Aktualitet

SHBA arrin rekord të ri të të shtruarve në spital me COVID-19

Published

on

Shtrimet në spital të personave me COVID-19 në Shtetet e Bashkuara arritën rekordin më të lartë të hënën, sipas një raporti të agjensisë së lajmeve Reuters, ndërsa një rritje e infektimeve të shkaktuara nga varianti shumë ngjitës Omicron po rëndon sistemet e kujdesit shëndetësor në disa shtete amerikane. Rezultuan 132.646 persona të shtruar në spital me COVID, duke ia kaluar kështu rekordit prej 132.051 të vendosur në janar të vitit të kaluar.

Shtrimet në spital janë rritur në mënyrë të qëndrueshme që nga fundi i dhjetorit, duke u dyfishuar në tre javët e fundit, pasi varianti Omicron shpejt ia kaloi variantit Delta si versioni dominues i virusit në Shtetet e Bashkuara. Shtetet Dellauer, Illinoi, Mein, Merilend, Mizuri, Ohajo, Pensilvania, Puerto Riko, Ishujt Virgin, Vermonti, Virxhinia, kryeqyteti Uashington DC dhe Wisconsin kanë raportuar kohët e fundit nivele rekord të pacientëve të shtruar me COVID-19, sipas analizës së agjensisë së lajmeve Reuters.

Megjithëse ndoshta më pak të rënda, zyrtarët e shëndetësisë kanë paralajmëruar se numri i madh i infektimeve të shkaktuara nga varianti Omicron mund të mbingarkojë sistemet spitalore, disa prej të cilave tashmë kanë pezulluar ndërhyrjet jo urgjente, ndërsa luftojnë për të menaxhuar rritjen e numrit të pacientëve, ndërkohë që kanë edhe mungesa në personel.

Mesatarja shtatëditore për rastet e reja është dyfishuar në 10 ditët e fundit në 704.000. Shtetet e Bashkuara kanë mesatarisht mbi gjysmë milioni raste për gjashtë ditët e fundit, sipas një raporti të agjensisë Reuters. Vetëm shtatë shtete nuk kanë vendosur rekorde për rastet e të infektuarve me COVID-19 në vitin 2022 – Arizona, Aidaho, Mein, Montana, Dakota e Veriut, Ohajo dhe Uajoming, sipas një raporti të agjensisë Reuters.

Kryeqyteti Uashington, D.C., po udhëheq vendin me infektime të reja gjatë javës së kaluar në bazë të raportit të popullsisë, i ndjekur nga Roud Island, Nju Jorku, Nju Xhersi, Masaçusets dhe Vermonti. Vdekjet janë mesatarisht 1.700 në ditë, nga rreth 1.400 ditët e fundit, por sidoqoftë brenda niveleve të parë në fillimet e këtij dimri./VOA

Continue Reading

Vendi

KQZ gati për rezultatet përfundimtare: Përfundon rinumërimi i 185 vendvotimeve

Published

on

By

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përmbyllur zyrtarisht procesin e rinumërimit për të gjitha 185 vendvotimet e kontestuara. Sipas zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi, procesi ka përfunduar sot në orën 12:00 dhe të dhënat e reja tashmë janë përditësuar në platformën zyrtare të rezultateve.

Me këtë hap, KQZ-ja ka mbyllur teknikisht të gjitha aktivitetet e administrimit të votave dhe është gati për shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit.

Megjithatë, përpara shpalljes zyrtare, duhet të respektohen afatet ligjore për ankesat e mundshme. Elezi sqaroi se sot përfundon afati për ankesat lidhur me administrimin e numërimit nga dita e mërkurë (17 qershor), ndërsa po ashtu do të pritet nëse do të ketë ankesa për procesin e rinumërimit të përmbyllur sot.

Për më tepër, para se të procedohet tutje, KQZ-ja do të kërkojë një konfirmim zyrtar nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) për të vërtetuar nëse ka ndonjë ankesë tjetër ende në shqyrtim.

Në fund, Qendra e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) do të hartojë një raport të detajuar për gjetjet në secilin prej 185 vendvotimeve. Ky raport synon të konfirmojë se procesi i parë i numërimit nëpër komuna është zhvilluar me saktësi dhe në përputhje të plotë me vullnetin e shprehur të qytetarëve, raporton Ekonomia Online. /Ekonomia Online/ /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Ditari: Lajmet kryesore që shënuan datën 19 qershor 1993-1998?  

Published

on

By

Në rubrikën Ditari, kemi përzgjedhur disa nga lajmet më të rëndësishme të kësaj dite, në periudhën 1993-1998.

 Foto: Hani i Elezit

 19 qershor 1995

Ushtarët serbë vranë një fëmijë në Han të Elezit

Mbrëmë (18 qershor) në orën 19:40 minuta, një ushtar serb vrau fëmijën 10 vjeçar Isa (Muhamet) Berisha (1985) nga Hani i Elezit, njofton Komisioni për Informim i Degës së LDK-së në Han të Elezit.

Fëmija u vra brenda në oborrin e kazermës që gjendet skaj hekurudhës në Han të Elezit.

Supozohet se fëmija i ndjerë hyri në oborrin e kazermës që është larg shtëpisë së tij rreth 70 metra për ta marrë dhinë, pasi deri tash vetë ushtarët serbë i lejonin banorët të hynin në oborr të saj për t’i nxjerr kafshët e tyre.

Në një njoftim të mëvonshëm nga Hani i Elezit bëhej me dije se vogëlushi diku rreth orës 19:00 kishte kërkuar një enë me ujë nga nëna e tij. I pyetur nga nëna e tij se ku po e dërgonte ujin, ai kishte thënë se po ia dërgonte një ushtari.

Familja e mori lajmin për vrasjen e Isait pas mesnatës.

Sot herët në mëngjes eprorë të ushtrisë serbe i thanë familjes se mund ta marrë kufomën sot në orën 11:00 në spitalin e Prishtinës.

Në hapësirën e Hanit të Elezit, në zonën kufitare të Kosovës me Maqedoninë, forcat okupuese serbe kanë ushtruar terror kundër shqiptarëve, duke vrarë e plagosur banorë të zonës dhe kalimtarë të rastit.

Vogëlushi Isa Mustafa është viktima e shtatë shqiptare në Kosovë që e pëson drejtpërdrejtë prej forcave serbe apo presionit të tyre gjatë këtij viti.

 

19 qershor 1997

Dhuna e përditshme në Kosovë

Pejë: – Më 17 qershor, në stacionin e policisë serbe në Pejë, inspektorët e sigurimit serbë për herë të dytë morën në pyetje Kimete S. Haxhiaj, studente e Fakultetit Ekonomik të UP-së nga Llabjani. Ajo u pyet për motrën e saj Nysrete Haxhiaj, e cila tash një kohë gjendet në botën e jashtme, ndërsa njoftohet se deri tash për këtë shkak është disa herë u mor në pyetje edhe babai i saj Sylejman Haxhiaj.

Ditëve të fundit, policia serbe kërkoi në shtëpinë e tij edhe Agim B. Gashin (1971) nga fshati Qyshk. Shkaku i kërkimit të tij nga policia serbe nuk dihet, ndërsa njoftohet se ai tash një kohë gjendet në botën e jashtme.

Prizren: – Nuhi Bytyçi, këshilltar në Këshillin Komunal të Arsimit të Prizrenit u mor dje në pyetje në sigurimin serb në këtë qytet.

Ai u pyet për punën e tij, për punën e shkollës fillore të Mushnikollës e veçanërisht për vendosjen e kompjuterëve të fondacionit “Shoqëria e Hapur”. Më pas nga ai u kërkua edhe një revole.

Nga z. Bytyçi u kërkua të dorëzojë në sigurimin serb planprogramet e punës së këshilltarëve, raportet e tyre për secilën shkollë, për rregulloren e KKA të Prizrenit dhe librezat e qarkullimit të dy veturave, pronë e këtij këshilli. Edhe pse dorëzoi të gjitha këto, ai u urdhërua që të paraqitet nesër në orën 8 në polici.

Istog: – Më 17 qershor, policia mori në shtëpinë e tyre vëllezërit Ramiz dhe Hasan Dreshajn nga fshati Vrellë dhe i keqtrajtoi rëndë fizikisht. Prej tyre policët kërkuan një revole, të cilën gjoja e poseduakan pa leje. Ata janë urdhëruar që në polici të paraqiten sërish më 1 korrik dhe të dorëzojnë armën që u kërkohet. Me të njëjtin pretekst ata janë keqtrajtuar edhe katër herë të tjera.

Sot, në pyetje në polici u mor Malush Shatri nga fshati Tomoc. Ai u pyet për Xhafer Shatrin, Ministër i Informatave i Republikës së Kosovës, për adresën e tij, etj.

 

19 qershor 1998

Deçan: Njoftohet edhe për tre të vrarë

Nga komuna e Deçanit njoftohet edhe për katër shqiptarë të vrarë gjatë ditëve të fundit.

Në Drenoc janë vrarë Arben Kukleci (24) nga Isniqi dhe Blerim Lokaj (23) nga Prejlepi.

Është bërë e ditur se është vrarë edhe Beqë Imer Lokaj (82) nga Deçani, ndërsa në mungesë të kujdesit mjekësor ka vdekur Nezir Adem Cacaj (93) nga Deçani. Të dy kishin mbetur të mbyllur në Deçan që nga 29 maji.

Numri i të vrarëve gjatë javëve të fundit në komunën e Deçanit arrin në 66.

Continue Reading

Live

Sulmi masiv me dronë në Moskë: Ukraina godet rafinerinë, Kremlini fsheh ngjarjen

Published

on

By

Kryeqyteti rus është përballur me një nga sulmet më të mëdha me dronë të viteve të fundit, i cili ka shkaktuar panik te qytetarët dhe ka bllokuar përkohësisht katër aeroporte kryesore, duke sjellë anulimin e qindra fluturimeve. Megjithatë, për pjesën më të madhe të popullsisë ruse, ngjarja mbeti e jashtë debatit publik, pasi mediat shtetërore e censuruan lajmin duke u fokusuar në takimet e zakonshme të presidentit Vladimir Putin.

Ukraina pretendon se ka përdorur mbi 500 dronë në këtë operacion, disa prej të cilëve arritën të godasin një rafineri nafte në zonën Kapotnya, në juglindje të Moskës, duke ngritur kolona të dendura tymi. Në krahun tjetër, autoritetet ruse deklaruan se kanë neutralizuar qindra mjete ajrore, ku sipas kryebashkiakut Sergey Sobyanin, 194 dronë u rrëzuan vetëm në rajonin e kryeqytetit.

Për banorët e periferisë së Moskës, kjo ishte një ditë tmerri ku lufta u ndje drejtpërdrejt, me shpërthime të fuqishme, dridhje të ndërtesave dhe një shtresë hiri të zi që mbuloi sipërfaqet. Shumë qytetarë u detyruan të strehoheshin nëpër banjo e parkingje nëntokësore në mungesë të alarmeve paralajmëruese, gjë që ka shtuar pasigurinë dhe ka shtyrë njerëzit të nisin furnizimet me karburant.

Pavarësisht kaosit, sulmet nuk pritet të ndryshojnë qëndrimin e Kremlinit; gjatë një takimi ndërkombëtar Putin nuk foli publikisht për dëmet, ndërsa zyrtarët rusë, përfshirë ministrin Sergey Lavrov, paralajmëruan se këto zhvillime vetëm sa do të intensifikojnë operacionet ushtarake dhe sulmet hakmarrëse ndaj Ukrainës. /Reuters/ /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Raporti 24-orësh i Policisë: 50 aksidente dhe mbi 2 mijë gjoba trafiku në Kosovë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e përgjithshme operative për 24 orët e fundit, ku vërehet një numër i lartë i aksidenteve në komunikacion dhe i gjobave të shqiptuara për shkelësit e rregullave të trafikut.

Sipas raportit zyrtar, fatmirësisht nuk është regjistruar asnjë aksident me fatalitet. Megjithatë, janë shënuar gjithsej 50 aksidente rrugore, prej të cilave 28 kanë përfunduar me persona të lënduar, ndërsa 22 të tjera kanë shkaktuar vetëm dëme materiale. Në kuadër të rritjes së sigurisë në rrugë, policia ka qenë mjaft aktive duke shqiptuar 2,064 tiketa trafiku.

Sa i përket veprimtarive kriminale dhe rendit publik, gjatë këtij 24-orëshi janë arrestuar 17 persona. Pas intervistimit dhe procedurave fillestare, me vendim të prokurorëve, 9 prej tyre janë dërguar në mbajtje, asnjë nuk është dërguar në ndalim policor, ndërsa 4 persona janë përcjellë direkt në vuajtje të dënimit.

/E.A/

Continue Reading

Të kërkuara