Lajmet

SHBA i bën thirrje Rusisë për ulje tensionesh

Blinken nuk beson në “kthesë”.

Published

on

Përpara takimit me Rusinë, SHBA i kanë kërkuar Rusisë të ndërmarrë hapa për qetësimin e konfliktit në Ukrainë. Në të njëjtën kohë, Sekretari Amerikan i Shtetit, Blinken ka zbutur pritjet për negociatat.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken i ka bërë thirrje Rusisë që të ulë tensionet në krizën në Ukrainë, përpara negociatave të rëndësishme javën e ardhshme. Është e vështirë të përparosh “në një atmosferë të përshkallëzimit me pistoletën në kokën e Ukrainës”, tha Blinkeni për CNN. “Pra, nëse vërtet duam të bëjmë përparim, duhet të shohim ulje tensionesh.”

Këtë të hënë (10.01.), përfaqësuesit e SHBA dhe të Rusisë do të negociojnë në Gjenevë. Një takim i Këshillit NATO-Rusi është planifikuar për të mërkurën në Bruksel – i pari në dy vjet e gjysmë. Më pas, diskutimet do të zhvillohen të enjten në Vjenë në kuadër të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).

Blinken nuk beson në “kthesë”

Blinkeni i zbuti pritjet për negociatat. “Unë nuk mendoj se do të shohim elementë kthese javën e ardhshme,” tha ministri. “Ne do të jemi në gjendje t’i vendosim gjërat në tryezë. Rusët do të bëjnë të njëjtën gjë, si drejtpërdrejt me ne ashtu edhe me NATO-n dhe OSBE-në.” Më pas do të shohim nëse ka ndonjë mundësi për të ecur përpara.

Nga këndvështrimi i SHBA, për negociatat vlen parimi i reciprocitetit, vazhdoi Blinken. Çdo hapi që hedhin Shtetet e Bashkuara dhe Evropa, Rusia duhet t’i përgjigjet. Nga këndvështrimi i Uashingtonit, për negociim nuk janë as tërheqja e trupave amerikane nga Evropa Lindore dhe as një premtim për moszgjerim të NATO-s.

Fronte të ngurtësuara

Nga pala ruse, bisedimet e ardhshme do të drejtohen nga zëvendësministri i Jashtëm Sergei Rjabkov. Sipas RIA-s, ai tha paraprakisht se ishte shumë e mundur që diplomacia të merrte një fund të papritur pas vetëm një takimi.

Pala amerikane gjithashtu kishte zbutur tashmë pritshmëritë në lidhje me bisedimet. “Ne shkojmë në këto diskutimeve me realizëm dhe jo me optimizëm”, tha një përfaqësues i qeverisë amerikane gjatë një bisede telefonike me gazetarët.

Sipas një zëdhënësi të Ministrisë së Punëve të Jashtme, Ndihmëssekretarja Amerikane e Shtetit, Wendy Sherman sipas planit është takuar me Riabkovin pas mbërritjes së saj në Gjenevë të dielën në mbrëmje për një bisedë të parë paraprake.

Takimi zyrtar i së hënës duhet të pasohet të mërkurën nga takimi i parë i Këshillit NATO-Rusi në më shumë se dy vjet në Bruksel. Diskutimet në kuadër të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) janë planifikuar më pas për 13 janar në Vjenë.

Konflikti acarohet prej javësh      

Situata është e tensionuar prej javësh. Rusia ka mbledhur rreth 100.000 trupa në kufirin e saj me Ukrainën. Qeveria e Kievit dhe vendet perëndimore kanë frikë se kjo do të shërbejë për të përgatitur një pushtim rus të Ukrainës.

Qeveria ruse mohon çdo qëllim agresiv, por ka bërë kërkesa të gjera. Përveç moszgjerimit të NATO-s, pjesë e tij është edhe tërheqja e armëve sulmuese nga rajoni. Qeveria ruse parashtroi kërkesat e saj në një projekt-marrëveshje sigurie që i dërgoi NATO-s.

Continue Reading

Vendi

Justina Shiroka-Pula zgjidhet presidente e Kosovës

Published

on

Justina Shiroka-Pula është zgjedhur presidente e Republikës së Kosovës.

Në votimin e zhvilluar në Kuvendin e Kosovës, për Shiroka-Pulën kanë votuar 81 deputetë, ndërsa dy fletëvotime janë shpallur të pavlefshme. Një votë i është dhënë deputetes Eliza Hoxha.

Pas zgjedhjes në këtë pozitë, presidentja e re ka mbajtur fjalimin e saj para deputetëve të Kuvendit, duke thënë se e pranon detyrën me nder dhe përgjegjësi.

“Sot e pranoj me nder të madh dhe me përgjegjësi të plotë detyrën e presidentes së Republikës së Kosovës. Ky mandat nuk i përket vetëm një personi; ai i përket qytetarëve tanë, institucioneve tona dhe shtetit për të cilin shumë breza sakrifikuan”, tha Shiroka-Pula.

Ajo u zotua se do të jetë presidente e të gjithë qytetarëve, pavarësisht përkatësisë politike, etnike apo shoqërore.

“Do të jem presidente e të gjithë qytetarëve, do të dal pa dallim politik, etnik apo shoqëror. Do të punoj për unitet, drejtësi, zhvillim dhe përforcimin e institucioneve tona”, u shpreh ajo.

Në fjalimin e saj, Shiroka-Pula theksoi edhe orientimin euroatlantik të Kosovës dhe rëndësinë e marrëdhënieve me aleatët.

“Do ta mbroj Kushtetutën, interesin e Republikës dhe dinjitetin e qytetarëve tanë. Besoj në Kosovën, besoj në njerëzit e saj dhe besoj se së bashku mund të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për brezat që vijnë”, tha presidentja e re./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Justina Shiroka-Pula zgjidhet presidente e Kosovës

Published

on

By

Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur Justina Shiroka-Pulën presidente të re të vendit me 81 vota pro, duke i dhënë fund një sage politike dyvjeçare. Zgjedhja e saj u bë në minutat e fundit të datës 6 tetor, afati i fundit kushtetues për të shmangur zgjedhjet e reja parlamentare.
Procesi u zhvillua në një atmosferë me tensione dhe protesta jashtë Kuvendit për ndryshimet në Ligjin për Gjykatën Speciale.

Pak pas mesnatës, presidentja e re mbërriti në Kuvend, ku u prit me duartrokitje e lule, dha betimin zyrtar dhe përmbylli seancën me intonimin e himnit shtetëror./E.A/

Continue Reading

Vendi

Kurti propozon për presidente ish-ministren e PDK-së, Justina Shiroka-Pulën

Published

on

By

Në orët e fundit para përfundimit të afatit kushtetues për zgjedhjen e kryetarit të shtetit, Kryeministri Albin Kurti ka bërë një lëvizje të re drejt PDK-së.

Kurti ka deklaruar se është i gatshëm të votojë ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara – një kërkesë kjo e kahershme e PDK-së.  

Përmes kësaj oferte, Kurti i ka bërë thirrje PDK-së që të hyjë në seancë, duke propozuar si kandidate për presidente ish-deputeten dhe ish-ministren nga radhët e PDK-së, Justina Shiroka-Pula.  

Ky propozim vjen pasi kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, refuzoi emrat e propozuar më parë, si Feride Rushiti dhe Glauk Konjufca. Kurti iu drejtua opozitës me thirrjen për bashkëpunim në Kuvend për të votuar së pari ligjin e kërkuar dhe më pas kandidaturën e Shiroka-Pulës për të shmangur zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Continue Reading

Lajmet

Rritet numri i protestuesve, protesta vazhdon në sheshin “Skënderbeu”

Published

on

By

Është shtuar numri i qytetarëve që po marrin pjesë në protestën në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Protestuesit po vazhdojnë të qëndrojnë në shesh, ndërsa protesta po vijon përpara institucioneve të vendit.

Protesta e sotme është thirrur lidhur me kërkesat për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe zhvillimet rreth Gjykatës Speciale në Hagë.

Continue Reading

Të kërkuara