Lajmet

ShBA mirëpret lirimin e kryeministrit të Sudanit pas puçit ushtarak

Administrata amerikane veçse ka njoftuar se do të bllokojë 700 milionë dollarë si ndihmë për Sudanin.

Published

on

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka biseduar me kryeministrin e rrëzuar nga pushteti në Sudan, Abdalla Hamdok, pasi liderët ushtarakë që kanë marrë pushtetin, ia kanë mundësuar atij kthimin në shtëpi.

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Ned Price, ka thënë se Blinken, në një bisedë telefonike, ka mirëpritur lirimin e Hamdokut dhe “ka përsëritur thirrjen ndaj forcave ushtarake të Sudanit që të lirojnë të gjithë liderët civilë dhe të garantojnë sigurinë e tyre”.

Blinken është shprehur “tejet i shqetësuar” nga veprimet e ushtrisë në këtë vend afrikan dhe i ka bërë thirrje ushtrisë që të tregojë përmbajtje kur përballet me protestuesit, ka thënë Price përmes një deklarate.

Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë për Siguri Kombëtare, Jake Sullivan, ka thënë se administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, është duke analizuar se çfarë masa ekonomike mund të marrë për t’iu përgjigjur veprimeve ushtarake.

Administrata amerikane veçse ka njoftuar se do të bllokojë 700 milionë dollarë si ndihmë për Sudanin.

Edhe shtete tjera perëndimore kanë dënuar puçin ushtarak, kanë bërë thirrje për lirim të ministrave të kabinetit dhe kanë thënë se do të ndalin ndihmën financiare, nëse nuk ndahet pushteti me civilët.

Shefi i forcave të armatosura të Sudanit, Abdel-Fattah Burhan, ka thënë se ushtria ka marrë pushtetin më 25 tetor, për të parandaluar “luftë civile”./REL

Lajmet

Zbulim i ri arkeologjik në Spanjë: Një dhomë romake mendohet të ketë qenë bibliotekë e lashtë

Published

on

Një zbulim i ri arkeologjik në kompleksin romak Fuente Álamo, në Kordobë të Spanjës, mund të ndryshojë mënyrën se si kuptohet historia e këtij vendbanimi antik.

Sipas një studimi të publikuar në Journal of Mediterranean Archaeology, një dhomë që më parë besohej se ishte një faltore kushtuar perëndisë Mithra, mund të ketë shërbyer si bibliotekë romake.

Studiuesit nga universitetet e Kordobës dhe Granadës kanë arritur në përfundimin se Dhoma 10 është rimodeluar në shekullin e IV pas Krishtit dhe mund të jetë protobiblioteka më e vjetër e zbuluar deri më sot në Gadishullin Iberik, si dhe biblioteka më perëndimore e njohur në Perandorinë Romake.

Analizat arkitekturore kanë zbuluar elemente tipike të bibliotekave romake, përfshirë një absidë, kamare për ruajtjen e dorëshkrimeve, podium dhe hapësira që mund të kenë shërbyer për punë ose magazinim.

Nëse konfirmohet përfundimisht, kjo bibliotekë do të përbënte një nga zbulimet më të rëndësishme për studimin e jetës kulturore dhe intelektuale në Perandorinë Romake./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Sulm ndaj zyrtarëve policorë në Rahovec, një person dërgohet në mbajtje

Published

on

Në Rahovec është arrestuar një person pasi dyshohet se, së bashku me familjarët e tij, ka sulmuar fizikisht zyrtarët policorë gjatë një intervenimi.

Sipas Policisë, të dyshuarit nuk i kanë respektuar urdhrat e zyrtarëve policorë dhe më pas kanë ndërmarrë sulm fizik ndaj tyre.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti po hetohet./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Inspektim në 65 auto-parkingje në Prishtinë, evidentohen shkelje tatimore

Published

on

Njësitë policore të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, në bashkëpunim me Administratën Tatimore të Kosovës dhe Prokurorinë e Shtetit, kanë realizuar një aksion inspektimi në 65 auto-parkingje në rajonin e Prishtinës.

Gjatë kontrolleve janë evidentuar shkelje të ndryshme, të cilat do të trajtohen nga institucionet përkatëse në përputhje me kompetencat ligjore.

Aksioni është zhvilluar në kuadër të luftimit të shmangies nga tatimi dhe respektimit të obligimeve ligjore nga bizneset./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person në Lipjan për ngacmim seksual

Published

on

Në Lipjan është arrestuar një person pasi dyshohet se në vazhdimësi ka ngacmuar një grua.

Sipas Policisë, rasti është raportuar më 29 korrik 2026, ndërsa pas konsultimit me prokurorin dhe inicimit të rastit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti po hetohet./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara