Lajmet

SHBA revokon vizat për inspektorët bërthamorë të Rusisë

Të enjten, Shtetet e Bashkuara të Amerikës njoftuan për revokimin e vizave për inspektorët bërthamorë rusë.

Published

on

Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, ka marrë masa, duke u kundërpërgjigjur ndaj vendimit të Rusisë për të pezulluar traktatin bërthamor START.

Të enjten, Shtetet e Bashkuara të Amerikës njoftuan për revokimin e vizave për inspektorët bërthamorë rusë, refuzimin e aplikacioneve në pritje për monitoruesit e rinj dhe anulimin e lejeve standarde për avionët rusë për të hyrë në hapësirën ajrore të SHBA-së.

Në vazhdën e “shkeljeve të vazhdueshme” të Rusisë të traktatit START, Departamenti amerikan i Shtetit ka njoftuar për ndërmarrjen e masave të ndryshme si kundërpërgjigje.

Departamenti i Shtetit theksoi angazhimin e Shteteve të Bashkuara për zbatimin e plotë dhe reciprok të traktatit, por “rrjedhimisht, në përputhje me këtë angazhim, Shtetet e Bashkuara kanë zbatuar kundërmasa të ligjshme për të adresuar shkeljet e vazhdueshme të traktatit nga Rusia”.

Departamenti tha se revokimet e vizave dhe refuzimet e aplikacioneve, si dhe një vendim për të ndaluar shpërndarjen e informacionit mbi statusin ose vendndodhjen e raketave dhe të dhënave për lëshimet testuese të Rusisë, ishin në përputhje me ligjin ndërkombëtar për shkak të veprimeve të Rusisë.

Shtetet e Bashkuara, megjithatë, do të vazhdojnë të njoftojë Rusinë kur të kryejë lëshimet testuese, tha Departamenti, duke shtuar se hapat që ajo po ndërmerr ishin të kthyeshme me kusht që Moska të rikthehet dhe respekton traktatin.

Rusia pezulloi pjesëmarrjen e saj në START në muajin shkurt, një lëvizje që SHBA-ja e quajti “të pamundur ligjërisht”.

Elementet thelbësore të traktatit START, të nënshkruar nga ish-presidentët Barack Obama dhe Dmitry Medvedev në vitin 2010, përfshijnë lejimin e inspektimeve të objekteve të armëve dhe shkëmbimin e informacionit në lidhje me vendosjen e raketave balistike ndërkontinentale.

Në mars, SHBA-ja njoftoi se ajo dhe Rusia kishin ndaluar shkëmbimin e informacioneve të armëve bërthamore.

Edhe pse START u zgjat pak pasi presidenti Joe Biden mori detyrën në janar të vitit 2021, konflikti i vazhdueshëm në Ukrainë e ka tensionuar traktatin. Që kur presidenti rus, Vladimir Putin, deklaroi se Rusia nuk do t’u përmbahet më detyrimeve të saj sipas traktatit, START ka qenë në prag të kolapsit.

Brenda traktatit, ka dispozita specifike që i kufizojnë të dyja vendet që të kenë një maksimum prej 1.550 kokash bërthamore. Marrëveshja përfshin, gjithashtu, inspektime gjithëpërfshirëse në vend për të siguruar se vendet janë në bashkërendim me këto kufizime.

Inspektimet u mbyllën në vitin 2020 për shkak të pandemisë COVID-19. Diskutimet për rifillimin e tyre supozohej të zhvilloheshin në nëntor të vitit 2022, por Rusia i anuloi befas, duke cituar mbështetjen e SHBA-së për Ukrainën.

Departamenti i Shtetit tha se Rusisë i ishte thënë paraprakisht për kundërmasat, por ka nënvizuar që Uashingtoni është ende i interesuar të mbajë gjallë traktatin.

“Shtetet e Bashkuara mbeten të gatshme të punojnë në mënyrë konstruktive me Rusinë për rifillimin e zbatimit të Traktatit START”, thuhet në deklaratë./REL

Lajmet

Plagosje në Mamushë: Arrestohet i dyshuari, sekuestrohet pistoleta me fishekë

Published

on

By

Një person ka mbetur i plagosur aksidentalisht me armë zjarri në këmbë nga një i dyshuar, bëhet e ditur në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Lidhur me rastin, viktima është dërguar menjëherë për tretman mjekësor.

Në vendin e ngjarjes, njësitet policore kanë konfiskuar një pistoletë së bashku me nëntë fishekë dhe nëntë gëzhoja si prova materiale.

I dyshuari është arrestuar nga policia dhe, pas intervistimit me vendim të prokurorit kujdestar, është dërguar në mbajtje.

Rasti po trajtohet si “Lëndim i rëndë trupor”.  /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Plagosje me armë zjarri në Fushë Kosovë, i dyshuari në arrati

Published

on

By

Në Fushë Kosovë, një burrë ka mbetur i plagosur pasi u qëllua me armë zjarri nga një person i dyshuar.

Viktima është dërguar me urgjencë në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Njësitet policore që kanë dalë në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe sekuestruar tri gëzhoja si prova materiale. I dyshuari për kryerjen e kësaj vepre ndodhet në kërkim policor, ndërsa rasti është cilësuar si “Lëndim i rëndë trupor” dhe po hetzimet po vazhdojnë.

Ndërkohë në Prishtinë, policia ka arrestuar katër gra të dyshuara, pasi të njëjtat kanë sulmuar fizikisht një grua tjetër.

Për shkak të lëndimeve të pësuara, viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Me vendim të prokurorit kujdestar, pas intervistimit, katër të dyshuarat janë dërguar në mbajtje.  /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Komisionet shqyrtojnë ligjet e drejtësisë, Çitaku: Pushteti po bllokon projektligjin për UÇK-në

Published

on

By

Komisionet parlamentare të Kuvendit të Kosovës mblidhen sot për të shqyrtuar në parim një paketë projektligjesh të rëndësishme që prekin sektorin e drejtësisë, përfshirë ato për Byronë Shtetërore për konfiskimin e pasurisë, Këshillin Gjyqësor, Këshillin Prokurorial si dhe statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Ky shqyrtim ka nxitur reagimin e menjëhershëm të nënkryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, e cila ka kritikuar ashpër mazhorancën për përshpejtim të procedurave pa debat publik, ndërsa i akuzoi për bllokim të projektligjit për Dhomat e Specializuara.

“Sot, në komisionet e Kuvendit po përshpejtohet shqyrtimi i një numri të madh projektligjesh të Qeverisë, shumë prej tyre për sektorin e drejtësisë. Pa analizën e duhur, pa debat substancial dhe pa dëgjime publike. Drejtësia nuk reformohet duke shmangur shqyrtimin parlamentar. Ky nxitim ngre dyshime serioze se ligjet po i përshtaten agjendës politike të pushtetit,” deklaroi Çitaku.

Tutje, ajo paralajmëroi se po bëhen dallime me projektligjin që mbron UÇK-në.

“Ndërkohë, projektligji për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara mbahet në sirtarin e ministres, nën arsyetimin e ‘ekspertizës juridike’. Për ligjet e tjera, procedura të përshpejtuara. Për mbrojtjen e UÇK-së, zvarritje! Donikë, Albin dhe zyrtarë përgjegjës: mos e pengoni këtë projektligj. Procedojeni menjëherë në Kuvend. Dëgjojeni popullin që tash e 15 ditë është në shesh. Çdo ditë vonesë vetëm sa ka për ta rënduar përgjegjësinë tuaj. Dhe më besoni: dita e llogaridhënies do të vijë”, shkruan Çitaku në reagimin e saj. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Kosova U21 synon fitoren e radhës ndaj Qipros në “Fadil Vokrri”

Published

on

By

Përfaqësuesja e Kosovës U21 në futboll ka zhvilluar të martën stërvitjen e fundit në prag të përballjes me Qipron U21. Pas fitores bindëse 3:0 të javës së kaluar si mysafire kundër San Marinos, futbollistët e rinj shprehen të gatshëm dhe synojnë të marrin një tjetër fitore.

Ndeshja do të zhvillohet të mërkurën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, me fillim nga ora 19:00.

Kjo është ndeshja e parafundit kualifikuese për Kampionatin Evropian U21 2027, i cili do të organizohet në Shqipëri dhe Serbi. Aktualisht, Kosova U21 renditet në vendin e katërt të grupit me 11 pikë dhe është pa gjasa matematike për t’u kualifikuar tutje.

Grupi kryesohet nga Spanja me 21 pikë, e ndjekur nga Finlanda në vendin e dytë me 19 pikë.

Ciklin kualifikues Kosova U21 do ta mbyllë më 6 tetor, ku po ashtu në shtëpi do të përballet me Finlandën U21. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara