Lajmet

ShBA-ja “i çon të fala” Rusisë

Published

on

ShBA-ja “i çon të fala” Rusisë që tha se amerikanët s’luftojnë për Ukrainën, Blinken drejt Kievit.

Vetëm pak ditë pasi kryediplomati rus, Sergey Lavrov, tha se amerikanët nuk do të luftonin për Ukrainën, televizioni CBS News raportoi se sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, do ta vizitojë këtë shtet javën e ardhshme.

Televizioni amerikan tha se kryediplomati i Shtëpisë së Bardhë e konfirmoi vizitën në Ukrainë gjatë një interviste në emisionin “60 Minuta”, që do të transmetohet të dielën.

Moska i alarmoi kryeqytetet perëndimore dhe Kievin këtë muaj duke grumbulluar numër të madh ushtarësh afër kufirit me Ukrainën, ndonëse javën e kaluar urdhëroi që disa prej trupave të tërhiqen, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.

“Ka më shumë forca të grumbulluara në kufirin me Ukrainën sesa në çdo kohë nga viti 2014, kur Rusia në të vërtetë pushtoi”, dëgjohet duke thënë sekretari Blinken në një fragment të kësaj interviste që ende nuk është transmetuar e plotë.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, e ka shprehur shqetësimin e tij rreth grumbullimit të trupave ruse drejtpërdrejt para homologut nga Rusia, Vladimir Putin, dhe e ka bërë të qartë përkushtimin e ShBA-së për mbrojtjen e integritetit territorial të Ukrainës, tha të mërkurën këshilltari për Siguri Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, Jake Sullivan.

Ushtria amerikane tha të martën se një anije e Rojës Bregdetare të Shteteve të Bashkuara është nisur drejt Detit të Zi për të bashkëpunuar me aleatët e NATO-s dhe me partnerët në atë rajon.

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një zyrtar që dyshohet se mori ryshfet nga pronarë biznesesh

Published

on

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Rahovec, i dyshuar për veprën penale “Marrja e ryshfetit”.

Sipas Policisë, i dyshuari, mashkull kosovar, në periudha dhe lokacione të ndryshme në zonën e Rahovecit, dyshohet se kishte kërkuar dhe pranuar ryshfet nga pronarë të bizneseve, në këmbim të moskryerjes së kontrolleve apo mosndëshkimit për shkeljet e ligjit.

Gjatë hetimeve, të zhvilluara në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë siguruar dëshmi se i dyshuari dyshohet se kishte pranuar në disa raste shuma prej 300 deri në 500 euro nga pronarë të ndryshëm biznesesh.

Me urdhër të Gjykatës Themelore në Gjakovë, më 24 shtator janë kontrolluar ambienti i punës dhe veturat që i dyshuari kishte në shfrytëzim. Gjatë kontrollit është sekuestruar edhe një telefon celular.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Ish-kreu i SHISH, Vlora Hyseni del nga GJKKO, iu komunikua masa e sigurisë “arrest në shtëpi”

Published

on

Ish-kreu i SHISH, Vlora Hyseni sapo ka dalë nga GJKKO pas më shumë se 2 orësh.

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha raporton se Hysenit i është komunikuar masa e sigurisë “arrest në shtëpi”.

Ajo u pyet nga gazetarët në lidhje me përgjimet e SPAK, por ka refuzuar të flasë.

Ndryshe, para se të hynte në gjykatë gjatë kalimit nga rruga drejt godinës, Hyseni është shprehur shkurtimisht ndaj pyetjes së gazetarëve nëse Agasit i janë kaluar nga ana e saj dokumente të klasifikuara, duke u shprehur: “Si kalon ti në takime me agjentët serb në dhomat e hotelit Rogner”. /Tch/

Continue Reading

Lajmet

Djemtë e ish-krerëve të UÇK-së vizitojnë familjen e Afrim Bunjakut

Published

on

Endrit Thaçi, Klestor Veseli dhe Altin Krasniqi, djemtë e ish-krerëve të UÇK-së, kanë vizituar sot familjen e policit të Kosovës, Afrim Bunjaku, në përvjetorin e rënies së tij.

Vizita është zhvilluar në shenjë respekti dhe solidariteti me familjen Bunjaku, i cili u vra më 24 shtator 2023 gjatë sulmit në Banjskë.

Gjatë vizitës, ata kanë shprehur respekt për figurën dhe sakrificën e Bunjakut, duke qëndruar pranë familjes së tij në këtë ditë përkujtimi.

Afrim Bunjaku humbi jetën në krye të detyrës gjatë sulmit ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Donjeta Sadiku siguron medalje në Evropianin e boksit

Published

on

Donjeta Sadiku është ndalur në gjysmëfinale të Evropianit të boksit amator, që po mbahet në Sofje të Bullgarisë, por ka siguruar medaljen e bronztë.

Boksierja kosovare, në kategorinë deri në 60 kilogramë, u mposht 4:1 nga serbja Kristina Kuluhova.

Kuluhovën, Sadiku e kishte mposhtur në finalen e Lojërave Mesdhetare “Taranto 2026”, por këtë herë fitorja i takoi boksieres serbe.

Sadiku e kishte siguruar medaljen pas fitores në çerekfinale ndaj holandezes Maud van der Toorn./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara