Aktualitet

SHBA, dëshmon në Kongres kundër Facebook ish-punonjësja Frances Haugen

Zonja Haugen i ka mbështetur akuzat e saj tek dhjetëra mijëra faqe dokumentesh të brendshme kërkimore.

Published

on

Një ish-analiste e të dhënave e Facebook-ut po dëshmon sot përpara Kongresit rreth dokumenteve të rrjedhura se kompania ishte në dijeni të dëmeve të mundshme që u shkaktonte Istragrami disa adoleshentëve. Komentet e ish-menaxheres Frances Haugen rreth kësaj çështjeje si dhe akuzat e saj për pandershmëri nga ana e kompanisë së medias sociale në përpjekjet kundër gjuhës së urrejtjes dhe disinformatave, kanë krijuar një debat të gjerë publik. Ajo po paraqet dëshminë e saj para nënkomisionit të Senatit për Tregtinë për Mbrojtjen e Konsumatorit.

Zonja Haugen i ka mbështetur akuzat e saj tek dhjetëra mijëra faqe dokumentesh të brendshme kërkimore, që ajo i ka kopjuar fshehurazi, para se të largohej nga puna në Njësinë për Integritetit Qytetar brenda Facebook-ut. Ajo ka paraqitur gjithashtu një ankesë pranë autoriteteve federale duke pretenduar se kërkimet e vetë Facebook-ut tregojnë se ai e përforcon gjuhën e urrejtjes, disinformatat dhe trazirat politike, një gjë për të cilën kompania e mohon të ketë informacion.

Pasi njoftimet e fundit në “The Wall Street Journal”, bazuar në dokumente që zonja Haugen ia kishte dhënë vetë gazetës, u bënë shkak për nxitjen e një indinjate publike, zonja Haugen zbuloi identitetin e saj në një intervistë për rrjetin televiziv CBS të transmetuar mbrëmjen e së dielës. Ajo këmbënguli se “Facebook-u në mënyrë të vazhduar, ka treguar se zgjedh përfitimet mbi sigurinë”.

Ish-punonjësja që po sfidon gjigantin e medias sociale, me 2.8 miliardë përdorues në të gjithë botën dhe gati 1 trilion dollarë vlerë tregu është një eksperte 37-vjeçare, analiste e të dhënave nga Ajoua, me diplomë në inxhinieri kompjuterike dhe një master në biznes nga universiteti Harvard. Ajo ka punuar për 15 vjet për kompani si Google dhe Pinterest, përpara se të rekrutohej nga Facebook në 2019.

Nënkomisioni po shqyrton përdorimin e informacionit që analistët e vetë kompanisë i kanë dhënë Facebook-ut lidhur me atë se Instagrami mund të krijojë dëm tek disa nga përdoruesit e tij të vegjël në moshë, veçanërisht tek vajzat. Të dhëna që kompania i ka minimizuar publikisht. Të dhënat e rrjedhura nga zonja Haugen tregonin se tek ata adoleshentë, më të përkushtuar ndaj platformës popullore të shpërndarjes së fotografive, presioni i bashkëmoshatarëve, i krijuar nga Instagrami çon në probleme të shëndetit mendor dhe imazhit të trupit, dhe në disa raste, në çrregullime të ngrënies dhe mendime per vetëvrasje.

Një studim i brendshëm citonte se 13.5% e vajzave adoleshente pranonin se Instagrami i përkeqësonte mendimet e tyre për vetëvrasje dhe 17% e vajzave adoleshente pranonin se ai përkeqëson çrregullimet e të ngrënit. “Ajo që është tejet tragjike dhe që vjen nga kërkimet e vetë Facebook-ut, është se këto vajza të reja që fillojnë “të konsumojnë” këto lloj përmbajtjesh që nxisin çrregullimeve të të ngrënit, bëhen gjithnjë e më shumë depresive”, tha zonja Haugen gjatë intervistës televizive. “Dhe në fakt i bën ato ta përdorin edhe më shumë aplikacionin. Dhe kështu, ato përfundojnë në këtë cikël ku urrejnë trupin e tyre gjithnjë e më shumë”.

Me shpërthimin e debateve mbi këtë çështje Facebook-u pezulloi punën e tij mbi një variant për fëmijë të Instagramit, për të cilin kompania thotë se është menduar kryesisht për adoleshentë të moshës 10 deri në 12 vjeç./VOA

Continue Reading

Lajmet

Kurti pret në takim lamtumirës ambasadorin e BE-së, Aivo Orav

Published

on

By

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në një takim lamtumirës Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, ambasadorin Aivo Orav.

Gjatë këtij takimi, kreu i qeverisë shprehu mirënjohje të thellë për angazhimin dhe shërbimin e diplomatit evropian në Kosovë, që nga marrja e detyrës së tij më 1 shtator 2024.

Kryeministri Kurti e falënderoi ambasadorin Orav për bashkëpunimin korrekt, duke vlerësuar se përgjatë mandatit të tij, raportet ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian janë fuqizuar ndjeshëm, përkundër sfidave të shumta të periudhës.

Në mënyrë të veçantë, kryeministri potencoi përkushtimin e ambasadorit në procesin e lansimit të Instrumentit për Reforma dhe Rritje, si një hap kyç në rrugëtimin integrues të vendit.

Më tej, në fokus të bisedës ishin hapat e radhës që priten nga Brukseli në raport me Prishtinën zyrtare. Kryeministri Kurti theksoi rëndësinë që Bashkimi Evropian të vlerësojë progresin e arritur dhe të mundësojë marrjen e statusit të merituar të vendit kandidat për anëtarësim.

Në përmbyllje të takimit, Kurti i uroi ambasadorit Orav suksese në angazhimet e tij të ardhshme profesionale, duke e falënderuar sërish për kontributin e dhënë në avancimin e agjendës evropiane të Kosovës.

Continue Reading

Aktualitet

Starmer: Po punojmë për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Published

on

By

Kryeministri britanik Keir Starmer thotë se është e qartë që operacioni i SHBA-së ka “dobësuar masivisht” aftësinë ushtarake të “regjimit të urryer në Iran”.

Por pas konfliktit, Starmer thotë se do të duhet të ketë një lloj “marrëveshjeje të negociuar” që kufizon aftësinë e Iranit për të rindërtuar programin e tij bërthamor dhe siguron transportin ndërkombëtar detar.

Ai shprehet se Ngushtica e Hormuzit duhet të rihapet për të “siguruar stabilitetin në tregje”.

“Kjo nuk është një detyrë e thjeshtë,” thotë ai, kjo është arsyeja pse MB po punon me “të gjithë aleatët tanë” për të sjellë një “plan të zbatueshëm” për të rikthyer lirinë e lundrimit në rajon.

 

 

Continue Reading

Lajmet

Interesim i jashtëzakonshëm për UBT International Smart Schools në Open Day – vazhdojnë regjistrimet e hershme

Published

on

By

Qindra nxënës dhe prindër nga e gjithë Kosova morën pjesë në aktivitetet Open Day të organizuara nga UBT International Smart Schools në kampusin e Lipjanit dhe në Gjimnazin TIK në Prizren, duke treguar interesim të jashtëzakonshëm për edukimin modern dhe inovativ.

Vizitorët patën mundësinë të eksplorojnë ambientet bashkëkohore të mësimit, të njihen me drejtimet arsimore dhe metodologjitë që ndërthurin teknologjinë dhe zhvillimin e aftësive praktike. Në të njëjtën kohë, u njoftua se regjistrimet e hershme tashmë janë hapur, duke i ofruar nxënësve mundësinë të sigurojnë vendin e tyre në drejtimet më inovative dhe të kërkuara.

Interesim i veçantë u shfaq edhe për metodologjinë moderne të mësimdhënies, e cila ndërthur njohuritë akademike me përdorimin e teknologjisë dhe aftësitë praktike të nevojshme për të ardhmen.

Pjesëmarrësit patën gjithashtu mundësinë të marrin informacione rreth bursave që janë përfituar përmes Testit Provues të Arritshmërisë, si dhe për mundësitë e shumta që ofron ky institucion për zhvillimin personal dhe profesional të nxënësve.

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë për t’u bërë pjesë e UBT International Smart Schools, përmes platformës së aplikimit online: Linku i Aplikimit Online

Continue Reading

Lajmet

Qeveria gjermane refuzon kërkesën e Trump-it

Published

on

By

Qeveria gjermane ka hedhur poshtë kërkesat e Presidentit të SHBA-së për mbështetjen e aleatëve të NATO-s në sigurimin e Ngushticës së Hormuzit gjatë luftës në Lindjen e Mesme.

“Kjo luftë nuk ka të bëjë fare me NATO-n. Kjo nuk është lufta e NATO-s”, deklaroi zëdhënësi i qeverisë, Stefan Kornelius, në Berlin, raporton gazeta gjermane Bild.

Ai shtoi se aleanca është krijuar për mbrojtjen e territorit të vendeve anëtare dhe se aktualisht mungon një mandat për angazhimin e NATO-s në këtë rajon.

Në të njëjtën linjë u shpreh edhe Ministri i Jashtëm, Johann Wadephul (63, CDU). Duke pasur parasysh vazhdimin e luftës së SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit, Wadephul shtoi se kjo pyetje nuk shtrohet “në këtë moment”.

“Ne duam fillimisht të dëgjojmë nga Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës se kur synojnë t’i arrijnë objektivat e tyre ushtarake në Iran”, tha Ministri i Jashtëm.

Sipas tij, vetëm pas kësaj, në një fazë tjetër, mund të definohet “një arkitekturë sigurie për të gjithë këtë rajon”.

Trump: Mund të jetë “shumë keq për të ardhmen e NATO-s”

Presidenti i SHBA-së kishte deklaruar në një intervistë për Financial Times se NATO do të përballet me një të ardhme të zymtë nëse partnerët e SHBA-së nuk ndihmojnë.

“Nëse nuk do të ketë reagim, ose nëse reagimi do të jetë negativ, mendoj se kjo do të jetë shumë keq për të ardhmen e NATO-s”, citohet të ketë thënë Trump.

I pyetur për këto kërcënime të Trump-it, zëdhënësi Kornelius u mjaftua duke thënë: “Ne i kemi marrë parasysh këto deklarata”.

Trafiku detar në Ngushticën e Hormuzit, një rrugë jetike për transportin ndërkombëtar të naftës dhe gazit të lëngshëm, praktikisht është bllokuar për shkak të luftës dhe kërcënimit të sulmeve iraniane. /Bild/

 

Continue Reading

Të kërkuara