Lajmet

Shakira dhe himni i brinareve që po “çmend” YouTube

Në këtë histori ka mëri dhe hakmarrje.

Published

on

Është drama sociale më e madhe që mbahet mend. Sa për krahasim, çantat e dorës dhe orët Rolex (si gjithmonë protagoniste) të Ilary dhe Totti janë çikërrima. Në këtë histori ka mëri dhe hakmarrje. Tamam si në një film të Tarantinos, ku protagoniste është Shakira kundër Gerard Piqué:12 vite bashkë dhe dy fëmijë.

Shkaku ishte marmalata që po pakësohej dukshëm në frigorifer. Dhe ish-kampioni i Barcelonës nuk ushqehej me të. Pikërisht në atë moment, ajo nisi që të kishte disa dyshime. Pak a shumë si kur Fantozzi që gjente kudo bukë, të fshehura nga Pina e dashuruar me bukëpjekësin Abatantuono.

Në këtë mënyrë, u zbulua lidhja me modelen 23-vjeçare Clara Chia Marti, e cila ishte shumë serioze, pasi ajo kishte arritur edhe të vishte rrobat e saj. Siç tha dikur mbretëresha angleze Maria Stjuart:”Mjaft me lot të derdhur, është koha të mendojmë për hakmarrjen!”.

Me një “këngë hakmarrjeje” djallëzore ajo kryqëzon të gjorin El Piquetó, të riemërtuar kështu sepse ka virtytin më pak të dukshëm. Ajo do të bëhet shumë shpejt kënga më e dëgjuar e të gjitha kohërave në spanjisht, me mbi 100 milionë shikime në YouTube brenda pak ditësh.

Refreni:“Ke zëvendësuar një makinë Ferrari me një Twingo, një orë Rolex me një Casio”, është bërë himni i brinareve. Dhe duke qenë se ne të gjithë mbanim brirë mbi kokë, rrjeti u tërbua:”Ajo mund të jetë 22 vjeçe, por Shakira është 1 milion herë më e mirë”, “Ne jemi gjithmonë të detyruara ta mbyllim gojën dhe të sillemi si zonja, sepse kështu lëmë përshtypje të mirë. Po kujt i intereson kjo? Shakira je si të gjitha ne!”, “Dikush ka të drejtë të shprehë ndaj botës dhimbjen e saj”.

Dhe mbi të gjitha për të fituar para nga tradhtia. “Gratë nuk qajnë më, po përfitojnë prej saj”, këndon ajo. Dhe në fakt, ajo futi në xhep gati 3 milionë dollarë në vetëm 4 ditë. Uau. Ndërkohë, autori i tradhtisë ekspozon me krenari një orë Casio dhe shkon në stërvitje me njëmakinë Twingo.

Një tjetër reklamë dhe vërshim memesh legjendare:”Pique ndërroi një palë këpucë Louboutinme një palë shapka”,”Një detergjent Dash për 2 detergjentë të tjerë të dobët”. Nuk mungoi edhe ndërhyrja e shërbimeve funerale Taffo:”Twingo është gjithmonë më i mirë se një nga makinat tona!”.

Dhe nuk ka mbaruar me kaq. Këngëtarja vendosi një kukull shtrigë në ballkonin përballë shtëpisë së vjehrrës së saj, të cilën e quan fajtore se kishte fotografuar me partneren e re të të birit. Ndërsa kënga shijon suksesin, shumë përdorues në Twitter pyesin se ku do ta çojë Shakirën ky viralizëm i kotë:”U morëm me dramën e Totti dhe Ilary, pastaj me vuajtjet e princit Harry, dhe tani ja edhe drama Shakira–Pique”.

“Arma më e mirë kur të tradhtojnë është indiferenca. Nuk u bë ajo mbeturina që t’i dëmtojë asaj imazhin!”, “Nuk kishte nevojë të reagonte kështu:Ajo ishte tashmë një Ferrari”, “Është shumë vulgare të bësh krahasimet e zakonshme midis të shkëlqyerës dhe mediokres. A thua sikur për të pasur vlerë të gjithë duhej që të jemi si Ferrari”.

Ndërkohë në TikTok është në modë një lojë e vogël, ku mund të shihni nëse jeni një “Casio” apo “Rolex”. Ka nga ata që i kanë konsumuar gjurmët e tyre të gishtave duke e rrotulluar pafund rrotën digjitale derisa aty të shfaqet simboli “Rolex”. Dhe atëherë që të gjithë jemi më të lumtur./Bota.al

Lajmet

Presidentja Osmani pret në takim të ngarkuarën me punë të SHBA-së në Kosovë

Published

on

By

Vjosa Osmani ka pritur në takim të ngarkuarën me punë të Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, me të cilën ka diskutuar për zhvillimet aktuale në vend dhe çështje të bashkëpunimit bilateral.

Sipas njoftimit të Presidencës, gjatë takimit u trajtuan zhvillimet e fundit politike në vend, si dhe tema të tjera me interes të përbashkët ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në fokus të bisedës ishte edhe rëndësia e ruajtjes së një mjedisi demokratik, ku respektohen mendimet e ndryshme dhe debati publik zhvillohet në mënyrë të përgjegjshme.

