Sport

Shaqiri prezantohet te Lyoni: Pres me padurim të zbres në fushë e të shënoj gola

Xherdan Shaqiri është zyrtarisht futbollist i Lyonit në Ligue 1.

Published

on

Futbollisti shqiptar, që përfaqëson Zvicrën në rang përfaqësuesesh, u largua pas tri sezonesh nga Liverpooli, skuadër me të cilën u aktivizua në 45 ndeshje të Premier League-s dhe realizoi 7 gola. “The Reds” përfituan 9.5 milionë stërlina nga kjo marrëveshje me Lyonin.

Jam shumë krenar dhe i lumtur që më në fund jam këtu. Nënshkrova kontratën dhe zyrtarisht jam lojtar i Lyonit. Mezi pres të nis punën me skuadrën dhe të takoj të gjithë pjesëtarët e klubit. Do të jetë një përvojë e pabesueshme, shpresoj të shënoj shumë gola në para shumë tifozëve në këtë të mrekullueshëm. E ndiej mbështetjen e tyre, kam marrë mesazhe të shumta nga e gjithë bota. Shpresoj që me përvojën time të ndihmoj skuadrën që të fitojë sa më shumë ndeshje, mundësisht çdo ndeshje. Mendoj se ky ekip ka shumë potencial, po pres me padurim të nis punën dhe të jem i suksesshëm”, deklaroi ndër të tjera Shaqiri në prononcimin e parë për kanalet zyrtare të ekipit francez.

Shaqiri ka pasur fat në karrierën, pasi ka qenë pjesë e klubeve më të mëdha. Pasi spikati te Baseli, u transferua tek Bayerni në Bundesligë, duke fituar tre tituj të Bundesligës dhe një Champions League. Pas një përvoje të shkurtër me Interin, kaloi në Premier League, fillimisht me Stoke City-n e më pas te Liverpooli, klub me të cilin fitoi titullin e Premier League-s dhe Championsin./ SuperSport

Continue Reading

Lajmet

​Yildiz: Nuk më pëlqen të krahasohem me Del Pieron

Published

on

Sulmuesi turk, Kenan Yildiz është gati për përballjen e madhe të Ligës së Kampionëve mes Real Madridit dhe Juventusit.

Yildiz që mban fanellën me numrin 10 te bardhezinjtë, foli për emocionet e tij në një intervistë për faqen zyrtare të UEFA-s, ku pranoi se është i motivuar nga pritshmëritë që ka publiku, por shtoi se nuk i pëlqejnë krahasimet.

“Jam vetvetja. Nuk dua të krahasohem me askënd.”, tha Yildiz.

Lidhur me ndeshjen në stadiumin Santiago Bernabeu, ai u shpreh:

“Është fantastike. Çdo fëmijë ëndërron të luajë në atë stadium. Tani kjo ëndërr është bërë realitet. Shpresoj të zhvillojmë një ndeshje të madhe.”/S.K/KP/

 

Continue Reading

Lajmet

​Deco: Nuk sjellim lojtar të rinj në janar

Published

on

Shefi i Barcelonës, Deco, thotë se nuk ka gjasa të shtojë lojtarë në skuadrën e tyre në janar dhe këmbëngul se ata do ta blejnë vetëm nëse detyrohen të shesin një lojtar gjatë merkatos së dimrit.

“Nuk e shoh nevojën për afatin kalimtar të janarit për momentin. Asnjë lojtar nuk ka kërkuar të largohet.”, ka thënë Deco.

Deco komentoi gjithashtu edhe për figurën e Lamine Yamal.

“Shpesh kemi tendencë të përqendrohemi te individualizmi, por është skuadra që fiton. Po flasim për një lojtar shumë të pjekur, një lloj tjetër lojtari që mund të përcaktojë një epokë. Duhet ta lëmë të qetë”, tha ai.

“Konteksti i tij ishte i ndryshëm; ai iu bashkua një ekipi që tashmë ishte fitues, me lojtarë të moshës 25 dhe 26 vjeç, dhe rritja e tij ka qenë më normale dhe progresive”, shtoi ai./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Ish-lojtari i Real Madridit pëson goditje në tru

Published

on

Ish-futbollisti holandez, Royston Drenthe, ka pësuar një goditje në tru dhe aktualisht ndodhet nën kujdes mjekësor në spital.

“Të premten e kaluar, Royston Drenthe pësoi një goditje në tru. Ai po trajtohet dhe është në duar të sigurta. Familja e tij kërkon paqe dhe privatësi gjatë kësaj periudhe, për t’i mundësuar shërimin e plotë,” thuhet në njoftimin e klubit në Instagram.

Drenthe, i cili u konsiderua një prej talenteve më premtues të futbollit holandez, nuk arriti të përmbushte pritshmëritë pas transferimit te Real Madridi. Gjatë karrierës së tij ai ka luajtur në Spanjë, Angli, Rusi, Turqi dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, ndërsa futbollin aktiv e përfundoi në Holandë në vitin 2019.

Lajmi është konfirmuar edhe nga FC Der Rebellen, ekipi i ish-lojtarëve profesionistë ku bën pjesë edhe 38-vjeçari.

Pas tërheqjes nga futbolli, Drenthe iu përkushtua muzikës dhe prej vitit 2023 punon si komentator në kanalin holandez Ziggo Sports./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Kombëtarja e femrave, Kosova publikon listën për dy ndeshjet e playoff-it

Published

on

Kombëtarja e Kosovës në futboll në kategorinë e femrave, do t’i zhvillojë dy ndeshjet vendimtare kundër Turqisë, në fazën e playoff-it në kuadër të Ligës së Kombeve.

Loja e parë do të zhvillohet në Prishtinë më 24 tetor derisa e dyta më 28 tetor në Izmir.

Trajneri Sami Sermaxhaj, e ka publikuar listën e futbollisteve të ftuar për këtë ndeshje jetike.

“Dardanet” në rast të fitores do të kenë mundësi të ngjiten në Ligen B./S.K/EO/

Continue Reading

Të kërkuara