Lajmet
SHDPFMK për listën e çmimit të barnave: Mund të ballafaqohemi me mungesë në furnizim
Published
1 year agoon
By
UBTnewsShoqata e Distributoreve për Produkte Farmaceutike dhe Medicinale e Kosovës (SHDPFMK), përmes një reagimi kanë shprehur shqetësimet e tyre për vendimin për listën e çmimit të barnave dhe produkteve medicinale të marr nga Ministria e Shëndetësisë javë më parë.
Sipas SHDPFMK-së pas një takimi anëtarët e kësaj shoqate kanë marrë vendim që do të vazhdojnë me shitjen e stokut aktual të barnave me çmime ekzistuese deri në përcaktimin e një periudhe kalimtare të zbrazjes së stoqeve aktuale.
Përmes këtij reagimi bëhet e ditur se produktet e importeve të radhës të cilat do të jenë me çmim të miratuar CIP nga Ministria e Shëndetësisë nën çmimin e furnizimit (pa bazë ligjore dhe duke mos ju referuar Nenit 8 të Ligjit nën çmimin e furnizimit) të procedohen në gjykatë.
“Pas takimit të datës 03.02.2025 me anëtarët e saj, pas votimit unanim, ju njofton si në vijim: 1. Anëtarët e SHDPFMK do të vazhdojnë me shitjen e stokut aktual të barnave me çmime ekzistuese deri në përcaktimin e një periudhe kalimtare të zbrazjes së stoqeve aktuale. 2. Produktet e importeve të radhës të cilat do të jenë me çmim të miratuar CIP nga MSH nën çmimin e furnizimit (pa bazë ligjore dhe duke mos ju referuar Nenit 8 të Ligjit nën çmimin e furnizimit) të procedohen ne gjykatë. 3. Operatorët t’i drejtohen ATK me kërkesë për sqarime lidhur me shitjen e produkteve nën çmimin blerës sipas listës (e cila nuk ka veprim prapakthyes) dhe se operatorët veçse i kanë të deklaruara stoqet tek ATK. Për më tepër MSH me datë 31.01.2025 ka publikuar Vendimin Nr. 05/01/2025 për përcaktimin e procedurës, formatit të aplikimit të deklarimit/ri-deklarimit/aplikimit për ndryshim të çmimit të produktit medicinal duke bashkangjitur formularin e përditësuar i cili nuk bazohet vetëm në Nenin 8 – metodologjinë e përcaktimit të çmimeve mesatare me shumicë nga vendet referente të përcaktuara me Ligj, por kërkon edhe çmimin CIP”, thuhet në reagim.
Nga Shoqata e Distributorëve për Produkte Farmaceutike dhe Medicinale në Kosovë thonë se përkundër numrit të madh të kërkesave për takim me Ministrinë e Shëndetësisë, komisionin për çmime, për të diskutuar lidhur me procesin e zbatimit dhe procedurat për deklarimin e çmimit të barnave, janë refuzuar, madje nuk kanë marrë as përgjigje në pyetjet e parashtruara.
“Jemi refuzuar dhe nuk kemi marr përgjigje në pyetjet e parashtruara. Po ashtu ju njoftojmë se mbi 1400 produkte medicinale të regjistruara pranë AKPPM janë të pa deklaruara dhe të njëjtat qarkullojnë në treg pa çmime të miratuara. Duhet pasur kujdes, ngase Kosova është vend shumë i vogël dhe jashtë BE-së i cili brenda pak muajsh mund të ballafaqohet me mungesë të furnizimeve si në sektorin privat ashtu edhe atë publik si pasojë e veprimeve të pa koordinuara dhe tendencioze në dëm të subjekteve dhe pacientëve. Gjithashtu siç e dini, ende nuk kemi listë rimbursimi të barnave dhe as sigurime shëndetësore. Mbetemi me shpresë që MSH të reflektojë mbi veprimet e fundit duke na ftuar për të diskutuar rreth zgjidhjes pozitive të kësaj çështjeje shumë të ndjeshme dhe esenciale, duke dalur kështu nga kjo situate e krijuar”, thuhet tutje.
Nga SHDPFMK thonë se duhet bërë kujdes sepse brenda pak muajsh Kosova mund të ballafaqohet me mungesë të furnizimeve si në sektorin privat ashtu edhe atë publik.
“Duhet pasur kujdes, ngase Kosova është vend shumë i vogël dhe jashtë BE i cili brenda pak muajsh mund të ballafaqohet me mungesë të furnizimeve si në sektorin privat ashtu edhe atë publik si pasojë e veprimeve të pa koordinuara dhe tendencioze në dëm të subjekteve dhe pacientëve. Gjithashtu siç e dini, ende nuk kemi listë rimbursimi të barnave dhe as sigurime shëndetësore”, thuhet në reagim.
Sipas vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë lista zyrtare e çmimit të produkteve medicinale ka hyrë në fuqi nga 1 shkurti.
Vendi
Osmani cakton Kurtin mandatar për formimin e Qeverisë së re
Published
2 hours agoon
February 11, 2026By
ubtnews
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani – Sadriu, ka caktuar Albin Kurtin mandatar për formimin e Qeverisë së re të Kosovës.
Përmes një njoftimi publik, Presidentja bëri të ditur se vendimi është marrë në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, duke i dhënë kështu kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje mandatin për formimin e ekzekutivit të ri. Ky hap vjen pas përmbylljes së procedurave të nevojshme institucionale dhe hap rrugën për krijimin e kabinetit të ri qeveritar.
Presidentja Osmani i uroi suksese Kurtit në udhëheqjen e Qeverisë së re, duke theksuar rëndësinë e punës në shërbim të qytetarëve dhe forcimit të institucioneve të Republikës së Kosovës. “Ju priftë e mbara!”, përfundoi ajo mesazhin e saj publik.
Vendi
Albulena Haxhiu zgjidhet kryetare e Kuvendit të Kosovës
Published
3 hours agoon
February 11, 2026By
ubtnews
Në seancën e mbajtur më 11 shkurt 2026, Albulena Haxhiu është zgjedhur kryetare e Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Haxhiu mori 66 vota për, 44 vota kundër dhe 8 abstenime, duke siguruar kështu mbështetjen e nevojshme për të marrë drejtimin e institucionit legjislativ.
Seanca konstituive u kryesua nga deputeti më i moshuar i Kuvendit, Avni Dehari nga Lëvizja Vetëvendosje, i cili u asistua nga deputetja më e re në moshë, Fatma Taçi nga KDTP.
Me zgjedhjen e kryetares së Kuvendit, pritet të vazhdojnë procedurat e tjera për konstituimin e plotë të legjislaturës së re.
Në Kosovë u mbajtën më 28 dhjetor 2025 zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare pas një ngërçi politik që la vendin pa qeveri funksionale për mbi një vit.
Lëvizja Vetëvendosje (LVV), e udhëhequr nga Albin Kurti, fitoi qartë me 51.10% të votave, duke siguruar 57 ulëse në Kuvend, një rekord që nga pavarësia e vendit.
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) morën respektivisht 22 dhe 15 mandate, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Lista Serbe siguruan disa ulëse të tjera.
Pjesëmarrja në zgjedhje ishte rreth 47.5%, e ngjashme me zgjedhjet e mëparshme, duke reflektuar sfidën e mobilizimit të votuesve.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi rezultatet dhe seanca konstituive e Kuvendit u caktua për 11 shkurt 2026, duke hapur rrugën për krijimin e institucioneve funksionale dhe miratimin e buxhetit. Këto zgjedhje shënojnë një hap vendimtar për kapërcimin e ngërçit politik dhe stabilizimin e qeverisjes në Kosovë.
Rajoni
FSK forcon bashkëpunimin rajonal në takim trilateral me Shqipërinë dhe Kroacinë
Published
8 hours agoon
February 11, 2026By
UBTNEWS
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, mori pjesë në takimin trilateral me Shefat e Shtabeve të Shqipërisë dhe Kroacisë, i mbajtur në Republikën e Shqipërisë, duke shënuar një hap të rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit rajonal në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.
Në këtë takim, Gjeneral Jashari, Gjeneral Arben Kingji dhe Gjeneral Robert Hranj (Kundid) zhvilluan një diskutim të hapur dhe konstruktiv mbi sfidat aktuale të sigurisë, thellimin e bashkëpunimit ushtarak dhe rritjen e ndërveprueshmërisë ndërmjet forcave respektive.
“Ky takim konfirmon përkushtimin tonë të përbashkët për paqe, stabilitet dhe siguri të qëndrueshme në rajon,” u theksua gjatë takimit, duke vënë në pah rëndësinë e koordinimit strategjik dhe avancimit të kapaciteteve mbrojtëse në përputhje me standardet euroatlantike.
Ndër të tjera, u potencua gatishmëria për zgjerimin e bashkëpunimit përmes trajnimeve dhe ushtrimeve të përbashkëta, si dhe përmes shkëmbimit të përvojave profesionale.
“Iniciativa trilaterale përfaqëson një shembull të partneritetit të fortë dhe vizionit të përbashkët për një rajon më të sigurt dhe më të qëndrueshëm,” u tha ndër të tjera në njoftimin e FSK-së.
Takimi trilateral rikonfirmoi angazhimin e tre vendeve për të thelluar bashkëpunimin strategjik dhe për të kontribuar në stabilitetin afatgjatë të rajonit.
Lajmet
Gjysmëfinalet e Kupës së Kosovës në basketboll, luhen ndeshjet e kthimit
Published
10 hours agoon
February 11, 2026
Sonte zhvillohen ndeshjet e kthimit të gjysmëfinaleve të Kupës së Kosovës në basketboll, me dy përballje që premtojnë shumë emocione dhe rivalitet të fortë.
Në takimin e parë, Trepça e ka marrë një avantazh të madh pas fitores 87:64 ndaj Borës, duke qenë shumë pranë kualifikimit në finale për herë të parë. Për të kaluar tutje, kryeqytetasit e Borës duhet të fitojnë me të paktën 24 pikë dallim – një sfidë e vështirë ndaj kampionëve aktualë të Kupës, fitues të edicionit të kaluar dhe shpallur gjithashtu kampion dhe fitues i Superkupës.
Në përballjen tjetër, Sigal Prishtina pret Bashkimin e Prizrenit. Pas fitores 83:67 të Prizrenit në ndeshjen e parë, kryeqytetasit duhet të fitojnë me të paktën 17 pikë diferencë për të arritur finalen.
Të dyja takimet premtojnë emocione dhe spektakël të vërtetë për adhuruesit e basketbollit kosovar.
Orari i gjysmëfinaleve të kthimit:
- 17:00 – Bora vs Trepça
- 20:00 – Sigal Prishtina vs Bashkimi
Finalja e Kupës së Kosovës është e planifikuar më 18 shkurt, dhe tifozët presin dy përballje shumë interesante që mund të ndryshojnë gjithçka.
D.L.
Osmani cakton Kurtin mandatar për formimin e Qeverisë së re
Albulena Haxhiu zgjidhet kryetare e Kuvendit të Kosovës
FSK forcon bashkëpunimin rajonal në takim trilateral me Shqipërinë dhe Kroacinë
Valon Berisha transferohet te FC Zürich
Brenda “Farmacisë së Shpirtit”: Biblioteka Mesjetare e Shën Galit
Aurora boreale 2026, një shans për të parë qiellin si kurrë më parë
Gjysmëfinalet e Kupës së Kosovës në basketboll, luhen ndeshjet e kthimit
Policia e Kosovës gjen granata dore dhe pjesë të uniformave në Zubin Potok
Mbrojtja e Thaçit fillon deklaratat përfundimtare në Hagë
Të kërkuara
-
Lajmet nga UBT3 months agoProfesorët e UBT-së publikojnë studim shkencor mbi cilësinë e ujërave nëntokësore në Komunën e Suharekës
-
Lajmet nga UBT2 months agoMe shumicë votash, Vesa Shatri zgjidhet Kryetare e re e Këshillit Studentor të UBT-së
-
Lajmet nga UBT3 months agoNga klasa në praktikë! Studentët e drejtimit Media dhe Komunikim vizitojnë shtypshkronjën e UBT-së
-
Lajmet nga UBT2 months agoNjohja me proceset profesionale televizive, vizita e studentëve të Media dhe Komunikim në Klan Kosova
