderne, Prodhimi Digjital dhe Menaxhimi, të cilët i dhanë një ngjyrë rinore dhe më ndryshe kësaj dite, me hite dhe këngë edhe të kompozuara nga vet studentët.

Vendi

Caktohet seanca për masën e paraburgimit ndaj të dyshuarit për vrasjen e Arlinda Zekajt

Published

on

By

Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar për sot mbajtjen e seancës dëgjimore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Albert Sylajt, i cili dyshohet për vrasjen e ish-kunatës së tij, Arlinda Zekaj.

I dyshuari Sylaj u arrestua mbrëmjen e së martës në Deçan, pas kërkimeve nga Policia e Kosovës.

Ai akuzohet se e ka privuar nga jeta me sëpatë 49-vjeçaren Arlinda Zekaj. /E.A/

Continue Reading

lajme

Nis protesta kombëtare në Prishtinë pas vrasjes së Arlinda Zekajt

Published

on

By

Ka nisur grumbullimi i qytetarëve në Prishtinë për protestën kombëtare të thirrur nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, në shenjë revolte dhe ndërgjegjësimi pas vrasjes së Arlinda Zekajt.

Pjesëmarrësit po bashkohen për të kërkuar drejtësi dhe përgjegjësi nga institucionet, si dhe për të ngritur zërin kundër dhunës ndaj grave dhe femicideve.

Organizatorët dhe qytetarët pritet të marshojnë në rrugët kryesore të kryeqytetit me thirrjet për mbrojtjen e jetës së grave dhe ndëshkimin maksimal të kryerësve të veprave të tilla.

Continue Reading

Vendi

Ndalohen punimet në gjashtë ndërtime për shkak të pasigurisë

Published

on

By

Inspektorati Qendror i Punës ka pezulluar punimet në gjashtë objekte ndërtimi në Prishtinë, Fushë Kosovë, Lipjan, Gjilan, Skenderaj dhe Ferizaj, pasi gjatë inspektimeve në terren ka konstatuar parregullsi serioze sa i përket sigurisë dhe shëndetit në punë.

Sipas njoftimit zyrtar, ndalimi i punimeve do të mbetet në fuqi deri në eliminimin e të gjitha parregullsive dhe përmbushjen e plotë të kërkesave ligjore. Inspektorati u bën thirrje të gjithë punëdhënësve që të zbatojnë me përpikëri masat mbrojtëse, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe ruajtjen e jetës e shëndetit të punëtorëve.

Continue Reading

Lajmet

Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore në Serbi, kërkon trajtimin e çështjes së shqiptarëve

Published

on

By

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim me Listën Studentore pas zgjedhjeve parlamentare, duke theksuar se një bashkëpunim i tillë duhet të mbështetet në dialog serioz dhe në përmbushjen e kërkesave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Në një intervistë për Deutsche Welle, Kamberi ka deklaruar se shqiptarët nuk synojnë të marrin poste vetëm për të krijuar përshtypjen e përfshirjes në institucione, por kërkojnë zgjidhje konkrete për problemet me të cilat përballen.

Sipas tij, prioritet mbetet zbatimi i Planit 7-pikësh, si dhe adresimi i çështjeve urgjente, përfshirë pasivizimin e adresave, përfaqësimin e shqiptarëve në institucionet shtetërore dhe të drejtat në arsim.

“Mesazhi im për ta do të ishte i thjeshtë: nëse synoni një Serbi demokratike, të përgjegjshme dhe me marrëdhënie më të mira rajonale, atëherë përfshijeni edhe çështjen e shqiptarëve të Luginës së Preshevës në vizionin tuaj për ndryshim”, ka deklaruar Kamberi.

Ai ka theksuar gjithashtu rëndësinë e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke vlerësuar se Serbia duhet ta trajtojë Kosovën si partnere të barabartë dhe të ndërtojë marrëdhënie mbi bazën e dialogut dhe respektit të ndërsjellë.

Sipas raportimeve për zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit, Lista Studentore ka siguruar shumicën, duke i dhënë fund pushtetit 12-vjeçar të Aleksandar Vuçiqit. Megjithatë, përfaqësues të kësaj liste kanë deklaruar se në raport me Kosovën mbështesin Kushtetutën e Serbisë, e cila e konsideron Kosovën pjesë të territorit të saj.

Ndërkohë, partitë shqiptare morën pjesë në zgjedhje përmes një liste të përbashkët, duke siguruar dy ulëse në Kuvendin e Serbisë pas një periudhe të gjatë.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara