Lajmet

SHBA mbledh 15 milionë dollarë për klonimin e mamuthit

Projekti planifikon të krijojë një embrion duke hibridizuar mamuthin me elefantin aziatik.

Published

on

Kompania Colossal e gjenetistit George Church dhe sipërmarrësit Ben Lamm kanë njoftuar se kanë mbledhur 15 milionë dollarë për të ringjallur mamuthët, të zhdukur për më shumë se 4000 vjet.

Qëllimi i ekipit të udhëhequr nga Church është që “të ketë foshnjat e para në katër apo gjashtë vitet e ardhshme”. Zbulimi i gjurmëve të ADN-së në permafrost, toka e ngrirë përgjithmonë që po shkrihet për shkak të ngrohjes globale,  do t’i lejonte shkencëtarët të riprodhonin in vitro kodin gjenetik të kafshës së zhdukur.

Projekti planifikon të krijojë një embrion duke hibridizuar mamuthin me elefantin aziatik. Ky i fundit do të fekondohej dhe do të kryente shtatzëninë, si një shtatzëni normale.

“Qëllimi ynë është të krijojmë një elefant rezistent ndaj të ftohtit, që duket dhe sillet si një mamuth, i aftë të presë pemë dhe të jetojë në 40 gradë nën zero”, tha Church.

Ekipi i tij ka analizuar gjenomet e 23 llojeve dhe vlerëson se ata do të programojnë njëkohësisht më shumë se 50 ndryshime në kodin gjenetik të elefantit aziatik për të shtuar karakteristikat e nevojshme që ai të mbijetojë në Arktik. Karakteristikat, siç është një shtresë dhjamore izoluese prej 10 cm ose veshë më të vegjël do të ndihmojnë hibridin të përballojë më mirë të ftohtin, thekson gjenetisti.

Continue Reading

Lajmet

Njëzet përpjekje të dështuara për ta bërë Kuvendin e Kosovës

Published

on

By

Kuvendi i Kosovës nuk arriti të konstituohet as në përpjekjen e njëzet. Tentimi i radhës i Lëvizjes Vetëvendosje për të formuar Komisionin për votimin e fshehtë të kryeparlamentarit nuk mori përsëri mbështetjen e partive të tjera politike. Seanca u ndërpre dhe vazhdimi i saj do të bëhet më 25 maj në orën 11:00.

Pro votimit të Komisionit për votim të fshehtë të kryekuvendarit votuan 53 deputetë, dhe një votë kundër dhe asnjë abstenim.

Në seancë ishin të pranishëm 111 deputetë.

53 deputetë kanë votuar për, kundër asnjë, asnjë abstenim, atëherë shihemi me 25 maj në ora 11:00”, tha ai.

Konstituimi i Kuvendit ka ngecur pasi Lëvizja Vetëvendosje nuk po arrin t’i sigurojë 61 votat e nevojshme për të zgjedhur Albulena Haxhiun kryetare të Kuvendit.

Partitë që deri më tash ishin në opozitë po kërkojnë tjetër kandidat, pasi sipas tyre, Albulena Haxhiu është emër i papranueshëm.

Continue Reading

Lajmet

Haradinaj: Mund ta votojmë edhe Glauk Konjufcën për kryetar Kuvendi

Published

on

By

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kërkuar nga Lëvizja Vetëvendosje të propozojë një kandidat unifikues për kryetar të Kuvendit.

Një ndër ta, Haradinaj tha se është edhe deputeti i LVV-së, Glauk Konjufca, të cilin mund ta votojnë për kryetar të Kuvendit, krahas dy emrave që më herët kanë propozuar, deputetet, Saranda Bogujevci dhe Shqipe Selimi.

Po mbajmë shpresë se do të propozohet një kandidat unifikues ose kandidate. Edhe pse nuk është përgjegjësi e jona si një nga partitë parlamentare, edhe ma e vogla e kemi dhënë një opsion për me dal nga ky opsion. Do të japim votën për një kandidatë të LVV-së që është unifikues. Kemi përmend dy zonjat, Bogujevcin dhe Selimin, por mundemi të votojmë edhe zotëri Konjufca, ish kryetarin nëse propozohet”, tha ai.

Duke folur për mundësinë që të votojnë për kryetar të Kuvendit, kryetarin e Nisma-s, Fatmir Limaj, ai tha se për një gjë të tillë nuk ka qëndrim dhe nuk është diskutuar në kryesinë e AAK-së.

S’kemi diskutua për rreth kësaj. S’kemi diskutuar në Aleancë dhe kemi situatat të rrugëtimit të tij ndaras. Obligim nuk kemi por s’mundem të jap një përgjigje të saktë. Është një zhvillim i mirë dhe i uroj sukses. Në grup nuk e kemi diskutua kandidaturën e Limajt a do të votojmë apo jo. Ekziston mundësia nga opozita që ta votojë Limajn. Unë nuk kam qëndrim”, shtoi Haradinaj.

Duke folur për përfshirjen e deputetit nga komuniteti goran, Adem Hoxha në grupin e tyre parlamentar, Hardinaj tha se i njëjti respekton ligjin dhe Kuvendin e Kosovës. Sipas tij, është një mobilizim i madh i Albin Kurtit dhe aleatëve të tij nga Maqedonia e Veriut të bindin atë dhe deputeten nga komuniteti boshnjak, Duda Balje që të japin votën për LVV-në.

Deputeti Adem Hoxha respekton ligjin dhe Kuvendin e Kosovës. Nderon në heshtje për figurat kombëtare, ndërsa për pjesën tjetër nuk mund të them më shumë. Është një mobilizim i madh i Kurtit dhe aleatëve të tij në Maqedoni që po tentojnë me josh Adem Hoxhën. Pastaj edhe Dudën, Vetonin”, theksoi Haradinaj, duke hyrë në objektin e Kuvendit të Kosovës për vazhdimin e seancës konstituive për herë të njëzet.

Deputetët sërsih kanë dështuar të konstituojnë Kuvendin e Kosovës.

Continue Reading

Lajmet

​Lushaku: Preferojmë qeveri kalimtare me Abdixhikun kryeministër

Published

on

By

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku kritikoi Lëvizjen Vetëvendosje e cila sipas saj nuk ka lënë hapësirë për partneritet.

Partia fituese nuk ka lënë aspak hapësirë për partneritet, partneritet përmbajtjesor që do t’i siguronte Kosovës të mira. Kjo është fatkeqësi në fakt sepse ne jemi duke u përballur me procese tepër të vështira për qytetarët, mos harroni që energjia elektrike është shtrenjtuar, është bërë e papërballueshme për shumicën e familjeve në Kosovë. Shikoni ambasadat, ka raportime për rritje të numrit të aplikantëve për të ikur nga Kosova dhe kjo e shpërfaq vërtetë mendësinë e Vetëvendosjes se si dëshiron ta sheh shtetin e Kosovës”, tha Lushaku para vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës – në tentimin e 20-të.

Ajo përmendi propozimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës për një qeveri tranzicionale derisa tha se do të preferonin kryetari ne kësaj partie për kryeministër.

Ne e preferojmë Lumir Abdixhikun sepse kemi garuar edhe me program të qartë he ne synojmë në cfarëdo qeverie t’i realizojmë projektet tona që janë në të mirë të qytetarëve”, tha Lushaku-Sadriu.

Kur u pyet nëse Fatmir Limaj është i pranueshëm për Lidhjen Demokratike të Kosovës për kryetar të Kuvendit, ajo theksoi se nuk e votojnë asnjë kandidat të propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje.

Kushdo që prezantohet nga Vetëvendosje ne kemi thënë që nuk do ta votojmë dhe ky është një qëndrim që e kemi bërë të njohur tashmë disa herë”, tha ajo.

Continue Reading

Lajmet

​Murati: Po presim zgjedhjen e kryetares, tjetër zgjidhje s’ka

Published

on

By

Ministri i Financave në detyrë, Hekuran Murati u ka thënë mediave se po presin vendimin e seancës dhe zgjedhjen më në fund, pasi tjetër rrugëdalje nuk ka.

Ai i bëri këto komente para fillimit të seancës konstituive të Kuvendit, e cila sot po mbahet për të 20 herë.

Continue Reading

Të kërkuara