Aktualitet

Shalqi + mustardë, është kombinimi i ri viral në TikTok

Trendi nisi fillimisht nga @yayayayummy, që provon qindra kombinime të çuditshme në TikTok.

Published

on

Jo pak receta janë bërë virale në TikTok që prej fillimit të platformës, por ky i fundit, është një nga kombinimet më të çuditshme të ushqimeve që keni parë ndonjëherë. Ne e dimë mirë se sa shkon shalqiri me djath, por mustardë?! Me siguri s’e kishit menduar.

Ajo që është edhe më e çuditshme është se njerëzit po e aprovojnë. Shija rezulton të mos jetë aq keq sa pritet, përkundrazi.

Disa nga komentet e njerëzve ishin:

#1

“Urrej ta them këtë, por më pëlqeu disi.”

#2

“Ishte çuditërisht e shijshme. Shalqiri dhe mustarda përputhen në një mënyrë që nuk e prisja.”

#3

“Gjatë verës, familja ime e përfshin shumë shalqirin në sallata të ndryshme – me rukola, qepë të kuqe, uthull etj, por as me mustardë nuk qenka keq.”

Një tjetër thotë:

“Hmm…nuk është se do blija shalqi dhe mustardë enkas për t’i ngrënë bashkë, por nëse janë aty mund t’i provoja ndonjëherë të dyja.”

Sigurisht, që mes atyre që e provuan, ka dhe nga ata që s’do e bëjnë “të njëjtin gabim dy herë”, por jo të gjithë mendojnë kështu.

Bota

Trump flet për herë të parë për bisedën miqësore që pati me Obamën

Published

on

By

Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, ka komentuar pamjet virale që tregojnë atë dhe ish-presidentin Barack Obama duke biseduar dhe buzëqeshur në funeralin e ish-presidentit Jimmy Carter.

Pamjet, të cilat janë përhapur gjerësisht, tregojnë dy liderët politikë të ulur pranë njëri-tjetrit, duke shkëmbyer fjalë dhe batuta, një atmosferë e papritur për shumë, duke pasur parasysh marrëdhëniet shpeshherë të tensionuara mes tyre në të kaluarën.

Nuk e kuptova sa miqësore dukej biseda,” tha Trump nga rezidenca e tij në Mar-a-Lago, Florida, duke shtuar: “Po mendoja se dukemi si njerëz që pëlqejnë njëri-tjetrin. Dhe ndoshta kjo është e vërtetë. Ne kemi filozofi paksa të ndryshme, por ndoshta na pëlqen njëri-tjetri, nuk e di. Po kalonim mirë.

Trump nuk zbuloi detaje mbi përmbajtjen e bisedës me Obamën, ndërsa ish-presidenti demokrat nuk e ka komentuar ende atë.

Sidoqoftë, media amerikane kanë spekuluar mbi bisedën, duke përdorur madje ekspertë të leximit të buzëve për të deshifruar komunikimin e tyre. Sipas gazetës New York Post, Trump i kishte sugjeruar Obamës që të diskutonin një çështje të rëndësishme më vonë, në një ambient më privat.

Më telefononi më vonë, në holl,” raportohet të ketë thënë Trump, ndërsa Obama u shfaq duke i kërkuar më shumë detaje. Ndërsa Trump vazhdoi: “Nuk mund të flas tani, duhet të gjejmë një vend të qetë. Është e rëndësishme, duhet të flasim jashtë.

Eksperti Jeremy Freeman sugjeron se biseda mund të ketë pasur një kontekst ndërkombëtar, duke iu referuar marrëveshjeve të mëdha si ajo bërthamore e Iranit apo Marrëveshja e Parisit për Klimën, nga të cilat Trump ishte tërhequr gjatë mandatit të tij të parë.

Në fund të bisedës, Trump raportohet të ketë thënë: “Atëherë, do ta bëj,” ndërsa Obama qeshi. Pavarësisht spekulimeve, mbetet e paqartë se për çfarë diskutuan dy liderët.

Continue Reading

Bota

Rusia fajëson Ukrainën për sulmin vdekjeprurës në Donjeck

Published

on

By

Rusia e ka akuzuar Ukrainën se e ka kryer sulmin vdekjeprurës ajror ndaj një dyqani ushqimor në qytetin e Donjeckut, të kontrolluar nga Moska, në lindje të Ukrainës, pasi një valë sulmesh ruse me dronë sulmuan disa rajone ukrainase, përfshirë kryeqytetin, Kiev.

Agjencia shtetërore e lajmeve, RIA, tha se hetuesit rusë po hetojnë sulmin e kryer më herët gjatë 10 janar, duke pretenduar se një raketë HIMARS, që Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë Ukrainës, goditi supermarketin, duke vrarë dy persona.

Zyrtarët ukrainas nuk kanë komentuar këto akuza ruse. Forcat ajrore ukrainase, ndërkaq, thanë se Rusia ka sulmuar Ukrainën me 72 dronë të llojit Shahed në rajonet Poltava, Sumi, Harkiv, Çerkasi, Kiev, Dnipropetrovsk, Zaporizhja, Helmitski, Vinitsja dhe Herson.

Teksa sulmet ajrore dhe luftimet intensive po vazhdojnë, përpjekjet diplomatike për ndaljen e konfliktit po ashtu duket se janë intensifikuar.

Ministria e Jashtme ukrainase tha më 10 janar tha se Kievi pret bisedime të nivelit të lartë me Shtëpinë e Bardhë, pasi presidenti i zgjedhur Donald Trump, të marrë detyrën më 20 janar.

Ne po presim për një takim mes presidentëve tanë sepse për ne gjëja kryesore është që të punojmë së bashku me Amerikën… ne po përgatitemi për kontakte të niveleve më të larta menjëherë pas inaugurimit”, tha zëdhënësi i ministrisë, Heorhiy Tykhiy.

Kremlini tha se ka vullnet për një takim me Trumpin dhe ka pasur përparim në përgatitjen e një takimi, pasi presidenti i ri të inaugurohet.

Për këtë nuk kërkohet asnjë kusht, është një dëshirë e përbashkët dhe vullnet politik për të pasur dialog dhe për të zgjidhur problemet ekzistuese dialogu është i nevojshëm”, tha për gazetarët zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, një ditë pasi Trumpi tha se po punohet për një takim mes tij dhe presidentit rus, Vladumir Putin, ndonëse nuk dha detaje për kohën se kur do të zhvillohet ky takim.

Continue Reading

Bota

Polonia: Netanjahu nuk do arrestohet nëse merr pjesë në përkujtimet e Aushvicit

Published

on

By

Qeveria polake ka garantuar se kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu nuk do të arrestohet nëse merr pjesë në 80-vjetorin e çlirimit të kampit të vdekjes Aushvic-Birkenau, pavarësisht urdhërit të Gjykatës Penale Ndërkombëtare (ICC) kundër tij.

Presidenti i Polonisë Andrzej Duda, nga partia opozitare Ligj dhe Drejtësi (PiS), këtë javë i shkroi qeverisë duke kërkuar që Netanyahu të mos arrestohej nëse vendos të marrë pjesë në përkujtimin e Aushvicit më 27 janar, sipas një ndihmësi presidencial.

Zyra e kryeministrit Donald Tusk publikoi të enjten një rezolutë duke thënë se do të siguronte “pjesëmarrjen e sigurt të liderëve të Izraelit në përkujtime”.

Konfirmoj, pavarësisht nëse është kryeministri, presidenti apo ministri siç deklarohet aktualisht, i arsimit të Izraelit, kushdo që do të vijë në Oswiecim për festimet në Aushvic do të jetë i sigurt për sigurinë dhe nuk do të ndalohet”. tha Tusk.

Tusk e bëri të qartë se rezoluta ishte “e saktë” dhe zbatohej vetëm për përkujtimet e Aushvicit.

Është gjithashtu shumë e rëndësishme për ne që Polonia të mos jetë ndër ato vende që haptazi dhe demonstrativisht duan të shpërfillin vendimet e gjykatave ndërkombëtare”, shtoi ai.

Gjykata Ndërkombëtare Penale, lëshoi ​​urdhërarreste në nëntor për Netanyahun dhe ish-ministrin e tij të mbrojtjes, si dhe një lider të Hamasit, Ibrahim Al-Masri, për krime të dyshuara lufte dhe krime kundër njerëzimit gjatë luftës 15-mujore në Gaza.

Continue Reading

Bota

Kremlini: Presidenti Putin “i gatshëm” të takojë Trumpin

Published

on

By

Presidenti rus Vladimir Putin është i gatshëm të takohet me presidentin e zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, tha sot zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, raporton Anadolu.

I pyetur në një konferencë shtypi në Moskë nëse Rusia vendos ndonjë kusht për një takim të tillë, Peskov tha se kërkohet vetëm interes i ndërsjellë për një takim.

Nuk kërkohen kushte për këtë. Kërkohet një dëshirë e ndërsjellë dhe vullnet politik për t’u angazhuar në dialog dhe për të zgjidhur çështjet ekzistuese nëpërmjet dialogut”, tha ai.

Moska mirëpret synimin e presidentit të zgjedhur të SHBA-së për të zgjidhur çështjet nëpërmjet dialogut, vuri në dukje ai.

Peskov tha gjithashtu se përfaqësuesit e Trumpit nuk kanë kontaktuar ende me palën ruse, por kontaktet mund të ndodhin pas inaugurimit të tij.

Continue Reading

Të kërkuara