Xherdan Shaqiri do të largohet nga Liverpooli gjatë afatit kalimtar veror.
Ylli nga Kosova nuk ka pasur hapësirat e duhura këtë edicion dhe synon që të transferohet te ndonjë skuadër ku luan rregullisht dhe ndihet i rëndësishëm.
Mediat në Angli kanë raportuar se Liverpooli e ka nxjerr në shitje anësorin gjilanas dhe se kërkon 15 milionë euro për ta lënë të lirë.
Deri më tani janë katër skuadra që janë vënë pas reprezentuesit zviceran, ku në Serie A ka një derbi lokal për t’i siguruar shërbimet e tij.
Dy skuadrat nga kryeqyteti italian, Roma dhe Lazio e duan transferimin e tij, pasi Shaqiri shihet si një lojtar që do ta bënte diferencën.
Në rast transferimi në Serie A, për Shaqirin do të ishte një rikthim në kampionatin italian, ku më parë ka luajtur për gjashtë muaj te Interi.
Por në garë për t’i siguruar shërbimet e futbollistit shtatshkurtër janë edhe Sevilla dhe gjiganti turk Fenerbahce.
I sigurt është vetëm largimi i tij nga Liverpooli, por jo edhe skuadra në të cilën mund të transferohet.
Gjatë ditëve të ardhshme mund të shfaqet ndonjë skuadër nga Liga Premier që dëshiron shërbimet e tij, pasi më parë ishin klube si West Ham United apo Newcastle që kërkonin shërbimet e Shaqirit.
29-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 29 ndeshje me The Reds, ku ka shënuar një gol dhe ka bërë katër asistime.
Manchester City e ka fituar derbin e qytetit ndaj rivalit të përbetuar Manchester Unitedit me një fitore bindëse 3:0, në “Etihad Stadium”.
Golin e parë të ndeshjes e shënoi Phil Foden në minutën e 18-të të ndeshjes. Me këtë rezultat, përfundoj pjesa e parë, teksa në të dytë në skenë doli Erling Haaland.
Norvegjezi shënoi dy gola tjerë, duke i dhuruar skuadrës së tij një fitore prej 3:0.
Skuadra e Pep Guardioles, i kthehet fitores pasi kishin dy humbje radhazi në tri xhirot hapëse të sezonit.
Ndërkohë, kjo është humbja e dytë e Unitedit këtë sezon./S.K/EO/
Barcelona ka shënuar fitore të thellë ndaj Valencias në xhiron e katërt të kampionatit Spanjoll me rezultat6-0.
Barcelona e nisi mirë takimin duke shënuar që në minutën e 29-të të takimit, me anë të Fermin Lopez.
Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat derisa pjesa e dytë ishte goleadë. Raphina realizoj në minutën e 53-të dhe 3 minuta më pas Lopez shënoi golin e dytë personal.
Edhe Raphina në minutën e 66-të shënoj për 4-0, derisa i inkuadruari në pjesën e dytë, Lewandowski shënoj dy gola brenda dhjetë minutave për rezultatin përfundimtar 6-0.
Me këtë fitore, Barcelona shkon në kuotën e 10 pikëve në vendin e dytë, ndërsa Valencia mbetet në pozitën e 15-të me 4 pikë gjithsej./S.K/EO/
Mbrojtësi argjentinas i Manchester United, Lisandro Martínez, pritet të kthehet në fushë në fund të tetorit ose në fillim të nëntorit, ndërsa vazhdon procesin e rikuperimit nga lëndimi.
Klubi po ndjek një strategji të kujdesshme, duke shmangur çdo rrezik të rikthimit të parakohshëm. Synimi kryesor është që Martínez të shërohet plotësisht, të mos ketë komplikime dhe të jetë i gatshëm t’i ndihmojë skuadrës në afat të gjatë.
Përveç Manchester United, edhe Kombëtarja e Argjentinës e sheh me interes të madh rikthimin e tij, pasi mbrojtësi është pjesë kyçe e formacionit titullar dhe Kupa e Botës 2026 po afrohet gjithnjë e më shumë.
Lisandro Martinez
Rikthimi i Martinez do të ishte një shtysë e madhe për mbrojtjen e “Djajve të Kuq”, e cila ka vuajtur dukshëm gjatë mungesës së tij.
Kujtojmë, Martinez këputi ligamentin kryesor të gjurit dhe ka qenë jashtë fushës që afro një vit.
Interi ka zyrtarizuar transferimin e Manuel Akanjit nga Manchester City dhe mbrojtësi zviceran pritet të debutojë menjëherë në një nga sfidat më të mëdha të sezonit, Derby d’Italia ndaj Juventusit.
Trajneri Cristian Chivu është gati ta hedhë titullar Akanjin që në përballjen e së shtunës në “Allianz Stadium” të Torinos, duke e vendosur përkrah Francesco Acerbit dhe Alessandro Bastonit në qendër të mbrojtjes.
Zvicerani pritet të marrë vendin e Yan Bisseck në formacion, sipas Sky Sport Italia.
Kjo ndeshje vjen në një moment të rëndësishëm për Interin, i cili humbi sfidën e fundit në shtëpi kundër Udineses dhe është nën presion për një rezultat pozitiv.
Ndryshime të tjera priten edhe në mesfushë, ku Henrikh Mkhitaryan mund të rikthehet në vend të Petar Sucic për të formuar dyshe me Hakan Calhanoglun.
Në sulm, kapiteni Lautaro Martinez dhe Marcus Thuram do të udhëheqin repartin ofensiv, pavarësisht se argjentinasi u rikthye vonë nga impenjimet me kombëtaren.
Formacioni i mundshëm i Interit: Sommer; Akanji, Acerbi, Bastoni; Dumfries, Barella, Calhanoglu, Mkhitaryan, Dimarco; Lautaro Martinez, Thuram./S.K/KP/