Lajmet

SHBA-të i dhuruan Kosovës 50 respiratorë

Publikuar

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), i kanë dhuruar Kosovës 50 respiratorë.

Për çka ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka falënderuar ambasadën e SHBA-ve, USAID-in dhe gjithë taksapaguesit amerikanë për këtë donacion.

Po ashtu Zemaj është shprehur se kjo është një ndihmë e çmueshme në luftën kundër COVID-19.

“Kosovës iu dhurua donacioni prej 50 ventilatorësh/respiratorësh nga Ambasada e SHBA-ve dhe Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID). Kjo një ndihmë shumë e çmueshme në luftën kundër COVID-19. Javë më parë kemi nënshkruar Marrëveshjen me USAID-in për këtë donacion”, ka shkruar Zemaj.

Zemaj ka përmendur edhe donacionin e Ambasadës Amerikanë ditë më parë, që kishte të bënetë me pajisje mmbrotjtëse dhe profesionale për stafin shëndetësorë.

“Para pak ditësh Ambasada Amerikane gjithashtu dhuroi donacionin me pajisje mbrojtëse profesionale për personelin shëndetësor nga Programi i Ndihmës Humanitare i Komandës Evropiane të SHBA. Këto janë kontribute të përkujdesit që Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes misioneve të saja civile dhe ushtarake i kanë ofruar në vazhdimësi sistemit tonë shëndetësor. Në këtë kohë kur të gjithë popujt e botës po ballafaqohen me sfidën e pandemisë, solidariteti mes popujve dhe asistenca ndaj njëri tjetrit ka rëndësi të madhe, në veçanti kur popujt dhe shtetet e mëdha u zgjasin dorën e mbështetjeve shteteve më të vogla dhe me kapacitetet më të kufizuara. Faleminderit Ambasadës së SHBA-ve! Faleminderit USAID! Faleminderit taksapaguesve amerikanë! Mbani maska! Lani duart! Ruani distancën sociale!”, ka shkruar ai.

Lajmet

Në prag të Pashkëve Katolike, Imzot Dodë Gjergji me porosi për paqe

Ai ka ftuar të gjithë njerëzit, që pavarësisht bindjeve të tyre fetare, pozicioneve shoqërore, përkatësive etnike apo përgjegjësive politike që kanë, të bëjnë ç’është e mundur, që të mbizotërojë paqja e vërtetë, harmonia, barazia dhe toleranca fetare.

Publikuar

nga

Me rastin e Pashkëve Katolike, Imzot Dodë Gjergji duke uruar besimtarët ka dhënë edhe mesazh paqeje. Ai ka ftuar të gjithë njerëzit, që pavarësisht bindjeve të tyre fetare, pozicioneve shoqërore, përkatësive etnike apo përgjegjësive politike që kanë, të bëjnë ç’është e mundur, që të mbizotërojë paqja e vërtetë, harmonia, barazia dhe toleranca fetare.

“Për të mbërri këtë gjë, është e domosdoshme që sa më parë të arrihet pajtimi i gjithmbarshëm mes nesh. Ashtu që, si dikur edhe tani, të dimë të përballemi bashkërisht me të sotmen dhe ta ndërtojmë të ardhmen duke iu përshtat rrethanave të reja që imponohen. Në harmoni të plotë me ata që na mundësuan lirinë që gëzojmë dhe në përputhje të plotë me synimet e të parëve tanë. Kjo, jo vetëm që është e domosdoshme, por është edhe e drejtë, të pajtohemi për të mirën e përbashkët mes nesh dhe me të tjerët. Do të ishte vërtetë e pa falshme, që ne, akoma pa i shijua mirë frytet e paqes dhe shijen e lirisë, t’i kthehemi tmerrit dhe trishtimit të luftës”, ka thënë ai.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

​Gorçeviq: Mali i Zi ka mbështetur dhe vazhdon ta mbështesë Kosovën në KiE

Gorçeviq theksoi se kjo votë nuk flet për qëndrimin e Malit të Zi ndaj Kosovës.

Publikuar

nga

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi tha se Mali i Zi nuk ka votuar kundër Kosovës në Këshill të Evropës, por kjo votë ka qenë e një deputeteje që përfaqëson një subjekt politik.

“Nuk ka votuar Mali i Zi kundër Kosovës. Por një deputete që përfaqëson një subjekt politik, ka shprehur qëndrimin e subjektit politik. Vota e saj nuk përfaqëson qëndrimin zyrtar të Malit të Zi. Por vota si kjo është i rëndësishëm është intensifikimi. Votimi i Serbisë nuk ka qenë risi për neve, pa qëllim ata i kanë bërë nder Kosovës”, tha ai.

Ministrja për Çështje Evropiane, Maida Gorçeviq theksoi se kjo votë nuk flet për qëndrimin e Malit të Zi ndaj Kosovës. Ajo shtoi se do të përkrahet Kosova drejt KiE-së, në Këshillin Ministror i cili mbahet në muajin maj.

“Në këtë rast dua të përkujtoj se pavarësisht për drejtat e subjektit politik, por shumica e parlamenteve kanë nënshkruar marrëveshje koalicioni. Me këtë marrëveshje parashihet përkrahja e Kosovës. Dua të nënvizoj Mali i Zi në këshillin ministror, në maj, do të përkrahë Kosovën”, tha ajo.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

​Haradinaj: Kosova në NATO do të ishte nderimi më i madh për të rënët

Haradinaj tha se regjimi kriminal serb vrau pa mëshirë dhjetëra shqiptarë të paarmatosur, duke mos i kursyer fëmijët dhe pleqtë.

Publikuar

nga

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se liria do të jetë e plotë atëherë kur atdheu është i sigurt dhe se anëtarësimi i Kosovës në NATO do të ishte dhurata më e mirë.

Në kujtim të viktimave të datës 29 mars 1999 në Beleg e Irzniq të Deçanit dhe Poterq të Klinës, Haradinaj tha se regjimi kriminal serb vrau pa mëshirë dhjetëra shqiptarë të paarmatosur, duke mos i kursyer fëmijët dhe pleqtë.

Haradinaj ka shtuar se shumë breza sakrifikuan për liri e çlirim, për fitoren e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Po atë ditë, mora lajmin e hidhur për rënien e 14 bashkëluftëtarëve, në një përballje heroike me pushtuesin në Shishman të Bokës. Djem të zotë, luftëtarë të dalluar, një pjesë të të cilëve i njoha në frontet e luftës. Shumë breza sakrifikuan për liri e çlirim, për fitoren e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kjo liri e fituar me shumë dhembje e humbje, do të jetë e plotë atëherë kur Atdheu është i sigurt”, tha ai.

Kreu i AAK-së ka thënë se anëtarësimi i Kosovës në NATO do të ishte dhurata më e mirë për brezin e sotëm.

“Kosova në rresht me ushtritë e tjera të NATO-s, prirë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës është dhurata më e mirë për brezin e sotëm dhe ata qe vijnë. Është nderimi më i madh që mund të bëjmë për të rënët”, ka përfunduar ai.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Tahiri: Ditët në vijim do të iniciojmë kërkesën për shpërbërjen e Kuvendit

Sipas tij, afati i fundit për shpërndarjen e legjislaturës së tetë është fundi i muajit prill.

Publikuar

nga

Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka paralajmëruar se ditët në vijim do të iniciojnë kërkesën për shpërbërjen e Kuvendit.

Sipas tij, afati i fundit për shpërndarjen e legjislaturës së tetë është fundi i muajit prill, kësisoj do të mundësohej që në muajin qershor të mbahen zgjedhjet e parakohshme.

Tahiri shtoi se kryetari i PDK-së shumë shpejtë do të nis diskutimet edhe me partitë opozitare që vendi të shkojë në zgjedhje sa më shpejtë. Këto komente Tahiri i bëri pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara