Lajmet

​SHDPFMK për listën e çmimit të barnave: Mund të ballafaqohemi me mungesë në furnizim

Published

on

Shoqata e Distributoreve për Produkte Farmaceutike dhe Medicinale e Kosovës (SHDPFMK), përmes një reagimi kanë shprehur shqetësimet e tyre për vendimin për listën e çmimit të barnave dhe produkteve medicinale të marr nga Ministria e Shëndetësisë javë më parë.

Sipas SHDPFMK-së pas një takimi anëtarët e kësaj shoqate kanë marrë vendim që do të vazhdojnë me shitjen e stokut aktual të barnave me çmime ekzistuese deri në përcaktimin e një periudhe kalimtare të zbrazjes së stoqeve aktuale.

Përmes këtij reagimi bëhet e ditur se produktet e importeve të radhës të cilat do të jenë me çmim të miratuar CIP nga Ministria e Shëndetësisë nën çmimin e furnizimit (pa bazë ligjore dhe duke mos ju referuar Nenit 8 të Ligjit nën çmimin e furnizimit) të procedohen në gjykatë.

Pas takimit të datës 03.02.2025 me anëtarët e saj, pas votimit unanim, ju njofton si në vijim: 1. Anëtarët e SHDPFMK do të vazhdojnë me shitjen e stokut aktual të barnave me çmime ekzistuese deri në përcaktimin e një periudhe kalimtare të zbrazjes së stoqeve aktuale. 2. Produktet e importeve të radhës të cilat do të jenë me çmim të miratuar CIP nga MSH nën çmimin e furnizimit (pa bazë ligjore dhe duke mos ju referuar Nenit 8 të Ligjit nën çmimin e furnizimit) të procedohen ne gjykatë. 3. Operatorët t’i drejtohen ATK me kërkesë për sqarime lidhur me shitjen e produkteve nën çmimin blerës sipas listës (e cila nuk ka veprim prapakthyes) dhe se operatorët veçse i kanë të deklaruara stoqet tek ATK. Për më tepër MSH me datë 31.01.2025 ka publikuar Vendimin Nr. 05/01/2025 për përcaktimin e procedurës, formatit të aplikimit të deklarimit/ri-deklarimit/aplikimit për ndryshim të çmimit të produktit medicinal duke bashkangjitur formularin e përditësuar i cili nuk bazohet vetëm në Nenin 8 – metodologjinë e përcaktimit të çmimeve mesatare me shumicë nga vendet referente të përcaktuara me Ligj, por kërkon edhe çmimin CIP”, thuhet në reagim.

Nga Shoqata e Distributorëve për Produkte Farmaceutike dhe Medicinale në Kosovë thonë se përkundër numrit të madh të kërkesave për takim me Ministrinë e Shëndetësisë, komisionin për çmime, për të diskutuar lidhur me procesin e zbatimit dhe procedurat për deklarimin e çmimit të barnave, janë refuzuar, madje nuk kanë marrë as përgjigje në pyetjet e parashtruara.

Jemi refuzuar dhe nuk kemi marr përgjigje në pyetjet e parashtruara. Po ashtu ju njoftojmë se mbi 1400 produkte medicinale të regjistruara pranë AKPPM janë të pa deklaruara dhe të njëjtat qarkullojnë në treg pa çmime të miratuara. Duhet pasur kujdes, ngase Kosova është vend shumë i vogël dhe jashtë BE-së i cili brenda pak muajsh mund të ballafaqohet me mungesë të furnizimeve si në sektorin privat ashtu edhe atë publik si pasojë e veprimeve të pa koordinuara dhe tendencioze në dëm të subjekteve dhe pacientëve. Gjithashtu siç e dini, ende nuk kemi listë rimbursimi të barnave dhe as sigurime shëndetësore. Mbetemi me shpresë që MSH të reflektojë mbi veprimet e fundit duke na ftuar për të diskutuar rreth zgjidhjes pozitive të kësaj çështjeje shumë të ndjeshme dhe esenciale, duke dalur kështu nga kjo situate e krijuar”, thuhet tutje.

Nga SHDPFMK thonë se duhet bërë kujdes sepse brenda pak muajsh Kosova mund të ballafaqohet me mungesë të furnizimeve si në sektorin privat ashtu edhe atë publik.

Duhet pasur kujdes, ngase Kosova është vend shumë i vogël dhe jashtë BE i cili brenda pak muajsh mund të ballafaqohet me mungesë të furnizimeve si në sektorin privat ashtu edhe atë publik si pasojë e veprimeve të pa koordinuara dhe tendencioze në dëm të subjekteve dhe pacientëve. Gjithashtu siç e dini, ende nuk kemi listë rimbursimi të barnave dhe as sigurime shëndetësore”, thuhet në reagim.

Sipas vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë lista zyrtare e çmimit të produkteve medicinale ka hyrë në fuqi nga 1 shkurti.

Opinione

3 Maji nuk është ceremoni, por provë: Gazetaria mes përgjegjësisë ndaj publikut dhe tundimit të pushtetit

Published

on

By

Shkruan: Musa Sabedini

3 Maji – Dita Botërore e Lirisë së Medias, nuk duhet të reduktohet në një shënim simbolik kalendarik, por të shërbejë si moment reflektimi profesional dhe etik për rolin thelbësor të gazetarisë në shoqëritë demokratike. 

Kjo ditë rikujton se liria e medias është e pandashme nga përgjegjësia për saktësi, paanësi dhe integritet, duke kërkuar nga gazetarët një angazhim të vazhdueshëm për profesionalizim dhe respektim të standardeve më të larta të raportimit. 

Gazetaria, si shërbim ndaj interesit publik, mbetet një mekanizëm i domosdoshëm për llogaridhënie dhe transparencë, sidomos përballë tendencave që cenojnë vlerat demokratike. Në këtë kontekst, një urim i veçantë u takon të gjithë gazetarëve që qëndrojnë në vijën e parë të mbrojtjes së vërtetës, shpesh përballë presioneve dhe rreziqeve. 

Sulmet ndaj gazetarëve janë të papranueshme dhe përbëjnë cenim të drejtpërdrejtë të lirisë së shprehjes; përkundrazi, ata duhet të mbrohen dhe të mbështeten në misionin e tyre për të nxjerrë në dritë të vërtetat dhe për të kontribuar në një shoqëri më të drejtë e më të informuar.

Nuk zgjidhet problemi duke etiketuar apo përjashtuar, por duke ngritur standardin profesional që i detyron të gjithë të reflektojnë. 

Këshilla ime për çdo gazetar është e thjeshtë dhe e panegociueshme, besnikëria juaj duhet të jetë ndaj publikut dhe së vërtetës, jo ndaj pushtetit. Gazetaria humb kuptimin në momentin që zëvendëson rolin mbikëqyrës me rolin mbrojtës të institucioneve. Solidariteti profesional nuk është luks, por detyrim, mbrojtja e kolegëve kur cenohen është mbrojtje e vetë lirisë së medias. 

Prandaj, çdo gazetar duhet të rikthehet te parimet themelore: pavarësi editoriale, integritet, verifikim faktesh dhe guxim për të kërkuar llogari.

Vetëm kështu mund të ndërtohet një kulturë mediatike që nuk i shërben pushtetit, por qytetarit.

Continue Reading

Lajmet

Gjermania: Tërheqja e trupave amerikane ishte e parashikueshme, NATO kërkon sqarime

Published

on

By

Gjermania e ka cilësuar si të “parashikueshëm” vendimin e Donald Trump për të tërhequr rreth 5.000 trupa amerikane nga territori i saj, ndërsa NATO ka kërkuar sqarime shtesë nga Washingtoni lidhur me këtë veprim.

Në një deklaratë për agjencinë DPA, ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, theksoi se prania e forcave amerikane në Evropë – veçanërisht në Gjermani – mbetet në interes të ndërsjellë si për Berlinin ashtu edhe për Shtetet e Bashkuara.

Nga ana tjetër, zëdhënësja e NATO-s, Allison Hart, bëri të ditur se aleanca është duke punuar me SHBA-në për të kuptuar më mirë detajet e vendimit.

I pyetur për këtë çështje, Trump deklaroi se reduktimi i trupave do të jetë edhe më i thellë se sa 5.000, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Vendimi i Washingtonit vjen pas kritikave të Trump ndaj kancelarit gjerman, Friedrich Merz, lidhur me deklaratat e tij për rolin e SHBA-së në raport me Iranin.

Aktualisht, SHBA-ja ka mbi 36.000 trupa të stacionuara në Gjermani – prania më e madhe në Evropë – krahasuar me rreth 12.000 në Itali dhe 10.000 në Mbretërinë e Bashkuar. Trump ka sugjeruar gjithashtu mundësinë e tërheqjes së trupave edhe nga këto vende.

Ky veprim është pjesë e një strategjie më të gjerë për të zhvendosur fokusin ushtarak amerikan nga Evropa drejt rajonit Indo-Paqësor. Megjithatë, zhvillimet e fundit kanë rritur shqetësimet brenda aleancës 32-anëtare të NATO-s se një reduktim i tillë mund të ndikojë në forcën dhe kohezionin e saj.

Continue Reading

Vendi

Dekani i Shkencave të Sportit në UBT, Agron Thaqi, pjesë e konferencës shkencore në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan

Published

on

By

Dekani i Fakultetit të Shkencave të Sportit në UBT, Assoc. Prof. Dr. Agron Thaqi, po merr pjesë në konferencën shkencore të organizuar nga Universiteti “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan.

Gjatë kësaj vizite, ai zhvilloi një takim me rektoren e universitetit, ku u diskutuan mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit ndërinstitucional në të ardhmen, me fokus në projekte të përbashkëta, shkëmbime akademike dhe organizimin e aktiviteteve shkencore.

Me këtë rast, u bë edhe një ftesë zyrtare për pjesëmarrje në konferencën vjetore të UBT-së, ndërsa u theksua bashkëpunimi ekzistues në kuadër të projektit ndërkombëtar SHAPE, ku të dy institucionet janë partnere.

Ky angazhim përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt forcimit të lidhjeve akademike dhe avancimit të arsimit të lartë në nivel rajonal.

Continue Reading

Lajmet

Koalicionet parazgjedhore: afati deri më 7 maj

Published

on

By

Partitë politike në Kosovë duhet të deklarohen deri më 7 maj nëse do të marrin pjesë në zgjedhjet e 7 qershorit, si dhe nëse do të hyjnë në koalicione parazgjedhore.

Sipas planit të aktiviteteve të miratuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, më 2 maj ka nisur edhe periudha për aplikimin për certifikimin e partive të reja, si dhe për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë. Afati për regjistrimin e partive të reja përfundon më 10 maj, ndërsa dorëzimi i listave të kandidatëve mund të bëhet deri më 12 maj.

Deri tani, nuk ka indikacione se partitë e mëdha politike do të formojnë koalicione para zgjedhjeve. Në zgjedhjet e fundit të mbajtura më 28 dhjetor, nga subjektet kryesore shqiptare vetëm Lëvizja Vetëvendosje kishte garuar në koalicion me parti më të vogla, përfshirë Guxo, Alternativën dhe PSHDK-në.

Një ditë më parë, KQZ-ja miratoi si planin e aktiviteteve ashtu edhe buxhetin për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme, i cili arrin në 10 milionë e 887 mijë euro.

Sipas këtij plani, fushata zgjedhore do të zgjasë 10 ditë, duke filluar më 28 maj dhe duke përfunduar më 7 qershor në orën 07:00, kur edhe hapen vendvotimet.

Vendimi për kufizimin e shpenzimeve të fushatës pritet të merret më 5 maj, ndërsa më 16 maj do të hidhet shorti për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim.

Procesi i votimit përmes postës do të zhvillohet nga 25 maji deri më 6 qershor. Një ditë para zgjedhjeve do të organizohet edhe votimi në përfaqësitë diplomatike të Kosovës. Ndërkohë, periudha për regjistrimin e votuesve nga diaspora është caktuar nga 6 deri më 17 maj.

Më 21 maj, KQZ-ja do të bëjë certifikimin e listës së votuesve, si për ata brenda vendit ashtu edhe për votuesit jashtë Kosovës.

Continue Reading

Të kërkuara