Lajmet

Shaqir Totaj: Do të nisim negociatat me partitë tjera për të marrë Prizrenin

Totaj: Është një pakënaqësi e madhe sesi ka qeverisur kryetari në ikje.

Published

on

Kandidati i PDK-së për Prizrenin, Shaqir Totaj u shpreh për Euronews Albania se është i gatshëm për të krijuar koalicione me partitë e tjera për të drejtuar këtë komunë, pas balotazhit me kandidatin e LVV-së, Mytahet Haskuka.

“Në raundin e dytë ne do të vazhdojmë përgatitjet, do të shikojmë cilat janë opsionet tona për koalicionet e mundshme. Këtu më duhet të theksoj se është një pakënaqësi e madhe sesi ka qeverisur kryetari në ikje”, u shpreh z. Totaj.

Kandidati Totaj nënvizoi se gjasat janë shumë të mëdha “që me koalicione parimore, të cilat do të bazohen në partishmërinë e programeve tona do të bëjmë një koalicion të gjerë dhe pas 4 javësh do të dalë fitues”.

Ai shtoi se është i gatshëm që të zhvillojë biseda më të gjitha partitë dhe është i sigurt që do të gjejë gjuhën e përbashkët.

Continue Reading

Lajmet

​Liverpool – Real Madrid, formacionet e mundshme

Published

on

Liverpooli dhe Real Madridi takohen përsëri në Ligën e Kampionëve, këtë herë në “Anfield”, në ndeshjen e fazës së ligës që zhvillohet sonte nga ora 21;00.

Skuadra e Arne Slot rikthehet në formë pas fitores 2-0 ndaj Aston Villas në Premier League, ku Mohamed Salah shënoi golin e tij të 250-të për “The Reds”. Pas disa javëve nën presion, fitorja ndaj Aston Villas dhe ajo e mëparshme 5-1 kundër Eintracht Frankfurtit në Evropë kanë rikthyer besimin te Liverpooli.

Në “Anfield”, Liverpool ka fituar 15 ndeshje radhazi në fazat evropiane dhe kërkon të vazhdojë këtë ecuri ndaj Real Madridit, kundër të cilit ka pasur shumë vështirësi në vitet e fundit. Sidoqoftë, në takimin e fundit në këtë stadium, “The Reds” fituan 2-0 dhe ndërprenë një seri prej tetë humbjesh ndaj spanjollëve.

Në anën tjetër, Real Madridi i drejtuar nga ish-lojtari i Liverpoolit, Xabi Alonso, është në formë të shkëlqyer. “Los Blancos” kanë fituar 13 nga 14 ndeshjet e fundit në të gjitha garat dhe kryesojnë La Ligën pas fitores 4-0 ndaj Valencias. Në Evropë, ata kanë tre fitore nga tre ndeshje, ndaj Marsejës, Kairatit dhe Juventusit.

Megjithëse kanë pasur disa humbje ndaj skuadrave angleze në vitet e fundit, Real Madridi mbetet një nga ekipet më të forta dhe më të rrezikshme në këtë garë.

Ndeshja e së martës pritet të jetë një tjetër përballje klasike mes dy gjigantëve të futbollit evropian.

Këto janë formacionet e mundshme:

Liverpol: Mamardashvili; Bradley, Konate, Van Dijk, Robertson; Gravenberch, Mac Allister; Salah, Szoboszlai, Gakpo; Ekitike

Real Madrid: Courtois; Alexander-Arnold, Militao, Huijsen, Carreras; Valverde, Tchouameni; Guler, Bellingham, Vinicius Jr; Mbappe./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Sindikata e policisë nënshkruan marrëveshje me sindikatën e Lituanisë

Published

on

By

Si rezultat i përkushtimit të përbashkët për avancimin e të drejtave, dinjitetit dhe profesionalizmit të punonjësve të policisë, u nënshkrua Marrëveshja e Bashkëpunimit Ndërkombëtar ndërmjet Sindikatës së Policisë së Kosovës (SPK) dhe Sindikatës së Policisë së Sllovenisë – OPS Podravje.

Sipas njoftimit, kjo marrëveshje shënon një moment të rëndësishëm historik për fortësimin e lidhjeve sindikale dhe zhvillimin e kapaciteteve profesionale në nivel ndërkombëtar.

Marrëveshjen e nënshkruan Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Avdi Hoti, dhe Presidentja e Sindikatës së Policisë së Sllovenisë – OPS Podravje, Anita Arzenshek, duke vendosur themelet e një bashkëpunimi të qëndrueshëm dhe të barabartë midis dy organizatave.

Ky bashkëpunim ka për qëllim: Forcimin e solidaritetit sindikal ndërkombëtar dhe shkëmbimin e përvojave profesionale; Organizimin e aktiviteteve profesionale, trajnimeve dhe seminareve të përbashkëta për përfaqësuesit sindikalë dhe punonjësit e policisë; Zhvillimin e projekteve sociale, kulturore, sportive dhe edukative që kontribuojnë në mirëqenien e punonjësve dhe Forcimin e bashkëpunimit institucional dhe sindikal në nivel evropian.

Ky nënshkrim vendos Sindikatën e Policisë së Kosovës në një rol të fuqishëm në rrjetin evropian të sindikatave policore, duke u bërë partner strategjik për bashkëpunime të ardhshme ndërkombëtare”, thuhet në njoftim.

Gjatë vizitës zyrtare në Pejë, përfaqësuesit e të dy sindikatave zhvilluan takime profesionale, vizituan institucione kulturore dhe diskutuan planet e aktiviteteve të përbashkëta për vitin e ardhshëm, të cilat do të forcojnë marrëdhëniet dhe bashkëpunimin ndërkombëtar midis Kosovës dhe Sllovenisë.

Në fund thuhet se kjo marrëveshje është dëshmi e qartë se bashkëpunimi dhe solidariteti ndërkombëtar janë shtylla themelore të zhvillimit sindikal dhe mbrojtjes së të drejtave të punonjësve të policisë./KP

Continue Reading

Lajmet

Zgjedhje të jashtëzakonshme apo qeveri e re? Nesër përfundon afati për caktimin e mandatarit të radhës

Published

on

By

Kosova vazhdon të mbetet në bllokadë politike teksa legjislatura e nëntë e Kuvendit të Kosovës nuk ka arritur të formojë qeverinë e re.

Mandatari i parë i Lëvizjes Vetëvendosje në seancën e fundit të Kuvendit të Kosovës nuk arriti të sigurojë 61 votat e nevojshme, teksa mori besimin e 56 deputetëve.

Pas takimit me liderët e partive që përfaqsohen në Kuvend me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani u bë e ditur se nuk ka marrëveshje mes subjekteve politike, megjithatë e para e vendit tha se do të bëjë gjithçka që të evitohen zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Subjekti i parë i dalë nga zgjedhjet e fundit parlamentare në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar nga presidentja afat 10 ditor për mandatarin e ri, teksa nesër e mërkurë me 5 nëntor përfundon ky afat ku edhe do të mësohet nëse vendi do të shkojë në zgjedhje apo do të formohet qeveria e re.

Kujtojmë se Kuvendi i Kosovës u konstituua me 10 tetor, tetë muaj pas zgjedhjeve nacionale të 9 shkurtit./KP

Continue Reading

Rajoni

Rama: Nga janari pensionet do rriten çdo muaj

Published

on

By

Kryeministri Edi Rama tha përmes një videomesazhi në rrjetet sociale se, duke nisur nga janari i këtij viti pensionet do rriten çdo muaj përtej indeksimit vjetor.

Rama bëri me dije se qeveria miratoi një natë më parë projektbuxhetin 2026, ndërsa theksoi se ky mandat do të jetë ai i rritjes së pensioneve duke e çuar pensionin e plotë në 400 mijë lekë të vjetra deri në fund të mandatit.

“Kjo është pjesa më e vështirë e politikës financiare për një shtet, por tani që jemi një vend me një ekonomi të qëndrueshme që rritet çdo vit do bëjmë atë që premtuam të rrisim vit pas viti pensionet. Kështu pensionistët tanë, nga janari do kenë një rritje muaj për muaj përmbi indeksimin e përvitshëm.

Në fund të mandatit pensioni mesatar urban shkon 40 mijë leke nga 27 mije leke qe është sot, pensioni urban i pjesshëm 22 mijë lekë nga 15 mije leke qe është aktualisht, pensioni rural shkon 18 mije leke nga 11.5 mije lekë që është sot, pensioni familjar shkon 18 mijë nga 11 mije leke qe është sot”, tha Rama./Euronews

Continue Reading

Të kërkuara