Presidentja Osmani theksoi përkushtimin e vazhdueshëm të Kosova për thellimin e bashkëpunimit me SHBA-në, duke ritheksuar se aleanca ndërmjet dy vendeve mbetet jetike dhe e pazëvendësueshme për Kosovën.

Continue Reading

Lajmet

Gjykata Evropiane: Ndalimi i ndryshimit të gjinisë në dokumente shkel ligjet e BE-së

Published

on

By

Gjykata më e lartë e Bashkimit Evropian mori vendim të enjten se ligjet kombëtare që ndalojnë ndryshimin e të dhënave gjinore në dokumentet e identifikimit janë në kundërshtim me ligjin e BE-së. Gjykata theksoi sfidat e mëdha me të cilat ballafaqohen personat kur identiteti i tyre gjinor nuk përputhet me dokumentet zyrtare.

Rasti në fjalë rrodhi nga një shtetase bullgare, e regjistruar si mashkull në lindje, e cila kishte filluar trajtimin hormonal dhe identifikohej si grua. Ajo ishte zhvendosur në Itali dhe u kishte kërkuar autoriteteve bullgare të ndryshonin gjininë ligjore, emrin dhe numrin personal në dokumente.

Gjykatat në Bullgari e kishin refuzuar kërkesën, duke u thirrur në rregullat kombëtare që e përkufizojnë seksin vetëm në aspektin biologjik dhe që ndalojnë ndryshimin e të dhënave gjinore.

Megjithatë, Gjykata Evropiane e Drejtësisë konstatoi se megjithëse shtetet anëtare janë përgjegjëse për lëshimin e dokumenteve, mosmarrëveshja mes identitetit gjinor dhe letërnjoftimit mund të shkaktojë dyshime gjatë kontrolleve rutinë, udhëtimeve apo ndërveprimeve profesionale. Sipas Gjykatës, këto “paparashikueshmëri të konsiderueshme” pengojnë të drejtën e personit për lëvizje të lirë brenda Bashkimit Evropian. /Reuters/

Continue Reading

Lajmet

KQZ pezullon AKR-në e Behgjet Pacollit

Published

on

By

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për pezullimin e partisë Aleanca Kosova e Re (AKR), pasi subjekti dështoi të organizojë zgjedhjet e brendshme deri në afatin e paraparë (25 shkurt 2026). Edhe pse partia ishte njoftuar paraprakisht, ajo nuk e ka përmbushur këtë obligim ligjor.

KQZ i ka dhënë AKR-së një afat shtesë prej 45 ditësh për ta mbajtur Kuvendin Zgjedhor. Nëse ky kusht nuk plotësohet as brenda kësaj periudhe, partia do të çregjistrohet përfundimisht nga regjistri zyrtar.

AKR, e cila ishte pjesë e Kuvendit që nga viti 2007, aktualisht udhëhiqet nga ushtruesi i detyrës, Vesel Makolli, pas dorëheqjes së Behgjet Pacollit në tetor 2025. Në zgjedhjet e fundit, kjo parti mbeti jashtë Kuvendit pasi nuk arriti ta kalojë pragun zgjedhor.

Continue Reading

Lajmet

IKSHPK: Ndotja e ajrit shkakton mbi 1,150 vdekje në vit në Kosovë

Published

on

By

Raporti i fundit i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHPK) për vitin 2025 ka alarmuar se ndotja e ajrit mbetet një rrezik madhor, duke shkaktuar rreth 12.1% të vdekshmërisë totale në vend.

“Rezultatet tregojnë se 1 150 raste të vdekjeve në vit (121/100 000 banorë) i atribuohen nivelit aktual të PM2.5 në Kosovë i cili paraqet 12.1% të vdekshmërisë totale, nga të gjitha shkaqet (natyrore)”, thuhet në raport.

Sipas të dhënave, gjendja më kritike është regjistruar në Prishtinë (veçanërisht në Kodrën e Trimave), Obiliq, Gjilan, Fushë Kosovë (Palaj) dhe Mitrovicë, ku nivelet e grimcave helmuese PM2.5 gjatë dimrit kanë arritur deri në 272 µg/m3, shifër kjo shumë herë mbi limitet e lejuara.

Shkaktarët kryesorë mbeten djegia e thëngjillit për ngrohje, termocentralet dhe makinat e vjetra, të cilat po rëndojnë shëndetin e grupeve më të ndjeshme si të moshuarit, gratë shtatzëna dhe fëmijët.

IKSHPK thekson se kjo ndotje lidhet drejtpërdrejt me rritjen e rasteve të sulmeve në zemër, goditjeve në tru dhe problemeve të rënda respiratore, duke kërkuar masa urgjente për zgjerimin e ngrohjes qendrore dhe reduktimin e përdorimit të lëndëve djegëse fosile.

Continue Reading

Të kërkuara