Lajmet

​SHBA, Franca, Gjermania e Britania i bëjnë thirrje Iranit të depërshkallëzojë programin bërthamor

Irani ka rritur shkallën e prodhimit të uraniumit të pasuruar deri në 60% në Natanz dhe Fordow në nivelet e vërejtura midis janarit dhe qershorit 2023.

Publikuar

SHBA, Franca, Gjermania dhe Britania e Madhe dënuan të enjten rritjen e prodhimit të Iranit të uraniumit shumë të pasuruar pas një raporti të fundit.

“Ne i bëjmë thirrje Iranit që t’i kthejë menjëherë këto hapa dhe të de-përshkallëzojë programin e tij bërthamor”, thanë vendet në një deklaratë të përbashkët.

Sipas raportit të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), Irani ka rritur shkallën e prodhimit të uraniumit të pasuruar deri në 60% në Natanz dhe Fordow në nivelet e vërejtura midis janarit dhe qershorit 2023, që sipas tij përfaqëson një hap prapa nga Irani dhe do të rezultojë që Irani të trefishojë shkallën e prodhimit mujor të uraniumit të pasuruar deri në 60%.

Irani duhet të bashkëpunojë plotësisht me IAEA për t’i mundësuar asaj të japë garanci se programi i tij bërthamor është ekskluzivisht paqësor dhe të ricaktojë inspektorët e pezulluar në shtator 2023, thuhet në deklaratë.

“Ne mbetemi të përkushtuar ndaj një zgjidhjeje diplomatike dhe riafirmojmë vendosmërinë tonë se Irani nuk duhet të zhvillojë kurrë një armë bërthamore”, thuhet në deklaratë. /AA

Lajmet

​Sfidat dhe mundësitë e transformimit energjetik, diskutohen mes Rizvanollit dhe Lorkowski

Publikuar

nga

Gjendja aktuale e energjisë elektrike në Kosovë dhe investimet që e presin Kosovën në këtë sektor janë temat të cilat u diskutuan në takimin e ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe drejtorit të Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë në Evropë, Artur Lorkowski me delegacionin e tij.

Përmes një komunikate për media u bë e ditur se Rizvanolli theksoi se sekretariati i Komunitetit të Energjisë në Evropë e ka mbështetur Kosovën në shumë procese të rëndësishme, përfshirë këtu edhe rreth kornizës ligjore dhe menaxhimit të krizës energjetike.

Gjatë takimit, po ashtu u trajtuan edhe çështjet më të rëndësishme aktuale të energjisë, në veçanti për Planin Kombëtar të Kosovës për Energji dhe Klimë (NECP), Harmonizimin e Politikave Mjedisore me Politikat Evropiane (ETS) dhe Marrëveshjen për Tregun e Energjisë Elektrike”, thuhet në komunikatë.

Me theks të veçantë poashtu u diskutuan edhe sfidat aktuale dhe proceset e lehtësimet që mund të ofrojë Bashkimi Evropian në rrugën drejt transformimit energjetik të vendit.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

​Humb jetën pas bie në kontakt me rrymën

Publikuar

nga

Një person është dërguar në emergjencën e Prizrenit, pasi që i njëjti dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Sipas Policisë, ekipi mjekësor ka konstatuar se viktima ka ndërruar jetë.

Viktima është nga Suhareka dhe rasti ka ndodhur mbrëmë.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. /UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Bota

Arrestimet pas protestës së mashtrimeve bankare në Kinë

Publikuar

nga

Pas një skandali bankar në Kinë, ku qindra mijëra depozitorë humbën kursimet e tyre, disa prej tyre u ndaluan pasi protestuan për kërkesat e tyre në Henan. Ou Yangyun, një prej viktimave të këtij mashtrimi, mbahet ende nga policia pasi kishte kërkuar dëmshpërblim për llogarinë e tij bankare që ishte ngrirë.

Protestuesit u arrestuan pasi kishin kërkuar llogari nga bankat lokale. Ky rast, në një kontekst të protestave të përhapura për probleme ekonomike në Kinë, nxjerr në pah shqetësimet për stabilitetin financiar dhe trajtimin e protestuesve nga autoritetet.

Në shkurt, Ou Yangyun, një pronar i biznesit nga Changsha, udhëtoi në qytetin e Zhengzhou të Kinës me shpresën për të marrë dëmshpërblim pasi llogaria e tij bankare ishte ngrirë dhe kishte humbur një shumë të konsiderueshme parash. Ai nuk u kthye kurrë në shtëpi, duke u arrestuar së bashku me disa protestues të tjerë pas një proteste në qytetin e Henanit. Këta protestues kishin bërë thirrje për llogari të qarta nga bankat e tyre lokale, pasi ishin viktima të një mashtrimi bankar prej 4.2 miliardë dollarësh që përfshinte katër banka në Henan.

Gjatë protestës, ku qindra të tjerë depozitorë kishin mbledhur për të kërkuar drejtësi, autoritetet lokal u përfshinë dhe disa protestues u arrestuan nga policia. Këta protestues u shoqëruan në një stacion policie, ku shumica u liruan pas disa ditësh në paraburgim, ndërsa disa prej tyre, përfshirë edhe Ou Yangyun, vazhdojnë të mbahen nga policia e Zhengzhou. Kjo ndodhi në një kontekst të protestave të përhapura në Kinë për probleme ekonomike, duke reflektuar shqetësimet për stabilitetin financiar dhe trajtimin e protestuesve nga autoritetet./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

​I dyshuari për disa vjedhje të rënda arrestohet nga policia

Publikuar

nga

Policia e Kosovës të martën ka arrestuar në Fushë Kosovë një person të dyshuar për disa vjedhje të rënda.

Sipas njoftimit të policisë, rastet kanë ndodhur në periudhën janar-qershor 2024, kryesisht në zonën e Fushë Kosovës ku janë vjedhur stoli ari, mjete punë si dhe gjësende në markete.

Puna e hetuesve policor, është finalizuar dje ku pas marrjes së disa veprimeve operative kanë arrit që të arrestojnë personin e dyshuar. Personi i dyshuar A.H, mashkull 27 vjeç, me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje, ndërkohë që hetuesit e stacionit policor po kryejn veprimet e nevojshme hetimore lidhur me rastet (tetë raste) ku personi i arrestuar dyshohet të jetë i përfshirë”, thuhet në njoftim të policisë.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara