Lajmet

Shahini: 400 biznese janë mbyllur për tre muaj, e bën Kosovën të mos jetë atraktiv për bizneset e reja

Këtë fakt Shahini e sheh shqetësues, teksa pret veprime institucionale.

Published

on

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini, thotë se brenda tre muajve në Kosovë janë shuar afër 400 kompani dhe se kjo po bëhet për shkak të borxheve e konkurrencës jo ferr. Këtë fakt Shahini e sheh shqetësues, teksa pret veprime institucionale.

“Është shqetësim për vendin, po flasim aktualisht për tre muajt e fundit ku mesatarisht janë mbyllur rreth 400 kompani e që këto kompani kryesisht janë mbyllur për shkaqe të problemeve të njëpasnjëshme që kanë pas për shkak të humbjes së fuqisë në treg të borxheve dhe të konkurrencës jo ferr. Prandaj shuarja e bizneseve nuk mund të jetë vullnetare përderisa ata nuk kanë arritur objektivat e veta. Asnjë biznes nuk mbyllet vullnetarisht që i ka punët mirë por që i ka punët keq dhe kjo e bën që Kosova të mos jetë një vend atraktiv për bizneset e reja por edhe bizneset me traditë janë duke shkuar drejt falimentimit për arsye të ndryshme të goditjeve të njëpasnjëshme që vijnë në biznes”, shtoi ai.

Mundësitë e reja zhvillimore ato të investimit si dhe mbështetëse janë tre faktorë tejet të rëndësishëm për tu zhvilluar një biznes, thotë Shahini. Shahini numëron edhe ngarkesat që bizneset i kanë në vend, përfshirë ato tatimore e infrastrukturore.

“Qeveria e vendit duhet të bëjë edhe më shumë, për të krijuar mundësi të reja zhvillimore, mundësi të reja investuese dhe mbështetëse duke i pasur këta tre faktorë të rëndësishëm për të mbajt aktiv ekonominë e vendit. Bizneset janë tepër të angazhuar dhe të bëjë gjithçka që ata të mos mbyllen, por në fund vjen momenti kur edhe mund të dorëzohen dhe nuk mund t’i përballen qoftë ngarkesave të njëpasnjëshme duke përfshirë këtu ngarkesat e larta tatimore, ato të larta të interesit bankar, infrastruktura shpesh e bën ajo fizike që disa biznese mund të mbyllen edhe për këtë çështje po ashtu për humbje të fuqisë konkurruese, humbja e tregjeve dhe mungesa e punëtorëve që kohët e fundit një fenomen po bëhet i zakonshëm”, thotë ai.

Shahini kërkon që termi “bizneset po mbyllen vullnetarisht” të mos përdoret, pasi siç thekson ai, askush “nuk shkon te shtëpia me prit ndonjë ndihmë sociale”.

“Bizneset zakonisht pas përfundimit të dorëzimit dhe aktivitetit të vetë ekonomik para konkurrencës, para fuqisë konkurruese ata mund të fillojnë procedurat për mbylljen e bizneseve dhe atyre askush nuk shkon me e mbyll biznesin por ata në mënyrë vullnetare që duhet ta përmbyllin procesin por vullnetarisht ata nuk e kanë mbyll punën e vetë, biznesin dhe aktivitetin e vet. Nuk duhet përdoret termi ‘vullnetar’, për arsye se vullnetarisht ata i kanë hap bizneset por ka ardhur momenti kur ata edhe duhet të dorëzohen në mënyrë ligjore të paraqesin ç’regjistrimin e biznesit dhe të shikojnë të gjejnë alternativa tjera për tu punësuar ata njerëz ose për të krijuar ndonjë mundësi tjetër ose largim nga vendi ose të gjejnë mundësi tjetër të bashkojnë kapitalin e vetë në ndonjë biznes tjetër apo ndonjë individ tjetër por prape së prape askush vullnetarisht nuk e mbyll biznesin e vetë dhe askush nuk shkon te shtëpia me prit ndonjë ndihmë sociale përderisa ai është i aftë për punë”, thotë Shahini.

Vendi

Mbi 100 gramë kokainë dhe marihuanë kapen në Vërmicë

Published

on

Dogana e Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka zbuluar dy raste të substancave narkotike gjatë kontrolleve në Pikën Kufitare të Vërmicës.

Në rastin e parë, gjatë kontrollit të një automjeti që po hynte në Kosovë, janë gjetur 104.90 gramë substancë e dyshuar si kokainë, e fshehur në çantën personale të një udhëtari.

Ndërkaq, në rastin e dytë janë zbuluar 5.53 gramë substancë e dyshuar si marihuanë, e fshehur në bagazhin e një automjeti. Gjatë kontrollit është gjetur edhe një thikë kuzhine e padeklaruar.

Rastet janë proceduar për hetime të mëtejshme nga autoritetet kompetente.

/A.K/

Continue Reading

Vendi

Mbyten dy vajza të mitura në Tale

Published

on

By

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në plazhin e Tales, ku dy vajza të mitura, të moshës 11 dhe 9 vjeçe, janë mbytur në det.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, tragjedia ka ndodhur rreth orës 12:50. Pas marrjes së informatës, zyrtarët policorë kanë dalë menjëherë në vendngjarje dhe, në bashkëpunim të ngushtë me pushuesit e tjerë, kanë bërë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen e trupave të pajetë në breg.

“Në bashkëpunim me pushuesit, është bërë e mundur gjetja dhe nxjerrja e trupave të pajetë në breg“, thuhet në njoftimin e policisë.  /E.A/

Continue Reading

Vendi

Dyshime për cilësinë: Bllokohen mbi 1 mijë e 400 infuzione në Spitalin e Mitrovicës

Published

on

By

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka njoftuar se ka bllokuar përkohësisht 1,432 njësi të një produkti mjekësor në Spitalin Rajonal “Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë, pas dyshimeve se ai mund të mos jetë brenda specifikave të kërkuara të cilësisë.

Bëhet fjalë për infuzionet e llojit Compound Sodium Lactate (500 ml). Alarmi u ngrit fillimisht nga farmacistja përgjegjëse e spitalit, gjë që vuri në lëvizje Inspektoratin Farmaceutik dhe Agjencinë e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale (AKPPM).

Pas një inspektimi të dytë të kryer më 17 qershor, autoritetet urdhëruan bllokimin e menjëhershëm të këtij kontingjenti deri në pranimin e rezultateve nga analizat laboratorike. ShSKUK ka njoftuar opinionin publik se ky është një masë parandaluese dhe se mbetet e përkushtuar për të garantuar sigurinë e plotë të pacientëve dhe cilësinë e barnave nëpër spitalet publike. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

KQZ gati për rezultatet përfundimtare: Përfundon rinumërimi i 185 vendvotimeve

Published

on

By

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përmbyllur zyrtarisht procesin e rinumërimit për të gjitha 185 vendvotimet e kontestuara. Sipas zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi, procesi ka përfunduar sot në orën 12:00 dhe të dhënat e reja tashmë janë përditësuar në platformën zyrtare të rezultateve.

Me këtë hap, KQZ-ja ka mbyllur teknikisht të gjitha aktivitetet e administrimit të votave dhe është gati për shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit.

Megjithatë, përpara shpalljes zyrtare, duhet të respektohen afatet ligjore për ankesat e mundshme. Elezi sqaroi se sot përfundon afati për ankesat lidhur me administrimin e numërimit nga dita e mërkurë (17 qershor), ndërsa po ashtu do të pritet nëse do të ketë ankesa për procesin e rinumërimit të përmbyllur sot.

Për më tepër, para se të procedohet tutje, KQZ-ja do të kërkojë një konfirmim zyrtar nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) për të vërtetuar nëse ka ndonjë ankesë tjetër ende në shqyrtim.

Në fund, Qendra e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) do të hartojë një raport të detajuar për gjetjet në secilin prej 185 vendvotimeve. Ky raport synon të konfirmojë se procesi i parë i numërimit nëpër komuna është zhvilluar me saktësi dhe në përputhje të plotë me vullnetin e shprehur të qytetarëve, raporton Ekonomia Online. /Ekonomia Online/ /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara