Teknologji

SHBA vihet në mbrojtje të rrjetit elektrik nga sulme kibernetike

Published

on

SHBA vihet në mbrojtje të rrjetit elektrik nga sulme kibernetike.

Në kushtet kur infrastruktura e rrjetit elektrik të Shteteve të Bashkuara vihet në shënjestër çdo ditë nga një numër i pashembullt sulmesh kibernetike, qeveria federale po ndërmerr masa për të parandaluar sulme të mundshme që mund ta paralizojnë rrjetin.

Departamenti i Energjisë bëri publik të martën një plan 100-ditor për të përforcuar sistemet e sigurisë për infrastrukturën elektrike të vendit dhe për të rritur aftësinë për të zbuluar dhe neutralizuar kërcënimet kibernetike.

“Shtetet e Bashkuara përballen me një kërcënim kibernetik të dokumentuar mirë dhe në rritje nga aktorët keqdashës që përpiqen të godasin energjinë elektrike tek e cila mbështeten amerikanët për të furnizuar shtëpitë dhe bizneset,” tha në një deklaratë Sekretarja e Energjisë Jennifer Granholm.

“I takon qeverisë dhe industrisë të parandalojnë dëmet e mundshme dhe për këtë arsye ne po punojmë së bashku për të marrë këto masa vendimtare në mënyrë që amerikanët të mbështeten në një sistem energjie të fortë, të sigurt dhe të pastër”, tha ajo.

Industria elektrike ishte mes objektivave në shënjestër të sulmeve të fundit kibernetike dhe depërtimit të të dhënave ndaj programeve të kompanive Solar Winds dhe Microsoft Exchange, por zyrtarët theksojnë se koha e bërjes publike të këtij njoftimi nuk është e lidhur drejtpërdrejt me ato ngjarje.

Qeveria amerikane ka fajësuar agjencinë ruse të zbulimit për sulmin ndaj Solar Winds. Microsoft tha se disa dobësi në programin e disa prej elementeve të saj për korporatat dhe qendrat e të dhënave qeveritare, u shfrytëzuan kryesisht nga grupi Hafnium në Kinë.

Korporata Elektrike e Amerikës së Veriut, një autoritet rregullator jo-fitimprurës që mbikëqyr shërbimet në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada, tha se rreth 25 përqind e shërbimeve në rrjetin e energjisë të Amerikës së Veriut kishin shkarkuar programin SolarWinds

“Duke patur parasysh kërcënimet e sofistikuara dhe në ndryshim të vazhdueshëm që paraqesin kundërshtarët, kompanitë elektrike të Amerikës mbeten të përqendruara në sigurimin e sistemeve të kontrollit industrial që operojnë rrjetin energjetik të Amerikës së Veriut, “tha Tom Kuhn, presidenti i Institutit Elektrik të Edisonit, i cili përfaqëson të gjitha kompanitë elektrike në pronësi të investitorëve amerikanë.

Zoti Kuhn tha se iniciativa e re tregon se “administrata e presidentit Biden po e bën sigurinë kibernetike për operacionet një përparësi kryesore.”

Njoftimi i së martës vjen pas kritikave të industrisë se financimi për sigurinë e rrjetit nuk ishte përfshirë në paketën e fundit të infrastrukturës të njoftuar nga Presidenti Joe Biden.

Plani 100-ditor përfshin “objektiva ambicioze por të realizueshme dhe do të ndihmojë pronarët dhe operatorët në modernizimin dhe mbrojtjen e sigurisë kibernetike, përfshirë aftësitë e zbulimit dhe frenimit “, tha në një deklaratë Zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Emily Horne. /VOA

Continue Reading

Teknologji

Chrome bëhet më inteligjent, Google prezanton “AI Mode”

Published

on

Google po teston AI Mode, një funksion të ri të inteligjencës artificiale që integrohet drejtpërdrejt në shfletuesin Chrome, në vend që përdoruesit të dërgohen në një faqe të veçantë kërkimi.

Aktualisht është i disponueshëm vetëm në Chrome Canary, ku hapet përmes adresës chrome://contextual-tasks.

Funksioni ofron një ndërfaqe të dedikuar “Meet AI Mode” dhe një fushë “Ask anything”, duke lejuar përdoruesit të marrin përgjigje për pyetje të ndryshme — madje edhe në lidhje me faqet që kanë të hapura, pa kopjuar ose ngjitur URL-në.

Veçoria është ende në fazë eksperimentale dhe pritet të ndryshojë para se të lëshohet për përdoruesin e gjerë, por synon të sjellë një përvojë më të integruar e më të fuqishme të përdorimit të AI gjatë shfletimit. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Teknologji

Google prezanton veçorinë “Android Emergency Live Video”

Published

on

Google ka lansuar një veçori të re për telefonat Android të quajtur Android Emergency Live Video, që lejon ndarjen e videos live me shërbimet e emergjencës.

Funksionon me një prekje të vetme, duke e bërë më të shpejtë ndihmën në raste emergjente.

Gjatë një telefonate ose mesazhi emergjent, dispeçeri mund të kërkojë video live nga telefoni juaj, dhe ju mund të filloni transmetimin e sigurt menjëherë.

Kjo u lejon ndihmësve të vlerësojnë situatën në kohë reale dhe, nëse është e nevojshme, t’ju udhëzojnë në procedura shpëtimi, si CPR, derisa të mbërrijë ndihma.

Veçoria nuk kërkon konfigurim paraprak, është e enkriptuar automatikisht, dhe përdoruesi vendos kur dhe çfarë të ndajë. Aktualisht është e disponueshme në SHBA, si dhe në rajone të caktuara të Gjermanisë dhe Meksikës për telefonat Android me Android 8 ose më të ri dhe Shërbimet Google Play.

Google njofton se po punon me organizata të sigurisë publike në mbarë botën për ta zgjeruar këtë shërbim edhe në më shumë vende. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Teknologji

Apple zbulon planet për iPhone 18, teknologji dhe performancë e përmirësuar

Published

on

Edhe pse iPhone 18 është larg lansimit të tij, thashethemet dhe rrjedhjet e informacionit po qarkullojnë në internet.

Seria e ardhshme pritet të prezantohet në shtator 2026, megjithatë disa raportime sugjerojnë se modeli standard shtyhet deri në pranverë 2027, me një version të përfolur iPhone 18e. Nuk është e qartë nëse Apple do t’i lansojë të gjitha variantet njëkohësisht, iPhone 18 Pro dhe Pro Max—ose nëse linja do të ndahet në periudha të ndryshme.

Sipas thashethemeve, kompania po teston teknologjinë 3D nën ekran, gjë që mund t’i japë një pamje më elegante telefonit.

iPhone 18 pritet të vijë me çipin e ri A20, i cili premton shpejtësi dhe efikasitet më të lartë, A20 mund të jetë deri 15% më i shpejtë se A19, duke përdorur rreth 30% më pak energji.

Një veçori e mundshme që mund të mungojë është Butoni i Kontrollit të Kamerës, i cili debutoi me iPhone 16.

Apple shqyrton heqjen e tij, duke përmendur angazhimin e ulët të përdoruesve dhe kostot e prodhimit, pritet që modeli bazë i iPhone 18 të ketë RAM të përmirësuar, duke shkuar deri 12 GB, për të përballuar veçoritë e inteligjencës artificiale.

Modeli bazë i iPhone 17 ka 8 GB RAM, që konsiderohet mjaftueshëm, por Apple po synon të rrisë performancën për kërkesat e së ardhmes.

Megjithëse ndryshimet nuk pritet të jenë revolucionare—pasi iPhone 17 ka përmirësime të dukshme në kamerë dhe ekran, iPhone 18 pritet të sjellë disa veçori të vlefshme që ia vlen të prisni. /A.Z/UBT News/

 

 

 

Continue Reading

Teknologji

Kontroll më i rreptë në Snapchat, procesi i ri që duhet ta kalojnë përdoruesit në Australi

Published

on

Snapchat, një nga platformat më të përdorura nga adoleshentët në Australi, ka nisur të përdorë softuerin e kompanisë me bazë në Singapor, k-ID, për të parandaluar përdorimin e aplikacionit nga fëmijët nën moshë.

Kjo kompani ofron teknologji për verifikimin e moshës për shërbime të ndryshme digjitale, përfshirë lojërat online dhe rrjetet sociale.

Në Snapchat, përdoruesve u shfaqet një kërkesë për të verifikuar moshën e tyre përmes disa metodave, ndër to edhe dërgimi i një selfie-je që analizohet nga softueri për të përcaktuar moshën.

Disa përdorues pretendojnë se kanë gjetur mënyra për ta anashkaluar këtë sistem, p.sh duke përdorur fotografi të personave më të rritur.

Drejtori i çështjeve korporative të k-ID, Luc Delaney, tha për BBC-në se verifikimi i moshës mbetet një “luftë e vazhdueshme” për kompanitë që merren me këto shërbime.

Ai thekson se softueri do të zhvillohet më tej me kalimin e kohës, sidomos pasi të zbulohen metoda të reja që përdoruesit përdorin për të mashtruar sistemin.

“Ne nuk i inkurajojmë njerëzit të përpiqen të tejkalojnë këto mekanizma, se përfundojnë të përjashtuar nga platforma”, shtoi Delaney. /A.Z/UBT News/

 

Continue Reading

Të kërkuara