Sport

Shaqiri i thotë lamtumirë Chicago Fire: 75 ndeshje, 16 gola, 20 asistime

Published

on

Shaqiri ka 16 gola dhe 20 asistime në 75 ndeshje në të gjitha garat me Chicago Fire pasi u bashkua me të në shkurt 2022.

Klubi sportiv “Fire” i Çikagos dhe Xherdan Shaqiri janë pajtuar që të ndërpresin kontratën e mesfushorit, njoftuan zyrtarët të mërkurën.

32-vjeçari nga Zvicra ka shënuar dy gola dhe dy asistime në 12 ndeshje gjatë këtij sezoni, por nuk ka luajtur që nga 18 maji, njofton Reuters.

“Pas diskutimeve me Xherdanin, kemi rënë dakord reciprokisht që pushimi i kontratës është në interesin më të mirë të të gjitha palëve”, tha drejtori sportiv i ekipit Fire, Georg Heitz. “Ne e falënderojmë atë për kontributin e tij ndaj klubit dhe i urojmë suksese në kapitullin e ardhshëm të karrierës së tij”.

Në shkurt të vitit 2022 Shaqiri u transferua në Çikago nga klubi francez i Lionit. Shaqiri luajti në 75 ndeshje duke shënuar 16 gola për ekipin “Fire” të Çikagos.

“Besoj se kjo është koha e duhur që unë të eksploroj mundësi të reja në karrierën time”, tha Shaqiri. “Dua të falënderoj klubin dhe tifozët për mbështetjen e tyre gjatë kohës sime në Çikago. I uroj ekipit Fire suksese në të ardhmen”.

Shaqiri ka luajtur për disa klube në Angli, Itali, Gjermani dhe Zvicër. Ai ka përfaqësuar Zvicrën në katër kampionate botërore./UBTNews/

Vendi

Akil Gjakova mbyll garën pa medalje në Abu Dhabi

Published

on

By

Xhudisti kosovar Akil Gjakova e ka mbyllur pa medalje paraqitjen e tij në Grand Slam-in e Abu Dhabit, pasi u mposht në përballjen e drejtpërdrejtë për vendin e tretë.

Në kategorinë deri në 73 kilogramë, Gjakova u ndal në luftën për medaljen e bronztë nga xhudisti rus Karen Galstian. Pejani e nisi garën i lirë në xhiron e parë, ndërsa në të dytën mposhti me Ippon izraelitin Ohad Moritz. Suksesin më të madh e shënoi në raundin e tretë ku eliminoi nënkampionin e botës, Makhmadbek Makhmadbekov, po ashtu me Ippon në kohën shtesë.

Pasi u mposht në çerekfinale nga azerbajxhanasi Hidayat Heydarov, Gjakova kërkoi suksesin përmes repesazhit, por nuk arriti të ngjitej në podiumin e fituesve. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Laura Fazliu fiton të bronztën në Grand Slam

Published

on

By

Laura Fazliu ka fituar medalje të bronztë në Grand Slamin e xhudos në Abu Dabi.

Në luftë për medalje të bronztë, Laura e mposhti bartësen e parë, kroaten Iva Oberan.

Lufta ishte e barabartë, ndërsa në kohën shtesë Laura realizoi hedhje të bukur për fitore me “Ippon”.

Laura fitoi 500 pikë në renditjen botërore. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Laura Fazliu kalon në gjysmëfinale të Grand Slam-it në Abu Dhabi

Published

on

By

Xhudistja kosovare Laura Fazliu po vazhdon me sukses paraqitjen e saj në Grand Slam-in e xhudos që po heldet në Abu Dhabi, duke siguruar një vend në gjysmëfinale të këtij turneu me rëndësi.

Fazliu e nisi garën duke qenë e lirë në xhiron e parë. Në raundin e dytë, ajo mposhti me Waza-ari garuesen nga Portugalia, Joana Crisostomo. Forma e mirë e xhudistes kosovare u konfirmua edhe në çerekfinale, ku me Ippon mposhti me dominim përfaqësuesen vendase nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Tsendbazar Mashbat.

Në luftën për të siguruar finalen e madhe, Laura Fazliu do të përballet në gjysmëfinale me xhudisten nga Polonia, Angelika Szymanska. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Akil Gjakova mposht nënkampionin e botës

Published

on

By

Akil Gjakova ka shënuar fitore në Grand Slamin në Abu Dabi.

Ai në xhiron e tretë e mposhti bartësin e parë dhe nënkampionin në fuqi të botës, Makhmadbek Makhmadbekovin.

Ndaj tij dominoi prej fillimit, ndërsa fitoi me “Ippon” të bukur në kohën shtesë.

Është kjo fitorja më e madhe e Akilit në vitin e fundit. Ai po garon në kategorinë deri 73 kilogramë, dhe po duket në ditë të mirë. /D.L/

Continue Reading

Të kërkuara