Lajmet

SHBA qëndron në prag të një lufte globale

Published

on

Robert Clark

Lufta midis Izraelit dhe Hamasit do të intensifikohet, me një pushtim tokësor të Gazës që besohet të ndodhë së afërmi. Forcat izraelite po mblidhen përgjatë kufirit dhe ministri i mbrojtjes Yoav Gallant u ka thënë trupave në pritje, se së shpejti do ta shohin Gazën “nga brenda. Komanda do të vijë”.

Kjo komandë mund të jetë goditja e parë në një konflikt shumë më të gjerë. Në detin Mesdhe, një grup sulmi ajror amerikan është në pritje, duke shpresuar të pengojë aktorët e tjerë rajonalë nga përpjekjet për të ndërhyrë në luftën midis Izraelit dhe Hamasit. Një grup i dytë është drejtuar në Gjirin Persik, së bashku me sistemet e mbrojtjes raketore. Predhat e artilerisë të cilat më parë ishin drejtuar në Ukrainë, tashmë janë rezervuar për Izraelin.

Ndërkohë, në kufirin verior të Izraelit, shkëmbimet e zjarrit me grupin terrorist Hezbollah të financuar nga Irani po shtohen. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka paralajmëruar se konflikti i drejtpërdrejtë do të sillte “shkatërrim të paimagjinueshëm” për Libanin dhe Hezbollahun.

Bota po përgatitet për luftë. Konflikti tashmë është ndezur në Evropë, me forcat ruse dhe ukrainase të mbërthyera në ofensivë dhe kundërsulm. Pas sulmit terrorist të Hamasit ndaj Izraelit, tani mund të ndizet Lindja e Mesme.

Ndodh apo jo, kjo varet pjesërisht nga Irani, financuesi dhe tutori politik i Hamasit dhe Hezbollahut, i cili tani është disa çaste larg zhytjes së mundshme të botës në një luftë të tretë botërore.

Ministri i Jashtëm iranian ka paralajmëruar Izraelin se nëse lufta nuk ndalet “menjëherë”, atëherë “çdo gjë është e mundur, në çdo moment, dhe rajoni do të dalë jashtë kontrollit”. Sekretari amerikan i mbrojtjes Lloyd Austin ka paralajmëruar për një rrezik shumë real të “përshkallëzimit të ndjeshëm”, të sulmeve ndaj forcave amerikane dhe civilëve.

Ai ka arsye të forta për t’u shqetësuar. Teherani nuk po e kufizon armiqësinë vetëm me fjalë; përfaqësuesit e tij rajonalë duken të vendosur të ngatërrojnë më tej SHBA-në, duke sulmuar forcat amerikane me dronë dhe raketa në bazën ajrore Ain Al-Asad në Irak, dhe al-Tanf në Siri.

Irani nuk po sprapset. Tashmë, një luftanije amerikane ka rrëzuar tre raketa lundruese të lëshuara nga terroristët Houthi, që mbështeten nga Irani në Jemen. Duke u nisur drejt veriut, këto raketa potencialisht synonin Izraelin. Nëse do ishte i suksesshëm, një sulm i tillë do të kishte pasoja të gjera për Iranin, me hakmarrje pothuajse të sigurt izraelite, që mund të shkaktojë një luftë të drejtpërdrejtë – dhe përfshirjen e SHBA.

Situata është tej mase e tensionuar. Edhe pse angazhimi i tij ndaj luftës së Ukrainës fillon të lëkundet, Perëndimi përsëri e gjen veten të sfiduar nga regjimet autoritare. Burimet në dispozicion për Izraelin nuk janë të pakufizuara. Përveç vazhdimit të furnizimit me armë në Ukrainë, Amerika duhet të shqetësohet edhe për krahun e saj në Paqësor.

Uashingtoni është i angazhuar me riorganizimin e shpejtë të ushtrisë së vet për t’u përballur me kërcënimin e paraqitur nga një regjim komunist kinez gjithnjë e më luftarak, që synon ribashkimin me Tajvanin, edhe me forcë nëse është e nevojshme. Me luftën dhe konkurrencën e fuqive të mëdha që po shpërthejnë në Evropë, dhe SHBA-të gjithnjë e më shumë të përfshira në Lindjen e Mesme, regjimi komunist në Pekin mund ta shohë këtë si një mundësi që shfaqet një herë në disa breza.

Me vëmendjen e Amerikës të shpërndarë, Irani mund të vendosë të provokojë më tej SHBA-në, në përpjekjet e veta për të shpallur dominimin rajonal, duke u përpjekur t’i shtyjë amerikanët të shkëputen dhe ta lënë Izraelin vetëm.

Nuk është e vështirë të shihet se si një akt armiqësor i gjykuar keqas, të mund të shkaktojë një reagim ushtarak dhe situata në Lindjen e Mesme të fillojë të dalë jashtë kontrollit të çdo lideri, të tërheqë në Uashingtonin dhe t’i japë Kinës dritaren e dëshiruar, për të tentuar një goditje vrasëse në Tajvan – një goditje e cila, pothuajse në mënyrë të pashmangshme do të tërhiqte një reagim amerikan.

Brenda disa muajsh, SHBA mund të përfshihet drejtpërdrejt në dy luftëra shkatërruese, në dy kontinente, dhe duke financuar një të tretë në Ukrainë.

Ky makth nuk është i pashmangshëm. Rruga drejt përshkallëzimit është e shtruar me qëllime të mira dhe zbutje. Nëse Amerika dhe Perëndimi tregojnë vendosmëri, se do të luftojnë në përgjigje të provokimit, ata ende mund të përballen me torturuesit e tyre potencialë.

Deri më tani, Uashingtoni dhe aleatët e tij kanë qenë të palëkundur në mbështetjen e tyre për Izraelin dhe Kievin. Ata nuk duhet të lëkunden në javët në vazhdim. Diktatorët dhe të fortët respektojnë vetëm forcën, dhe është forca dhe vendosmëria që do ta detyrojnë Teheranin të tërhiqet. Siç thotë një fjalë e vjetër, nëse do të kesh paqe, përgatitu për luftë./bota.al/

Robert Clark është drejtor i mbrojtjes dhe sigurisë në Civitas. Më parë, ai ka shërbyer në Ushtrinë Britanike

Vendi

PDK kërkon seancë urgjente të Kuvendit sot për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale

Published

on

By

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka kërkuar që sot, më 3 tetor, të mbahet seancë e Kuvendit të Kosovës për të votuar në dy lexime ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka deklaruar se vendimi i Qeverisë për të përcjellë në Kuvend plotësim-ndryshimin e këtij ligji është një hap i rëndësishëm dhe se procedurat parlamentare duhet të nisin pa vonesë.

“Ligji duhet të trajtohet dhe të votohet në të dy leximet. Prandaj, procedura duhet të nisë SOT në seancën e Kuvendit, duke pasur parasysh afatin prej 72 orësh ndërmjet dy leximeve“, ka thënë Musliu.

Ajo ka theksuar se Kosovës i nevojitet edhe një strategji e koordinuar juridike e diplomatike me ekspertë vendorë e ndërkombëtarë për procesin e apelimit të vendimit të 16 shtatorit dhe mbrojtjen e luftës së UÇK-së. Sipas saj, çështja është mbi kalkulimet politike dhe përfaqëson interes shtetëror, posaçërisht para se vendi të shkojë në zgjedhje./E.A/

Continue Reading

lajme

Qeveria miraton ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Published

on

By

Qeveria e Kosovës ka konstatuar se nuk ka asnjë shkelje apo pengesë ligjore në nismën legjislative të ndërmarrë nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Përmes një mbledhjeje elektronike të mbajtur të premten në mbrëmje, Ekzekutivi ka miratuar vendimin me të cilin i ka përcjellë Kuvendit të Kosovës vlerësimin dhe përgjigjet e nevojshme zyrtare lidhur me këtë nismë.

Sipas njoftimit zyrtar, përgjigja e Qeverisë përfshin opinionin ligjor të përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së , vlerësimin e ndikimit buxhetor, si dhe opinionin ligjor mbi përmbajtjen e projektligjit.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar vendimin me të cilin i përgjigjet kërkesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës për Nismën legjislative për ‘Projektligjin Nr. 11/L-001 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializua”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Me këtë vendim, procedura i kalon tashmë Kuvendit të Kosovës për shqyrtim dhe procedim tëmëtejshëm ligjvënës. /E.A/

Continue Reading

lajme

Shkarkohet Blerim Isufaj nga posti i Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale

Published

on

By

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, është shkarkuar të premten nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), ka mësuar KOHA.

Gjatë ditës ishte bërë e ditur se KPK-ja do të mblidhej në një takim të jashtëzakonshëm, ku në rend dite ishte diskutimi për performancën e Isufajt.

Isufaj ishte zgjedhur për herë të parë në krye të Prokurorisë Speciale në vitin 2019, ndërsa ishte rizgjedhur në këtë pozitë në vitin 2023.

Gjatë mandatit të tij, Isufaj ka qenë një prej figurave më të kritikuara në sistemin prokurorial nga Lëvizja Vetëvendosje. Ai ishte votuar edhe nga Këshilli Prokurorial për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, por procesi kishte mbetur pezull dhe nuk ishte dekretuar nga ish-presidentja Vjosa Osmani.

Kryeministri Albin Kurti kishte deklaruar më herët se në sistemin prokurorial “shumica e problemeve kanë emër të përveçëm”, duke iu referuar Isufajt.

Më 2 shtator, Isufaj pati një përplasje me disa anëtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës. Përplasjet u zhvilluan gjatë shqyrtimit të raportit të punës së Prokurorisë Speciale për vitin 2025, i cili më pas u rrëzua nga KPK-ja.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Nis takimi mes Kurtit dhe Hamzës

Published

on

By

Ka nisur takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza.

Në takim pritet të diskutohen çështja e zgjedhjes së presidentit të ri dhe ndryshimet e mundshme në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Hamza është parë duke hyrë në objektin e Qeverisë i shoqëruar nga deputeti i PDK-së, Rrahman Rama.

Kuvendi i Kosovës ka afat deri më 6 tetor për zgjedhjen e presidentit të ri. Nëse presidenti nuk zgjidhet brenda këtij afati, vendi shkon në zgjedhje të reja.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara