Teknologji

SHBA ndalon shitjet e softuerit antivirus Kaspersky për shkak të lidhjeve me Rusinë

Published

on

Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, ia ka ndaluar kompanisë ruse, Kasperky, ofrimin e produkteve të famshme antivirus, për shkak të shqetësimeve të sigurisë.

“Kasperskyt në përgjithësi nuk do t’i lejohet që mes aktiviteteve të tjera, të shesë softuerin e tij brenda Shteteve të Bashkuara ose të sigurojë përditësime të softuerit tashmë në përdorim”, thuhet në një deklaratë të departamentit të tregtisë.

Njoftimi erdhi pas një hetimi i cili zbuloi se “operacionet e vazhdueshme të Kasperskyt në Shtetet e Bashkuara paraqesin rrezik të sigurisë kombëtare për shkak të aftësive kibernetike sulmuese të qeverisë ruse dhe kapacitetit për të ndikuar ose drejtuar operacionet e Kasperskyt”./UBTNews/

Teknologji

Çfarë mund ta detyrojë Apple të heq dorë nga kornizat e titanit për iPhone 17?

Published

on

Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump është gati të vendosë tarifa ndaj Kinës ditën që ai inaugurohet. Kjo është arsyeja pse Apple dhe Samsung tashmë po rimendojnë disa nga vendimet e tyre të mëparshme.

Një raport thotë se iPhone 17 Pro dhe Pro Max i vitit të ardhshëm do të braktisin kornizat e titanit, dy vjet pasi Apple e përqafoi për herë të parë materialin me prezantimin e iPhone 15 Pro.

Sipas informatorit Jukanlosreve, kthimi i Trumpit në Shtëpinë e Bardhë është një nga arsyet pse jo vetëm Apple, por edhe Samsung potencialisht, do të heqin dorë nga titani.

Bëhet e ditur se Kina është prodhuesi më i madh në botë i titanit dhe nëse lufta tregtare midis vendit të Azisë Lindore dhe SHBA-së intensifikohet, kjo do ta bëjë materialin më të shtrenjtë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Një arsye tjetër e mundshme pas largimit të supozuar nga titani është se pavarësisht se ishte më i shtrenjtë se çeliku inox, që është ajo që përdorej për telefonat premium të Apple të prezantuar përpara iPhone 15 Pro, ai nuk ofronte ndonjë avantazh të rëndësishëm në peshë.

iPhone 15 Pro është vetëm 9% më i lehtë se iPhone 14 Pro, një shqetësim tjetër i mundshëm është se titani mund të jetë përgjegjës për ngrohjen e pakëndshme të telefonave Apple. Ankesat për mbinxehje janë ulur pas prezantimit të iPhone 16 Pro, me sa duket për shkak të arkitekturës së re të ftohjes së telefonit, ato nuk janë shuar plotësisht, duke treguar që titani mund të mos jetë plotësisht i pafajshëm.

Continue Reading

Teknologji

Britania: Rusia mund të kryejë sulme kibernetike me IA

Published

on

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka paralajmëruar për rrezikun e sulmeve kibernetike me ndihmën e Inteligjencës Artificiale. Gjatë një konference të Mbrojtjes Kibernetike të NATO-s, Britania njoftoi se po krijon një laborator të ri për t’iu kundërvënë sulmeve të tilla nga vende armiqësore, përfshirë Rusinë.

Megjithatë, disa ekspertë nuk pajtohen me këtë duke thënë se ekzistojnë shumë boshllëqe që hakerët mund t’i shfrytëzojnë nëpërmjet metodave tanimë të provuara. Ata thonë se paralajmërimet për sulme me ndihmën e Inteligjencës Artificiale, mund të jetë të ekzagjeruara.

Bota mund të ndeshet me sulme më të rënda kibernetike përmes Inteligjencës Artificiale.

Ky paralajmërim u bë nga ministri britanik Pat McFadden, gjatë një fjalimi në Konferencën e Mbrojtjes Kibernetike të NATO-s, në Londër.

Qeveria britanike veçoi Rusinë si një burim të mundshëm të këtyre sulmeve. Londra po krijon një laborator për t’u përballur me, siç e quajti ministri McFadden, këtë “garë të re armatimi me ndihmën e Inteligjencës Artificiale”.

Faqet e internetit të qeverisë ukrainase, në vitin 2022, u përballen me sulme kibernetike për të cilat shërbimet e sigurisë fajësuan Rusinë.

Megjithatë, disa ekspertë nuk janë të bindur se Britania e Madhe do të përballet së shpejti me një valë sulmesh kibernetike të fuqizuara nga Inteligjenca Artificiale.

“Ne duhet të jemi të kujdesshëm kur flasim për Inteligjencën Artificiale sikur të ishte një ndryshim i madh në natyrën themelore të operacioneve kibernetike. Përkundrazi, mendoj se ne ende po përballemi me të njëjtat probleme që i kishim dhjetë vjet më parë. Ne ende po luftojmë për t’u marrë me probleme të njëjta”, thotë James Sullivan nga Instituti Mbretëror i Shërbimeve të Bashkuara.

Qeveria britanike thotë se Inteligjenca Artificiale mund të “përforcojë kërcënimet ekzistuese kibernetike”, por gjithashtu thotë se paraqet mundësi për t’u mbrojtur kundër tyre.

Eksperti James Sullivan pajtohet.

“Inteligjenca Artificiale mund të analizojë sjelljen e përdoruesit dhe madje edhe reagimin ndaj incidentit. Unë mendoj se kjo është e rëndësishme. Mund të automatizojë proceset e reagimit ndaj incidentit, sepse ne kurrë nuk do të mund të mbrohemi nga këto incidente gjatë gjithë kohës”, thotë ai.

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar po i kërkon NATO-s që t’i përshtatet këtij kërcënimi të ri, siç ka bërë gjatë historisë së saj prej shtatë dekadash.

Por, disa ekspertë thonë se kërcënimi i sulmeve kibernetike që nuk shfrytëzojnë Inteligjencën Artificiale është ende “shumë i madh”.

“Unë dëgjoj gjatë gjithë kohës për mashtrime që kryhen duke shfrytëzuar Inteligjencën Artificiale. Më pas e kuptojmë se mashtrimet nuk kryhen fare ashtu. Miliarda dollarë përfitohen në mënyrë të jashtligjshme pa shfrytëzuar fare Inteligjencën Artificiale”, thotë Rob Pritchard, ekspert i sigurisë kibernetike.

Eksperti Pritchard shton se Inteligjenca Artificiale mund të zëvendësojë vetëm atë që arrin të bëjë njeriu dhe për këtë arsye, nuk e ka ndryshuar ende situatën rreth sigurisë kibernetike.

“Nuk shoh ndonjë gjë veçanërisht të rëndësishme. Momentalisht nuk egziston mundësia që të japësh urdhër dhe Inteligjenca Artificiale të kryejë sulme kibernetike”, thotë ai, duke shtuar se Britania momentalisht po has në vështirësi të përballet me sulmet kibernetike që kryhen pa ndihmën e Inteligjencës Artificiale./VOA

Continue Reading

Teknologji

Britania do të rishikojë objektivat e shitjes së makinave elektrike

Published

on

“Në Britaninë e Madhe kanë nisur konsultimet që do të shqyrtojnë qëllimet e rritjes së shitjes së automjeteve elektrike (EV) për industrinë e automobilave|, tha ministrja e Financave Rachel Reeves.

“Ne duam që njerëzit të blejnë automjete elektrike, por duam gjithashtu të mbajmë vende pune dhe investime në Britani”, theksoi ajo, sipas Reuters.

Industria britanike e makinave ka paralajmëruar më parë se vendosja e objektivave të shitjeve për automjetet elektrike mund të çojë në mbylljen e fabrikave dhe humbjen e vendeve të punës.

Ritmi i tranzicionit në EV-të miqësore me klimën po ka efekte negative në tregun e makinave dhe në tërheqjen e Mbretërisë së Bashkuar për investitorët, paralajmëroi Shoqata e Prodhuesve të Motorëve (SMMT) javën e kaluar. Objektivi i përgjithshëm i vitit 2030 për të ndaluar shitjen e makinave të reja me benzinë ​​dhe naftë mbetet në fuqi.

Continue Reading

Teknologji

Ky lajm do t’i gëzojë fansat e PlayStation

Published

on

Raportimet sugjerojnë se Sony është duke punuar në tastierë lojërash të dorës që i lejojë lojtarët e PlayStation të luajnë në lëvizje. Tregu i konsolave të dorës bëhet interesant. Lojtarët e mëdhenj në fushën e konsolave të video-lojërave (përjashtuar Nintendo) janë të interesuar të hyjnë në këtë pjesë të tregut.

Pasi u shfaqën thashethemet për një pajisje lojërash portative Xbox, një raport i ri tani sugjeron që Sony po punon gjithashtu në një tastierë lojërash në dorë.

Sony thuhet se aktualisht po zgjeron burimet e saj harduerike për të zhvilluar një tastierë portative të dorës. Pajisja është në fazat e hershme të zhvillimit dhe duhet të jetë e fuqishme për të ekzekutuar lojëra PlayStation 5.

S’dihet nëse tastiera ofron fuqinë e ofruar nga PlayStation 5 bazë apo nëse ekzekuton të njëjtat lojëra, në format me specifika të ulëta. Raportet tregojnë se Sony do të marrë një pjesë të tregut të konsolave të dorës të dominuar nga Nintendo, që ka qenë dominues në vitet e fundit dhe veçanërisht që nga shpallja e Switch.

Jemi ende vite larg shpalljes së konsolës së dorës Sony dhe mund të ndodhë që kompania ta refuzojë këtë ide nëse strategjia nuk rezulton e realizueshme.

Continue Reading

Të kërkuara