Lajmet

Shefi i BE-së përcjell mbarëvajtjen e zgjedhjeve, flet për gjendjen në komunat serbe

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar.

Published

on

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomáš Szunyog ka përcjellë nga afër mbarëvajtjen e zgjedhjeve lokale në Kosovë. Ai gjatë vizitës në qendrën e votimit në shkollën “ismail Qemaili” në Prishtinë, tha se është ditë e rëndësishme për demokracinë.

Tutje, ambasadori Szunyog ka treguar për gjendjen në komunat serbe në Kosovë, duke thënë se kanë dërguar vëzhgues dhe po ashtu do të dërgojnë edhe disa vëzhgues të tjerë gjatë ditës.

“Ne kemi caktuar më herët një numër të vëzhguesve afatgjatë për komunat serbe dhe sot do të dërgojmë vëzhgues që do të qëndrojnë për kohë më të shkurt. Natyrisht duhet ta përmend edhe një numër të organizatave ndërkombëtare që po ndihmojnë. Po ashtu edhe shumë ambasada që nuk janë pjesë të BE-së. Ndërsa EULEX-i do të mbikëqyrë sigurinë. Për mua është shumë e rëndësishme që në të gjitha komunat të ketë mbarëvajtje të mirë. Natyrisht komunat serbe janë pjesë e Kosovës, pjesë e demokracisë prandaj po marrin pjesë në zgjedhje. Komunat janë pjesë e sistemit të Kosovës”, deklaroi ai.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar dhe të respektojnë masat për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19.

“Është një ditë e rëndësishme për demokracinë e Kovës, dhe dua t’i ftojë të gjithë qytetarët të luajnë rol aktiv në të ardhmen e Kosovës. Në të njëjtën kohë, dua t’iu bëjë thirrje të respektojnë masat anti-COVID. Vizitova një qendër votimi dhe isha i impresionuar me organizimin e tyre, duke se njerëzi janë shumë profesional, jam i kënaqur që pash shumë njerëz që votuan. Po ashtu jam pjesë e misionit të Vëzhgimit. Kemi dërguar vëzhgues të shumtë, dhe do të dërgojmë vëzhgues që do të qëndrojnë për kohë më të shkurtë. Dua të theksoj se vëzhgimi i BE-së do të përgatiti një raport dhe do të publikohet të martën në mëngjes, do të prezantohet nga kryeshefi Lucas Mandle. Kemi biseduar me menaxheren e votimit dhe numri duke i kënaqshëm i pjesëmarrësve. Është një ditë që kanë mundësi të shfrytëzojnë influencës tyre dhe do ta vendosën për të ardhmen e komunës së tyre”, deklaroi ai.

lajme

Protestat vazhdojnë në Prishtinë: Kërkohet që vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare

Published

on

By

Protesta kundër vrasjes së Arlinda Zekajt ka vazhduar edhe sot në Prishtinë, ku qytetarët janë mbledhur për të tretën ditë radhazi në sheshin e kryeqytetit për të kërkuar drejtësi dhe përgjegjësi institucionale.

Gjatë ditës së sotme, protestuesit janë ndalur edhe para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke shprehur pakënaqësi të thellë ndaj mënyrës se si po menaxhohen e trajtohen rastet e dhunës ndaj grave nga organet kompetente.

Këto aksione po organizohen nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, nën moton kryesore “Vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare”.

Continue Reading

Lajmet

Akil Gjakova mbyll garën pa medalje në Abu Dhabi

Published

on

By

Xhudisti kosovar Akil Gjakova e ka mbyllur pa medalje paraqitjen e tij në Grand Slam-in e Abu Dhabit, pasi u mposht në përballjen e drejtpërdrejtë për vendin e tretë.

Në kategorinë deri në 73 kilogramë, Gjakova u ndal në luftën për medaljen e bronztë nga xhudisti rus Karen Galstian. Pejani e nisi garën i lirë në xhiron e parë, ndërsa në të dytën mposhti me Ippon izraelitin Ohad Moritz. Suksesin më të madh e shënoi në raundin e tretë ku eliminoi nënkampionin e botës, Makhmadbek Makhmadbekov, po ashtu me Ippon në kohën shtesë.

Pasi u mposht në çerekfinale nga azerbajxhanasi Hidayat Heydarov, Gjakova kërkoi suksesin përmes repesazhit, por nuk arriti të ngjitej në podiumin e fituesve. /E.A/

Continue Reading

lajme

Nën hetim për projektin e kryeqytetit: Përparim Rama paraqitet në Prokurorinë Speciale

Published

on

By

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, është paraqitur sot në Prokurorinë Speciale ku po intervistohet në cilësinë e të dyshuarit lidhur me projektin “Arkitekti i Kryeqytetit”.

Rama arriti në prokurori i shoqëruar nga avokati Artan Çerkini, teksa para hyrjes deklaroi shkurtimisht se detyra e tij është ndërtimi i kryeqytetit, ndërsa e organit të ndjekjes është të sigurohet që gjithçka bëhet në përputhje me ligjin. Hetimet për këtë projekt ndërlidhen me procedurat e prokurimit publik, vlerën prej 12 milionë eurosh, si dhe me dyshimet për manipulim të stafit e konflikt interesi.

Intervistimi i kryetarit të Prishtinës vjen pas tensioneve publike dhe paralajmërimeve nga zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje për arrestimin e tij të mundshëm, reagime këto që pasuan ndryshimet e fundit në udhëheqjen e Prokurorisë Speciale, ku pas shkarkimit të Blerim Isufajt, detyra i është besuar prokurorit Dren Paca.

Ndaj deklaratave të përfaqësuesve të pushtetit, Rama u ka bërë thirrje publike organeve të drejtësisë që të merren me ato që i ka cilësuar si kërcënime direkte ndaj tij. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Laura Fazliu fiton të bronztën në Grand Slam

Published

on

By

Laura Fazliu ka fituar medalje të bronztë në Grand Slamin e xhudos në Abu Dabi.

Në luftë për medalje të bronztë, Laura e mposhti bartësen e parë, kroaten Iva Oberan.

Lufta ishte e barabartë, ndërsa në kohën shtesë Laura realizoi hedhje të bukur për fitore me “Ippon”.

Laura fitoi 500 pikë në renditjen botërore. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara