Lajmet

SHBA “sytë” mbi Ballkanin Perëndimor

“Korrupsioni kudo dëmton drejtpërdrejt politikën e jashtme, sigurinë kombëtare dhe shëndetin ekonomik të SH.B.A”.

Published

on

SHBA i ka sytë mbi Ballkani Perëndimor, ku bën pjesë edhe Shqipëria me një qëllim të vetëm të ndëshkojë personat që kanë kryer korrupsion në vendet e tyre.

Ka qenë sërish ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim që ka përcjellë mesazhin, pas presidentit Joe Biden kësaj radhe të Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, ku i është shpallur luftë e hapur korrupsionit, keqpërdorimit të pasurive publike, shpronësimit të pasurive private për përfitime personale ose qëllime politike apo ryshfet.

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken shprehet përmes deklaratës se do të luftojnë pandëshkueshmërinë për personat që janë përfshirë në korrupsion në Ballkanin Perëndimor dhe në të gjithë botën.

Presidenti Amerikan Joe Biden një ditë më parë nxori një urdhër të ri ekzekutiv që përfshin ish-vendet e Federatës Jugosllave dhe Shqipërinë, i cili parashikon bllokimin e pronave dhe ndalim të hyrjes në SHBA të personave që kontribuojnë në destabilizimin e Ballkanit Perëndimor.

Blinken ka rikujtuar urdhrin e presidentit amerikan, ku parashikohen sanksione kundër personave që destabilizojnë rajonin duke minuar institucionet demokratike dhe shtetin e së drejtës ose duke shkelur të drejtat e njeriut.

Nuk dihet ende nëse ky është një mesazh për Shqipërinë, pas shpalljes non grata të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Ky mesazh i përcjellë nga ambasadorja vjen pas shkarkimit të presidentit Ilir Meta nga deputetët me 104 vota pro, ndërsa pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese për ta rrëzuar nga posti i kreut të shtetit.

Bazuar në dosjen e përgatitur nga Komisioni Hetimor, Meta ka kryer 16 shkelje në Kushtetutë, ku përfshihet frymëzim i dhunës, përfshirje në fushatë elektorale, ndërhyrje në punën e Gjykatës Kushtetuese apo Prokurorisë.

Postimi i plotë i Sekretarit Amerikan të Shtetit:

Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për të siguruar stabilitetin dhe sigurinë e Ballkanit Perëndimor, duke lejuar vendet në rajon të përmbushin potencialin e tyre si demokraci të lira dhe të prosperuara. Ne jemi të përkushtuar gjithashtu në luftimin e korrupsionit dhe demonstrimin e përparësive të qeverisjes transparente dhe të përgjegjshme. Shtetet e Bashkuara e dinë që korrupsioni kërcënon barazinë ekonomike, përpjekjet globale kundër varfërisë dhe zhvillimin dhe vetë demokracinë. Korrupsioni kudo dëmton drejtpërdrejt politikën e jashtme, sigurinë kombëtare dhe shëndetin ekonomik të Shteteve të Bashkuara dhe partnerëve dhe aleatëve tanë. Kjo është arsyeja pse ne jemi të përkushtuar të promovojmë llogaridhënie dhe të luftojmë mosndëshkimin për ata që janë përfshirë në korrupsion të rëndësishëm në Ballkanin Perëndimor dhe në të gjithë botën.

Në vazhdim të këtij angazhimi, Presidenti Biden lëshoi ​​sot një Urdhër Ekzekutiv (E.O.) që ndërton dhe zgjeron E.O.-të e mëparshme, duke modernizuar regjimin e sanksioneve të Ballkanit Perëndimor duke përfshirë referenca në Marrëveshjen e Prespës 2018 dhe Mekanizmin Ndërkombëtar të Mbetjeve për Tribunalet Penale. Për më tepër, E.O i ri parashikon sanksione kundër personave veprimet e të cilëve destabilizojnë rajonin duke minuar institucionet demokratike dhe shtetin e së drejtës ose duke shkelur të drejtat e njeriut. Për të adresuar më mirë rrjetet e korrupsionit në të gjithë rajonin, Shqipëria është shtuar në fushën e E.O.

E.O. gjithashtu autorizon vendosjen e sanksioneve ndaj individëve dhe subjekteve përgjegjëse për korrupsionin në rajon, duke përfshirë keqpërdorimin e pasurive publike, shpronësimin e pasurive private për përfitime personale ose qëllime politike, ose ryshfet. E gjithë pasuria dhe interesat në pronën e personave të caktuar në përputhje me këtë E.O. që janë ose vijnë brenda Shteteve të Bashkuara ose zotërimi ose kontrolli i personave të SH.B.A.-së janë bllokuar dhe personave të Sh.B.A-së zakonisht u ndalohet të përfshihen në transaksione me ta. Përveç kësaj, individët e sanksionuar nën këtë E.O. nuk janë të ligjshëm për të hyrë në Shtetet e Bashkuara dhe nuk janë të ligjshëm për një vizë amerikane. Angazhimi ynë për të promovuar demokracinë, transparencën dhe llogaridhënien, në të gjithë Ballkanin Perëndimor është i palëkundur dhe në përputhje me standardet që vendet e rajonit duhet të përmbushin për të siguruar qëllimet e tyre për të përparuar në rrugën Evropiane.

“Korrupsioni kudo dëmton drejtpërdrejt politikën e jashtme, sigurinë kombëtare dhe shëndetin ekonomik të SH.B.A.-së dhe partnerëve dhe aleatëve tanë. Kjo është arsyeja pse ne jemi të përkushtuar të promovojmë llogaridhënie dhe të luftojmë pandëshkueshmërinë për ata që janë përfshirë në korrupsion të rëndësishëm”, shkruan  ambasadorja në Twitter.

Continue Reading

lajme

Dekania e Fakultetit të Shkencave Politike në UBT, Hajdi Xhixha, prezanton kërkimin e saj në Universitetin Suedez të Mbrojtjes

Published

on

By

Dekania e Fakultetit të Shkencave Politike dhe Studimeve të Sigurisë në UBT, Dr. Hajdi Xhixha, ka marrë pjesë në punëtorinë kërkimore “Research Workshop on Military Profession, Education and Organization”, të mbajtur më 7 tetor 2026 në Universitetin Suedez të Mbrojtjes në Stokholm të Suedisë.

Në këtë aktivitet ndërkombëtar, Dr. Xhixha prezantoi punimin me temë “Russian Cognitive Warfare and European Cognitive Defence from Strategic Concern to Actionable Framework: The Garrison Mindset, the Luria-Lefebvre Framework, and Europe’s Cognitive Defence Architecture”, duke trajtuar luftën kognitive ruse dhe mbrojtjen kognitive evropiane, me fokus në qasjet strategjike dhe kornizat e zbatueshme për adresimin e këtyre sfidave.

Po ashtu, u shpreh gatishmëria për mundësi të ardhshme bashkëpunimi ndërmjet dy institucioneve.

Continue Reading

Vendi

Maqedonci me Përfaqësuesin e SHBA-së në NATO: Diskutohet blerja e helikopterëve “Black Hawk” dhe kontributi i FSK-së në Gaza

Published

on

By

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka zhvilluar një takim me Ambasadorin Matthew Whitaker, Përfaqësuesin e Përhershëm të SHBA-së në NATO, me të cilin ka diskutuar për thellimin e partneritetit strategjik në fushën e mbrojtjes dhe integrimin e Kosovës në aleancën euroatlantike.

Sipas njoftimit të ministrit Maqedonci, ambasadori Whitaker ka konfirmuar mbështetjen e SHBA-së për rrugëtimin e Kosovës drejt NATO-s dhe avancimin e kapaciteteve mbrojtëse të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Gjatë takimit u theksuan pikat kryesore të bashkëpunimit.

Blerjet ushtarake dhe industria e mbrojtjes: U diskutua për procedurat e nisura për blerjen e helikopterëve “Black Hawk”, furnizimin me sisteme ushtarake nga SHBA-ja, si dhe zhvillimin e industrisë vendore të mbrojtjes në Kosovë.

Partneriteti me Iowa-n: U vlerësua bashkëpunimi më se 15-vjeçar me Gardën Kombëtare të Iowa-s përmes trajnimeve dhe ushtrimeve të përbashkëta.

Misionet ndërkombëtare dhe KFOR-i: Maqedonci shprehu gatishmërinë e Kosovës për të kontribuar me trupa në Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese në Gaza, si dhe diskutoi për bashkëpunimin me NATO-n lidhur me praninë e KFOR-it, optimizimin e hapësirës ajrore dhe shfrytëzimin e mundshëm të Kampit Bondsteel e Aeroportit të Gjakovës.

Ministri Maqedonci i ka dërguar ftesë zyrtare ambasadorit Whitaker për të vizituar Kosovën, duke ritheksuar se partneriteti me SHBA-në mbetet thelbësor për të ardhmen euroatlantike të vendit. /E.A/

 

 

 

 

 

Continue Reading

Rajoni

UBT International Smart Schools shënon Ditën Botërore të Shëndetit Mendor në bashkëpunim me organizatën SIT

Published

on

By

Nxënësit e UBT International Smart Schools kanë shënuar Ditën Botërore të Shëndetit Mendor përmes një aktiviteti të organizuar në bashkëpunim me organizatën SIT, me qëllim të promovimit të mirëqenies emocionale, ndërgjegjësimit dhe rëndësisë së kujdesit për shëndetin mendor.

Përmes këtij aktiviteti, nxënësit patën mundësinë të angazhohen në iniciativa ndërgjegjësuese që theksojnë rëndësinë e shprehjes së emocioneve, komunikimit të hapur dhe mbështetjes së ndërsjellë. Aktiviteti synoi gjithashtu të kontribuojë në krijimin e një mjedisi shkollor ku mirëqenia emocionale dhe shëndeti mendor trajtohen me kujdes, respekt dhe pa paragjykime.

Continue Reading

Lajmet

Fakulteti i Psikologjisë në UBT shënon Ditën Botërore të Shëndetit Mendor në bashkëpunim me organizatën SIT

Published

on

By

Studentët e vitit të parë të Fakultetit të Psikologjisë në UBT, në bashkëpunim me organizatën SIT, kanë zhvilluar aktivitete me rastin e Ditës Botërore të Shëndetit Mendor, me qëllim të promovimit të mirëqenies psikologjike, ndërgjegjësimit dhe rëndësisë së kujdesit për shëndetin mendor.

Aktiviteti shërbeu si mundësi për studentët që të angazhohen në diskutime dhe aktivitete ndërgjegjësuese, duke theksuar rëndësinë e komunikimit të hapur, mbështetjes sociale dhe krijimit të një mjedisi ku shëndeti mendor trajtohet pa paragjykime.

Përmes aktiviteteve të tilla, Fakulteti i Psikologjisë në UBT synon të nxisë te studentët jo vetëm zhvillimin e njohurive profesionale, por edhe ndjeshmërinë sociale, përgjegjësinë dhe angazhimin për çështjet që ndikojnë në mirëqenien e individit dhe të shoqërisë.

Bashkëpunimi me organizatën SIT përbën një mundësi për të afruar studentët me iniciativa ndërgjegjësuese dhe për të promovuar një qasje më të hapur dhe gjithëpërfshirëse ndaj shëndetit mendor.

Continue Reading

Të kërkuara