Lajmet

ShBA: 500 milionë vaksina dhuratë për vendet e varfra

Dozat e vaksinës do t’i sigurohen qeverisë me një çmim jofitimprurës.

Published

on

Prodhuesit e vaksinave COVID-19, Pfizer dhe BioNTech njoftuan zgjerimin e marrëveshjes së tyre me qeverinë amerikane për të siguruar 500 milionë doza shtesë të vaksinës COVID-19 për donacion.

Dozat e vaksinës do t’i sigurohen qeverisë me një çmim jofitimprurës për donacion për vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme dhe organizatat që i mbështesin ato.

Qeveria amerikane do të japë doza vaksine për 92 vende me të ardhura të ulëta dhe të mesme si dhe 55 shteteve anëtare të Bashkimit Afrikan, raporton ATSh.

Dorëzimet e 500 milionë dozave të para filluan në gusht 2021. Këto doza pritet të dorëzohen deri në fund të shtatorit 2022.

Pfizer dhe BioNTech gjithashtu janë zotuar të sigurojnë dy miliardë doza për vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme në 2021 dhe 2022, të paktën një miliard në vit.

Përveç marrëveshjes së furnizimit me qeverinë amerikane, kjo përfshin marrëveshje të drejtpërdrejta të furnizimit me qeveritë e vendeve të veçanta dhe një marrëveshje të drejtpërdrejtë të furnizimit me COVAX për 40 milionë doza në 2021.

Në përgjithësi, kompanitë kanë dërguar më shumë se 1,5 miliard doza të vaksinës COVID-19 në të gjithë botën.

Në nëntë muaj, Pfizer dhe BioNTech dorëzuan vaksinën COVID-19 në 130 vende dhe territore në çdo rajon të botës.

Lajmet

Kryeqyteti reagon pas pretendimeve ndaj shefit të kabinetit të Përparim Ramës, kërkon trajtim nga drejtësia

Published

on

Komuna e Prishtinës ka reaguar lidhur me materialet e publikuara që përmbajnë pretendime për parregullsi të mundshme në procesin e legalizimit të objekteve në kryeqytet, ku përmendet edhe shefi i kabinetit të kryetarit të Prishtinës, Florent Maliqi.

Në reagimin e saj, Komuna ka bërë të ditur se pret trajtimin e rastit nga Prokuroria dhe institucionet kompetente të drejtësisë, duke theksuar se do të ofrojë bashkëpunim të plotë gjatë gjithë procesit.

“Kryeqyteti do të ofrojë bashkëpunim të plotë me organet e drejtësisë”, thuhet në reagimin e Komunës së Prishtinës.

Po ashtu, Komuna ka theksuar se pas vendimit të Prokurorisë do të ndërmarrë të gjitha veprimet dhe procedurat ligjore ndaj çdo personi që rezulton se ka shkelur ligjin.

“Pas vendimit të Prokurorisë, do t’i ndërmarrim pa asnjë hezitim të gjitha veprimet dhe procedurat ligjore ndaj kujtdo që rezulton se ka shkelur ligjin”, thuhet në reagim./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Prizreni po formon gjeneratën e re të programuesve me Gjimnazin TIK

Published

on

By

Për vite me radhë, zgjedhja e një shkolle të mesme është parë si vendimi që përcakton të ardhmen e një të riu. Sot, gjithnjë e më shumë nxënës po kërkojnë diçka më shumë se një diplomë – kërkojnë aftësi që i përgatisin për profesionet që po ndryshojnë botën.

Kjo është arsyeja pse Gjimnazi TIK i UBT International Smart Schools në Prizren, po zgjon interes të madh tek të rinjtë jo vetëm nga Prizreni, por edhe nga Theranda, Malisheva, Dragashi dhe Kukësi.

Në vend të modelit tradicional të mësimit, nxënësit punojnë me programim, inteligjencë artificiale, robotikë dhe teknologji moderne, duke zhvilluar projekte që lidhen me sfidat reale të teknologjisë.

Një tjetër element që po ndikon në këtë interesim është akreditimi nga Cambridge International Education, i cili u ofron nxënësve një arsimim të ndërtuar mbi standarde ndërkombëtare dhe i përgatit për studime universitare brenda dhe jashtë vendit.

Me laboratorë modernë, konceptin Classroom 4.0 dhe integrimin e inteligjencës artificiale në procesin mësimor, Gjimnazi TIK po ndërton një mjedis ku teknologjia nuk mësohet vetëm si teori, por përdoret çdo ditë si mjet për të krijuar, eksperimentuar dhe inovuar.

Në një kohë kur profesionet e së ardhmes kërkojnë njohuri digjitale dhe kreativitet, gjithnjë e më shumë familje po e shohin këtë drejtim si një investim afatgjatë për suksesin e fëmijëve të tyre.

Për aplikim online klikoni në këtë link: APLIKIMI ONLINE

Continue Reading

Lajmet

Grabitje me armë në një banesë në Prishtinë, pesë persona sulmohen

Published

on

Pesë persona, një grua dhe katër burra, kanë raportuar në Policinë e Kosovës se janë grabitur në banesën e tyre në Prishtinë.

Sipas raportit policor, ngjarja ka ndodhur më 28 korrik rreth orës 19:45, ndërsa është raportuar më 30 korrik. Viktimat kanë deklaruar se pasi kanë hapur derën pas ziles së banesës, katër persona kanë hyrë brenda dhe nën kërcënimin e armës u kanë marrë telefona dhe stoli me vlerë.

Dy nga viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor.

Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Të dyshuar për dhunë ndaj familjarëve, disa persona arrestohen në Kosovë

Published

on

Policia e Kosovës ka raportuar për disa raste të dhunës në familje gjatë 30 korrikut.

Në Fushë Kosovë, rreth orës 02:00, është arrestuar një person i dyshuar pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht vëllain e tij. Nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Në Prishtinë, rreth orës 21:30, është raportuar se pas një konflikti verbal me bashkëshortin, një grua është sulmuar fizikisht. I dyshuari, pas intervistimit në stacionin policor dhe me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.

Ndërkaq, në Deçan, dy persona janë arrestuar nën dyshimin se kanë ushtruar dhunë në familje ndaj prindërve të tyre. Njëri nga viktimat ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara